Më duhet të shprehem pak kur është në pyetje Shqipria e madhe dhe etnike. Ju lutem, mos e përdorni këtë fjalë, ngase Shqipria etnike ose e madhe nuk e simbolizon identitetin shqiptarë. Edhe pse kjo është ëndrra jonë, mos e shprehni në kësi mënyre dhe këtë ju them nga përvoja!
Si intelektuale në Suedi dhe reprezentante e rinisë Suedeze në UNITED NATIONS në New York, më duhet tju them që përdorimi i fjales ETNIKE tingllon shumë keq në veshët e të huajve të cilët nuk e kuptojnë popullin tonë.
Unë mendoj që ne si popull duhet ta kuptojmë fjalen DEMOKRACI. Pyeta edhe më herët ku janë të gjithë ata njerëz të cilët kërkonin demokraci dhe të cilët i adhuroja si idolet e mi? Ju lutem lajmrohuni dhe ta diskutojmë fjalen demokraci sepse nga përvoja ime më duhet të them që një shtet etnik kurrë nuk mund të jet DEMOKRAT!!! Ku e kan vendin minoritetet? Ku janë të shtypurit?
Ju lutem lajmrohuni dhe ma riktheni ëndrren të cilen e kisha kur isha fëmi!!!
Krijoni Kontakt