Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Cool "Dinjiteti i Kuvendit të Kosovës".


    Çobani i mirë e njeh bagëtinë me blegërimë.

    Perderisa ORA,brumi i te ciles eshte "made by Veton Surroi "akuzoi kryeparlamentarin Daci per nepotizëm, bajraktarizëm, mashtrime...."
    Fadil Geci, nga LDK-ja, i është kundëpërgjigjur akuzave, të cilat i quajti fushatë mediale dhe politike të ORA-s, të bëra së bashku me kryetarin e saj Veton Surroi. "Ai është kolaboracionist i regjimit të Millosheviqit" dhe "një politikan egoist e mashtrues", tha Geci...............


    Kundër këtyre akuzave reagoi Veton Surroi, duke i quajtur të "panjerëzishme dhe jo reale". Ai bëri thirrje që të kursehet "dinjiteti i Kuvendit të Kosovës".


    (Si duket Geci iu pergjegj Vetonit ne "gjuhen"e ti.
    Mirepo,vetem keshtu i ra ndermend Vetonit se DUHET ruejt dinjiteti i kuvendit!)




    Trimi nderon trimin, i mençmi të mençmin, i ligu të ligun.
    --------------------------------------------------------------------
    Në Kuvendin e Kosovës zhvillohet debati me akuza dhe kundërakuza për qendrën protokollare në Gërmi

    Prishtinë, 14 shkurt - Kuvendi i Kosovës në mbledhjen e sotme në rend dite ka pasur vetëm një pikë të rendit - shqyrtimin e projektit për ndërtimin e Qendrës Administrativo Protokollare në Gërmi të Prishtinës, që është vënë me kërkesë të Partisë reformiste Ora. Deputeti i këtij subjekti Gazmend Muhaxheri e cilësoi si projekt privat të kreut të Kuvendit, Nexhat Daci. Sipas tij, nuk ekziston vendimi i Kryesisë së Kuvendit për Qendrën në Gërmi, ndonëse ndërtimi i saj kushton 3 milionë euro, para këto që janë marrë nga buxheti i Kosovës. Gjithashtu Muhaxheri e akuzoi Dacin edhe për keqmenaxhime të tjera financiare. Akuzave të Muhaxherit i është përgjegjur sekretari t i Përgjithshëm i Kuvendit Isa Demaj, por gjatë diskutimit të tij deputetët e PDK së braktisën sallën.

    Në vazhdim debati mori edhe karakter fyes, ndërsa diskutimet vazhduan me polemika e replika ndërmjet deputetëve të Ora-s që akuzonte, dhe debutetëve të LDK-së që u vunë në mbrojtje të Kryekuvendarit Daci.

    Shefi i Grupit parlamentar të PDK-së, Jakup Krasniqi kërkoi që të ndërpriten akuzat dhe të formohet një komision parlamentar për hetim të çështjeve.

    Akuzat e grupit ORA drejtoheshin ndaj kryeparlamentarit Daci dhe sekretarit të Kuvendit, Isuf Demaj se vendimi i tyre në bashkëpunim për ndërtimin e Qendrës Protokollare-Administrative në Gërmi është marrë pa lejen e Kryesisë së Kuvendit.
    Sekretari i Kuvendit Isuf Demaj, i është kundërpërgjigjur akuzave me ofrimin e dëshmive të Kuvendit, duke përjashtuar mundësinë që vendimmarrja për ndërtimin e Qendrës Protokollare-Administrative dhe të shpenzimeve buxhetore për vitin e kaluar, të jetë bërë 'krye në veti'. Ndërsa, nuk përjashtuar ndonjë lëshim të mundshëm në kompletimin e dokumenteve.
    "Vendimi parimor për rindërtimin apo ndërtimin e qendrës në Gërmi është marrë në mbledhjen e Kryesisë më 6 maj 2003. Aty është marrë vendimi për renovimin e sallës së mbledhjes plenare, por që atëherë ka qenë një qeveri koalicioni të gjerë", tha Demaj.
    Në atë mbledhje ishte vendosur edhe për riparimin e disa objekteve të tjera, si qendra në Blinajë, të cilën aktualisht e shfrytëzojnë pjestarët e TMK-së.
    Qendra ndërtohet për pritje të personaliteteve që vijnë në Kosovë, për pritje në takime.
    Deputeti i Ora-s, Gazmend Muhaxheri dhe njëherit anëtar i Kryesisë së Kuvendit, akuzoi kryekuvendarin Daci edhe për "nepotizëm, bajraktarizëm, mashtrime" etj, që sipas tij e varfëruar buxhetin e Kosovës me mbi tre milionë euro.
    Ai tha se z.Daci ka futur në lojë edhe Kuvendin Komunal të Prishtinës, që lejen për ndërtimin e qendres e ka dhënë 6 muaj pas fillimit të punimeve.

    Fadil Geci, nga LDK-ja, i është kundëpërgjigjur akuzave, të cilat i quajti fushatë mediale dhe politike të ORA-s, të bëra së bashku me kryetarin e saj Veton Surroi. "Ai është kolaboracionist i regjimit të Millosheviqit" dhe "një politikan egoist e mashtrues", tha Geci, duke ia drejtuar këto akuza Surroit. Kundër këtyre akuzave reagoi Veton Surroi, duke i quajtur të "panjerëzishme dhe jo reale". Ai bëri thirrje që të kursehet "dinjiteti i Kuvendit të Kosovës".

    Në mbrojtje të akuzave të bëra në adresë të kryekuvendarit kanë diskutuar edhe shumë deputetë të tjerë të LDK-së, si Lulzim Zeneli, Ramadan Kelmendi etj.
    Jakup Krasniqi, shef i Grupit parlamentar të PDK-së duke kundërshtuar këtë debat akuzash tha se PDK-ja ka kërkuar që të formohet një komision parlamentar hetimor në mënyrë për të ndërprerë, sipas tyre, "nepotizmin, diferencimin politik etj".
    Depuetetja Gjylnaze Syla e AAK-së, tha se në Kuvend duhet të bëhen ndryshime në menaxhimin e financave, por edhe në çështje të tjera ku mund të ketë hapësirë dyshimi për keçpërdorime.
    seanca i vazhdoin punimet pasdite pas një pushimi të gjatë.
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Tërmkolli sot interpelancë me kërkesë së PDK-së

    Prishtinë, 15 shkurt 2006 (Kosovapress) Time: 09 : 17

    Kuvendi i Kosovës do të vazhdojë të mërkurën punimet me shqyrtimin e pesë propozimeve të ndryshme të Qeverisë së Kosovës, si dhe me interpelancën e ministres së Shërbimeve Publike Melihate Tërmkolli sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Partisë demokratike të Kosovës (PDK).
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Eh burra te ishin te gjith si Geci me ju mbyll gojen mes Parlamentit bashkpuntorve te Milloshit.. Do ishte bo me mire.
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Eh more Gjilanas

    Marrin vesh vetem ne "gjuhen"qe ata flasin.
    Po ju fole mire,asht mshort ta dredhin kryet.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Tërmkolli nuk dëshiron interpelancë, përgjigjet me shkrim


    Prishtinë, 15 shkurt 2006 (Kosovapress) Time: 15 : 41

    Ministrja e Shërbimeve Publike, Melihate Tërmkolli , e cila ka qenë e ftuar në interpelancë nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, i është përgjigjur vetëm me shkrim pyetjeve të deputetëve. Mirëpo, kundër kësaj praktike kanë qenë deputetët e opozitës, të cilët kanë kërkuar që ajo t’iu përgjigjet pyetjeve që do t’i shtrojnë deputetët. Kuvendi vendosi që çështja e interpelancës të shtyhet për seancën e fundit të këtij muaji.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #6
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Edhe une jam kunder ndertimit te qendres ne Germi. Germia eshte pasuri kombetare dhe oksigjeni i Prishtines, dhe si e tille duhet te ruhet si syte e ballit e jo te mbushet me beton. Ajo qender mund te behet kudo tjeter por jo ne Germi. Poashtu, kemi vetem nje rruge qe te con ne Germi dhe imagjino nese behet qendra atje, gjithmone do jete e bllokuar per shkak te takimeve politike, do behen telashe banoret e asaj ane e edhe ata qe duan te dalin ne Germi per tu shlodhur, vrapuar, bere piknik me njerezit e tyre etj.

    Ka shume vende tjera ku mund te behet qendra pse bash ne Germi?
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Dodon

    Ka njerez qe e kane profesion planifikimin hapesinor urbanistik,edhe paguhen vetem per at pune.
    Nese ata japin lejen,(per cfar edhe e kane miratue projektin e ri)ateher pse PDK-eja nuk erdhi me nje propozim te ri
    apo pse nuk ngriti padi ndaj miliona shtepive pa leje qe ia zune frymen qendres,Germis,Velanis,Dragodanit,Veternikut......
    ...e ku s`pat kesi lloj ndertimesh...

    Tani,thue ti se po iu dhemb per malin dhe ajrin e paster te Germis?
    Jo loqkum,ju dhemb diku tjeter..


    Edhe ti e di,po s`di pse po flas.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Heeeu, i lumte Gecit...!

    Se ma mire ska pas si ti thuhet nje gjaku shkau si puna e Vetonit!

    Ma qoj mallin e Heroit Azem Hajdari qe u tregojke Socialisteve se per qendren te tyre kane Beogradin!
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  9. #9
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Citim Postuar më parë nga RTP
    Dodon

    Ka njerez qe e kane profesion planifikimin hapesinor urbanistik,edhe paguhen vetem per at pune.
    Nese ata japin lejen,(per cfar edhe e kane miratue projektin e ri)ateher pse PDK-eja nuk erdhi me nje propozim te ri
    apo pse nuk ngriti padi ndaj miliona shtepive pa leje qe ia zune frymen qendres,Germis,Velanis,Dragodanit,Veternikut......
    ...e ku s`pat kesi lloj ndertimesh...

    Tani,thue ti se po iu dhemb per malin dhe ajrin e paster te Germis?
    Jo loqkum,ju dhemb diku tjeter..


    Edhe ti e di,po s`di pse po flas.
    RTP, une e di qe ka njerez qe e kane profesion urbanizmin e arkitekturen por une jam i bindun qe ata qe jane profesionista te vertete jane kunder ketij ndertimi ne Germi se nuk ka kurrfare logjike mu ndertu kjo qender ne Germi. E edhe nese urbanistat jane pajtu, Prishtina nuk eshte vec e tynja, po edhe e neve prishtinasve tjeter (sikur une qe me babe e babgjysh i kam prishtinsa). Mu po me dhemb, se une e kam shpine ne Sofali, e nuk du me pas rrugen e bllokume tane kohen, me mbet i bllokum te shpia gjithe diten, se Dacit ju ka tek me i prit politikanet ne Germi. Poashtu, mos me mujt me dal kurre ne Germi se e kane zaptu politikanet. Kjo eshte jashte cdo logjike.

    Tung
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Citim Postuar më parë nga Arb
    Heeeu, i lumte Gecit...!

    Se ma mire ska pas si ti thuhet nje gjaku shkau si puna e Vetonit!

    Ma qoj mallin e Heroit Azem Hajdari qe u tregojke Socialisteve se per qendren te tyre kane Beogradin!

    Bile edhe shume e ka durue F.Geci kete sorren e zeze e glacuske..

    Vetoni harron se nuk mbulohet dielli me shoshë.
    Edhe kau ka guhë të madhe, por nuk flet dot...

Tema të Ngjashme

  1. Kushtetuta e Kaçanikut, themelet e shtetit shqiptar në Kosovë
    Nga SkyThinks në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 27-05-2016, 15:32
  2. Gjilani
    Nga cod3r në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 10-05-2009, 13:18
  3. Kushtetuta e Republikës së Kosovës
    Nga YlliRiaN në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17
  4. Ramizi per pluramizmin.
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 07-05-2006, 00:43

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •