Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 32
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anėtarėsuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220

    Post Shtatė tė arrestuar, akuza “vrasja me paramendim”. Emigrantėt nė Kretė protestojnė

    Vrasja nė Greqi, Tirana: Ligji tė godasė ashpėr


    Ministri i Jashtėm Besnik Mustafaj, ka dėnuar ashpėr aktin kriminal tė vrasjes sė tė 17 vjeēarit shqiptar nė shtetin helen. Policia greke ka arrestuar shtatė persona pėr kryerjen e kėtij krimi. Dje prokurori i Rethimonos u komunikoi akuzat tė shtatė fajtorėve qė akuzohen pėr vrasje me paramendim, bashkėpunim nė vrasje me paramendim, armėmbajtje pa leje, pėrdorim arme, thyerje tė rendit publik si dhe i akuzoi si shkaktarė tė plagėve trupore tė rrezikshme. Mustafaj vlerėson pozitivisht reagimin e shpejtė tė policisė greke, e cila ndaloi autorėt e kėtij krimi tė shėmtuar dhe shpreh besimin se drejtėsia greke do tė veprojė me tė njėjtėn shpejtėsi dhe ashpėrsi tė ligjit gjė qė “ndihmon nė rritjen e besimit tė emigrantėve shqiptarė tek institucionet greke”.

    Selanik:Aleksandėr Marku

    Mbante nė dorė fotografinė e djalit tė vrarė dhe shpėrthente nė lot. Nuk mund tė fliste dhe tė shpjegonte se ēfare kishte ndodhur. Nuk mund tė shpjegonte se pėrse mbi trupin e djalit tė tij 17 vjeēar do tė ngulej aq herė sa edhe vitet e tij, njė thikė, pėr ti marrė jetėn kaq padrejtesisht. Mė pas me sy tė pėrlotur ju drejtua gazetarėve dhe pershkruante skenėn e krimit. Nė fund fjalėt e tij plot kuptim lanė tek tė gjithė njė mbresė tė hidhur-Para zotit mund tė kem bėrė ndonjė faj, por para atyre grekėve qė mė vranė djalin nuk kisha bėrė asgjė. Pėrse, pėrse… ?
    Ishte nata e vitit tė Ri kur dy grupe tė rinjsh dėfrenin nė njė bar jashtė qytetit tė vjetėr tė Rethimnos. Sipas televizionit privat MEGA ēdo gjė filloi kur njė prej tė rinjve greke u shqetėsua pėr faktin se njė prej shqiptarėve kishte veshur njė bluzė me flamurin shqiptar. Filloi njė konfrontim me fjalė dhe mė pas dy grupet u mbėrthyen me duar, moment ky kur u plagos lehtė njė prej tė rinjve greke. Pas kėsaj grupet u shpėrndanė dhe u duk sikur gjakrat u zbuten, por nuk ndodhi kėshtu. I riu grek se bashku me tė atin e tij, me tė dashuren e tij 28 vjecare nga Bullgaria dhe me 5 shokė kėrkonin shtėpinė shqiptarit me bluzėn kuq e zi nė orėt e para tė mengjesit, duke u gdhirė 2006. Nuk mundėn t’ja gjenin dhe shkuan tek shtėpia e 17 vjeēarit Edison Jahaj. Pasi shpėrthyen derėn e jashtme me forcė gjetėn pėrpara tė atin e tij, Latif Jahaj. U hodhėn mbi tė si tė tėrbuar duke e qėlluar nė fillim nė kembė e mė pas nė kokė. Nė sherr e sipėr babai i trembur pėr jetėn e fėmijės i thote -Merr njė hekur dhe ti vrasim! Jo baba –thotė Edisoni -nuk mund tė vrasim nė vend tė huaj, nuk mund tė pėrgjakim njė shtėpi qė nuk ėshtė e jona. Dhe pėr t’ju shmangur katėr tė rinjve qė sulėn mbi tė, ngjitet nė tarrace. E ndjekin nga pas tre tė rinjte greke dhe babai 40 vjeēar i njerit prej tyre. Pikėrisht nė sy tė tij, nė sy tė babait dhe me aprovimin moral tė tij, djali 18 vjeēar i ngul 17 herė thikėn, me njė urrejtje tė verbėr qė nuk shpjegohet, cilėson mjeku ligjor mė vone nė raportin e tij, kur trupi pa jetė i djaloshit shqiptar u ēua nė spitalin e qytetit.
    Qyteti i Rethimnos ka dy ditė qė zjen. Nė mbrėmjen e po asaj dite njė skenė tragjike zhvillohej nė portin e qytetit. 200 emigrantė shqiptarė nė qytet pėrcillnin me lot nė sy dhe dhimbje nė zemėr arkivolin me trupin e bashkatdhetarit tė tyre tė mbuluar me flamurin kuq e zi, pėr nė atdhe me anijen e linjes. Atmosferė e rėndė qė ēahej herė pas herė nga parrulla- Turp, ėshtė turp tė jesh racist.
    Njė ditė mė pas duke mbajtur qirinj nė duar dhe me tė njėjtėn parrullė nė gojė dhjetėra shqiptare marshuan nė shenjė proteste nė rrugėt e qytetit. Pati edhe njė provokim prej disa vendasve tė cilėt sipas shtypi grek hodhėn sharje nė drejtim tė turmės e mė pas hodhėn njė gotė qelqi, por vetem kaq. Shumica e banorėve tė zonės dėnuan rėndė incidentin dhe kėrkuan ndėshkimin e kriminelit dhe tė bashkėpunėtorėve tė tij.


    Prokuroria
    Dje prokurori i Rethimonos u komunikoi edhe akuzat tė shtatė fajtorėve qė akuzohen pėr vrasje me paramendim, bashkėpunim nė vrasje me paramendim, armėmbajtje pa leje, pėrdorim arme, thyerje tė rendit publik si dhe i akuzoi si shkaktarė tė plageve trupore tė rrezikshme.

    Babai
    Dua ti shoh tė varur -deklaron Latif Jahaj -dua tė vendoset drejtėsia pėr djalin tim qė humbi jetėn kaq shpejt. Pavarėsisht se tė shtatė tė akuzuarit janė nė pranga dhe do tė dalin se shpejti para drejtėsisė greke gjendja nė qytet ngelet e tensionuar.

    Policia
    Shefi i policisė sė qytetit Mihalis Vacolakis e karakterizoi krimin si tė frikshėm, ndėrsa shprehu ngushėllimet e tij ndaj familjes shqiptare. Pėr tė faji mė i madh i takon babait tė kriminelit i cili nė vend tė frenonte dorėn vrasėse tė tė birit e shtyu mė thellė nė gjak.

    Gazeta Shqiptare.
    Mė gėnjeu pasuria, jeta vrap mė iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka nė dhe tė huaj do tė vdes..

  2. #2
    Madrid
    Anėtarėsuar
    06-11-2005
    Vendndodhja
    Madrid
    Postime
    22

    Masakruan me 17 thika shqiptarin, pranga 5 grekėve

    Situatė e tensionuar nė Rethimnos tė Kretės. Emigrantėt shqiptarė protestojnė prej dy ditėsh pėr vrasjen e 17-vjeēarit

    Masakruan me 17 thika shqiptarin, pranga 5 grekėve

    Policia greke arreston ushtarin grek, babanė dhe tė dashurėn e tij. Masakruan me 17 thika shqiptarin

    Altin Metaj

    KRETĖ- “Njė krim rrėqethės qė nuk ka asnjė lloj justifikimi”. Kėshtu e ka cilėsuar drejtori i policisė sė zonės sė Rethimnos nė ishullin e Kretės masakrimin me 17 thika tė 17-vjeēarit shqiptar Edison Jahaj. I riu shqiptar ėshtė masakruar nė banesėn e tij, nė rrugėn Koroniu tė Kretės nė sy tė babait tė tij tė sėmurė, mėngjesin e 1 janarit. Pėr kėtė krim makabėr, policia greke ka arrestuar pesė persona, tė cilėt akuzohen pėr vrasjen e Jahajt. Sipas autoriteteve greke, i riu shqiptar ėshtė vrarė pa asnjė shkak me 17 thika nga njė bashkėmoshatar i tij grek, i cili kryente shėrbimin ushtarak. Autori i kėtij krimi tė tmerrshėm, ėshtė nxitur nga babai i tij, tashmė i arrestuar dhe e dashura e vet bullgare, tė cilėt akuzohen pėr bashkėpunim nė krim. Policia greke ka ngritur pesė akuza ndaj personave tė arrestuar si tė implikuar nė vrasjen e 17-vjeēarit shqiptar, ndėrkohė qė ka deklaruar se babai i autorit ka pasur rolin nxitės tė krimit.
    Vrasja e emigrantit
    Emigranti 17-vjeēar nga Tepelena, Edison Jahaj, ėshtė sulmuar nė shtėpinė e tij nga njė grup prej 5 grekėsh dhe ėshtė goditur pėr vdekje me 17 thika. Krimi i rėndė ka ndodhur mėngjesin e 1 janarit, nė zonėn Rethimno tė ishullit grek. Natėn e ndėrrimit tė viteve, njė grup tė rinjsh shqiptarė dhe njė tjetėr me grekė janė pėrplasur me njėri-tjetrin nė njė bar tė qytetit, ku ka mbetur i plagosur lehtė njė grek. Sipas dėshmitarėve okularė, ėshtė bėrė e ditur se Edison Jahaj nuk kishte asnjė lidhje me kėtė grindje tė ndodhur gjatė festės sė Vitit tė Ri. Atėherė kur dukej se gjithēka ishte qetėsuar, njė grup prej pesė vetėsh kanė hyrė dhunshėm nė shtėpinė ku Edisoni banonte me familjen e tij. Sipas autoriteteve tė policisė greke, e dashura bullgare e autorit tė vrasjes ka lidhur dhe keqtrajtuar babanė e sėmurė tė Edisonit, ndėrsa katėr personat e tjerė kanė ndjekur nėpėr shtėpi tė riun shqiptar duke e goditur vazhdimisht me thikė. Nė trupin e emigrantit shqiptar janė gjetur 17 plagė dhe thika e ngulur nė tė. Menjėherė pas krimit tė rėndė, policia greke ka identifikuar autorėt e kėtij krimi dhe u ka vėnė prangat atyre. Mėsohet se pėrveē ushtarit grek, i cili ėshtė i akuzuari kryesor i vrasjes sė Edison Jahajt, janė arrestuar edhe babai i tij, si nxitės i kėtij krimi dhe e dashura bullgare, e cila ka lidhur dhe keqtrajtuar babanė e Edisonit. Ndaj tė gjithė tė arrestuarve rėndojnė akuzat e vrasjes me qėllim, bashkėpunim nė vrasje me qėllim, dėmtime trupore me pasojė vdekjen, armėmbajtje pa leje dhe dhunim tė shtėpisė.
    Tensioni
    Situata nė zonėn e Rethimnos duket se i pėrngjan njė “kazani’ qė vlon, dy ditė pas vrasjes sė Edison Jahajt. Megjithėse banorėt grekė dhe tė gjitha autoritetet e pushtetit lokal e kanė dėnuar krimin e tmerrshėm, emigrantėt shqiptarė kanė protestuar paqėsisht nė qendėr tė qytetit duke kėrkuar dėnimin maksimal tė autorėve tė krimit. Trupi i tė riut shqiptar, i mbuluar nga flamuri shqiptar ėshtė pėrcjellė nė limanin e Rethimnos nga mė shumė se 200 shqiptarė, tė cilėt mė pas kanė kaluar me qirinj nė qendėr tė qytetit duke kėrkuar dėnimin maksimal tė autorėve tė kėsaj ngjarjeje makabre. Ndėrkaq, menjėherė pas krimit, kanė reaguar drejtuesit e policisė sė zonės, por edhe ata tė pushtetit lokal, tė cilėt kanė dėnuar aktin e vrasjes sė emigrantit shqiptar.


    REAGIME

    Kreu i policisė, Vocolaqis

    “Bėhet fjalė pėr njė krim rrėqethės, pėr tė cilin nuk ka asnjė lloj justifikimi. I ati i autorit tė krimit, luajti rol nxitės nė gjithė kėtė histori”

    Kryetari i baskisė, Jorgos Papadhaqis

    Nė njė deklaratė me shkrim ka dėnuar aktin e vrasjes sė tė riut shqiptar. Ai e ka cilėsuar vrasjen makabre

    Babai i viktimės, Latif Jahaj
    I ka kėrkuar drejtėsisė greke qė tė dėnojė maksimalisht autorėt e vrasjes sė tė birit, Edisonit, nė shtėpinė e tyre


    BESNIK MUSTAFAJ

    “Dėnimi i autorėve,
    qėndrim ndaj racizmit”
    TIRANĖ- Ministri i Punėve tė Jashtme, Besnik Mustafaj, ngushėllon familjen Jahaj, pas njohjes me ngjarjen e rėndė tė ndodhur nė Kretė tė Greqisė mė 1 janar tė vitit 2006. “Ministri Mustafaj, duke dėnuar ashpėr kėtė akt kriminal, gjen rastin tė vlerėsojė pozitivisht reagimin e shpejtė tė policisė greke, e cila ndaloi autorėt e kėtij krimi tė shėmtuar dhe shpreh besimin se drejtėsia greke do tė veprojė me tė njėjtėn shpejtėsi dhe ashpėrsi tė ligjit”,-thuhet nė njoftimin pėr shtyp tė Ministrisė sė Punėve tė Jashtme. Mustafaj ka shtuar se: “dėnimi i kriminelėve duhet tė vlerėsohet si njė qėndrim ndaj akteve raciste dhe i shėrben pėrmirėsimit tė klimės sė miqėsisė mes dy popujve tanė dhe nė mėnyrė tė veēantė ndihmon nė rritjen e besimit tė emigrantėve shqiptarė tek institucionet greke.Ky besim ėshtė i domosdoshėm pėr integrimin e emigrantėve shqiptarė nė shoqėrinė greke”.





    04/01/2006
    "Never argue with an idiot.They'll lower you to their level and beat you with experience ! "

  3. #3
    Football Factory Maska e Moltisanti
    Anėtarėsuar
    22-11-2002
    Postime
    1,437
    E lexova dje kte lajm , gjynah per kte djaloshin se paska qene dhe i ri vetem 17 vjec , se di cfare te them mbi kte vrasje , shume e shemtuar duket dhe tregon dhe njehere racismin e grekve kundra shqiptarve ! Jemi te vetem kundra shume armiqve rreth e perqark qe kemi ,dhe e drejta nuk mund te gjendet kurre , kshu qe do vuajme gjithmone !

  4. #4
    Perjashtuar Maska e diikush
    Anėtarėsuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069
    ne te shkuaren sa here qe jane kryer krime raciste ndaj shqiptareve, sistemi gjykues grek paturpesisht i ka lene te lire kriminelet me justifikime bajate te tipit 'i semure mendor' ose i ka denuar minimalisht.

    te shikojme ca do bejne tani per kete krim te felliqur e makaber

    gjithsesi, mjer si ai qe u vra dhe familja e tij thuaj...

  5. #5
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anėtarėsuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahēen time
    Postime
    3,882
    Jam mese i irrituar nga kjo qe po me lexojne syte, dhe jam mese i bindur qe pjesmarresit ne krim dhe vete vrasesi do te lirohen pas tre apo kater vitesh, sic ka ndodhur perhere ne gjyqesorin grek kundrejt shqiptareve.
    Atehere cfare mbetet? Vetegjyqesi? Drejtesi e cila nuk egziston?
    Me mire mbetem ne rastin e pare vetegjyqesi, sherben shume me teper per te mjekuar shpirtin e vrare te nenes se Edisonit.

    Ngushellimet e mia me te thella familjes Jahaj.

    Dito.

  6. #6
    bitter girl Maska e marsela
    Anėtarėsuar
    11-06-2002
    Postime
    1,163
    Mu rrenqeth mishi tek lexoja ..A thua te jene njerez keto qe kane bere kete pune??
    Shpresoj dhe nje here te behet maksimumi qe ne te ardhmen te mos lexojme e degjojme me kshu gjerash, se ai i shkrete iku..Shume kemi ecur me kto shpresa..mesa duket s'paska masa qe tu mbajne doren e mendjen (nese kane) ktyre racistave te ndyre!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anėtarėsuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Kjo ka ndodhur e do vazhdoj te ndodh.
    Se nuk jane keta indivite ordiner qe bejne krimet.
    Po eshte institucjonalizimi i racizmit kundra nesh e te huajve ne greqi qe i nxit e krijon keta vrases e kete urrejtje qe shtyn keta njerez.

    Greket qe ne krijim te shtetit te tyre krijuan kete , pasi vendi qe me shumice myslimane, e me etni shumicen e perbenin shqiptaret, sllavet, e turqit ne lindje, po ti krahasoje me greqishtfolesit qe dhe keta nuk kishin origjine nga greket e vjeter, po gjuha qe dicka qe i atribohej fese me teper.

    Per kete greku ngriti ne institucjon e ne shtet nje intolerance e mospranim e presion per kedo qe nuk deklarohej grek, e ortodoks grek si besim.

    E kjo ME NE SHQIPTARET QE EKSTREME se ndryshe nga fqinjet e tjere, ne kishim nje shtrirje e lidhje te thelle vertikale ne lashtesi sa greket e lashte e para tyre.
    Gje qe greket e shikonin si kercenim per ta, e jo si mundesi per lidhje sic e diskutojme ne , ndonjere teper naivisht e symbyllur pa pare realitetin konkret.

    Ky institucjonalizim, tani eshte shume e holle e eshte kudo qe nga shteti ligjet deri te opinioni e media.

    Bile shikon nje INTOLERANCE E FRIKE EKSTREME kur hapet ky muhabet ne greqi, frika se vendi do shperbehet po secili deklaroi origjinen e tij.

    Kjo intolerance mban vendin lidhur qe eshte i perbere nga turq, egjyptian, arabe, shqiptar, sllave e qe te gjithe jane lare e thare e jane bere greker.

    Arber Xhaferi e shpjegonte shume bukur ne nje interviste para ca kohesh, se si fqinjet tane e kane institucionalizura nacionalizmin ekstrem ne shtetet e tyre, e qe dhe pse nuk del me emrin e vertete e ndien kudo.

    Eshte kjo institucionalizim i intoleraces per te huajt e per vete banoret e atij shteti kjo qe i prodhon keta vrases, qe jane njerez ordiner po qe shtyhen e jane perpunar ne kete menyre nga shteti edukimi e media e bejne keto krime.

    Po nuk ndryshoi kjo ------nuk do ulen e mbarojne vrasjet, qe i bejne njerez ordiner, vegla qore te ketij SISTEMI URREJTJE e te shtyre prej tij,qe perdite shtyn njerez ne kete drejtim.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Iliriani : 04-01-2006 mė 14:45

  8. #8
    i vetlarguar Maska e Arcimedes
    Anėtarėsuar
    26-12-2005
    Vendndodhja
    Holland
    Postime
    591
    Citim Postuar mė parė nga TITI
    E lexova dje kte lajm , gjynah per kte djaloshin se paska qene dhe i ri vetem 17 vjec , se di cfare te them mbi kte vrasje , shume e shemtuar duket dhe tregon dhe njehere racismin e grekve kundra shqiptarve ! Jemi te vetem kundra shume armiqve rreth e perqark qe kemi ,dhe e drejta nuk mund te gjendet kurre , kshu qe do vuajme gjithmone !

    Ke te drejte Titi per k'te qe the k'tu siper. I kemi komshite uqer dhe vampira, por do te rregullohet c'do gje. Mendoj qe e drejta dhe bujaria do te fitojne. Shpirti i miri do te fitoj.

    Me erdhi shum keq per kete djalin. Gjynah se i ri fare. Rahmet i pate shpirti.
    I vetlarguar per arsyje fshirje shkrimesh nga moderatore arrogante si puna e Dariusit me shoke....

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-01-2006
    Postime
    21
    Greket jane sikur gjarperi, jane tinzak dhe vrajn mbrapa shpines.

    Ngushllime per familjen

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ngushellime Familjes se te ndjerit..

    kto pune keshtu do shkojne.. derisa sdo kemi nje shtet te mire ne shqiperi ku edisonet do jene te mirpritur .. te shkojne ne shkolle ne pune e te kene begati ne atdheun e tyre..

    kur kalon ne rrugen tepelen-gjirokaster -kakavije.. mendon njeriu.. cka me shume italia apo greqia apo gjermania apo amerika.. se kto gerxhet tona..
    Pse te mos punojme te gjithe ne vendet tona..

    me dhjetra ndermarrje shikon ne periferine e gjirokastres buze rruges.. qe jan kthyer ne germadha..
    pse te mos i hypin autobusit apo kerrit edisonat nga tepelena apo damsi apo memaliaj apo vet gjirokastra e te punojne ne ato ndermarrje ku te lulezoje prodhimi e mirqenja..
    Shkon energjija Shqiptare ne gerxhet e kretes apo selanikut..

    Prandaj duhet te behet atdheu.. MIKPRITES i Ngrohte e pun e buk-dhenes per te gjithe..

    Jo ca miljardara e ca te mos ken as nje kasolle..

    60 mij shqipo sipas gazetave kte vit te ri iken te pushojne e bejne palle Jashte neper parise e Barcelona..

    Ja kta 60 mije kane kollofitur buken rriskun e pronen e parane qe duhet per 4 milion njerez..

    Prandaj shqiperia do nje sistem ndryshe..

    as tallono-burgo-izolimin mjeran enverist.. por as kapitalizmin Malo caco rucoist.. por dicka tjeter ..te drejte humane e demokratike.. qe jep pune e begati te gjithve..

    kjo eshte zgidhja qe edisonat ta bejne 2 lek qejf ne mbremjet festive me shoqerine ne atdhe jo ne kafiqet e botes ku te pret dajaku..

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. “Krushqit”, vėnė nė pranga tre trafikantė klandestinėsh
    Nga new-man nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-01-2009, 10:31
  2. Italiani racist masakron shqiptarin
    Nga ^_BIM_BUM_BAM_^ nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 13-11-2008, 23:12
  3. Trafiku i vizave: Njė deputet gati pėr nė pranga
    Nga Dr Rieux nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-12-2005, 17:54
  4. Burg pėrjetė anglezit, vrau shqiptarin
    Nga Shijaksi-London nė forumin Emigracioni
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-06-2005, 17:53
  5. Australiania mbron shqiptarin pėrdhunues
    Nga Shijaksi-London nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 18-03-2005, 16:13

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •