Close
Faqja 4 prej 9 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 82
  1. #31
    me 40 hajdutė Maska e alibaba
    Anėtarėsuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Gjenerata te tera shkollore kane kryer shkollat e larta ne gjuhen serbe madje siç tregojne edhe vete e kane mesuar gjuhen serbe pikerisht aty ne shkolle, d.m.th. nuk e kane njohur gjuhen serbe me heret.
    Per ate qe thua se shqipetaret e flasin serbishten ne Kosove une kisha me thene ndryshe, e njohin,pra sikurse qe mund ta njohin edhe ndonje gjuhe tjeter.
    Serbet qe e njohin gjuhen shqipe zakonisht jane koloniste qe kane jetuar nje kohe te gjate ne Kosove dhe e kane mesuar gjuhen shqipe permes kontakteve ose edhe ne kurse te veqanta ne Beograd pasi keta te fundit sherbenin edhe si agjente.

    atehere si ka mundesi qe te mosditurit e gjuhes serbe te sillet si argument se nuk donin te asimiloheshin nga serbet?
    Ketu me duket se thua qe kemi dashur te asimilohemi me deshiren tone apo kam keqkuptuar???
    Armiqesia mes serbeve dhe shqipetareve ka pasur nje kontinuitet qe nga lufta e Toplices me 1878 e deri sot.Ata qe jane asimiluar me deshiren e tyre kane qene te pakte.
    Sa i perket romeve doren ne zemer por edhe une nuk ulem ne nje banke me ta.
    Pastaj eshte fakt se shumica romeve serbofone jane asimiluar me serbe, dhe sot ka shume serbe me tipare te magjupit, ndersa ky racizmi yne siç duket na ka ruajtur racen te paster ashtu siç eshte.

  2. #32
    i rregjistruar Maska e mjeshtria
    Anėtarėsuar
    03-12-2004
    Vendndodhja
    Shtetet e bashk.
    Postime
    60
    Citim Postuar mė parė nga alibaba

    Sa i perket romeve doren ne zemer por edhe une nuk ulem ne nje banke me ta.

    Pastaj eshte fakt se shumica romeve serbofone jane asimiluar me serbe, dhe sot ka shume serbe me tipare te magjupit, ndersa ky racizmi yne siē duket na ka ruajtur racen te paster ashtu siē eshte.
    ky eshte ai racizem per te cilin po them une. Problemi eshte se burimi i kesaj urrejtjeje tek shumica e popullit te kosoves eshte me baza te pastra raciste dhe se nuk ka lidhje me c'fare mund ti kene bere romet kosovareve.

    dhe une personalisht jam kunder ne kete pike.

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e Drita_Love
    Anėtarėsuar
    06-11-2005
    Vendndodhja
    SWEDEN
    Postime
    101

    Eksperioenca personale...

    Njė gjė qė e vėrej shpesh te vetvetja ėshtė qė shumė lehtė ėshtė tė klasifikon njeriu gjėrat dhe tė krijon kategori tė ndryshme mbrenda vetvetes, dhe kėsthu jemi tė gjithė njerėzit...Besoj qė kėshtu ėshtė psiqika e vetė njeriut dhe nganjėhere jamė nė takord me teorine e behaviorizmit.

    A e keni vėrėjtur sa lehtė ėshtė kur takon njeriu pėr shembull njė suedezė ose ndonjė tjeter tė huaj tė mendon: kėshtu janė suedezėt. Kjo ėshtė njė gjė shume natyrale dhe kėsthu funkcionon psikologjia e njerit.

    Sidoqoftė une besoj qė njeriu mė sė pari duhet ta shef vetveten si qenije njerėzore, individ dhe tė provoj ti largoj gjeneralizimet...Besoj qė kur ta arrij kėtė (e kam fjalen pėr vetveten), atėhere do tė jem komplet si njeri!!!
    Dua te jem e lirė,te fluturoj,ZOTIN ta gjej dhe pėrjetoj, qė ne momentin e vdekjes tė mos mendoj qė kurrė as nuk jetova!

  4. #34
    I larguar Maska e panchovilla
    Anėtarėsuar
    11-09-2005
    Vendndodhja
    Milky Way Galaxy
    Postime
    502
    Citim Postuar mė parė nga Drita_Love
    Njė gjė qė e vėrej shpesh te vetvetja ėshtė qė shumė lehtė ėshtė tė klasifikon njeriu gjėrat dhe tė krijon kategori tė ndryshme mbrenda vetvetes, dhe kėsthu jemi tė gjithė njerėzit...Besoj qė kėshtu ėshtė psiqika e vetė njeriut dhe nganjėhere jamė nė takord me teorine e behaviorizmit.

    A e keni vėrėjtur sa lehtė ėshtė kur takon njeriu pėr shembull njė suedezė ose ndonjė tjeter tė huaj tė mendon: kėshtu janė suedezėt. Kjo ėshtė njė gjė shume natyrale dhe kėsthu funkcionon psikologjia e njerit.

    Sidoqoftė une besoj qė njeriu mė sė pari duhet ta shef vetveten si qenije njerėzore, individ dhe tė provoj ti largoj gjeneralizimet...Besoj qė kur ta arrij kėtė (e kam fjalen pėr vetveten), atėhere do tė jem komplet si njeri!!!
    Kur te arrish qe mos ti pergjithesosh te gjithe shqiptaret si te pashkolluar, paeduakete, jotolerante, etj, etj, atehere e kupton pse edhe te tjeret i pergjithesojne suedezet, norvegjezet apo kutadi une se kend tjeter. Keshtu pra vogelushe te secila teme qe e ke hapur me duket se pak ke kaluar ne ekstrem me kritikat tuaja ndaj shqiptareve. Keshtu qe here tjeter kontrolloji njehere gjerat qe i shkruan.
    Hardworking pays off in future, laziness is paying off right now

  5. #35
    i/e regjistruar Maska e Drita_Love
    Anėtarėsuar
    06-11-2005
    Vendndodhja
    SWEDEN
    Postime
    101
    Citim Postuar mė parė nga panchovilla
    Kur te arrish qe mos ti pergjithesosh te gjithe shqiptaret si te pashkolluar, paeduakete, jotolerante, etj, etj, atehere e kupton pse edhe te tjeret i pergjithesojne suedezet, norvegjezet apo kutadi une se kend tjeter. Keshtu pra vogelushe te secila teme qe e ke hapur me duket se pak ke kaluar ne ekstrem me kritikat tuaja ndaj shqiptareve. Keshtu qe here tjeter kontrolloji njehere gjerat qe i shkruan.
    Me tė vertet jo voglush, por besoj qė vetem krikikat (pozitive dhe negative) dhe cdo reflektim sjell ndryshime.

    Mė duket qė nuk ke diskutuar mė parė nė tema tė tjera dhe prandaj as nuk e kupton nga vijnė reflektimet e mija. Nese e ndėrton njė shtepi, dhe vetem je i kėnaqur me dukjen e saj, prandaj nuk bėn ndryshime, atėher nuk mund ta zbukurosh shtepinė kurrė , por ajo do tė mbetet ashtu!!!

    Cfarė ėshtė jeta nese nuk i analizojmė gjėrat, nese nuk reflektojmė dhe zhvillohemi? Cdo ditė ėshtė mėsim dhe pa reflektim ėshtė e pamundur tė mėson njeriu, tė zhvillohet...
    Dua te jem e lirė,te fluturoj,ZOTIN ta gjej dhe pėrjetoj, qė ne momentin e vdekjes tė mos mendoj qė kurrė as nuk jetova!

  6. #36
    I larguar Maska e panchovilla
    Anėtarėsuar
    11-09-2005
    Vendndodhja
    Milky Way Galaxy
    Postime
    502
    Citim Postuar mė parė nga Drita_Love
    Me të vertet jo voglush, por besoj që vetem krikikat (pozitive dhe negative) dhe cdo reflektim sjell ndryshime.

    Më duket që nuk ke diskutuar më parë në tema të tjera dhe prandaj as nuk e kupton nga vijnë reflektimet e mija. Nese e ndërton një shtepi, dhe vetem je i kënaqur me dukjen e saj, prandaj nuk bën ndryshime, atëher nuk mund ta zbukurosh shtepinë kurrë , por ajo do të mbetet ashtu!!!

    Cfarë është jeta nese nuk i analizojmë gjërat, nese nuk reflektojmë dhe zhvillohemi? Cdo ditë është mësim dhe pa reflektim është e pamundur të mëson njeriu, të zhvillohet...
    Jo temat e tua i kam lexuar por nuk kisha qef te shkruaj te secila teme. Por meqe vete dole te kjo teme pra pse nuk e pranon hapur se edhe ti i pergjitheson shqiptaret. Sa kohe ke jetuar ne Shqiperi, Kosove apo Maqedoni? Sa i njeh shqiptaret? Nuk mund pra ti pergjithesosh shqiptaret vetem sipas personave(legenave)qe i ke takuar apo degjuar per ta ne Suedi. Sepse as ata nuk e perfaqesojen shqiptarizmin. Keshtu qe pa dale ne tema tjera a mund ti pergjigjesh pyetjeve te mija se pari? Dmth ti nese ke jetuar tere jeten tende ne Suedi. Mund te them lirisht se nga kjo sjellja jote ne forum sillesh si nje suedeze shqipfolese. Kete nuk e them per te te ofenduar por thjesht ky eshte realiteti. Keshtu qe here tjeter mos iu fut supozimeve te tua pa patur dijeni te mirefillta ne tema te ndryshme ne lidhje me shqiptaret.
    Hardworking pays off in future, laziness is paying off right now

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anėtarėsuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovė
    Postime
    4,216
    Citim Postuar mė parė nga mjeshtria
    Alibaba, ti a e ke lexuar shkrimin tim te plote?

    Per sa i perket races rome, une i respektoj per ate qe jane. Dhe me thuaj nese qendrimi i kosovareve ne vite ka qene ashtu sic them une apo jo.

    Une kam folur edhe me kosovare qe i shajne ne kulm, edhe me kosovare qe e pranojne vete se magjupeve u eshte bere padrejtesi nga kosovaret. Dhe keta te fundit (kosovaret qe pranojne padrejtesite e bera magjupeve) e pranojne se ne shqiptaret jemi racista. Dhe une personalisht fjales :"uuu magjupi i dreqit", apo "une te punoj ne nje vend me magjupin- kurre", "femija im te ulet ne te njejten banke me magjupin e dreqit"..... te gjitha ketyre une i them racizem.

    Lexoje edhe nje here shkrimin tim.

    Edhe tek puna e gjuhes, argumenti im ishte se edhe serbet e dinin shqipen si shqiptaret. Edhe shqiptaret qe njoh une e dine serbishten. Duke qene qe edhe serbet qe nuk kane shkuar ne shkolla shqipe e fliskan gjuhen shqipe....

    atehere si ka mundesi qe te mosditurit e gjuhes serbe te sillet si argument se nuk donin te asimiloheshin nga serbet?

    se dyti: meqe shqiptaret e fliskan gjuhen serbe pse nuk studiuan ne shkollat e larta serbe?
    mjeshtria,

    Dua tė tė skjaroj shumė gjėra, pėr aq sa mė lejon koha ta bėj, sepse sa shoh unė duhet tė flitet apo shkruhet me ty me orė tė tėra!

    # Duhet ta dijsh se nė Kosovė ka Rom, Egjiptian dhe Hashkalinj tė cilėt pretendojnė tė jenė tė ndryshėm, kurse nė gjenezė janė tė njėjt. Romėt flisnin sėrbisht, shkonin nė shkolla sėrbe, pėrkrahnin pushtetin sėrb dhe pas luftės ikėn bashk me serbėt (nė tė shumtėn e rasteve). Egjiptianėt dhe Hashkalinjėt flisnin shqip nėpėr shtėpitė e tyre, shkonin nė shkolla shqipe dhe shkojnė edhe tani sė bashku me fėmijėt tanė, nė tė njejtat klasa, dhe sot pra jetojnė sė bashku me ne, kanė organizime politike, kanė pėrfaqėsues nė qeverit komunale dhe tė nivelit mė tė lartė (pėr aq sa janė tė shkolluar) dhe kanė punuar e punojnė sė bashku me shqiptarėt (unė kam pasur nė fabrikėn ku punoja Egjiptian dhe Hashkalinj nė disa pika mjaft kyqe tė procesit tė prodhimit, dhe nuk ka pasur as edhe njė problem nė komunikim dhe punė me ata.
    Nuk di vėrtetė prej nga i ke marrė kėto thėnje raciste qė po i sjell kėtu para nesh??
    # Edhe tė rinjėt shqiptarė e dijnė sėrbishten? Me kėtė po mė habit shumė?! Mos vallė tė gjithė shqiptarėt e Shqipėrisė kanė shkuar nė shkolla Greke dhe Italiane qė i dijnė kėto dy gjuhė, apo ėshtė diēka tjetėr nė pyetje, mendo pak. Ne kemi jetuar shumė vite nėn pushtetin sėrb dhe qė nga klasa e tretė ka qenė i obliguar mėsimi i gjuhės sėrbe (flas pėr kohėn pas vitit 1968) pas demonstratave tė po kėtij viti, kur u hap shkolla e parė e lartė nė gjuhėn shqipe dhe kur u lejua mėsimi i pjesėrishėm nė gjuhėn shqipe, sepse para kėsaj kohe tė gjitha mėsimet bėheshin serbisht!.
    Pse serbėt e dijnė gjuhėn shqipe? fjala ėshtė pėr ata qė jetuan nė Kosovė? Po ti e din gjuhen e vendit ku jeton tani??
    Ėshtė pyetja se a e flisnin ata gjuhėn shqipe apo jo? Ta them unė: JO
    Nė njė mbledhje ku ishin tė gjithė punėtorėt dhe nga numri i tėrė diku 20% ishin sėrb, flitej serbisht, sepse bėheshin se nuk kuptojnė (edhe kėtu ishim tolerant, kur ėshtė fjala tek racizmi). Unė duhej ta dija sėrbishten edhepse jetoja nė Kosovė ku 90 % e popullatės ishin shqiptarė, kurse mė pak se 9% serb nuk donin ta flisnin edhepse e dinin!? Kush ėshtė kėtu racist? Shqiptarėt??!!
    #Pse nuk shkolloheshin shqiptarėt nė shkollat e larta nė gjuhėn serbe? Sepse duhej jetuar nė sėrbi (Beograd, Nish, Leskoc apo gjetiu pėr tė mbaruar shkollėn ngase tė tilla gjer nė vitin 1968 nuk kishte nė Kosovė).
    #Cili ishte niveli i shkollimit nė Shqipėri para vitit 1990 dhe cili ėshtė tani?
    Nė Kosovė shkalla e shkollimit pas lufte ishte 90% analfabet dhe vetem 10% qė dinin shkrim leximin, shumica e kishin mėsua si autodidakt.
    #Ne vitin 1970 nėn presionin e demonstrative tė viti 1968 dhe presionit ndėrkombėtarė pėr respektimin e minoriteteve dhe tė drejtave tė tyre qeveria e Titos lejoi hapjen e Universitetit ne Prishtinė. Njė rast tė interesimit pėr shkollim superior:
    Nė fakultetin e inxhinieris mekanike, ku isha unė nė vitin e parė regjistroheshin 120 student shqiptarė, kurse pėr tė pėrmbushur kuotėn e 40 studentėve serb (kuota 3:1) silleshin nga Serbia dhe qė tė jetė edhe mė keq, nė fund tė viti tė pestė (ishte studim nė 9 semester dhe gjysmė semestri diploma) shkollimin nė afat e mbaronin 40 shqiptarė dhe 40 serb?!! Ua merr mendja qė ishte vlerėsim me meritė, apo mėsimdhėnėsit serb (pjesa mė e madhe) i kalonin serbėt me apo pa dije, kurse nuk i kalonin shqipratėt edhe kur meritonin notėn kaluese (kėtė e kam provuar edhe vet disa herė).
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ĖSHTĖ SHQIPTARIA

  8. #38
    i/e regjistruar Maska e Drita_Love
    Anėtarėsuar
    06-11-2005
    Vendndodhja
    SWEDEN
    Postime
    101
    Citim Postuar mė parė nga panchovilla
    Jo temat e tua i kam lexuar por nuk kisha qef te shkruaj te secila teme. Por meqe vete dole te kjo teme pra pse nuk e pranon hapur se edhe ti i pergjitheson shqiptaret. Sa kohe ke jetuar ne Shqiperi, Kosove apo Maqedoni? Sa i njeh shqiptaret? Nuk mund pra ti pergjithesosh shqiptaret vetem sipas personave(legenave)qe i ke takuar apo degjuar per ta ne Suedi. Sepse as ata nuk e perfaqesojen shqiptarizmin. Keshtu qe pa dale ne tema tjera a mund ti pergjigjesh pyetjeve te mija se pari? Dmth ti nese ke jetuar tere jeten tende ne Suedi. Mund te them lirisht se nga kjo sjellja jote ne forum sillesh si nje suedeze shqipfolese. Kete nuk e them per te te ofenduar por thjesht ky eshte realiteti. Keshtu qe here tjeter mos iu fut supozimeve te tua pa patur dijeni te mirefillta ne tema te ndryshme ne lidhje me shqiptaret.
    Mė se pari e kam fjalen pėr temat ku disa persona shprehin mendime qė femra e shkolluar ėshtė??? Shikoje temen "Burrė apo Shkolle" sepse aty filloj debati mė i madh!!!

    2) Jamė e lindur nė Serbi dhe aty kam jetuar deri sa i kam mbushur 12 vjet. Dhe aty e kam parė brutalitetin e rezhimit serb i cili provonte ti asimiloj (pėrndryshe dhe ti zhduk) mbiemrat e shqiptarėve. Prandaj, aty ia kam dhėnė fjalen vetes qė kudo qė tė shkoj, do tė luftoj kunder cdo lloj diktature!

    3) Shoku ose shoqja ime, nuk e di nė tė cilat fakte bazohesh kur thua qė unė i trajtoj ose shof shqiptaret nga ajo perspektive cilen e ceke ti, pėrkundrazi aq jamė patriote sa qė nuk kam deshirė tė lexoj gjėra sikur: "une jam shqiptarė dhe kėshtu duhet tė jet: femra kėshtu...femra ashtu...femra duhet tė jet nėnė sė pari...femra e shkolluar=?"

    4) Me gjithė zemėr jamė kunder gjeneralizimeve, prandaj ėshtė shumė kryesore ta lexosh pėrrallen deri nė fund. Kur njeriu vetem e lexon njė fjali ose shprehje nga njė roman, mund tė ketė mendime tė gabuara! Vetem kur ta lexosh tėrė romanin mund tė shprehesh...Kėshtu i shof dhe unė njerėzit...Cdo libėr e ka domethėnjen e vet, cdo roman ėshtė unik dhe ashtu cdo person. Prandaj besoj nė lirinė individuale...
    Dua te jem e lirė,te fluturoj,ZOTIN ta gjej dhe pėrjetoj, qė ne momentin e vdekjes tė mos mendoj qė kurrė as nuk jetova!

  9. #39
    I larguar Maska e panchovilla
    Anėtarėsuar
    11-09-2005
    Vendndodhja
    Milky Way Galaxy
    Postime
    502
    Mire dmth 14 vjet nuk ke jetuar ne mes te shqiptareve. Kurse mosha 12 vjece nuk eshte aspak moshe qe mund te gjykosh gjera me vlere. Ata qe thone 'femra duhet te jete vetem nene' jane pakice ketu ne forum kurse ti sidoqofte i pergjitheson te gjithe meshkujt. Shkrimet e tua i kam lexuar po te theme per here te dyte. Nese don qe ky debat te jete me konstruktiv mos kalo ne feminizem ekstrem dhe mos i ofendo te gjithe shqiptaret. Dmth nuk eshte fakti pse jam mashkull te jem kundra feminizmit por u pa edhe ketu ne forum sepse ka edhe femra qe nuk e shohin feminzmin si menyre te drejte per ti zgjedhur problemet sociale ne mes te gjinive. Nese ky forum i ka 20 mije e ca anetare anetaret qe thojne femra mos te shkollohet mund te numerohen me gishta. Keta njerez i ke ne secilin kombe e fe. POr ai italiani i parlamentit te BE qe doli e tha `femra eshte per ti rritur femijte'. Cka i thua kesaj pune? Apo rracizmi e shume gjera tjera nuk jane shpikur nga shqiptaret keshtu qe para se ti hedhish keto kritika mendohu mire.
    Hardworking pays off in future, laziness is paying off right now

  10. #40
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anėtarėsuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823

    Post

    Citim Postuar mė parė nga Drita_Love
    Jamė 26 vjecare nga Suedia, vetem sa kam diplomuar kėtu. Mė falni ne qoftė se bėj gabime nė gjuhen shqipe por kurrė nuk kam jetuar nė vende shqiptare. Sidoqoftė: Mua mė intereson shumė pėrse shqiptarėt nė perendim nuk janė tė interesuar tė shkollohen fare sepse kjo ėshtė njė pyetje tė cilen shumė nga kolegėt e mi (pedagoge) mė pyesin, dhe pėrse shumė shqiptarė i urrejnė racat tjera?

    E ndieva veten shumė tė ofenduar kur njė kolegė e imja suedeze mė tha: nuk mund tė besoj qė je shqiptare sepse je ndryshe. E ndiej veten sikur populli shqiptare dicka ka humbur... Ku janė intelektualėt, ku janė tė gjithė idolet e mi me tė cilet i shikoja nė televizion dhe tė cilėt kėrkonin demokraci? Kėta njerėz i doja shumė kur isha fėmi, por ku janė tani? Ku ėshtė demokracia? Ku jemi ne sot? Nuk i takoj kėta njerėz nga populli shqiptarė nė jeten e pėrditshme, por mė mungojnė teper!

    Prandaj ju lutem lajmrohuni, dhe ma ktheni ėndrren time!!!
    Te Gjithe njerezit kane Paragjykime ! Ne syte e Perendimit Shqiperia eshte vendi nga vijne Prostituat ! Ku ka Krim te Organizuar ! Ku ka Korrupsion te Papare edhe vendi ku ne 1997 pati nje lufte Civile aq te madhe sa jehona e saj ndihet edhe sot ! Kete ka pare Perendimi edhe me kete na gjykon ! Nuk shofin Kledi Kadiun me shoke e shoqe qe po na nderojne kudo ! Jemi thjesht nje vend i vogel ! Nuk eshte e vertete qe nuk shkollohen ne perendim shqiptaret ! Nje pjese e mire e shqiptareve qe jane jashte bejne shkolle ! Une gjithashtu ! Shume te tjere punojne sepse ende kane familjet e tyre ne Shqiperi dhe punojne qe tu japin atyre nje jetese me te mire ! Nuk eshte e vertete se Shqiptaret jane injorante ! Kudo ku ka Shqiptare jane me te miret ne shkollat e tyre , apo punet ! Keshtu jemi mesuar ne ! Ul koken e Puno ! Ndersa tani kane dal ca katunare e maloke qe vec prishin imazhin tone ! Nga keta njerez na paragjykojne te gjithe ! Nuk na gjykojne nga te mireat por nisen gjithmone nga te keqiat.......!

Faqja 4 prej 9 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Racizmi dhe darvinizmi social nė Amerikė
    Nga Gimi3 nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 30-01-2008, 10:36
  2. Londer, racizmi, debohen studentet
    Nga shefqeti11 nė forumin Emigracioni
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 19-04-2007, 01:28
  3. Racizmi - problem shqiptar?
    Nga Ullmar Qvick nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 15-02-2004, 11:25
  4. “Mafia shqiptare” - njė libėr urrejtje dhe racizmi antishqiptar
    Nga Shijaksi-London nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 06-10-2003, 01:32
  5. Shtypi italian dhe racizmi i ri ?
    Nga Letersia 76 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 11-09-2002, 05:42

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •