Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 29
  1. #1
    . Maska e alDI
    Anėtarėsuar
    27-08-2002
    Vendndodhja
    London
    Postime
    663

    Amnisti e re nė Angli

    Ka gati 1 jave qe ne londer nuk flitet per gje tjeter mes shqiptareve ...mezi po presim ndonje lajm me konkret , e vetmja gazet qe ka shkrujt ka qen daily mail .

    Ju lutem kush di me shum le te na tregoj

    Nga Londra
    Muhamed Veliu

    Ishulli i Mbretėrisė sė Bashkuar, heq dorė nga dėbimi i emigrantėve ilegalė. Autoritet u kanė dhėnė shansin rreth 130 mijė emigrantėve klandestinė qė tė realizojnė ėndrrėn e tyre pėr jetuar dhe punuar nė Angli. Mes tyre, pritet tė pėrfitojnė edhe rreth 50 mijė shqiptarė dhe kosovarė, prej tė cilėve vetėm njė numėr i vogėl janė tė pajisur me dokumente dhe leje qėndrimi. Qeveria e Toni Bler, ka vendosur tė aplikojė njė amnisti pėr tė gjithė ata emigrantė tė cilėve u janė refuzuar kėrkesat, ose janė ende tė proces. Sipas pikave tė amnistisė, tė publikuara nė tė pėrditshmen angleze, “Daily Mail”, muaji prill i vitit 2006, do tė jetė afati i fundit pėr tė gjithė klandestinėt qė ndodhen nė Angli pėr tė dorėzuar kėrkesat e tyre nė mėnyrė qė tė pėrfitojnė lejet e qėndrimit. Nga kjo amnisti, janė pėrjashtuar mijėra emigrantė tė tjerė ilegalė, tė cilėt nuk plotėsojnė kriteret pėr tė qėndruar nė Mbretėrinė e bashkuar. Numri i tyre pėrllogaritet tė jetė nė rreth 280 mijė persona, tė cilėt pritet tė dėbohen.

    Amnistia
    Shansi qė Qeveria e Toni Blerit u dha emigrantėve ilegalė, ėshtė nė vazhdėn e amnistisė sė shpallur nė tetorin e vitit 2003 nga ish-ministri, David Blunkett e cila njihet me emrin, “Family Indefinite Live To Remain Exercise”. Kėsaj amnistie, Bler i ka shtuar njė amendament, ku pėrveē emigrantėve familjarė, do tė pėrfshihen nė legalizimin e tyre edhe personat beqarė. Hollėsitė e planit tė mė tė ri tė qeverisė Bler nė fushėn e emigracionit, janė bėrė publike dje nė tė pėrditshmen, “Daily Mail”. Sipas saj, numri i personave qė aplikuan pėr amnistinė e Tetorit 2003, ishte tre herė mė i madh nga ai qė parashikohej. Qeveria angleze mendonte se 15,000 persona do tė shfrytėzonin kėtė amnisti pėr tė fituar leje-qėndrimi pėr gjithmonė nė Britaninė e Madhe. Por numri i aplikimeve shkoi nė 55,000, duke surprizuar autoritetet e emigracionit, tė cilėt nuk mendonin se ekzistonte njė numėr kaq i madh familjesh ilegale. Ndėrsa pėr amnistinė e re qė pritet tė ndėrmerret fillimvitin e ardhshėm, pritet tė paraqiten mė shumė se 130,000 klandestinė, tė cilėve nuk u ėshtė aprovuar apo ėshtė nė proces shqyrtimi i legalizimit. Pėr ata qė kanė mė shumė se katėr vjet nė Britaninė e Madhe, pritet t’u jepet leja e qėndrimit nė Mbretėrinė e Bashkuar nė muajin prill tė vitit tė ardhshėm.

    Shqiptarėt
    Aktualisht, numri i emigrantėve shqiptarė nė Angli mendohet tė jetė nė rreth 50 mijė persona, ku mė shumė se gjysma, qėndrojnė nė kryeqytetin e Anglisė, Londėr. Sipas tė dhėnave zyrtare tė autoriteteve angleze, vetėm 2700 shqiptarė kanė arritur tė sigurojnė dokumente dhe leje qėndrimi tė rregullta. Ndėrsa pjesa tjetėr, vazhdojnė tė qėndrojnė ilegalisht nė Mbretėrinė e Bashkuar. Amnistia qė pritet tė zbatohet nė ditėt e para tė vitit tė ri 2006, ėshtė njė mundėsi e mirė pėr legalizimin e emigrantėve shqiptarė nė Angli. Kjo amnisti, pritet tė shmangė edhe shndėrrimin e shqiptarėve nė shtetas tė vendeve tė tjera. Sipas tė dhėnave statistikore tė autoriteteve angleze qė merren me ēėshtjet e emigrantėve, rezulton se mbi 70 pėr qind e emigrantėve shqiptarė nė Angli, kanė kėrkuar legalizimin e tyre si shtetas me nacionalitet joshqiptar.

    Kombėsia
    Rreth 70 pėr qind e shqiptarėve qė jetojnė nė Britaninė e Madhe, sipas tė dhėnave zyrtare tė autoriteteve tė emigracionit, kanė kėrkuar azilin ose legalizimin e tyre duke u paraqitur si persona me kombėsi tjetėr

    Londra
    Pjesa mė e madhe e emigrantėve legalė dhe ilegale shqiptarė, jetojnė nė Londėr. Madje nė kėtė qytet, ata kanė krijuar edhe komunitete e tyre. Ky pėrqendrim nė kryeqytetin anglez, lidhet me faktin se Londra ofron mė shumė mundėsi punėsimi

    Dėbimet
    Gjatė viteve 2003-2004, autoritetet e emigracionit nė Angli, kanė urdhėruar dėbimin e rreth 3500 emigrantėve klandestinė shqiptarė. Njė pjesė e tyre u larguan nga Anglia me dėshirėn e tyre, ndėrsa tė tjerėt, u dėbuan me forcė

    Gazeta Shqiptare
    29 Dhjetor 2005
    .

  2. #2
    Socialist Maska e Genti
    Anėtarėsuar
    06-11-2002
    Vendndodhja
    Britani
    Postime
    140

    Post

    Gazetat Shkruajne por puna eshte qe te jete firmosur dhe ne Home Office.
    Ishalla ja japin dhe ne rinise nje shans pasi familjaret i kane mare te gjithe besoj dhe ne rinia po vuajme nga gjitha anet pasi eshe bere e veshtire dhe per pune se te kerkojne direkt pashaporte,

    Megjithate gazetat kane vite qe shkrujn qe do i marim po vetem te kunderten kam pare gazeta Daily Mail eshte gazete jo private dhe ishlla del ajo qe kane thene ata.


    Peshendetje

    Genti
    I Dont Care If Im Hated On The Net.
    Because I Have A Real Life.

  3. #3
    i/e larguar Maska e Mind-the-Gap
    Anėtarėsuar
    23-11-2005
    Vendndodhja
    prit te pys...
    Postime
    19
    gazeta ka shkrujt por nuk ka dal agjo der tani esht vetem 1 supozim asgjo me teper..

  4. #4
    ga ga Maska e bunny
    Anėtarėsuar
    09-06-2003
    Vendndodhja
    U.K
    Postime
    935
    Zyrat e avokateve nuk kane mare ndonje lajm per rreth kesaj - mbase eshte hedhur si ide...edhe ishalla shikon zoti edhe per juve qe po prisni akoma edhe behet realitet! Por deri sot nuk eshte nenshkruar gje dhe vulosur. po prisni - kot nuk thone i duruari i fituari (une 7 vjet prita qe te merja Britishin) por rrini larg policise atyre qe jane ne te zeze
    How can she fall, if there is no one there to catch her

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Engjelli_London
    Anėtarėsuar
    24-09-2005
    Vendndodhja
    London
    Postime
    2

    Thumbs up hI

    bUNNY KISHE TE DREJT PASI NUK ESHTE BER E PERHAPUR KY INFO PASI AVOKATET NUK DIN ASGJE PER KETE.GJITHSESI SHPRESOJ TEK ZOTI
    RESPECTE KURBETQAR KU DO QE JENI

  6. #6
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    Une kam nje shok qe punon Avokat ka zyren e tij dhe me tha qe kjo fjale ka dale kot sepse s`eshte asnje ne dijeni.

    Shpirt Njeriu

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Devil-girl-uk
    Anėtarėsuar
    11-03-2004
    Vendndodhja
    London
    Postime
    70
    Eshte e vertete asgje nuk eshte bere akoma per kte ligj te ri qe ne shqiptaret shpresojme te dali. Te pakten do ndihmoje cunat tane qe martohen me plakat e botes vetem per ato te shkreta documenta.
    Isha vete me vllain te disa avokate per kte pune, dhe te gjithe na pane te habitur, se nuk kishin degjuar per nje ligj te tille. Fingers crossed!
    The higher you soar, the harder you fall. Make sure you have a working parachute

  8. #8
    HI EVERYBODY Maska e CUFO
    Anėtarėsuar
    21-08-2003
    Postime
    78
    Degjojme fjale por asgje zyrtare.Mbase e nxjerrin ate ligjin se nje shoku im vdes per dokumenta.
    IT IS NICE TO BE IMPORTANT BUT IS MORE IMPORTANT TO BE NICE

  9. #9
    HI EVERYBODY Maska e CUFO
    Anėtarėsuar
    21-08-2003
    Postime
    78
    Shume po flasin mediat ketu ne angli ka mundesi te dali ndonje amnisti e re.
    IT IS NICE TO BE IMPORTANT BUT IS MORE IMPORTANT TO BE NICE

  10. #10
    Genius Maska e OP-POWER
    Anėtarėsuar
    26-07-2002
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    83
    hehe shoku im thote ti re toto vdes cike
    Siggy Hijacked

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Angli Shpresė pėr njė amnisti pėr shqiptarėt
    Nga Shijaksi-London nė forumin Emigracioni
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 20-05-2005, 15:10
  2. Lajme nga Anglia
    Nga kundraRRYMES nė forumin Emigracioni
    Pėrgjigje: 169
    Postimi i Fundit: 24-03-2005, 18:55
  3. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-09-2004, 20:25
  4. Angli, amnisti pėr azilkėrkuesit
    Nga Shijaksi-London nė forumin Emigracioni
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-09-2004, 20:23
  5. Angli “Amnistia Blunkett” dhe shqiptaret
    Nga Shijaksi-London nė forumin Emigracioni
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-03-2004, 15:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •