Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 35

Tema: Edmond Tupja

  1. #11
    U thye

    U thye krejt natyrshem
    Ne duart tona
    Pikerisht kur e prisnim nje gje te tille
    Me padurimin me te qyteteruar

    U thye por megjithate
    Qe e bukur
    Qe e trishtuar
    E detyruar te thyhej nje dite

    Kjo enderr e erret
    Plot mall per drite


    Me kot

    Me kot e hap gazeten
    Ate qe shpirti ta kerkon
    Aty s’ke per ta gjetur

    Radion e hap me kot
    Ate qe zemra ta kerkon
    Aty s’e degjon dot

    Kujtimet me kot i hap
    Per te mbijetuar sado pak
    Zeri i tyre eshte lak

    Jeta eshte polieder
    Tel me gjemba kujtimet jane
    Ti gjithmone nga ana tjeter
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  2. #12
    Pritja eshte...

    Pritja eshte litar i tendosur
    Dhe dashuria gershere e rende
    Qe ti perpiqesh ta ngresh me te dy duart
    Por duart t'i kane lidhur me zinxhire te hidhur
    Atehere ti perpiqesh t'i zgjidhesh ato
    Dhe koha iken moskokeēarese ndaj mundimit tend
    Atehere ti perpiqesh te mbash kohen
    Por kjo eshte rraskapitese e padurureshme
    Nje ēast ti mbeshtetesh tek litari i pritjes
    Dhe befas ndodh mrekullia
    Zemra te rreh kaq furishem sa litari merr zjarr
    Ti s'ke nevoje per gershere ne duar
    Pritja merr fund dashuria vjen
    Por nderkohe zemra te ka pushuar
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  3. #13
    Kaq i lodhur

    Kaq i lodhur isha ne shpirt
    Sa gjumi me kapi ne ēast
    Kur hapa syte ne enderr
    Isha bere vele e bardhe

    Befas deti u mbush me brire
    Dhe mua me futen ne nje shporte
    Pluskoja lidhur me zinxhire
    I denuar te mbytesha ne port

    Pastaj me lyen me te zeze
    E me gjymtuan bujarisht
    Nje lot leshova ne zgjim e siper
    Kaq i lodhur isha ne shpirt
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  4. #14
    Shiu gėrvisht

    Shiu gėrvisht
    Vertikalisht
    Peisazhin shurdh

    Vėshtroj, kėrkoj
    Nėpėr hapėsirė
    Dhe humb

    Humb fillin
    E ėndėrrimit
    Qė larg tė shpie
    Humb pas vijave
    Tė shiut nė dritare
    Pa dritė, pa hije

    Pa dritė, pa hije
    Rri e pres
    Njė copė qiell blu
    Njė hap, njė trokitje
    Njė fjalė, njė gjest
    Diēka, diku...
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  5. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar shigjeta pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  6. #15
    Ne keto dite

    Ne keto dite lidhur nyje
    Njeriu s'mund te jete shkemb
    Ai ka nevoje edhe per yje
    Edhe per henen qe u tremb

    Njeriu s'eshte fosil i thare
    Diēka te bute ka ne brendesi
    Ndonese i urte dhe i marre
    Vetes shtigjet mire ia di

    Ne keto dite nyje lidhur
    Vetem drita s'eshte e hidhur


    Ende jam

    Ende jam qendroj ne kemb
    Mes dy rrahjesh zemra dhemb

    Dashurrejtja po me ndjek
    Zjarr i saj me ftoh me djeg

    Une asaj s'i shmangem dot
    Ne ēdo hap gezim e lot'

    Ajo eshte katedrale
    ēdo gje tjeter eshte banale

    Bashkejetoj une me te
    Nje kambane kam ne ze

    Nje kambane qe me mban zgjuar
    Me gjithe boten ngaterruar
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  7. #16
    Pema

    Kur e prene te gjithe e pane
    Por askush nuk foli
    As ai qe e mbolli

    Kur e dogjen te gjithe e pane
    Por askush uje s'i hodhi
    As ai qe e mbolli

    Kur u be prush te gjithe erdhen
    Te ngrohen fare prane
    Te gjithe ata qe heshten

    Pas denimit qe i dhane


    Brenda lotit

    Syte i ke me rrathe te zinj
    Nje mall a brenge te endet,
    brenda lotit

    Gjithcka tjeter eshte e huaj

    Une jam jasht' teje,
    diku prane

    Jeta eshte arene cirku,
    te them
    Mbylli syte ne zemren time,
    me besimin blu te nates,
    dhe lerme t'i marr rathet e zinj.
    Si xhongler trishtimi,
    te luaj, pastaj te zhdukem me to,
    qe ti te rigjesh gezimin
    brenda lotit

    Gjithcka tjeter eshte e huaj
    Une per ty vuajtjen bluaj


    Emrin tend

    Emrin tend askush s'e di
    A je enderr apo vetmi
    A je thike apo kajsi

    Emrin tend askush s'e di
    A je akull apo zjarrmi
    A je qejf apo marri

    Emrin tend askush s'e di
    A je prush apo vec hi
    A je zgjedhe apo liri
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  8. #17
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Shume prekse dhe te ndjera ne pergjithsi - nuk mund te rrija pa e permendur.


    Do vecoja 'Kaq i Lodhur' dhe 'Pema'...

  9. #18
    i/e regjistruar Maska e Jorgo Telo
    Anėtarėsuar
    09-03-2008
    Postime
    558
    Sapo lexova poezite e z.Edmond Tupe, per shkrimet e te cilit, sic e kam theksuar dhe me pare, kam konsiderate. Poezite qe shkruan poeti gojetar Tupe rrezatojne nivel artistik, ndjeshmeri te lexueshme dhe percjellin emocionet e "hallet" e moshes sone; se dhe une i perkas moshes se flokeve te thinjur tani...
    Boll qe te kenaqemi dhe me kujtimet tash e tutje, zoti Edmond!
    Te lumte per rrjedhshmerine e larmine e vargjeve poetike
    Urimet te vine nga JORZAGORITI (Jorgo S. Telo) anetar i te njejtit forum

  10. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Jorgo Telo pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  11. #19
    Frut pafundesie

    Trishtimi eshte nje frut pafundesie
    Si heshtja e maleve pertej dritares sime

    Aty kryqezohen shtigjet e endrrave te nderprera
    Aty zbuten ujqerit e urrejtjeve te vjetra

    Aty gjaku kthehet ne vere te hidhur
    Dhe deh mendimet, deh ankthet e zgjidhur

    Aty e verteta plot plage dergjet e lodhur
    A thua ne syte e verber diēka te kete ndodhur

    Aty dikush troket i ndrojtur ne oret e vona
    Eshte nje ze i harruar apo ndoshta jehona

    Mes heshtjes se maleve pertej dritares sime
    Trishtimi eshte nje frut pafundesie
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  12. #20
    i/e regjistruar Maska e GeoF
    Anėtarėsuar
    01-07-2008
    Vendndodhja
    Fier, ku nje kile tru shitet sa nje filxhan me fara
    Postime
    188
    Poezia eshte e mrekullueshme dhe kur behet fjale per profesorin e nderuar , qe eshte njekohesisht njohes i i leksikut dhe i fjale se artit me perkthimet dhe studimet e tij, ajo (poezia) behet 10 here magjike.
    Pershendetje poeteve dhe jete te pafund artit te te vertete........Genti Banaj

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Edmond Shallvari
    Nga Fiori nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 137
    Postimi i Fundit: 10-03-2011, 02:58
  2. Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha e Hakif Zejnullahu
    Nga ARIANI_TB nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 23-01-2011, 08:10
  3. Edmond Budina
    Nga Alesia nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 18-04-2007, 21:40
  4. Edmond Selmani nderohet nga Zidane
    Nga Lumnjani nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 29-10-2006, 14:13
  5. Edmond Cuko,speciali qe mbeti SPECIAL ne perjetsi.
    Nga bursa33 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 06-06-2002, 10:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •