Close
Faqja 5 prej 8 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 77
  1. #41
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    6,064
    VOLTER (Fransua Mari Rue) (1694-1778) filozof deist francez, shkrimtar satirik, historian, pėrfaqėsues i shquar i iluminizmit



    * Nė njė udhėtim Volteri zbriti nga karroca pėr tė kėmbyer kuajt. Aty pranė ishte njė plak afėrsisht nė moshėn e tij. Diku e kishte parė, iu afrua dhe pastaj i tha:
    - Ju ngjani ēuditėrisht me njė fėmijė qė kam njohur gjashtėdhjetė vjet mė parė po nė kėtė vend. Pastaj i tregoi edhe emrin e fėmijės. Atėhere Volteri mori vesh se ky plak ishte fėmija qė kishte njohur gjashtėdhjetė vjet tė shkuara.


    * Njė udhėtar francez kaloi nėpėr zallishtet e malit Athos (Greqi). Atje takoi rrugės njė plak tė moshuar qė po shėtiste.
    Kur plaku mori vesh se udhėtari ishte francez, iu afrua dhe e pyeti:
    - Ju lutem, mė thoni, a rron zotni Volteri?
    Udhėtari francez u kthye nė atdhe dhe ia tregoi kėtė eposod filozofit tė madh. Volteri u emocionua shumė.


    * Kur vajti nė Angli, Volteri shkoi pėr vizitė te poeti anglez Kongrev^. Ai nuk dėshironte aspak qė tė pėrmendeshin veprat e tij, prandaj i tha Volterit:
    - Ju lutem mos mė flisni pėr poezitė e mia. Mė quani si njė njeri tė thjeshtė.
    Po tė ishit njeri i zakonshėm, nuk do tė kisha marrė mundimin qė t'ju vizitoja, - ia ktheu Volteri.


    * Kur po shfaqej njė tragjedi e Volterit, Monteskjenė e zuri gjumi. Volteri, qė ishte sė bashku me tė, e zgjoi dhe i tha: - Zoti kryetar, mos kujtoni se jeni nė audiencė!?

    * Njė mbrėmje nė Potsdam, pas njė dreke tė shkėlqyer, Volteri bėri portretin e njė princi tė mirė qė e krahasoi me njė despot dhe tiran: Tė gjithė e dėgjuan me shumė vėmendje fjalėn e filozofit tė madh, kurse mbreti i Prusisė u trondit shumė nga gojtaria e Volterit dhe nisi tė qajė. Volteri e ndėrpreu fjalėn e tij, i hodhi njė sy mbretit dhe thirri:
    - Vėshtroni, vėshtroni! Tigri po qan!


    * Njė abat i dėgjuar shkroi njė satirė kundėr Volterit. Ai kur e takoi filozofin i tha pėr t'u justifikuar:
    - Eshtė e nevojshme qė tė jetoj edhe unė.
    - Unė nuk shoh ndonjė nevojė tė tillė, - i tha prerė Volteri.


    * Nė moshėn tetėdhjetėvjeēare Volteri ishte dobėsuar dhe zbehur shumė. Megjithatė, ai mbahej gjallė dhe vazhdonte tė punonte, tė lexonte dhe tė shkruante. Njė njeri qė e vizitoi tha:
    - Ai ėshtė njė i vdekur qė kanė harruar ta varrosin.


    * Nė Fėrne Volteri ndėrtoi njė kishė. Nė fasadėn e saj shkroi : "Deo erexit Voltaire"2). Me tė tallur u thoshte vizitorėve duke treguar mbishkrimin:
    - Dy emra tė mėdhenj qė kanė mbirė sė bashku.


    * - Babai i Volterit dėshironte ta bėnte tė birin gjyqtar, meqenėse nė atė kohė postet zyrtare nė Francė bliheshin, ai ishte gati tė shpenzonte shumė qė tė shihte tė birin nė atė post.
    - I thonė babait tim, - iu pėrgjigj Volteri atyre qė e kėshillonin ta dėgjonte prindin, - se nuk di tė bėj njė punė tė nderuar qė blihet. Unė do tė fitoj njė vend pune qė nuk kushton asgjė.


    * Qysh fėmijė u fut nė kolegjin jezuit "Luigji i madh". Nė kėtė kolegj nuk ndizej zjarr derisa tė ngrinte uji nė pilėn e Kapelės. Atėhere Volteri qė mėrdhinte shumė; pėr tė bėrė qė tė ngrinte sa mė shpejt uji i shenjtė dhe tė ndizeshin stufat, mblidhte nė kopėsht copa akulli dhe i hidhte fshehurazi nė ujin e shenjtė.


    * Volteri shkonte nėpėr sallonet e aroistokracisė, por gjuha e tij thumbuese dhe shpirti i tij ironik bėnin qė tė kishte shumė armiq. Duka Rohan, qė rridhte nga njė fis i madh fisnikėsh, u mėrzit nga qėndrimi i Volterit dhe pyeti:
    - Kush ėshtė ky djalosh qė pėr tė mė kundėrshtuar e ngre zėrin kaq lart? Volteri iu pėrgjigj qetė qetė me ballin lart:
    - Zotni dukė, unė jam njė njeri qė nuk mbaj nė shpatulla ndonjė emėr tė madh, por ama e nderoj shumė emrin tim.
    Duka doli i indinjuar. Disa orė mė vonė Volteri po shkonte udhės dhe dy vetė e kapėn dhe e rrahėn me shkopinj. Duka ishte nė njė karrocė aty pranė dhe po shikonte skenėn e turpshme tė organizuar prej tij. Ndėrkohė, ai i porositi njerėzit, qė po kryenin aktin e ulėt:
    - Mos e goditni nė kokė, brenda mund tė ketė ndonjė gjė tė mirė.



    * I dėrguan Volterit njė tragjedi shumė tė dobėt dhe iu lutėn qė tė jepte mendimin pėr tė.
    - Volteri e lexoi tė gjithė me vėmendje tė madhe, e vuri tragjedinė mbi tryezė dhe u tha tė pranishmėve:
    - E shikoni? Tė shkruash njė tragjedi si kjo ėshtė njė gjė mjaft e lehtė. E vėshtirė ėshtė tė shkruash pėr atė qė e ka bėrė kėtė tragjedi.


    * Volteri qysh nė fėmijėri kishte pasion tė madli pėr poezinė. Ai shkruante vargje gjithė ditėn. Vėllai i tij mė i madh ishte i dhėnė pas fesė dhe diskutonte shpesh pėr ēėshtje fetare. Babai i tyre thoshte:
    - Kam dy djem, tė ēmendur: njeri nė prozė dhe tjetri nė poezi.
    Njė mik erdhi t'i thoshte Volterit se ai ishte dėnuar qė librat e tij tė digjeshin nė zjarr.
    - Aq mė mirė, - u pėrgjigj filozofi, - librat e mi janė si gėshtenjat qė sa mė shumė tė piqen nė zjarr aq mė tė mira bėhen.


    * Volteri ishte shumė i njerėzishėm. Megjithėse ishte armik me Rusoin kur mėsoi se ai ishte pėrndjekur i ofroi strehim nė kėshtjellėn e tij. Rusoi iu pėrgjigj:
    -1 nderuari zotėri, unė nuk ju dua aspak dhe nuk kėrkoj prej jush as mėshirė e as nderim.


    * Volteri ishte shumė kėrkues me aktorėt. Nė provat e tragjedisė sė tij ai studionte veprėn dhe bėnte mjaft ndreqje. Njė natė nuk mbylli sytė dhe nė orėn tre zgjoi shėrbėtorin, e dėrgoi tek aktori qė luante rolin e tiranit, qė tė korigjonte njė batutė. Shėrbėtori i tha se nė atė orė tė gjithė flinin, por Volteri iu pėrgjigj:
    - Shko, vrapo. Tiranėt nuk flenė kurrė.


    * Aktorėt ishin aq tė lodhur prej Volterit sa zonjusha Desmare, aktore e parė, nga frika se autori do t'i bėnte korigjime tė reja, nuk donte ta merrte rolin. Volteri i foli aktores sė zemėruar, qė kishte mbyllur derėn, nėpėrmjet vrimės sė ēelėsit. Ajo ia mbylli edhe vrimėn e bravės qė tė mos e dėgjonte. Volteri atėhere bėri njė gjellė tė mrekullueshme me thėllėza tė pjekura dhe e ftoi. Nė sqepin e dymbėdhjetė thėllėzave kishte nga njė kartelė tė vogėl ku ai shkroi ndreqjet pėr rolin qė do tė luante aktorja.


    * Volteri i priste shumė kollaj tė huajt qė e vizitonin nė pallatin e tij nė Fėrne. Njė prej vizitorėve, i pėrkėdhelur nga sjellja e njerėzishme, shprehu dėshirėn tė rrinte disa javė nė kėshtjellė. Volteri iu kthye atėhere duke qeshur:
    - Mė duket se ju nuk doni t'i ngjani Don Kishotit. Ai i mori gjellėtoret pėr kėshtjella, kurse ju po i merrni kėshtjellat pėr gjellėtore.


    * Njė kritik e lavdėroi pėr qartėsinė e stilit tė tij. Volteri me modesti i tha:
    - Pėrrenjtė e vegjėl janė tė kthjellėt, dhe a e dini pse? Sepse nuk janė tė thellė.


    * Njė ditė shkoi nė Fėrne njė punėtor, tė cilin e ndaluan tė hynte. Ai deshi tė takohej me ēdo kusht me Volterin. Nga kėmbėngulja e tij u krijua potere. Nė mes tė kėsaj zhurme tė madhe Volteri doli i zemėruar nė dritare dhe thirri:
    - Po mė sė fundi, ē'dreqin doni?
    - Oh, asgjė tjetėr veēse t'ju shikoja, - u pėrgjigj punėtori. Edhe unė bėj atė qė bėni ju, bėj fenerė e ndriēoj botėn.
    Nga kėnaqėsiae pėrgjigjes Volteri e priti me pėrzemėrsi.


    * Nė oborrin e Frederikut II po flitej. Njė zotni gjerman mburrej me bukurinė e gjuhės gjermane. Volteri i tha se gjuha gjermane ishte shumė e ashpėr dhe tė fuste frikėn kur e dėgjoje. Pastaj shtoi:
    - Besoj se kur zoti dėboi nga parajsa tokėsore paraardhėsit tanė, duhet tė ketė folur nė gjermanisht.
    - Mund tė jetė ashtu, - u pėrgjigj mbreti Frederik,
    duke marrė pjesė nė bisedė, - por gjarpri qė gėnjeu Evėn padyshim i foli frėngjisht.


    * Njė njeri i tha Volterit tė mos punonte shumė dhe tė mos pinte kafe me tepri.
    - Kėshtu si po bėni ju, - i tha ai, - po vrisni veten tuaj.
    - I dashur mik, - iu pėrgjigj Volteri, - unė kam lindur i vrarė.
    * Nė vitin 1778 njė prift takoi Volterin dhe i kėrkoi t'i ndėrronte besimin fetar. Filozofi e dėgjoi me durim tė madh dhe pastaj i tha:
    - Ju lutem a mund ta di se kush ju ka dėrguar?
    - Kush mė ka dėrguar? Po vetė zoti mė ka dėrguar.
    - Shumė mirė, - e mori prapė fjalėn Volteri, - mė jepni letėrkredencialet.


    * Volteri justifikohej me kėtė frazė pėr pensionin qė i kishte dhėnė nipit tė Kornejit, i cili ishte nė fatkeqėsi.
    - Eshtė detyrė e ēdo ushtari qė tė ndihmojė nipin e gjeneralit tė tij.


    * Dikush e shqetėsoi pėr shumė kohė Volterin me letra tė gjata dhe tė kota. Volteri mė sė fundi i mėrzitur i shkroi:
    - Zotni, unė jam i vdekur dhe prandaj nuk mund t'u pėrgjigjem mė letrave tuaja.
    Mirėpo ai, qė nuk donte tė jepej, vazhdoi t'i shkruante Volterit me kėtė adresė:
    "Zotit Volter, nė botėn tjetėr".


    * Volterit iu desh tė kargohej nga Franca pėr shkak tė ideve dhe librave tė tij. Njė herė u kthye fshehurazi dhe nė kufi doganierėt i bėnė tė vetmen pyetje:
    - A keni gjė me vete?
    - Zotėrinjtė e mij, - u pėrgjigj Volteri, - e vetmja gjė qė dua tė fus kontra-bandė ėshtė personi im.


    * Kur Volteri ishte nė oborrin e Frederikut tė Madh tė Prusisė njė gjeneral i kėrkoi t'i korrigjonte disa kujtime tė shkruara. Ndėrkohė, njė shėrbėtor i mbretit i dha Volterit disa vjersha tė frederikut.
    - E shikoni? - i tha Volteri gjeneralit, - mbreti mė dėrgoi ndėrresat e palara pėr t'i larė, tė tuat do t'i laj njė herė tjetėr.


    * Volteri po shėtiste me disa miq tė tij. Para tyre kaloi njė prift. Volteri hoqi kapelen. Njė nga tė pranishmit e pyeti i habitur:
    - Qenkeni pajtuar me zotin?
    - Bah, - ia bėri Volteri, - pėrshėndeteni, por nuk flasim me njeri- tjetrin.


    * E pyetėn Volterin se ē'ndryshim ka midis tė mirės dhe sė bukurės. - E mira, - tha mjeshtri i madh, - ka gjithnjė nevojė pėr prova, kurse e bukura jo!


    * Kur nė Akademinė Franceze po diskutohej pėr disa fjalė qė do tė futeshin nė fjalorin e famshėm^, Voltari tha:
    - Gjuha jonė ėshtė njė krenari e varfėr, duhet t'i japim lėmoshė kundėr
    vullnetit tė saj.


    * Katerina II e Rusisė i dėrgoi Volterit si dhuratė njė kuti duhani prej fildishi, tė punuar prej dorės sė saj. Volteri i ēoi njė palė ēorape qė i kishte thurrur vetė dhe i shkroi: "Ju mė dėrguat njė punė burri tė bėrė nga njė grua, unė po ju ēoj njė punė gruaje tė bėrė nga njė burrė".


    * Volteri vMtoi stallat e mbretit tė Prusxsė dhe u habit shume kur njė kalė tė zbukuruar me sende luksi qė e mbanin mė nnre> te Aty mėso! se ai ishte kali qė Mshte mbajtur mbreti ne Pak mė vonė takoi nė rrugė njė kalimtar tė Y Kalimtari i tregox se Mshte marrė pjesė nė ate Fipozofi i madh u pikėllua shumė nga trajtimi


    * Volteri e mbante shpesh me vete Biblėn. Miqtė e tij habiteshin me tė se ishte kundėrshtar i librit tė shenjtė.
    - Po, a nuk ėshtė e natyrshme qė njė proēes gjyqėsor tė ketė gjithnjė parasysh edhe dokumentet e kundėrshtarit? - thoshte filozofi i madh.


    * Nė ditėt e fundit tė jetės Volteri i tha priftit qė erdhi pėr ta parė:
    - Keni tė drejtė, duhet hyrė nė rrethin e kishės. Duhet qė njeriu tė vdesė me fenė e prindėrve dhe tė atdheut tė tij.
    Kėshtu, po tė kisha lindur nė brigjet e Gangut, do tė jepja frymėn e fundit duke mbajtur nė dorė bishtin e lopės


    * Kur u njoftua vdekja e Volterit, letrari Kol thirri: - Tashti qė vdiq tirani i inteligjencies, nė letėrsi shpallin prapė republikė.

  2. #42
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    6,064
    XENONI (340-254 p.e.s.) filozof grek i lashtėsisė



    * Xenoni e hapi shkollėn e tij nė portikėt e Stoas qė ēdo ditė mbushej ,me shumė studentė. Ai ishte shumė i ashpėr me ta dhe kėrkonte qetėsi. Xenoni thoshte;
    - Natyra na ka dhėnė dy veshė dhe vetėm njė gojė qė tė dėgjojmė shumė dhe tė flasim pak.


    * Njė prej parimeve themelore tė filozofisė se Xenonit ishte se, njeriu i nėnshtrohej fatit tė paracaktuar dhe tė pashmangshėm. Njė shėrbėtor i tij vodhi dhe filozofi dha urdhėr qė ta rrihnin.
    - Po unė jam i papėrgjegjshėm, - kėrkoi tė shfajėsohej shėrbėtori, fati e do qė unė tė vjedh.
    - Ėshtė e vėrtetė, - u pėrgjigj Xenoni, - fati e do qė ti tė vjedhėsh dhe po fati e do qė ti tė rrihesh mirė.


    * E pyetėn filozofin Xenon nė se duhej tė dashuronin njerėzit e ditur. - Pėr tė bukurat do tė na vinte shumė keq, - u pėrgjigj filozofi, - po tė dashuroheshin vetėm nga budallenjtė.


    * Ambasadorėt e mbretit tė Persisė, tė ftuar njė njė banket po tregonin pėr zotėsitė e tyre. Vetėm filozofi Xenon nuk tha asnjė fjalė. Atėhere ambasadorėt i thanė:
    - Por nė qoftė se ti nuk thua asnjė fjalė, atėherė ēdo t'i themi pėr ty mbretit tonė?
    -1 thoni, - u pėrgjigj Xenoni, - se keni parė njė plak qė dinte tė heshtte mirė nė tryezė.

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e hysnib
    Anėtarėsuar
    13-02-2006
    Vendndodhja
    Suedi
    Postime
    41

    Zhosef Fushe (Joseph Fouche)

    Ipari nė prizmin psikologjik,Zhozef Fusheja paraqet karakterin mė interesant tė shekullit nė tė cilin jetoi: i njejti njeri bėhet mė 1790 mėsues i njė seminari priftėrinjsh dhe mė 1792 plaēkitės i kishave; mė 1793 na shfaqet si komunist dhe pesė vjet mė vonė si multimilioner; pas dhjetė vjetėsh tė tjera e ndeshim me titullin: Duka i Otrantos.Ky ishte Zhozef Fusheja!
    Prej 1799 deri mė 1802 mbajti postin e ministrit tė policisė (nė kohėn e Direktoratit tė evolucionit Francez); prej 1804 deri mė 1811 e gjejmė pėrsėri ministėr tė policisė sė Napoleonit.Ai mbijetoi tė gjitha pasionet politike dhe njerėzore tė tė tjerėve dhe,me talentin e vet demoniak dhe misterioz,ua hodhi gjithmonė gjenive bashkėkohės-Robespierri dhe Napoleoni u thyen pėrballė qetėsisė sė akullit e tė paepur tė Zhozef Fushesė.Ai ishte njė llogaritar i pashpirt dhe njė amoral cinik,i cili kurrė nuk i shėrbeu njė ideje,por gjithmonė vetėm e vetėm pushtetit,duke tradhtuar tė gjithė nė ēastin mė tė volitshėm.Njėzet e pesė vjet me rradhė arriti t’i shpėtojė kėshtu fatit,derisa Tajareni e rrėzoi pėrfundimisht kėtė shkelqėsi,dukė,ministėr dhe milioner.
    Pak kohė pėrpara rėnies,Fusheja u martua me njė aristokrate shumė tė bukur 26-vjeēare,e cila menjėherė pas muajit tė mjaltit,e kuptoi qė nuk ishte bashkėshortja e njė ministri fort tė nderuar,por thjesht gruaja e njeriut mė tė urryer e tė shpotitur tė Francės,e njė njeriu qė pėrbuzte e gjithė bota-gruaja e ”zotit” Fushe.
    Mė shumė i dua njerėzit me njė gabim se me dy fėtyra.

  4. #44
    Imagjinata ėshtė mė qenėsore se sa faktet
    ALBERT EINSTEIN

    Tė jeni tė gatshėm tė ngjiteni prej majės nė majė , Rruga drejt fitorės nuk ėshtė ajo qė na ndodh nganjėherė , por ajo qė ka karakter tė Pėrhershėm
    WINS LOMBARDI

  5. #45
    Il padrino Maska e DEN_Bossi
    Anėtarėsuar
    31-07-2006
    Vendndodhja
    Shkoder-Tirane
    Postime
    450
    Majkėll Faradei
    1791-1867


    Majkėll Faradei (Michael Faraday) ishte njė fizikan dhe kimist i madh anglez, eksperimentet
    e tė cilit qenė njė ndihmė e madhe pėr zhvillimin e elektromagnetizmit. Ai zbuloi se si njė
    magnet nė lėvizje krijon rrymė elektrike dhe si rryma elektrike vė nė lėvizje njė magnet.
    Rryma elektrike qė lind nė njė pėrcjellės, pohonte ai, ėshtė e pėrpjesshme me numrin e
    vijave tė induksionit magnetik tė ndėrprera nga konturi. Nė njė formulim mė modern, ky
    mbetet edhe sot ligji bazė i elektromagnetizmit.
    Lindi nė Njuington Bats nė 22 shtator 1791. I ati, Xhejms Faradej, ishte njė qymyrxhi
    shėndetlig. E ėma, e bija e njė fermeri, ishte e zgjuar dhe e qetė. Ajo ishte mbėshtetėsja
    shpirtėrore e tė birit gjatė fėmijėrisė sė tij tė vėshtirė. Faradej ishte njėri nga katėr fėmijėt e
    familjes. Familja bėnte pjesė nė njė sekt tė vogėl tė krishterė, qė ndikoi shumė nė gjendjen e
    lartė shpirtėrore tė Faradeit.
    Majkėlli vajti nė shkollė fare pak. Mėsoi tė shkruajė e tė lexojė nė njė shkollė kishtare qė
    zhvillonte mėsime vetėm tė dielave. Qė nė moshė tė re punoi si shpėrndarės gazetash pėr njė
    librashitės. Nė moshėn katėrmbėdhjetėvjeēare u caktua tė merrej me lidhjen e librave. Faradei
    shfrytėzoi kėtė rast pėr tė lexuar disa libra tė ardhur pėr t’u rilidhur. E mahniti njė artikull
    mbi elektricitetin nė “Enciklopedinė Britanike”. Duke pėrdorur mbetje nga lidhjet e librave,
    ndėrtoi njė gjenerator tė thjeshtė elektrostatik me tė cilin kreu eksperimente tė thjeshta.
    Njė herė i dhanė njė ftesė pėr tė dėgjuar leksionet e kimisė tė Sėr Hemfri Devit nė Institutin
    Mbretėror tė Londrės. Ai mbante shėnime gjatė leksioneve dhe i rishkruante me kujdes.
    Duke shpresuar pėr njė vend pune nė Institutin Mbretėror, ia dėrgoi leksionet Devit. Djaloshi
    i ri i bėri pėrshtypje tė mirė Devit ndaj i ofroi njė vend si asistent nė laboratorin e tij. Pagesa
    ishte njė gine nė javė (mė pak se sa fitonte Faradei si libralidhės).

    Suksesin e parė i Faradejit i takon kimisė. Nė vitet 1820-1823 ai prodhon
    komponimin e parė tė karbonit me klorin. Nė vitin 1825, gjatė studimit tė gazeve
    qė pėrdoreshin pėr ndriēim, Faradej mundi tė izolojė dhe tė pėrshkruajė vetitė e
    benzenit. Kreu studime me aliazhet e ēelikut, duke ndihmuar nė hedhjen e bazave tė
    metalurgjisė shkencore. Ndėrkohė qė merrej me pėrgatitjen e njė qelqi pėr lentet e njė
    teleskopi, arriti tė prodhojė njė qelq me tregues thyerje shumė tė madh. Ky studim e ēoi nė zbulimin
    e diamagnetizmit nė vitin 1845.
    Nė vitin 1820 Majkėlli takon njė vajzė me sy tė mėdhenj, 21-vjeēaren Sarah Barnard. Ra nė dashuri
    me tė dhe nė vitin 1821 martohen. Martesa e tyre ishte vėrtet e lumtur. Zonja Faradej doli se ishte
    shoku pėr tė cilin ai kishte nevojė e qė e dashuroi deri nė fund tė jetės.
    Nė vitin 1831, me anė tė njė serie eksperimentesh historike, Faradej zbulon dukurinė e induksionit
    elektromagnetik. Botoi njė sėrė vėllimesh me studimet e tij mbi elektricitetin, mbi kiminė dhe
    fizikėn, por shkruajti edhe libra shkencorė pėr fėmijė. Duke qenė vetė pa fėmijėri, ai kishte njė
    dashuri tė madhe pėr fėmijėt. Thuhet qė dhėnia e leksioneve, sidomos para fėmijeve, ishte pėr
    Faradejin njė ngazėllim i vėrtetė. Megjithatė ai kurrė nuk pati as studentė dhe as njė lėndė tė vetėn.
    Edhe pse ishte shumė i ngarkuar me punė, Faradeji gjente kohė tė qetėsohej dhe tė argėtohej. Nė
    vitin 1826 ndėrton vetė njė biēikletė dhe demonstron pėrdorimin e saj duke pedaluar nėpėr korridoret
    qė rrethonin amfiteatrin e leksioneve tė Institutit Mbretėror.
    Pavarėsisht nga rėndimi i vazhdueshėm i sėmundjes, vazhdoi tė punojė shumė derisa vdiq nė 25
    gusht tė vitit 1867.
    Qė nga mosha pesėdhjetėvjeēare ai konsiderohej “plakushi” i madh i shkencės britanike.

  6. #46
    AdIdAs Maska e DoLpHiN
    Anėtarėsuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    Hono Lulu
    Postime
    1,453
    Emri i vertete is Honore de Balzac ka mbetur i fshehte deri ne fund te shekullit te 19 kur u gjend nje certifikate lindjeje e novelistit te njohur ( sa ishte gjalle nuk ja dinte njeri emrin e vertete vec familjes ). Emri i tij i vertete ishte Balssa.
    Nje fakt tjeter interesant eshte se Balzac vdiq nga perdorimi i tepruar i kafes , pas se ciles ishte i fiksuar . Kafene e bluante vete sepse e preferonte cilesore. Diten flinte dhe naten shkruante ( behet fjale per vitet e fundit te jetes ). Vdiq vetem disa muaj pas martese , 1850.
    `That` is good and `that` is funny...but it costs a lot of money...

  7. #47
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-08-2007
    Postime
    197
    BOTA E VJETER NUK E PRANON NJERIUN E RI

    Ėshtė e ēudtshme, por e vėrtet. Tė provosh tė bėhesh i RI, tė rilindėsh, mund tė tė kushtojė me jetė.
    PSE?!
    SEPSE: Bota njerėzore tė pranon si tė mirė, shumė tė mirė, edhe shumė mė tė mirė, por kurrė nuk do tė pranojė si tė RI...
    PSE?!
    SEPSE: Tė bėhesh i RI dmth. tė rrėnosh gjithēka dhe tė fillosh nga e para. Ta hudhėsh atė bagazh tė rėndė me filozofinė , me religjionin, me kulturėn, me historinė, me kujtesėn, me gjithēka.
    Kush nuk do tė pranojė NJERIUN E RI?!
    Po, Bota. Kjo botė, kjo klasė qė ka privilegjet.
    Bota e njeriut tė RI, mbase edhe mund tė mos jetė mė e mirė, kushedi! Megjithatė eshtė e pahueshme se NJERIU I RI mund tė ndėrtojė BOTĖ TĖ RE pėr shijen e tėgjithėve, apo pėr shijen e shumicės, ndėrkaq, kjo e jona, nė pėrmasa planetare, ėshtė e tė PRIVILIGJUARĖVE.
    Ja pėre bota nuk e pranon NJERIUN E RI


    PS
    _____________
    Pėr shkak tė ideve mbi NJERIUN E RI, Sokratin e detyran ta pinte helmin

  8. #48
    AdIdAs Maska e DoLpHiN
    Anėtarėsuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    Hono Lulu
    Postime
    1,453
    Ja dhe nje pjese interesante e jetes se Adam Smith ( personi qe hodhi bazat e "free market" ) :

    Kur Adam ishte 4 vjec u rrembye nga nje grup arixhinjsh , dhe ishte xhaxhai i tij qe me shume mund e shpetoi dhe e coi tek e jema ( Babai i vdiq kur ishte foshnje ).
    Ps: Fakti qe i cudit ata qe lexojne biografine e tij per here te pare eshte se si ka shkruar per ekonomine duke qene nje filozof.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DoLpHiN : 01-11-2007 mė 13:34
    `That` is good and `that` is funny...but it costs a lot of money...

  9. #49
    l'aquila tornera a volare Maska e brandon
    Anėtarėsuar
    07-04-2006
    Postime
    622
    Citim Postuar mė parė nga hysnib Lexo Postimin
    Ipari nė prizmin psikologjik,Zhozef Fusheja paraqet karakterin mė interesant tė shekullit nė tė cilin jetoi: i njejti njeri bėhet mė 1790 mėsues i njė seminari priftėrinjsh dhe mė 1792 plaēkitės i kishave; mė 1793 na shfaqet si komunist dhe pesė vjet mė vonė si multimilioner; pas dhjetė vjetėsh tė tjera e ndeshim me titullin: Duka i Otrantos.Ky ishte Zhozef Fusheja!
    Prej 1799 deri mė 1802 mbajti postin e ministrit tė policisė (nė kohėn e Direktoratit tė evolucionit Francez); prej 1804 deri mė 1811 e gjejmė pėrsėri ministėr tė policisė sė Napoleonit.Ai mbijetoi tė gjitha pasionet politike dhe njerėzore tė tė tjerėve dhe,me talentin e vet demoniak dhe misterioz,ua hodhi gjithmonė gjenive bashkėkohės-Robespierri dhe Napoleoni u thyen pėrballė qetėsisė sė akullit e tė paepur tė Zhozef Fushesė.Ai ishte njė llogaritar i pashpirt dhe njė amoral cinik,i cili kurrė nuk i shėrbeu njė ideje,por gjithmonė vetėm e vetėm pushtetit,duke tradhtuar tė gjithė nė ēastin mė tė volitshėm.Njėzet e pesė vjet me rradhė arriti t’i shpėtojė kėshtu fatit,derisa Tajareni e rrėzoi pėrfundimisht kėtė shkelqėsi,dukė,ministėr dhe milioner.
    Pak kohė pėrpara rėnies,Fusheja u martua me njė aristokrate shumė tė bukur 26-vjeēare,e cila menjėherė pas muajit tė mjaltit,e kuptoi qė nuk ishte bashkėshortja e njė ministri fort tė nderuar,por thjesht gruaja e njeriut mė tė urryer e tė shpotitur tė Francės,e njė njeriu qė pėrbuzte e gjithė bota-gruaja e ”zotit” Fushe.
    E paske kopjuar fjale per fjale ate qe Robert Schwartz ka marre nga ZWEIG-u , megjthate eshte nje kryeveper qe vlen sa 100 libra historie
    La vida es un carnaval

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anėtarėsuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    TEMA ME E MIRE QE KAM PARE DERI ME TANI NE FORUME



    a del nokush qe e mban gjalle?

Faqja 5 prej 8 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ke figure historike preferoni?
    Nga Eda H nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 28-11-2011, 15:24
  2. Migjeni
    Nga macia_blu nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 29-11-2008, 05:03
  3. Paradox
    Nga deep_blue nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 99
    Postimi i Fundit: 06-10-2005, 15:15
  4. Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 12-10-2004, 17:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •