Close
Faqja 4 prej 7 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 65
  1. #31
    ________
    Anëtarësuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    Kamikazet qe shperthejne neper xhamia nuk jane musliman.Ta them une e mos te kesh asnje dyshim o Iliria e para.Ti mbaj une mbi shpatulla mekatet nese po them nje gje te genjeshtert.

    Muslimani per muslimanin nuk eshte ujk pervecse nese vllai i tij besimtar flet,vepron ne kundershtim me ligjet e Zotit dhe Profetit.Per rastet ne fjale Bagdad e gjetke analizoji mire e pastaj hajde shkruaj ketu.Nuk dihet asgje e vertete se per ke punonin kamikaze te tille.Ne lindje te mesme kamikazlleku ka dal ne mode.Si fillim e paten nis hebrenjt e nga ata u infektuan dhe intifadistet gjys te kuq(komunista) e gjys te gjelber(islamik).

    Xhamia e tabakeve eshte eshte bere pre e agresionit te qaf-kryqeve sepse muslimani i vertete qofte sunni qofte bektashi nuk percudnon librat e shenjte si ne rastin konkret.Kurani eshte liber i shenjte per te gjithe.

    Pra Iliria gabon kur krahason katrahurat e lindjes mesme me problemin e xhamise tabakeve.
    Ndryshuar për herë të fundit nga FLORIRI : 05-01-2006 më 07:48
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

  2. #32
    In God I trust Maska e fjollat
    Anëtarësuar
    15-02-2005
    Vendndodhja
    Para shfaqjes së hitlerit
    Postime
    1,085

    Thumbs up

    Citim Postuar më parë nga forum126
    Pergjues dhe per kete jane dyshimet e gjithe muslimaneve te kesaj xhamie.Per kete shiko dhe fjalet e vete imamit te kesaj xhamie.Megjithate si do i venin pergjueset kur xhamia ishte e mbyllur me dryn.Hyne si hajdut dhe i vune pastaj e bene te duket si nja akt ordiner qe mos binte ne sy.

    Tashme jemi mesuar me keto situata dhe me artikuj propagandistik gazetash anti islame pa pasur kurrfare fakti dhe pohimi.Kur dihet qe cdo njeri eshte i pafajshem derisa te vertetohet fajesia.Mirepo ne shqiperi ndodh e kunderta cdo njeri ka faj perderisa te vertetohet pafajsia megjithese edhe pse vertetohet me pas njolla ka ngelur ne mendjet e hipotekuara njerzore te cilat i krijojne mendimet, parimet dhe gjykimet me ane te gazetave.Fatkeqesi njerzore por realitet.

    Se treti qe ky imam Xhamie qe e cuan ne polici vetem pse foli kunder Ilir Kur-ves (kulles) dhe per lojrat e tij me Islamin dhe muslimanet ne kohen ku do zgjidhej deputet per PS.Kjo eshte e qarte se lufta kunder fese islame ka marre permasa shqiptare te cilat duken kur futen pese imame xhamiash ne polici per fjalet e tyre .E ndersa gazetat qe shpifin perdite kunder muslimaneve dhe cenojne dinjitetin e tyre askujt nuk i ben pershtypje.Pse gjithe kjo lufte?Deri kur do ndjekim ameriken ne luften kunder Islamit? Deri kur do bejme striptizem shpirteror ne bordellot e kancelarive europiane?Pergjigjet do vijne me vonese porse do vine kuptimplota.

    Pikerisht kjo eshte lufte e paster kunder fese me te gjitha metodat qafireske.Kjo eshte jeta jone.Jete te cilen e provuan dhe profetet ku disa u vrane , disa u torturuan, disa u shane dhe ofenduan por kthimi tek Zoti eshte qetesia jone dhe lumturia pas asaj qe pesuam per shkak se besuam ne Nje Zot te vetem.
    Forumi 126, selam vëlla i nderuar!
    Nëse je përjashtuar për këto që ke thënë, atëherë duhet të përjashtohemi të gjithë muslimanët e këtij forumi, sepse të gjithë ta përmbajmë mendimin 100%, ke të drejtë të plotë për çdo gjë që thua.
    ...ndoshta edhe nuk ia vlen fare të humbet koha në këtë forum anti-islam...

    Është e vërtetë se çmenduria anti-islame që ka kapluar botën po lëshon rrënjë edhe në Shqipëri, indikacionet janë të qarta.
    Fatkeqësi, mjerim i vërtetë, qyrravecët injorantë në vend se të merren me ndonjë punë të dobishme, merren me majmunllëqe të këtilla.

    Është për tu habitur me komentet e disave këtu! Në vend se ta dënojnë këtë akt barbar, dalin e thonë se egziston mundësia që muslimanët të qëndrojnë prapa këtij akti... ose arsyetime tjera...
    I'm muslim, don't panic please.. oh bloody sheeps

  3. #33
    fushori Maska e Ermal 22
    Anëtarësuar
    19-07-2005
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    549
    as imami i xhamise nuk ka ndihmuar per te zbardhur krimin dhe kjo e ben me te veshtir kapjen e atyre maskarenjve

    Ne kemi njoftuar menjëherë policinë, sapo kemi vënë re se çfarë kishte ndodhur në ambientet e xhamisë. Policia ka ardhur të dielën, por nuk ka kryer të gjitha veprimet. Ne duhej të faleshim dhe kemi hyrë në xhami e kemi sistemuar dhe pastruar, se nuk mund ta linim ashtu si ishte. Sot (dje) kanë ardhur sërish policë dhe hetues të tjerë, të cilët kanë kryer hetimin e ngjarjes. Në fakt, është e vështirë të gjejnë gjurmë, sepse ne tashmë kemi tri ditë që falemi dhe hyjmë e dalim në xhami. Gjithsesi, shpresojmë të dalë diçka në dritë dhe autorët e këtij veprimi të shëmtuar të dalin në shesh cilët janë dhe të merret policia dhe drejtësia me ta.
    kurse ti Floriri ja fut shume kot dhe rrezik po ben gjynah se po ia ve fajin te krishterve pa dit asnji gje. ti plasen duke hedh ne ere njeri tjetrin arabet e myslimanet ne Irak, edhe ne xhamija biles, kurse ti na thu se vetem te krishteret bejn perdhosje te tilla. ato po te hedhin ne ere xhamia me gjithe kuran e njerez brenda. me nisur me u marre me llafe si grate dilni jo vetem percaresa por edhe anti shqiptare.

    ne shtator te 2004 policat e shtetit hodhen ne ere nje kryq me tritol dhe ju harroni se ca nga ato polica ndoshta vinin prej familjeve myslimane, por askush nuk akuzoi myslimanet por shtetin idiot me pergjegjesat e vet qe perdorin metoda komuniste per te vendos ligjin.
    mos shkruni pa baza se po izoloni veten kot dhe po vini faj te tjereve pa e dit hic se si ka qene puna e kush jane fajtoret. e keqja eshte qe shkruani edhe per gjoja lufte kunder islamit, nderkohe qe vete islami ne bote eshte vete ne gjendje krize.

  4. #34
    ________
    Anëtarësuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    Lexoje dhe njehere
    Kamikazet qe shperthejne neper xhamia nuk jane musliman.Ta them une e mos te kesh asnje dyshim o Iliria e para.Ti mbaj une mbi shpatulla mekatet nese po them nje gje te genjeshtert.

    Muslimani per muslimanin nuk eshte ujk pervecse nese vllai i tij besimtar flet,vepron ne kundershtim me ligjet e Zotit dhe Profetit.Per rastet ne fjale Bagdad e gjetke analizoji mire e pastaj hajde shkruaj ketu.Nuk dihet asgje e vertete se per ke punonin kamikaze te tille.Ne lindje te mesme kamikazlleku ka dal ne mode.Si fillim e paten nis hebrenjt e nga ata u infektuan dhe intifadistet gjys te kuq(komunista) e gjys te gjelber(islamik).

    Xhamia e tabakeve eshte eshte bere pre e agresionit te qaf-kryqeve sepse muslimani i vertete qofte sunni qofte bektashi nuk percudnon librat e shenjte si ne rastin konkret.Kurani eshte liber i shenjte per te gjithe
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

  5. #35
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Musliman si dhe te krishtere ka te 100 frakcioneve(sekteve).
    Ti sikur tiau thuash atyre qe urelisin"Allahuikberr" para se hidhen ne ajr dhe marrin me veten (si sot ne dy raste ku mbeten te vdekur me se 80) do shifeshe se cka do te benin.
    Per fat te keq ka edhe ketu ne forum njerz qe perkrahin ata njerz bile edhe mburren me veprat e tyre. Per keta e kisham fjalen, jo per musliman te rendome.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  6. #36
    fushori Maska e Ermal 22
    Anëtarësuar
    19-07-2005
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    549
    Floriri me emer te art vazhdon te bej kallajisjen e temes me komente hekri nderkohe qe nuk pret se cfar do dalin nga hetimet per ngjarjen e shemtut qe s'ka ber ndonjehere vaki ne Shqiperi.
    ke universiteti ku studjoj une bejme edhe nje lende per fene ne Europe dhe po shikoj qe disanga myslimanet tan po i bashkohen turmes se atyre qe e lidhin cdo te keqe qe u ndodh fes se tyre me te krishteret. por keto dyshime dhe akuza demtojne traditen tone, sidomos kur postimet e egra ketu behen nga ata myslimane qe ne forumin e tyre shkruajne gjithe paqe e butesi. a nuk eshte kjo hipokrizi?

    le qe nuk eshte vertetu se te krishteret qe e ben ate krim ne xhami, por vije ne pune trunin dhe do arrish ne te njejtin perfundim. ne qoft se ti nuk i cileson si myslimane terroristat qe vdesin ne emer te Allahut, atehere i bje qe edhe ata qe bejne perdhosje [nese do dali neser qe ishin kristjane] nuk jane kristjane pasi krishterimi nuk meson dhune, perkundrazi.

    pse pak shaka e budallaleqe kane bere me biblen e Jezusin?

    http://www.humaneventsonline.com/article.php?id=10848

    http://www.korrieri.com/index.php?k=1&i=25238

    Diten e ngjarjes, kreret e institucionit fetar kane bere nje denoncim, ku kane perfshire edhe akuzen e perdhosjes se kultit fetar. Megjithate, policia e kryeqytetit ka dyshime te forta se thyerja e Xhamise qe ndodhet prane Ures se Tabakeve, nga ka marre edhe emrin, eshte kryer nga nje grup adoleshentesh, ne tentative per te vjedhur parate e arkes se saj. Burimet shtuan se ne komisariat u shoqeruan kater persona, te cilet u lane serish te lire, pasi dhane deshmite e tyre per ngjarjen e nates se pare te vitit te sapofilluar.

    Te shoqeruarit kane treguar dyshimet e tyre mbi ngjarjen. "Nga provat dhe deshmite e mbledhura, dyshojme se tentativa e grabitjes eshte kryer nga disa adoleshente, te cilet kane thyer arken per te marre parate", pohuan per "Korrieri"-n burime policore. Sipas tyre, menyra e veprimit, por edhe nxitimi me te cilen eshte kryer bastisja e vendit te shenjte, jane provat qe shtyjne autoritetet hetimore te nxjerrin si piste kryesore, ate te tentatives se vjedhjes se parave ne arke. Megjithate, kreret e xhamise, jane shprehur me rezerva mbi regjistrimin e kesaj vepre penale vetem si tentative vjedhjeje, pasi e kane cilesuar ngjarjen edhe si fyerje te rende ndaj besimit te tyre.

    Ne vendin e ngjarjes jane gjetur shume gjurme dhe policia tha se po realizon ekzaminimin e tyre. Megjithate, deri tani eshte bere i mundur identifikimi i njerit prej grabitesve, por policia nuk pranon te jape detaje te tjera. Sipas saj, eshte prokuroria e rrethit qe ka marre tashme ne dore hetimet dhe cdo informacion tjeter duhet ta jape ajo. Gjate pese viteve te fundit, ky eshte rasti i pare i tentatives per te grabitur arken e nje kulti fetar, ne Tirane, ndersa ne qytetet e tjera, vetem gjate vitit te kaluar, u regjistruan te pakten 5 raste te grabitjes se parave apo objekteve fetare me vlere.

    KODI PENAL

    Neni 132

    Shkaterrimi ose demtimi i objekteve te kultit

    Shkaterrimi ose demtimi me dashje i objekteve te kultit, kur ka shkaktuar humbjen plotesisht ose pjeserisht te vlerave te tyre, denohet me gjobe ose me burgim gjer ne tre vjet.
    nuk ben te harrojme se jemi shqiptare ne fund te fundit ashtru sic mund te kemi edhe ne te rinj rracista apo kriminela te pafe.

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Hajt se s'koka ba nami...
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  8. #38
    Sami Frasheri Maska e Arrnubi
    Anëtarësuar
    19-07-2003
    Vendndodhja
    dynja
    Postime
    741
    "Hajdutët e xhamisë më kërcënuan me jetë"
    http://www.gazetametropol.com/tekst.php?idt=21984

    MARIGLEN MULLAI

    5 Janar Dëshmia e një të moshuare, e cila pa me sytë e saj
    grabitësit e xhamisë së Urës së Tabakëve

    Tiranë- Një e moshuar do të dëshmojë në polici në lidhje me
    grabitjen e xhamisë së Urës së Tabakëve. Burime
    konfidenciale nga Policia e Tiranës thanë se një grua e
    moshuar është marrë në pyetje nga disa ekspertë të policisë
    dhe ka dhënë versionin e saj, sipas të cilit hajdutët e
    xhamisë, pasi kanë dalë nga ato ambiente e kanë kërcënuar
    me jetë nëse ajo fliste. Gjithnjë duke iu referuar këtyre
    burimeve policore, grabitësit ishin në moshë madhore, çka
    përjashton deklaratën e krerëve të bluve të kryeqytetit, të
    cilët pohuan se kanë ndaluar 4 adoleshentë. Gruaja e
    moshuar u ka shpjeguar inspektorëve të policisë, se
    hajdutët e kanë pyetur nëse ajo ishte myslimane apo
    kristiane dhe, pasi ajo u tha se i përkiste fesë myslimane,
    ata e kërcënuan dhe u larguan me vrap.
    Lajmi nuk
    konfirmohet nga burime zyrtare të policisë.

    Ngjarja

    Dhunimi i mjediseve të xhamisë është vënë re nga besimtarë
    të ndryshëm të dielën, pak para mesditës, kur besimtarët
    myslimanë do të futeshin në katin e dytë të xhamisë për të
    kryer ritin e faljes. I pari që e ka vënë re ka qenë
    kujdestari i xhamisë si dhe një person tjetër, i cili punon
    në të dhe u lajmërua imami Elvis Naçi, se dyert e xhamisë
    ishin të thyera. Klasa që ndodhet në katin e parë dhe salla
    e faljes që ndodhet në katin e dytë të xhamisë, ishin
    kthyer “përmbys”, ndërsa orenditë e sendet brenda tyre
    ishin të shpërndara. Por duket se kjo nuk ka mjaftuar, pasi
    dhunuesit kanë kryer nevojat personale në mjediset e
    xhamisë. Kjo duket se i ka acaruar më tepër drejtuesit dhe
    predikuesit e kësaj xhamie, të cilët të alarmuar kanë
    njoftuar policinë e kryeqytetit dhe Komisariatin nr.1.

    Reagimet

    Sipas imamit të xhamisë së Tabakëve, punonjësit e policisë
    nuk kanë kryer një këqyrje profesionale ditën e diel, kur
    mendohet të ketë ndodhur dhe dhunimi i xhamisë. Naçi
    shprehet se policia është kthyer dy ditë më vonë, kur
    gjithçka ishte pastruar. Drejtori i policisë së Tiranës,
    Albert Dervishi, mohon që policia të ketë punuar me
    ngadalësi në këtë rast. Madje, Dervishi shton se vetë
    punonjësit e xhamisë nuk kishin dashur të denonconin
    ngjarjen, por policia ka këmbëngulur që të fillojnë
    hetimet. "Grabitja e xhamisë pranë ‘Urës së Tabakëve’ është
    kryer për qëllime përfitimi dhe jo për ndonjë hakmarrje
    fetare". Ky është konkluzioni i krerëve më të lartë të
    Policisë së Tiranës, të cilët deklaruan për median se
    tashmë kanë ndaluar katër persona, të cilët dyshohet se
    janë autorë të kësaj tentative grabitjeje, por gjithsesi
    këta të ndaluar ende nuk janë arrestuar. Burimet zyrtare të
    policisë thanë se të ndaluarit janë të moshës nga 14 deri
    në 17 vjeç dhe këta adoleshentë janë duke u pyetur në
    ambientet e brendshme të Drejtorisë së Policisë së Tiranës.
    Sa budalla eshte "Odisea"

  9. #39
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    14 deri ne 17 vjec , por ama shiko se cfare rremuje krijuan....Me cfare do lloj qellimi qe kane pasur ( vjedhje apo thjesht vandalizem) ai eshte i denueshem...Xhami apo kishe, eshte objekt fetar...

    Mua me shqeteson fakti qe shtypi shqiptar i jep shume rendesi ketyre gjerave dhe e ben qimen tra....Si me kete akt te shemtuar , si dhe me ngritjen e kryqeve ne Bushat.....

    Ata alabaket qe e bene mire eshte ti kalbin ne burg dhe te behen shembull per te tjere qe duan te guxojne te dhunojne nje objekt fetar ( te cfaredo feje).
    "Who is John Galt?"

  10. #40
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anëtarësuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Meqe ma pasket sjele temen ketu, po postoj edhe une nje post perpara se ta dergoj temen andej nga erdhi...

    Atehere kemi degjuar per raste te turpshme, si psh tritol neper kisha, apo vjedhje e arkes se tyre, dhe sigurisht keto jane gjera te denueshme nga kushdo.
    Por ama me dhunimine kesaj xhamie ka nje ndryshim te madh...
    Nese keto te parat kane qene pune hajdutesh qe sigurisht nuk pajtohet njeri me te, kjo e dyta eshte shume me e rende, sepse personat ne fjale nuk kane marre asnje send nga xhamia, dhe si rrjedhoje nuk kane qene hajdute por njerez ne misjon qe nje Zot e di kush i ka derguar aty.
    Dicka eshte e qarte, qe keto nuk po punojne per te mire te shqiperise, as te islamizmit as te vete krishterimit, por po0 dergojne uje ne mulirin greko-serb duke vene ne levizje urrejtjen nderfetare ne vendin tone.
    Menyra me e mire e reagimit eshte te presesh sa te gjendet fajtoret e te zbardhim kete akt te turpshem...
    Sigurisht qe ky eshte nje poshterim i madh madje edhe ftese per kryqezata te reja.
    Tmen po e derdoj tek problematika shqiptare sepse nuk shoh ndonje mesim islam ketu qe ta arsyetoj lenien e saj ne embjentet e komunitetit musliman.
    Diskutim te mbare.
    Indriti
    Injoranca nuk zhduket me top

Faqja 4 prej 7 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Polifonia Popullore
    Nga Eni në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 23-05-2023, 16:43
  2. Libra te rinj
    Nga dodoni në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 89
    Postimi i Fundit: 11-01-2012, 21:14
  3. Genocidi serb në Kosovë
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-02-2005, 09:14
  4. Gjenocidi kundër shqiptarëve
    Nga Fjala e drejte në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 16-03-2004, 07:18
  5. Romani shqiptar numeron 500 tituj ne 130 vjetorin e tij.
    Nga macia_blu në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 23-09-2002, 22:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •