Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anëtarësuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283

    TMK-ja, ushtri e ardhëshme ,apo shkrirje e sajë

    Menjëhere pas perfundimit të luftës,dashtë zoti të jete e fundit,popullit të Kosovës i vajti mendja tek ushtrija e sajë.Meqenëse ishte hera e parë që populli shqiptarë në truallin e Dardanise Ilire e kishte një ushtri të veten u gëzuan pa masë se tani e tutje një ushtri shqiptare do te mbizoteroi si forcë mbrojtëse.Mirëpo vajti puna si vajti dhe tani duhej një dokument që të përcaktoi se si dhe në qfarë mënyre do të bëhej ndërtimi ,konstituimi dhe organizimi i kësai force ushtarake.U formua një komision që atëbote quhej komision kushtetues përbër prej anëtarëve specializant te partive më të mëdha të Kosovës.Pra komision i përbër prej njohësve të shkëlqyeshëm të normave juridike.Por qka ndodhi në të vertetë?Ata (komisioni)qe ishte vasale e Serbisë e përpiluan një dokument sa qesharak aq edhe tragjik që quhej Korniza kushtetuese dhe u lavderuan se tani Kosova ka nje dokument
    që e avanson Kosovën përpara(drejt Serbisë)..I morën disa mëditje të mëdha dhe deklaruan
    me plot gojë duke u perqyrravur , jargitur.e kruar qelet :se tani kosova e ka bërthamën e ushtrisë së vet.Dhe qka kishte ndodhur me të vërtetë?Në atë komision kushtetues kapitulli i shtatë e që është valide edhe sot shkruan...TMK-ja-trupa mbrojtese e Kosoves, është trup civil emergjent me të drejtë të trajnimit edhe jashtë vendit(kuptohet, jashte Kosovës ).Qka u bë me ushtrinë që e patëm?u krijua një berthamë e saj apo u shua nëë tërsi?..bazuar në ketë dikument ushtria që patëm gjat luftës u shua në tëërsi, nga ajo mbetën vetëm disa levozhga.Shtrohet pyetja: po pse kështu ndodhi?Faktori shqiptar edhe gjat luftës ishte i perqar e sidomos aje ushtarak.U formuan dy e më tepër ushtri gjate lufëes ,u emëruan shum komandant zonash dhe nuk pati asesi kurfar mundësie të formohej një ushtri me elemente hierarhike.Ajo që ishte dhe që ndodhi më e keqja atebote ishte se u vra edhe njeriu ,strategu komandanti dhe oficeri i karieres se lart:kolonel Ahmet Krasniqi, dhe qka ishte edhe më trishtuese, vrasja makabre ndodhi në Shqipëri.Ndodhen shum vrasje enigmatike në trojet shqiptare.-në kufirin shqiptaro-shqiptar etj..kurse shteti në fjale/Shqipëria / dhe presidenti kukull hezitonin në ndriqimin e vrasjeve te tilla enigmatike. dhe paraqiteshin sikurse nuk ndodhte asgje.Pra thënë qartë qdo gjë bëhej si donte Serbia me aleaten e atëhershme Tiranen zyrtare te Fatos Nanos.Pra duke u sabotuar në të gjitha mënyrat e mundëshme,lëvizja e shqiptarve ëer qlirim nga pushtuesit serbo-sllav, nuk pati atë suksesin e paramenduar nga shumica e shqiptarëve te Kosoves.Mandej u bë si u bë dhe shqiptarët u thirren ne Francë në të ashtuquajturen konference e rambujese.Tani shqiptarët shkuane atje si palë e humbur.per shkak se edhe tërë ngjarja edhe gjate luftes shkoi në këtë drejtim.Pra në konferencën e rambujesë u nënshkrua edhe :kapitullimi i shqiptarve te Kosoves dhe popullit të saj.U bënë sulmet e NATO-së, mirëëpo ishte nënëshkruar -kapitullimi i përhershëm.Tani ishte nënshkruar një dokument ku populli i Kosovës mbetej në të ardhmen e saj , për një kohë të caktuar nënë mbikqyrjen e kombeve te bashkuara,dhe nënë jurisdikcionin e Serbisë.Këtë e parashikonte edhe rezoluta 1244 e kombeve te bashkuara, që doli si rrjedhojë e nënshkrimit të dokumentit të rambujese.Pra forcat ushtarake serbe u larguan vetëm përkohësissht,pra më të drejtën e kthimit , në faza të ndryshme dhe në numrin e parashikuar që ishte pra në Kosovë, para fillimit te luftës.U lidhen edhe marreveshje të ndryshme tekniko-ushtarake me forcat e KFOR,it dhe marrëveshje të tjera ku zbehej gjithnjë e më tepër faktori i ynë ushtarak.Ajo që ishte një ndër pikat tragjike në vazhdimësi ishte :demilitarizimi i ushtrisë sonë qlirimtare dhe ku thuhej pa kurfar turpi: dihet se nga kush,se.ushtria qlirimtare e Kosoves nuk po demilitarizohet ,por po transformohet.Me këtë protekst e me këto pallavera e kopalla vepronin ata që e kishin udhehequr luften dhe ate nga hotelet më të njohura të Tiranës.Ja pra kështu , nga UQK-ja,u themelua TMK-ja e Kosovës për ta mbrojtur Kosovën-
    gjegjësisht qytetarët e saj nga fatkeqesitë elementare si: bora,vërshimet.shmangëja e pasojave nga dridhjet e mundeshme e tokës etj.Pra a ka mundësi të themelohet ministria e mbrojtjes e Kosovës? qfar ministrish do ti kemi dhe të kujtë, a do të kemi një Kosovë me sovranitet të vetin?,apo do të mbetemi nënë sovranitetin e Serbisë?,Këto payetje dhe përgjigjëje duhet adresuar tek të gjithë ata që drejtoinë sot Kosovën.Dhe nga të gjithë ata që kontribuan në krijimin e këtyre amullive të zymta.Unë personalishte mendoi se me ujqërit për rreth kosovës e me qetë të qartur mbrenda sajë asesi nuk kemi mundësi ti krijoim organizmat e cekur më lartë.Por përkundrazi ujqërit dhe qetë e qartur do të kontribuojnë që Kosova të bëhet cop-cop.Mendoi se kjo rrugë e tmerrshme tani veq ka filluar dhe ate me shoejtësi marramendëse raketore.A ka kush ta ndalë ? besoi se : jo, sepse ai dhe ata qe do ta ndalnin tani disa kanë vdekur , disa tani pas luftes së fundit kanë mbetur invalid. e ata që do të vepronin në pengimin e kësai të keqe , do te bëhen më parë cop.cop,nga jqërit dhe qetë e qartur.E pamvarësia e Kosoves ku do te mbetet?Them me keqardhje se pamvaresia e shumë -
    pritur e popullit të Kosoves do të mbetet edhe më tej vetëm aspirate e tyre , ( jona )gjer sa të vazhdoinë kafshimin e tyre të egër të pa mëshirshem , bishat e tilla.

    Sabri Selmani ,Jurist.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-11-2005
    Vendndodhja
    Ne Kosove
    Postime
    33
    E ke postuar kete teme 2 here

  3. #3
    PO USHTRI E ARDHESHME E KOSOVES
    USHTRI PROFESIONALE
    http://video.google.com/videoplay?do...nia&pr=goog-sl

Tema të Ngjashme

  1. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  2. Grupi Ndërkombëtar i Krizave (ICG) sugjeron që Kosova të ketë ushtri
    Nga Davius në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-07-2006, 10:31
  3. Grupi puçist në Ushtri.
    Nga Albo në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-03-2005, 09:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •