Close
Faqja 19 prej 30 FillimFillim ... 9171819202129 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 181 deri 190 prej 294

Tema: Darvinizmi

  1. #181
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    shpirtIfshehur-

    Ne fakt desha te them postin #152. (aty ku i jam drejtuar auld buddy ne lidhje me ate "de fact-on" e Darvinit. Kerkoj ndjese per kete keqkuptim te vogel; ishte vetem nje 'typo.' Lexoje, dhe nese ke ndonje paqartesi perseri e diskutojme.

    perzemersisht,
    cupka

    Auld boddy-
    Per kete postin e fundit.....No comment!!!!
    Summertime, and the livin' is easy...

  2. #182
    i/e regjistruar Maska e pelin
    Anėtarėsuar
    15-08-2002
    Postime
    214
    shpirtIfshehur,


    ne lidhje me pyetjen tende " kush e caktoi Rradhen" kam kete pergjigje:


    - sipas pikpamjes time bibla eshte shkruar nga njerezit; nuk e di cfare provash e argumentash te tjera ka per datimin e saj,por sipas logjikes qe ajo eshte fjala e zotit dhe kete fjale e solli tek njerezit i biri,Jezui,me duket e arsyeshme qe ajo eshte shkruar diku rreth 2000 vjet perpara.Megjithate ,qe te mos zgjatemi,po pranojme daten qe jep ti,2500vjet me pare.
    ne ate kohe egzistonte qyteterimi( egjyptianet rreth 3000-3500 pes).
    Ai ose ata qe e shkruajten sado pak te zhvilluar te kene qene ,thjesht, ne menyre intuitive,kane gjykuar se bimet jane para kafsheve.Edhe sot,edhe une,besoj edhe ti, kur shikon nje dele qe ha bar,intuitivisht mendon se bari eshte bere para deles.
    Pra ,ne vija te trasha,'rradha' do te ishte pothuaj e njejte,e ardhur nga "lart" apo e bere nga "poshte" ne toke.

    -rradha qe ti jep ne postimin tend sipas bibles eshte : pemet-kafshet e ujit-zogjte-kafshet e tokes-njeriu.
    kjo rradhe me dijenite e sotme te pranuara gjeresisht nga biologjia nuk eshte e sakte.Sepse pranohet qe jeta ka ardhur nga uji ne toke,pra pemet nuk mund te jene para qenieve te ujit.Gjithashtu zogjte kane ardhur nga kafshet e tokes pra nuk mund te jene para tyre.
    krijohet nje kontradikte midis rradhes se bibles dhe rradhes se biologjise paradarviniane(Line etj)

    -sipas evolucionit gjithashtu jeta u krijua se pari ne uje.Qenia e pare njeqelizore dhe qeniet e para primitive shume qelizore nuk mund t'i cilesosh as bime as kafshe.Ato jane thjesht stergjyshi i perbashket i bimes se pare dhe kafshes se pare.Qe nga kjo pike bimet dhe kafshet zhvillohen paralelisht secila sipas linjes se vet duke u degezuar ne speciet e mevonshme.
    Pra rrjedh se rradha sipas bibles dhe Darvinit nuk eshte e njejte,pra s'mund te thuash kush qe i pari.Darvinit nuk i erdhi nje ide nga "lart" ,(as Wallace po ashtu) ai e krijoi rradhen nga vezhgimet e bera direkt ne natyre.Po t'i kishte ardhur nga "lart" atehere ai do te na jepte rradhen sipas bibles.Po s'eshte keshtu.

    Perzemersisht.
    E bukura eshte ne syte qe e shikojne _Wilde

  3. #183
    i/e regjistruar Maska e pelin
    Anėtarėsuar
    15-08-2002
    Postime
    214
    auld buddy,

    se pari te me falesh qe s'te jam pergjegjur megjithese me ke permendur dy-tri here.Mungesa e pergjigjes nuk ka te beje aspak me ndonje nenvleresim te posteve te tua,perkundrazi e vleresoj menyren e paraqitjes se problemit nga ana jote,ndonse nuk jam dakord me te gjitha.

    Arsyeja e voneses sime lidhet me nje medyshjen time nese duhet te rifillonim nje debat perseri mbi kreacionizmin.Nuk e di nese ke mundur te lexosh gjithcka ne kete debat shume te gjate,por sidomos me Sokolin dhe Cupken kemi shkruar aq shume per kete .Bile diku kam thene se nuk merrem me me te,kreacionizmin.

    Duke qene se edhe tani mendoj se nuk eshte e arsyeshme t'iu rikthehemi c'kemi thene, sugjeroj se,nese ti sjell ne kete debat dicka te patrajtuar me pare ,sigurisht qe mund ta diskutojme.

    Buddy, meqenese eshte e pahijshme per kedo te mos i pergjigjet tjetrit,por,njekohesisht eshte edhe e lodhshme te shkruash gjate,ti e di vete,besoj se do te ishte shume me fitimprurese per te gjithe qe te fokusoheshim tek faktet duke i marre nje nga nje e duke ballafaquar interpretimet e kunderta.
    As opnionet e paargumentuara,as bindjet tona nuk e bejne dot debatin.
    Besoj se kemi te njejtin mendim per kete.

    Gjithe te mirat !
    E bukura eshte ne syte qe e shikojne _Wilde

  4. #184
    i/e regjistruar Maska e pelin
    Anėtarėsuar
    15-08-2002
    Postime
    214
    Cupka

    ka mundesi te ndeshkohesh nga Moderatori per mungesa "te paarsyeshme". Apo po perfiton nga mungesa e tij? Thua ka humbur gje Pasword-in?

    Ate pyetjen qe me sugjeron per Baobabin,sigurisht do ta bej, vetem se po pres momentin.Ti e di c'ka thene Bonaparti !

    Ihti apo Ihtiander ? ku ke qene me pare ti !

    Te dyve,pershendetje miqesore.


    ps- nuk besoj se kjo shprehje e miqesise do te perbeje nje arsye per t'u fshire ky post...
    E bukura eshte ne syte qe e shikojne _Wilde

  5. #185
    instinkt i vetembrojtjes!
    Anėtarėsuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    ne bahcen e shtepise time
    Postime
    351
    Cupka,
    E lexova postin # 152. Prap .....

    Ideja ime eshte qe pasi kam lexuar Zanafillen ajo RRADHA, nuk me eshte dukur nje zbulim (ose nje verteteim teorie shkencore) nga Darvini, por dicka shume e njohur dhe e ditur (per mendimin tim e dhene dhe e paracaktuar) shume kohe me pare, qe ne krijim.

    Duket qarte qe une ne mendjen time kam tjeter interpretim nga ai i Darvinit dhe nuk besoj qe cdo gje ka rrjedhur ashtu rastesisht, por sic kam thene, kjo pjese mbetet private per mua per sa kohe qe une nuk kam argumentet dhe njohurite e duhura ne kete fushe, per te debatuar ketu.

    Mua thjesht mu zhvleresua Darvinizmi, kur kam lexuar Zanafillen.

    Pelini thote qe njerezit e dinin thjesht ngaqe ashtu e mendonin, ngaqe ashtu i dilte nga vezhgimet e tyre (psh kur shikonin qe delja hante barin) Ok. Edhe une po te shikoja delen qe hante barin ashtu do mendoja, pooorrrr po te shikoja (po them po te shikoja, vezhgoja me sy te lire nga jashte) nje balene dhe nje zog, nuk do me shkonte mendja qe balena eshte krijuar para zogut, ose qe skifteri do ishte krijuar para miut.

    Pra nese themi qe kur shohim delen qe ha barin mendojme qe delja eshte krijuar para barit, se po te ishte e kunderta do hante bari delen, kjo nuk funksionon gjithmone.

    Per mendimin tim, nuk mundet qe ato gjera te jene te ditura nga njerezit, thjesht nga vezhgimet e tyre.

    Nuk po prek kush dhe si e shkruajti Biblen dhe sa e vjeter eshte.
    Me duket se nuk e ke lexuar ndonjehere dhe nuk ke idene se cfare eshte (te kerkoj te falur ne avance nese gabohem ne kete pike). Por nuk zgjatem se dal jashte teme.

    Sa per RRADHE ne Zanafillen sic e kam thene me lart ajo eshte keshtu:
    BIMET, KAFSHET E UJIT (= peshqit), ZOGJTE, KAFSHET E TOKES (=gjitaret) NJERIU.

    Dhe me sa mbaj mend une e njejta eshte zbuluar (apo vertetuar) nga Darvini. Apo jo?

    A nuk eshte pak a shume keshtu e ashtuquajtura "pema e evolucionit"?

    Me respekt.
    Ji Vetvetja!

  6. #186
    pa he!... Maska e korēar
    Anėtarėsuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666
    "L'homme ne peut aboutir qu'ą des ą peu prčs."

    Na ishte seē na ishte...
    (Meqe nuk ka ndonje sugjerim per emrin... po e quaj: ISHKRETI.)

    Ky Ishkreti ndodhej ne mes te nje lumi. Ngre syte ne qiell, dhe shikon se rete po dynden, dielli eshte nxirre, era po fillon te feshkelleje pjeserisht...
    Rjedha e lumit po ashpersohet, peshqit po paraprijne "dallget".
    Mbase FUNDI I BOTES!
    Jehona po bertet:"Dil qe andej Ishkreti!... Dil, dil!"
    Ai ben te levize por nuk mundet. Atehere kerkon ndihme edhe pse me ze te ulet...
    Nga njera ane e lumit shfaqen dy peshq. Ai i veshtron i habitur dhe thote me vete: "Si mundet qe ju ini jashte lumit?"
    Peshqit zgjatin duart dhe therrasin:"Kape doren time. Eja pra, mos ki frike! Ketej , nga kjo ane pertej ketij bregu eshte bota."
    Ai nuk pergjigjet por kthen kreun nga ana tjeter. Larg bregut duken disa hije, jane me qindra por asnjera nuk po afrohet per ta ndihmuar.
    Peshqit fillojne e bertasin me ze koke:"Dil, dil qe andej...
    -Ma jep doren! Shpejt Ishkreti...
    -Po ata cfare jane?, thote Ishkreti.
    -Ata jane asgjeja, injoranca... Vdekja!
    -S'eshte e mundur, ata duken si njerez, vetepyetet Ishkreti duke kthyer koken nga ana tjeter. Hej! hej!
    Askush nuk pergjigjet: jane larg.
    ...

    ah!ēti bej kesaj kohes. ju kerkoj vertet falje per nderhyrjen, synimi im nuk eshte aspak bastardimi i temes apo tjeter te kesi soji.
    ajo qe desha te them eshte se me vjen ēudi se si nuk e ka kuptuar njeri, se ne kete teme nuk behet fjale per Darvinizmin por per egzistencen e Perendise!
    Si rjedhoje do te kishte qene me racionale qe kjo teme te ishte quajtur qysh nga Zanafilla "HIQMENI DYSHIMININ PER EGZISTENCEN E ZOTIT".

    Ahh! kohe e dashur.
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

  7. #187
    instinkt i vetembrojtjes!
    Anėtarėsuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    ne bahcen e shtepise time
    Postime
    351
    Uaaaaaaaaaaa, po si bere qe e gjete, korcari????? Ja dhe perfundimi i shume diskutuar!


    ps. Ti deshiron te diskutosh per temen apo ti qash hallin diskutuesve??????
    Ji Vetvetja!

  8. #188
    pa he!... Maska e korēar
    Anėtarėsuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666
    Mbylle gojen kur ben Uaaaaaaaaaaaa , o shpirtIfshehur se te futen mizat!
    Ben si ben e nxjerr nganjehere koken.
    Po shpirtin me vete e ke?
    Une nuk po i qaj hallet njeriu, se ska kush mi qan mua pastaj.
    Me tez(k)a e kundertez(k)a te tilla te sorrollat sa te duash une,ti,ai,etj., po nuk ja vlen se vetem nje humbje kohe eshte e asgje tjeter!

    Nese, nese, ju paēa sa malet.
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

  9. #189
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602

    Rradha?????

    shpirtIfshehur-
    Me lodhe Eshte e vertete qe nuk e kam analizuar shume zanafillen, por te siguroj qe evolucioni shkencor divergjon shume nga ajo qe ty te duket RRADHE. Ja ta shohim ca nga afer.....

    11 Pastaj Perendia tha: "te mbije toka gjelberimin, barerat te nxjerrin fare dhe druret frutore te japin nje frut qe te permbaje faren e tij, sejcili simbas llojit te tij" Dhe keshtu u be.

    Sipas tregimit te zanafilles, krijesat e para qe u shfaqen ishin barrerat dhe bimet drurore, dhe keto populluan token. Shkencerisht, kjo nuk eshte e vertete. Per tre bilion vitet e para, jeta ishte teresisht akuatike dhe ambienti terrestial ishte krejtesisht steril. Gjate kesaj periudhe, jeta konsistonte ne gjallesat njeqelizore (prokariotet) dhe nuk kishte as bime, as bar, dhe aq me pak drure frutore. Keta te fundit, ose bimet me lule & fara, u shfaqen shume kohe me vone, para zhdukjes se dinosaureve.

    20. Pastaj perendia tha: "Te mbushen ujerat nga nje numur i madh qeniesh te gjalla dhe te fluturojne zogjte lart mbi toke neper hapesiren e madhe te kupes qiellore"
    21. Keshtu Perendia krijoi kafshet e medha ujore dhe te gjitha gjallesat qe leviznin dhe qe mbushin ujrat, secili simbas llojit te vet. Dhe Perendia e pa se kjo ishte mire.

    Pra, qe jeta ne toke te jete shfaqur me pare se jeta ne uje, kjo bie ndesh me shkencen e evolucionit. Per me teper, shume gjallesa te ujit (si psh balenat) jane shfaqur shume vone, jo me pare se dinosauret u zhduken. Sipas gjenezes aty me lart, zogjte u krijuan ne te enjejten kohe me balenat. Perseri GABIM. Zogjte datojne te pakten ne periudhen 'Jurassic', miljona vjet para se balenat te shfaqeshin.

    22. Pastaj Perendia tha: "Te prodhoje toka qenie te gjalla sipas llojit te tyre: kafshe, rreshqanore dhe bisha te tokes, simbas llojit te tyre" Dhe keshtu u be.

    Edhe nje here Zanafilla komplet divergjon nga interpretimi shkencor kur thote se rreshqanoret dhe bishat e tokes u shfaqen ne te njejten kohe. Rreshqanoret (kjo fjale i referohet "creeping things," si insektet, merimagat, reptilet, amfibet etc...)jane nje grup qe u shfaq qindra miljon vjet perpara mamaleve, dhe per here te pare ky grup u shfaq ne uje. Evidenca taksonomike shpjegon se zvarraniket & dinosauret ishin gjallesat e para qe u shfaqen ne ne toke, dhe se zogjte dhe dinosauret i perkasin te njejtit grup, cka do te thote se zogjte kane nje paraardhes te perbashket me dinosauret, dhe se jane nje evolim i tyre.

    Keshtu pra, shpirtIfshehte, rradha e evolucionit nuk eshte ajo qe ti ke pikturuar ne mendjen tende. Gjithsesi, ashtu si dhe Darvini ka thene: "Leave each man believe what he can." (sorry por anglishtja eshte ca si e koklavitur per sa i perket gjinise)

    ps. Per punen e Darvinit dhe perspektives fetare, flasim nje here tjeter pasi une kujtova se ti kishe pak 'background' ne lidhje me kete. Edhe mos u grind shume me korcarin j/k
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Cupke_pe_Korce : 17-11-2002 mė 02:09
    Summertime, and the livin' is easy...

  10. #190
    instinkt i vetembrojtjes!
    Anėtarėsuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    ne bahcen e shtepise time
    Postime
    351
    Cupka,

    Edhe une u lodha, pra e shoh qe asnjehere nuk do marr nje pergjigje te sakte per kete.

    Une them RRADHA, kurse ti operon me KOHEN. Ti thua NUK ESHTE AJO RRADHA, sepse nuk eshte percaktuar e sakte KOHA.

    Ose tjeter : RRADHA eshte nje figure e pergjitheshme e dhene, ndersa ti fillon dhe argumenton me specie te vecanta kafshesh.
    (Bibla eshte nje liber universal qe trajton shume gjera. Si thua ti , do e jepte krijimin specie, per specie????)

    Sa per punen e kunderargumentave te atyre qe ti ke thene me siper, sic e thua dhe vete, e diskutojme ne ndonje teme tjeter.

    Gjithesesi te falenderoj per pergjigjet.

    Sa per korcarin, te siguroj qe nuk ia vleka, jo te grindesh, por as te marresh ne konsiderate si njeri. Keshtuqe...................
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Lule Portokalli : 17-11-2002 mė 10:32
    Ji Vetvetja!

Faqja 19 prej 30 FillimFillim ... 9171819202129 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Evolucioni! Realitet apo njė Pėrrallė e shėmtuar!
    Nga Akus nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 21-08-2008, 08:16
  2. Racizmi dhe darvinizmi social nė Amerikė
    Nga Gimi3 nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 30-01-2008, 10:36
  3. GJUNJEZIMI I EVOLUCIONIT..Per ata qe kane durim!
    Nga Miremengjes nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 25-12-2006, 03:56
  4. Tė dhėnat fosile hedhin poshtė evolucionin
    Nga monarku nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 02-11-2006, 10:34
  5. Fenomeni i terrorizmit – Sfida e rendit te ri boteror
    Nga Enri nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 17-01-2004, 10:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •