Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Katastrofat natyrore ngjarjet e vitit

    Catherine Davis
    Korrespondente e BBC-sė


    Njė sondazh i komisionuar nga Shėrbimi Botėror i BBC-sė tregon se shumica e njerėzve nė tė gjithė botėn cilėsojnė katastrofat natyrore si ngjarjet kryesore tė 12 muajve tė fundit.

    Sipas tij, 24 pėr qind e personave tė pyetur pėrmendėn cunamin dhe uraganet qė goditėn Shtetet e Bashkuara si ngrjarjet kryesore tė vitit.

    Lufta nė Irak ishte njė nga ngjarjet mė tė pėrmenduara nė sondazh.

    Mė shumė 32 mijė njerėz u pyetėn nė 27 vende gjatė sondazhit qė u mundėsua nga firma ndėrkombėtare GlobeScan dhe studiuesit nga universiteti i Marilandit nė SHBA.

    Nė njė kohė kur teknologjia duket sikur i ka dhėnė njerėzimit kontroll mbi natyrėn, 12 muajt e fundit rikujtuan forcėn e kėsaj tė fundit.

    Pesėmbėdhjetė pėr qind e personave tė pyetur nė sondazh, thanė se cunami ishte njė prej ngjarjeve mė tė rėndėsishme tė kėtij viti.

    Nėntė pėr qind e tė anketuarve identifikuan uraganin Rita dhe Katrina. Ndėrsa pėr tė tė tjerėt, - 15 pėr qind - lufta nė Irak ishte ngjarja kryesore. Jo vetėm qė ishte e rėndėsishme nė rradhėt e irakianėve, por ajo u quajt e rėndėsishme edhe nga tė anketuarit nė Korenė e Jugut, Spanjė, SHBA dhe Turqi.

    Ngjarja e katėrt mė e pėrmendur e vitit ishte vdekja e Papa Gjon Palit tė Dytė dhe inagurimi i pasardhėsit tė tij.

    Bombat e korrikut nė Londėr ishin ngjarja kryesore pėr katėr pėr qind tė tė anketuarve. Ndėrkohė nė mesin e britanikėve vetėm shtatė pėr qind i pėrmendin sulmet. Ato pėrmenden mė shumė nga ganezėt, australianėt dhe koreanojugorėt.

    Ajo qė bie mė shumė nė sy nė sondazh ėshtė ngjashmėria nė vlerėsimet nė tė gjithė botėn.

    Tre ngjarjet kryesore tė pėrmenduara gjatė anketimit janė edhe ngjarjet mė tė pėrmendura nė vendet e anketuara, njė shenjė kjo qė sipas analistėve i detyrohet globalizmit.

    .........

    Cila ishte per ju ngjarja e vitit 2005?
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Të gjitha ngjarjet që tronditën 2005

    Nga vdekja e Papës deri te uraganet në SHBA


    Nuk ka qenë aspak një vit i lehtë për botën. I ngarkuar me ngjarje të rëndësishme politike, fatkeqësi natyrore, rritje tensionesh, por edhe përpjekje për t’u dhënë fund konflikteve, 2005-a ka përmbyllur një periudhë kohore me shumë dëshpërim, por edhe me shpresë. Vdekja e papës, zgjedhjet në Irak, tërheqja izraelite nga Gaza e uraganet që “gjunjëzuan” Amerikën ishin vetëm disa nga ngjarjet kryesore të vitit që lëmë pas. Ndërsa, tërmetet në Indonezi e Iran, një sërë fatkeqësish ajrore gjatë verës dhe krizat e vazhdueshme në Lindjen e Mesme si dhe brenda bllokut europian rikthyen shqetësimin se problemet s’kishin të mbaruar. Përsa i përket Ballkanit, situata duket më pozitive, pasi komuniteti ndërkombëtar nxiti nisjen e negociatave për statusin përfundimtar të Kosovës, ndërsa Kroacia siguroi nisjen e bisedimeve për anëtarësimin në Bashkimin Europian e Maqedonia mori statusin e vendit kandidat.

    Termeti
    Viti “nisi” me pasojat tragjike të cunamit aziatik që ndodhi më 26 dhjetor të vitit të kaluar. Qindra mijëra të vdekur në 12 vende aziatike ishte bilanci i viktimave të dallgës gjigande të shkaktur nga një tërmet nënujor. Mes dëshpërimit dhe frikës së lindur rishtas, e gjitha bota u bashkuar për të vajtuar për viktimat e tragjedisë e për të ndihmuar të mbijetuarit. Dhjetëra histori të dhimbshme u publikuan në faqet e shtypit, ndërsa disa muaj më pas u zbuluan edhe skandalet e ndihmave dhe mungesa e përgatitjes së vendeve për tërmete të reja nënujore. Iraku dëshmoi edhe këtë vit se mbetet një zonë e nxehtë e globit, pas ritensionimit të situatës dhe shtimit të sumeve të rebelëve ndaj trupave amerikane e ndërkombëtare. Tre zgjedhjet që u zhvilluan gjatë vitit rikthyen disi shpresën, edhe pse në vend vazhdon lufta për pushtetin.

    Papa
    Vdekja e liderit shpirtëror të katolikëve në muajin prill i dëshpëroi tej mase besimtarët. 26 vitet e papatit të Papa Gjon Palit II u dominuan nga përpjekja e vazhdueshme për mbylljen e konflikteve dhe nxitjen e paqes, ndërsa për papën e ri, Benediktin XVI, analistët parashikojnë një periudhë pak më të vështirë drejtimi.

    Gripi
    Gripi i shpendëve i riktheu botës panikun nga një fatkeqësi e re natyrore. Virusi i rrezikshëm H5N1 u përhap me shpejtësi nga vendet aziatike drejt Rusisë dhe Europës, duke krijuar shumë shqetësim mes njerëzve. Medikamenti që u propozua si shpëtimi i vetëm kundër gripit solli përfitime të mëdha për kompanitë farmaceutike, por nuk largoi dot panikun.

    Terrorizmi

    Terrorizmi u rikthye këtë vit me sulmet në metronë e Londrës që shakktuan 56 të vdekur dhe qindra të plagosur, por më shumë se gjithçka i treguan botës se rreziqet nuk kanë kaluar ende. Nga ana tjetër, BE-ja dhe SHBA-ja u përballën këtë vit me kriza në forma të ndryshme. Franca dhe Holanda rrëzuan Kushtetutën e parë Europiane, dokumentin për të cilin ishte punuar dy vjet radhazi, duke hedhur dyshime mbi të ardhmen e Europës së bashkuar.

    Skandali
    Ndërkohë, presidenti Bush, inagurimi i të cilit u bë në fillim të vitit 2005, pas rizgjedhjes në tetorin e kaluar, u përball me një sërë skandalesh e shumë vështirësi. Administrata u përfshi në skandalin e zbulimit të identitetit të një punonjëseje të CIA-s dhe më pas edhe në atë të përgjimeve të qëllimshme. Një tjetër agjenci shtetërore, CIA, u akuzua për ngritjen e burgjeve sekrete në Europë dhe përdorimin e torturës ndaj të dyshuarve për terrorizëm. Amerika u përball në shtator me një tjetër fatkeqësi natyrore, disa uragane të njëpasnjëshme, që shkaktuan shumë të vdekur e dëme materiale.

    Terheqja
    E ndërkohë në Lindjen e Mesme, Izraeli vendosi të tërhiqet nga qëndrimi i tij i përhershëm ndaj palestinezëve duke hequr kolonitë hebreje nga Gaza e duke i hapur rrugë marrëveshjes së paqes. Por, po në këtë rajon, një president ultrakonservator u zgjodh në krye të shtetit iranian, duke shtuar mundësitë për izolimin ndërkombëtar të këtij vendi, pas një sërë deklaratash radikale kundër Izraelit dhe SHBA-së. Viti u mbyll me premtimin amerikan për reduktimin e trupave ndërkomëbtare në Irak, në një përpjekje për të rikthyer besimin në këtë vend e për të normalizuar situatën në Lindjen e Mesme. Një shpresë e re për vitin që vjen.

    Cunami në Azi

    Viti “nisi” një ditë pas Krishtlindjeve të 2004-s me, me cunamin aziatik që goditi 12 vende dhe solli për pasojë vdekjen e mbi 250 mijë personave. Qindra mijëra vetë mbetën pa shtëpi, ndërsa e gjithë bota u angazhua për të ndihmuar banorët e zonës. Pavarësisht masave të marra, edhe sot banorët e këtyre zonave nuk janë të sigurtë nëse mund t’u shpëtojnë pasojave të një cunami të ri.

    Zgjedhje në Irak
    Iraku zhvilloi tre herë zgjedhje gjatë këtij. Më 30 janar mijëra votuan për të zgjedhur një qeveri të re që do të krijonte bazat për hartimin e kushtetutës dhe do ta çonte vendin drejt zgjedhjeve të reja. Në tetor u votua për kushtetutën e re të vendit dhe në dhjetor u zhvilluan zgjedhjet për asamblenë e re, edhe pse ky votim nuk arriti të qartësonte koalicionet që do të marrin pushtetin.

    Vrasja e Haririt

    Një autobombë shkaktoi vdekjen e ish-kryeministrit libanez, Rafik Al-Hariri më 14 shkurt të këtij viti. Dyshimet ranë mbi Sirinë dhe kjo shkaktoi një krizë të madhe mes Bejrutit dhe Damaskut dhe protesta massive në Liban, që rrezikonin luftën civile mes forcave politike prosiriane dhe atyre nacionaliste. Kjo nxiti një hetim ndërkombëtar dhe solli për pasojë largimin e trupave siriane nga Bejruti, por hodhi dyshime mbi imazhin ndërkombëtar të Sirisë.

    Gripi i shpendëve

    Frika e një pandemie të gripit të shpendëve përfshiu botën që në muajin mars të këtij viti. Në Vietnam u raportuan 41 vdekje, në Indonezi epidemia shpërtheu në disa vatra. OBSH-ja njoftoi për një rrezik të madh për botën, ndërsa virusi H5N1 arriti deri në Rusi e më pas edhe në vendet e Ballkanit. Vaksina Tamiflu kundër gripit solli përfitime kolosale për kompanitë farmaceutike, por nuk zbehu frikën e pandemisë.

    Vdekja e Papës

    Papa Gjon Pali II vdiq më 2 prill, pas një papati 26-vjeçar që pati ndikim të rëndësishëm në historinë e botës. Mbi 300 mijë vetë morën pjesën në funeralin e tij që bashkoi liderët e botës. Pasardhësi i tij, Papa Benedikti XVI, u zgjodh relativisht shpejt, më 18 prill. Shumë analistë parashikuan një papat të ri të vështirë përballë sfidave të reja të katolicizmit dhe njerëzimit.

    Kriza e BE-së

    Më 29 maj, votuesit francezë refuzuan të miratonin Kushtetutën Europiane dhe tre ditë më pas edhe votuesit holandezë votuan kundër saj. Kjo shkaktoi një krizë të madhe në Bashkimin Europian, hodhi dyshime mbi bazat e bllokut dhe vuri në dyshim edhe procesin e zgjerimit të tij, gjë që rrezikon direkt anëtarësimin e vendeve të Ballkanit në BE. Kriza u thellua me mosmarrëveshjet për buxhetin, që u zgjidhën vetëm në fund të vitit.

    Sulmet në Londër

    Më 7 korrik, katër sulme me bomba ndodhën në sistemin e transportit publik në Londër në orët e para të mëngjesit. Sulmi terrorist shkaktoi 56 të vdekur dhe qindra të plagosur dhe riktheu frikën e atentateve të fondamentalistëve. Menjëherë pas kësaj, Britania nisi një fushatë të ashpër kundër të dyshuarve për terrorizëm, gjë që shkaktoi edhe incidente me komunitetet islamike.

    Tërheqja e Izraelit

    Pas 38 vitesh pushtim, Izraeli nisi më 15 gusht tërheqjen nga Rripi i Gazës dhe Bregu Perëndimor, duke i hapur rrugë procesit të paqes në Lindjen e Mesme. Plani i kryeministrit, Ariel Sharon, sidoqoftë, shkaktoi pakënaqësi mes elementëve radikalë izraelitë, të cilët kundërshtuan heqjen e kolonive hebreje nga zonat e pushtuara gjatë luftës së vitit 1967. Sharon ka krijuar tashmë një parti të re dhe synon të vazhdojë dominojë politikën izraelite.

    Uraganet në SHBA
    Tri “gra” gjunjëzojnë Amerikën. Fillimisht uragani Katrina godet Nju Orleansin, duke shkaktuar 1300 të vdekur dhe dëme që arrijnë në 130 miliardë dollarë. Ndërsa më pas uraganet Rita dhe Vilma godasin zonën e Teksasit, Meksikës dhe Karaibeve, duke shkaktuar shumë dëme dhe duke vënë përballë vështirësive të reja administratën amerikane, që sapo ka kaluar një skandal lidhur me fondet e rindërtimit për zonat e goditura nga uragani Katrina.

    Skandalet e Uashingtonit

    Viti mbyllet me një sërë skandalesh që trondisin administratën e presidentit amerikan, George Bush. Zbulimi i identitetit të një agjenteje të CIA-s çoi në bankën e të akuzuarve këshilltarin e zëvendëspresidentit, Dik Çenej. Pas kësaj, Europa akuzoi SHBA-në se kishte mbajtur burgje sekrete në territorin europian dhe se kishte organizuar rrëmbimin e personave të dyshuar për terrorizëm për t’i marrë në pyetje në vende të treta, duke përdorur edhe torturat.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  3. #3
    echo Maska e Dara
    Anėtarėsuar
    30-11-2005
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    694

    Osama dhe Katrina!!!

    Interviste me Thomas L. Friedman, dhe Opinioni i tij ne lidhje me dy ngjarjet me shokuese per te gjithe banoret e USA, ne menyre te vecante per shtetin e Florida-s.

    " Nje dite pas 9/11, une ndodhesha ne Jerusalem dhe po merresha ne interviste nga nje grup gazetaresh nga televizioni Izraelit. NJe prej reportereve me pyeti, "Si mendoni qe administrata e Bush-it do te reagoje ndaj sulmeve?", brenda mundesive te kujteses sime ju pergjigja: "Absolutisht, nje gje ju siguroj per keta *djemte e administrates* ehste se dine hsume mire se si te kunderpegjigjen".
    Thjesht kisha nje ndjenje te fuqishme qe George Bush dhe Dick Cheney, ishin njerezit e duhur per tu perballur me Osama, dhe nuk isha i vetmi qe mendonte keshtu. Mr. Bush beri nje mandat(cek te bardhe)qe ishte ne favor te 9/11. Fatkeqesisht mandati u keqperdorua ne shume aspekte te tjera te jetes ne USA, si psh: Taksa, ne aspketin shendetsor, natyror dhe pakteve interancionale. Nqs Osama konsiderohet si nejri prej fundeve te litarit te Bush-it, Katrina ehste fundi tjeter. Nqs Osama(ne menyre figurative) ishte Era qe frynte mbrapa Bush-it, Katrina ishte stuhia qe rrafi ne fytyre. Nqs Bush-Cheney konsideroheshin si Skuadra me e mir eper tu perballur me Osama, ata ishin njerezit me te gabuar qe te merrnin parasysh ceshtjen e Katrines.
    Keta jane njerez qe preferojne me mire te shkaktojne dhimbje, se sa ta ndjejne; me mire te percajne se sa te bashkojne;Njerez qe preferojne "Intelligent desing" si teologji, por nuk jan shume te afte per ta vene ne praktike.......Vazhdon.......

  4. #4
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    NĖ VITIN 2005 POTHUAJSE 92 MIJĖ VIKTIMA NĖ KATASTROFA NATYRORE


    Nė katastrofa natyrore gjatė vitit 2005 nė mbarė botėn humbėn jetėn pothuajse 92 mijė njerėz, bėri tė ditur Strategjia ndėrkombėtare pėr zvogėlimin e katastrofave.

    Thatėsirat, vėrshimet dhe tėrmetet e shpeshta, tė cilat shkencėtarėt i pėrshkruajnė si pasoja tė ngrohjes globale, gjatė vitit tė kaluar kanė prekur 157 milionė njerėz, qė ėshtė shtatė milionė herė mė shumė nė krahasim me vitin 2004.

    Nė hulumtimin e zbatuar, siē e prezantoi nė KB, Strategjia ndėrkombėtare pėr zvogėlimin e katastrofave, theksohet se numri i katastrofave natyrore nė vitin 2005 ėshtė rritur pėr njė tė pestėn, nė krahasim me vitin e kaluar.

    Nė kėto katastrofa kanė humbur jetėn gjithsej 91.963 njerėz, qė ėshtė dukshėm mė pak se sa nė vitin 2004, kur jetėn e kanė humbur 244.577 vetė. Shkaku kryesor pėr numrin e madh tė viktimave ėshtė cunami qė e goditi para dy vjetėve Azinė Jugore.

    Katastrofa mė e madhe nė planetė nė vitin 2005 ishte tėrmeti me pėrmasa tė mėdha nė Pakistan, ku vdiqėn mė shumė se 80 pėr qind nga viktimat e pėrgjithshme nė fatkeqėsitė natyrore.

    Sipas Salvano Briēeno, drejtori i Stratregjisė ndėrkombėtare pėr zvogėlimin e katastrofave, rritja e fatkeqėsive natyrore do tė vazhdojė edhe nė tė ardhmen.

    Nė raport pėrmendet se thatėsirat dhe vėrshimet janė shumė mė pak vdekjeprurėse sesa tėrmetet dhe stuhitė.

    Zhvendosja e katastrofave natyrore drejt mjediseve urbane nė vendet e zhvilluara, e rriti edhe ēmimin e pasojave tė tyre. Kėshtu, katastrofat natyrore gjatė vitit 2005 kanė shkaktuar dėm prej 159 miliardė dollarėsh, qė ėshėt pėr 71 pėr qind mė shumė nga viti 2004. Dėm mė tė madh prej 125 miliardė dollarėve shkaktoi uragani "Katrina".
    My silence doesn't mean I am gone!

Tema tė Ngjashme

  1. Kontributi i shkenctarėve islam nė shkencė
    Nga Bleti002 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 22:29
  2. Berisha: Ngjarjet e ’97-ės, rebelim i komunistėve
    Nga Davius nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 30-12-2005, 12:16
  3. Paditesit vs. Pandehurin
    Nga Reina nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 06-09-2005, 12:44
  4. Ēfarė kuptoni me termin Demokraci?
    Nga Kryeplaku nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 04-05-2005, 13:01
  5. Debat mes anti liberalėve dhe liberalėve
    Nga liridashes nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •