Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Vizita e kreut të opozitës Rama në Amerikë

    Sa kushton nje shterngim dore ne SHBA-s - dhe kujt i intereson ajo ?!?

    nga- BEQIR SINA, Nju Jork


    Lobing per te sjell Edi Ramen ne Amerike - Tmerrohet Nano !?!

    BROOKLYN - NEW YORK :Ndërsa, Partia Demokratike me të të marrë pushtetin, strategjinë e politikën e saj e ka si prioritet tek "truri" e larguar nga vendi, dhe inevestitori shqiptar në perendim. Ajo ka bërë plane ambicioze dhe thirrje që ata të kthehen në Shqipëri. Socialistët, ish- politikanët dhe fëmijët e tyre, po largohen dhe po i mësyjnë më shumë Amerikës. Qeveria demokratike i ka thirrur Studentët Shqiptarë në Botë me përfaqësues të Ministrise së Arsimit dhe Shkencës, të Ministrisë së Punës Çeshtjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta dhe Ministrisë së Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve, për të diskutuar mbi çeshtjet lidhur me konvertimin e diplomave, strategjinë e punësimit për studentët që janë diplomuar jashtë vendit, strategjinë e rinisë, etj.

    Mirpo, siç dihet nga agazhimi dhe përkushtimi i sotshem, vemendja e miqësisë dhe marrëdhënieve të shqiptarëve me SHBA-s, janë marrëdhëniet afatgjata mes popullit shqiptar dhe atij amerikan gjatë shumë dekadave, e jo e një shpurre hipokrite nga Shqipëria. Këto marrëdhënie filloin me angazhimin e Presidentit të 28-të amerikanë, Thomas Woodrow Wilson (1913-1921) (Tomas Uidrou Uillson) për themelimin e Shqipërisë, si shtet dhe që ajo të mos coptohej nga lakmit grabitqare të fqinjëve.

    Kjo miqësi vazhdoi me vizitat dhe punën e shumë amerikanëve në Shqipëri si gjatë viteve 20-të dhe 39-të të shekullit të kaluar, e deri tek ata që punuan në shumë qytete të Shqipërisë para Luftës së Dytë Botërore në krijimin e shkollave dhe për zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të Shqipërisë, siç ishte edhe rasti me hapjen e shkollës -Harri Fulcit. Gjatë gjithë kësaj kohe, si amerikanët, ashtu edhe shqiptarët kanë dëshmuar vazhdimisht, se ata janë lidhur miqësisht. Këto marrëdhënie shënuan arritje të mëdha me rrëzimin e rregjimit komunistë në Shqipëri - vizitën e ish Sekretarit të Shtetit, James Beker dhe shkëlqyen në zenit me Presidentin Klinton me rolin dhe ndihmën që dhanë SHBA-s, e aleatët e saj në çlirimin e Kosovës.

    Këto marrëdhënie kanë nxjerrë një të vertet në pahë, si "drita e diellit", si në decient e kaluara, por edhe në këto 15-të vjetët e fundit, ato kurr nuk ishin si konfirmim i lidhjeve, që krijuan individët - lider politik ose udhëheqës shqiptar, që me lidhje ose vizita të tilla në Uashington(Washington), të kërkonin të fitonin ndonjë pikë politikisht, para popullit shqiptar. Pra, edhe pse SHBA-të kishin konfirmuar se kishin lidhje të mira me Shqipërinë, asnjëher zyrtarisht nuk konfirmuan se ndjenin konsideratë të veqantë ndaj ndonjë politikani, në veqanti. Edhe kur ndonjëri prej politikanëve nga Tirana, ka dash të shfrytëzojë edhe një takim kortezie ose edhe një shtrëngim dore e një fotografi deri tek Presidenti amerikan, Senator e Kongresmen, ato në disa raste janë dematuar dhe nuk janë pritur mirë asnjëher në SHBA-së. S.p.sh, kështu ka ndodhur me Mejdanin, Gjinushin, Nanon, Majkon e Ilir Metën.

    Në këtë këndëvështrim, ato janë parë gjithmon vitet e fundit, si më të sukseseshmet dhe më të mirat në historin e të dy vendeve. Lidhjet e marrëdhëniet e shkëlqyera midis Shqipërisë e SHBA-s në rang institucional., janë vënë në pahë edhe nga zyrtarët e lartë amerikanë e shqiptarë.


    Kështuqë, lind pyetja pse socialistët i kanë mësyer kaq furishëm Amerikës? a e kanë gjetur ata Amerikën ? Kryebashkiaku i Tiranës, ose kryetari i ri i Partisë plakë së Shqipërisë Edvin Rama, i cili sapo ka marrë frenat e partisë së tij - PSSH-së, në një konfuzion të përgjithshëm, në të cilin nuk dihet akoma "as kush pi as kush paguan" i cili ka vëllanë e tij me azil politik në Amerikë, ka ardhur edhe ai këtu. Fatos Nano po dëfrehet dhe shulllohet në rërën e nxeht të plazheve të Floridës e Kalifornisë - dhe luan bixhoz në kazionotë e Las Vegasit. Ish ministrat janë në shkollat amerikane me parat e greko - amerikanit Kokalis. Po thuajse nuk fëmijë ish pushtetari socialist që nuk po studion në shkollat më të shternjëta të Amerikës. Biznese të dyshimta kanë hapur familjarët e tyre.


    Gjithë këto shuma marramendëse as që llogariten se nga vijnë e se nga dalin. Politika e tyre është se kemi "përkrahjen" e amerikanëve !?! Kjo lloj politike e dalë e boje tashmë edhe në Shqipëri, e në Amerikë, me rrugëtime të tilla të disa politikanëve shqiptarë, dhe me kosoto jashtëzakonishtë të lartë financiere. Kështu po përgatitet të luhet edhe një herë "loja" Edvin Rama, këto ditë për vizitë në Shtetet e Bashkuar të Amerikës. Gjithkush u çudit kur po ky Rama, në 2004, mori fluturimthi pjesë në Konventën e Republikanëve në Nju Jork, ku ai ka dalë edhe në fotografi me presidentin Bush dhe gruan e tij Laura, e më pasë ai u takua gjithashtu dhe me Senatoren e Nju Jork-ut, Hillary Clinton. Takime dhe fotografi këto, që as më të vogëlin dyshim kanë kushtuar me dhjetra mijëra dollrë, për të mos thënë 100 mijë e më shumë. Këtë e dinë mirë të gjithë ata shqiptarë në Amerikë, të cilët, e dinë mirë se sa kushtojnë këto takime me politikanët, Senatorët e Kongresmenët në SHBA-s, kur ato nuk janë institucionale por thjesht private. Rasti më konkret është ai tani i senatorit republikan Tom DeLay.

    Këtu, është duke u përfolur, se është duke u bërë lobing i madh nga një çifuto - amerikanë ish këshilltar i Ramës në bashkinë e Tiranës dhe banorë i njujorkut, e të disa njërëzve të paguar të Ramës, këtu në Nju Jork, që Edvin Ramës, para viti të ri, t'i sigurohet një takim me Senatoren e Nju Jork-ut, Hillary Clinton. Pastaj ardhja e tij këtu, të mund shfrytëzohet edhe me takime të tjera, qoftë në Departamentin e Shtetit, Kongres dhe Senat. Kjo bëhet me qëllim që këto takime të "shiten" me të madhe në Shqipëri, si lidhje të tijat dhe konsideratë për Ramën nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si një politikan që e duan amerikanët. Por, nuk është ednde e qartë se a ka lidhje vizita e tij me atë të Fatos Nanos. Nuk dihet si e kanë pritur Nanositët dhe vetë Nano fluturimin e Ed Ramës në Amerikë!?!..


    Ndërsa në kontekstin amerikanë vizita të tilla na kujtojnë edhe skandalin e Senatorit republikanë Tom DeLay, aleat i afërt politik i presidentit George Bush, që u tërhoq përkohësisht nga pozita e liderit të shumicës republikane në Dhomën Përfaqësuese të Kongresit amerikan dhe dorëzojë imunitetin, i cili akuzohej për konspiracion në skemat financiare të fushatës dhe për takime me politikanë rusë duke marrë shuma të mëdha dollarësh. Gjë që nëse shpallet fajtor, ai mund të dënohet nga 6 muaj deri në 2 vite burg dhe 10.000 dollarë.

    Gazeta Shkodra.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    thx Xhu per shkrimet e bukura qe sjell

    --

    Rd

    --
    Protesta për Ramakalimin!


    Edi PALOKA


    Rama është dalluar gjithnjë për "gjetjet" e tij të çuditshme reaguese kur është ndjerë i cënuar në politikë. Megafoni në parlament, ulërimat blegëruese në Sheshin "Skënderbej" apo çarçafët e varur në muret e Bashkisë janë disa nga "gjetjet" propagandistike të Ramës në këto vite. Të gjitha këto shpenzime të paguara me paratë e taksapaguesve kryeqytetas, ashtu si dhe një spot televiziv për mbrojtjen e atij që Rama një herë e quan mbi e një herë nënkalim. Po nuk janë abuzimet financiare qëllimi i këtij shkrimi (sepse të sipërpërmendurat janë vetëm një pikë në abuzimet që ka bërë Bashkia e Ramës në këto vite), por ato politike.

    Protesta tek mbinënkalimi apo ramakalimi ishte "gjetja" më e fundit e kryetarit Rama.

    Nuk u kuptua mirë se përse i duhej kjo protestë Ramës, thjesht si në rastet e tjera sepse cënohej vetë apo dhe për të treguar që opozita e drejtuar prej tij nuk është aq e mefshtë sa thonë njerëzit e Nanos!

    Sidoqoftë, fakti është që "gjetja" këtë herë ishte mëse e sforcuar dhe për këtë arsye efekti i protestës ishte thjesht komik. Të shihje gratë e PS që kacavirreshin në hekurat që dilnin mbi betonin e ramakalimit, të prira nga vetë kryetari të cilit një mashkull i mbante nga pas bishtin e palltos, ishte vërtet komike. Nëse mbi muret e ramakalimit do të ishin hedhur dhe ngjyrat e ylberit (si simbol i socialistëve të Ramës) bashkë me parrullat e shkruara me ngjyrë të kuqe, atëherë një pamje e tillë, me gjithë komicitetin e saj, do të merrte vlera të një simbolike historike.

    Por nuk ishte vetëm simbolika që e bënte komike protestën e Rames, ishte gjithçka që lidhej me të. Rama u bëri thirrje për protestë qytetarëve të Tiranës që të mbronin Tiranën "nga barbarët që nuk e njohin Tiranën". Në protestën e tij u mblodhën veteranë socialistë që e shihnin për herë të parë ramakalimin (se nuk shkojnë më larg se stolat e Parkut "Rinia") dhe socialistë të tjerë që me rastin e protestës kishin ardhur për të parë, për herë të parë, Tiranën. Po t'u shtosh këtyre dhe deklaratat bombastike të Ramës se "askush nuk do t'i ndalë ata në mbrojtjen e ...mbikalimit..." e se "protestat sa kanë filluar" (tjetra ku do të jetë tek banjot publike të Bashkisë?), kuadri plotësohet. Vula i vihet nga çorapja e kuqe e kryetarit mbi tavolinë përpara gazetarëve.

    Po le ta lëmë pjesën komike dhe ta marrim pak seriozisht protestën e parë të Ramës, pasi është e qartë se, pavarësisht se çfarë efekti pati, qëllimi i kryetarit nuk ishte që të bëhej qesharak. Qëllimi i Ramës ishte mbrojtja e vetvetes dhe "zgjimi" i opozitës. Mënyra e gjetur është thjesht absurde dhe tregon se deri në çfarë pike mund të degjenerojë një parti politike e drejtuar nga njerëz si Rama. Një grup njerëzish u mblodhën për të mbrojtur abuzimin që ka kryer Rama, paratë që ai ka futur në xhepin e tij. Nga intervistat u kuptua që një pjesë e tyre as nuk e kishin idenë se për çfarë ishin atje. Edhe më absurde duket një protestë e tillë, po të dihet që ajo "vepër arti" mund të kthehej një ditë në varreze dhe për ata që po protestonin për ta mbrojtur, duke ditur se në çfarë kushtesh teknike është realizuar.

    Qytetarët e Tiranës duhej të protestonin prej kohësh për rrugët që kanë nga një vit që qëndrojnë të bllokuara, duke shkaktuar jo vetëm probleme me trafikun dhe baltën (që Rama na e tregoi me çudi për herë të parë në këpucët e tij, a thua se këto dy muaj filloi balta në Tiranë), por dhe humbje të mëdha për biznesmenët. E për këto është përgjegjës pikërisht kryetari Rama.

    Është e qartë se Rama do të përpiqet të kanalizojë politikisht çdo rast që ai do përballet me abuzimet e tij, por as kjo dhe as fakti që ai është kryetar i një partie politike, qoftë dhe më e madhja e opozitës, nuk duhet të frenojë drejtësinë dhe institucionet të veprojnë në zbatim të ligjit.


    -----

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Rama përdor myslimanët për çështjen e Zogut të Zi

    Rama përdor myslimanët për çështjen e Zogut të Zi
    Bashkia organizon koncert tek nënkalimi me rastin e Kurban Bajramit


    Leonard Mitro


    Kryebashkiaku Edi Rama është gdhirë “mysliman” që pas protestës për bllokimin e punimeve për Zogun e Zi. Kjo e ka bërë që ai të mendojë për festimin e Kurban Bajramit pikërisht aty, tek kryqëzimi i famshëm në hyrje të kryeqytetit,
    vend i cili mbahet mend vetëm për simbolikën aspak të moralshme në këndvështrimin e atyre që besojnë tek Kurani. E rrallë por e vërtetë, edhe pse asnjëherë nuk ka ndodhur që të bëhen koncerte në kryqëzime rrugësh, ku trafiku nuk lejon të kalojë asnjë këmbësor dhe jo më festaxhinj të gëzuar, kryebashkiaku Edi Rama kërkon tu bjerë daulleve të Bajramit, pa marrë as lejen e Komunitetit Mysliman Shqiptar. Në fillim e kishte radhën populli socialist të protestonte në mbrojtje të lidershipit të partisë së tij, gjë që u realizua me mjaft teatralitet dhe pabesi nga ish-pushtetarët e selisë rozë. Tani u dashka që edhe populli mysliman të futet në lojën e nënkalimit të Zogut të Zi, vetëm sepse Edi Rama ndihet i rrezikuar nga agresioni i qeverisë Berisha. Bashkia e Tiranës nëpërmjet zëdhënëses për shtyp të saj ka konfirmuar për gazetën “Express” se institucioni i drejtuar nga Rama kishte bërë të gjitha përgatitjet për organizimin e një koncerti “për të gjithë myslimanët e ndershëm” me rastin e festës së Kurban Bajramit. Ndër të tjerash zëdhënësja Zhupa ka theksuar se- “Bashkia do të organizojë tek Zogu i Zi një koncert për të gjithë myslimanët e ndershëm, me këngë popullore tiranase dhe pjesë nga repertori i bandës së bashkisë. Akoma nuk është i sigurtë zhvillimi i këtij koncerti pasi Policia Ndërtimore ka bllokuar ndërtimin e podiumit dhe skenës për koncertin”. Në listën e këngëtarëve VIP të parashikuar nga bashkia për të kënduar në koncert kanë qenë Sinan Hoxha, Soni, Greta Koçi dhe banda e bashkisë. Përveç kësah zëdhënësja e bashkisë ka konfirmuar se aktiviti ka si organizator vetëm pushtetin vendor, duke injoruar tërësisht Komunitetin Mysliman Shqiptar. Pyetjet që ngrihen pas këtij veprimi të kryetarit të bashkisë janë të shumta dhe serioze. Pse duhet që koncerti për festën e Kurban Bajramit të organizohet tek kollonat dhe balta e Zogut të Zi ? Pse kjo nismë e bashkisë është vetëm e saj dhe jo e konsultuar me të zotët e shtëpisë që janë drejtuesit e Komunitetit Mysliman në vend ? Pse bashkia u kujtua të organizojë një festë të tillë për “myslimanët e ndershëm” të kryeqytetit, kur nuk e ka bërë asnjëherë më parë? Mos vallë Edi Rama kërkon të përdorë besimtarët myslimanë si kredo politike ndaj kundërshtarëve të tij?. Kush e autorizon zotin kryetar të bashkisë të improvizojë një “aheng”, për një festë të tillë fetare, e cila ka ekskluzivitetin e Komunitetit Mysliman Shqiptar? A janë kaq naiv besimtarët myslimanë sa të mobilizohen politikisht në mbrojtje të interesave të kryetarit e bashkisë dhe opozitës njëkohësisht në mos respekt të plotë të festës së tyre. Këto pyetje të çojnë në përgjigje jo fort dinjitoze për kreun e bashkisë si i zgjedhur vendor i kryeqytetit shqiptar. Nga ana e saj Policia Ndërtimore ka ndërhyrë mbasditen e djeshme duke bllokuar punimet e punonjësve të bashkisë për ndërtimin e skenës ku do të zhvillohej koncerti tek nënkalimi i Zogut të Zi. Drejtues të ndërtimores e kanë motivuar veprimin e tyre me argumentin se në objektet e pezualluara publike nuk lejohet zhvillimi i asnjë aktiviteti. Mbetet për të parë nëse paraditja e sotshme do të jetë një tjetër shfaqje e kryetarit të bashkisë dhe regjisorëve të vegjël të tij, të cilët menduan të përziejnë në çështjet politike besimtarët myslimanë. Nëse ndodh pasojat janë shumë më të rrezikshme sesa dënimi i korrupsionit me të drejtë apo të padrejtë nga ana e qeverisë e cila ka marrë mandatin pikërisht për të realizuar këtë sllogan.

    Ekspress.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  4. #4
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Hajde , hajde se c'behet atje.
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  5. #5
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Per te shkruajtur skenare artistike tragjikomike jemi te vetmit. Rama ishte ne amerike sepse djali i tij tek te 16 eshte i semure rende me leucemi dhe ka rrezik te vdesi se shpejti... por cti besh kafsheve qe nuk pushojne se shkruari dhe foluri kundra tij.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660
    Pse ka djale Rama!? Disa thone se nuk ka femije, te tjere thone se ka femije po ai nuk i ka njohur, te tjere thone se.......dicka ne mes te legjendes dhe te se vertetes.Si perfundim a ka femije ai? A ka qene ndonjehere i martuar ? Me ke? Megjithese pune te brendeshme te familjes mua dhe qytetareve te thjeshte do me pelqente te dija dicka mbi historine familiare te kreut te partise me te madhe te opozites. Nqs eshte e vertete ajo qe thote Cyklo do te me vinte vertete keq. Aq me teper per nje femije qe nuk e ka provuar ngrohtesine aterore.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e SKAI
    Anëtarësuar
    04-04-2004
    Postime
    53
    Citim Postuar më parë nga beni67
    . Nqs eshte e vertete ajo qe thote Cyklo do te me vinte vertete keq. Aq me teper per nje femije qe nuk e ka provuar ngrohtesine aterore.
    Perse nuk e adoptoni ju qe ti jepni pake ngrohtesi!!!!! ?????

  8. #8
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Per punen e marteses nuk di gje te sakte por mund te pyes dhe ta gjej. Por qe ka femije kjo dihet, dhe eshte tmerresisht i semure me leucemi, dhe prandaj dhe erdhi ne Amerike. Ka mundesi te kete qene martuar ose ka bashkejetuar me nje vajze shume shume kohe me pare, e cila me sa di un perfundoi keq jo prej tij por prej kokes se saj. Kur them keq kam parasysh qe esht pak si e cmendur, megjithate per femijen di qe ka ardhur kendeja me kohe pikerisht per kurim intensiv. Keto gjera i di sepse tezja ime i ka dhene mesim kesaj cupes kohe me pare.

    A ka qene baba i mire Rama apo jo kete un nuk di ta them por faktet jane fakte, dhe qe te shtremberohet ne nje menyre te tille vajtja e tij ne Amerike(qe nuk perjashtohet te jete takuar me njerez te politikes Amerikane, por ky nuk ishte qellimi i vizites se tij) eshte pak si teper, madje do thoja maskarallik kur kemi te bejme me nje rast te tille.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  9. #9
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    Eshte e vertete qe ka djalin te semure me kancer. Ka te njejtin kancer sic e kishte ciklisti i njohur, Lance Armstrong; testicle cancer.

    Ka qene i martuar me Matilda Makocin, aktore e njohur ne Shqiperi shume vite me pare.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Uroj te sherohet djali i edvinit..sa me shpejte..
    po me vjen tmerresisaht keq.. per Femijen per mamane,Matilden, .. si dhe Edvinin..

    do Zoti Shkenca Amerikane ben te pamunduren..!!!




    Nuk ja duam askujt te keqen..

    Prandaj nuk duam te vijne vdekje as nga Natyra as nga anarkite qe sajohen tinzisht..

    edvini po e kerkon nje anarki tip 97 -te..por duhet ti thrrase mendjes..

    Mendoni o njerez se cdo anarki ha koka njerzish..




    Mos harroni o simpatizante te PS-se se ne sejcilin nga ju paperjashtim bie nje pergjegjsi e madhe qe ju kurre nuk do ta lani..

    Eshte pergjegjsia per ata mijra te vrare nga Revolucioni i 97-tes qe ju e pergatitet me gjysher e gjyshe halla e teze niper e mbesa.. nga Fideli e rogneri ne Tirane e deri ne Tepelen e Permet Vlore e PashaLiman..

    ..

Tema të Ngjashme

  1. Dalja nga ndarja e fese - Vizita e Papes fillim historik.
    Nga DYDRINAS në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 02-12-2006, 08:25
  2. Nikolas Geixh, vizita në Himarë dhe fshatrat minoritare
    Nga forum126 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 17-08-2006, 22:36
  3. Vizita e Varreve dhe kerkimi i ndihmes nga i Varrosuri
    Nga hasanii në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 11-07-2005, 06:44
  4. Vizita e Nanos, gazetarët dy orë për viza në kufirin me Maqedoninë
    Nga Genti^Itali në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-06-2004, 08:02
  5. Vizita sekrete e Çe Guevarës në Shqipëri
    Nga Enri në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 09-07-2003, 16:46

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •