Close
Faqja 17 prej 30 FillimFillim ... 7151617181927 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 161 deri 170 prej 294

Tema: Darvinizmi

  1. #161
    i/e regjistruar Maska e baobabi
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    407
    Shembulli qe ke sjelle eshte nje nga pikat ku kreacionistet kundershtojne evolucionistet.

    Sipas evolucionisteve qeniet e kane prejardhjen nga qenie te tjera me te pa zhvilluara. Ajo qe duhej te pritej dhe qe eshte mbrojtur nga evolucioniste per nje kohe te gjate ne te kaluaren ka qene ideja se embrioni i cdo qenieje kalonte neper fazat e paraardhesve te tyre. Dmth si te thuash perseriste me shpejtesi gjithe etapat evolutive. Ajo qe verehet dhe qe artikulli ben fjale eshte shume e ndryshme. Embrionet nuk zhvillohen ne ate forme por perkundrazi zhvillohen krejt ndryshe.

    Me tej.

    Cdo studim shkencor apo historik qe ben njeriu nuk e ben per ata qe iken e skthehen me, por per ata qe do vijne mbas nesh.
    Dmth studimi i se kaluares behet me te vetmin qellim qe te na ndihmoje per te ardhmen.
    Duke u nisur nga kjo me vijne ne ndihme dy alternativat e postimit te meparshem.

    E para eshte qe njeriu eshte dhe do ngelet ne perjetesi qenia me e zhvilluar e cila do perdore qeniet e tjera dhe natyren ne dobi te tij dhe do te zhvillohet me tej me tendence perfeksionin absolut qe i thone Zot

    E dyta eshte e kunderta e kesaj, pra qe njeriu do te zevendesohet nga qenie te tjera qe do te evoluojne pavaresisht nga ai dhe do te zevendesojne ate, per tu zevendesuar me vone nga te tjera dhe ky proces pa mbarim duke mberritur asgjekundi.

  2. #162
    i/e regjistruar Maska e pelin
    Anėtarėsuar
    15-08-2002
    Postime
    214
    Baobab,

    Pergjigja jote me bind edhe njehere per ate qe te kam thene me pare : debati me ty eshte i pamundur sepse ty te mungon liria e mendjes.
    Ti arrin deri atje sa te mohosh edhe faktin me te dukshem.Si mund te thuash ne lidhje me artikullin se:

    "... perseriste me shpejtesi gjithe etapat evolutive.Ajo qe verehet dhe artikulli ben fjale eshte shume ndryshe.
    Embrionet nuk zhvillohen ne ate forme por perkundrazi krejt ndryshe." (paragrafi pare i postimit tend)


    Se pari besoj se ti e di anglishten dhe se dyti besoj se arrin te kuptosh permbajtjen e nje fraze.Shpjegimi i vetem eshte se cdo gje ti jo vetem e kupton por dhe shikon me syzet e bibles.Ne mund te kemi interpretime te ndryshme por fakti per te dy eshte i njejte.Nese edhe fakti nuk eshte po ai per te dy atehere si mund te merremi vesh?

    Le te kthehemi tek artikulli ;

    _ Artikulli eshte nga fusha e mjekesise pra nuk mund te presesh te flase per evolucionin ne menyre eksplicite megjithate gjerat jane aq te qarta saqe vetem kur nuk do te duken ndryshe.

    Konkretisht :

    - tek foto 32 days- "primitiv heart,eyes,blood vessel"


    -tek foto 40 days- "at this point a human embryo looks no different from that a PIG,CHICK,or ELEPHANT : ALL have TAIL ,a yolk and rudimentary grills"


    E zeme se si ke pare fotot, le te shohim tekstin:

    " Then in 1980's researcher found remarkable similarities in the molecular tool kit used by organisms that span the breadth of ANIMAL KINGDOM and those similarities have proved serendipitous beyond imagining.
    No matter WHAT SPECIES, NATYRE uses virtually the same nail and screws ,the same hammer and power to put an embryo together"

    Qe te mos citoj me tej keto me siper jane e zeze mbi te bardhe thjesht Evolucion dhe ti ke kurajo te thuash se artikulli flet ndryshe.

    Do te doja me mire te mendoja qe s'e ke lexuar fare sepse nuk di cfare fjale te perdor per moralin e ketij debati.

    Baobab,
    askush s'te detyron te besosh atje ku ta ka qejfi; as me shkon nder mend se ky debati yne do zgjidhe problemin feja apo shkenca por Zoti i debatit tone eshte Argumenti,dmth nese tjetri te sjell nje fakt apo argument qe s'e kundershton dot duhet ta pranosh.S'ka rruge tjeter.Keshtu si vepron ti ne postin paraardhes s'ka as moral e as debat. Eshte thjesht qesharake.
    Askush s'te detyron ta pranosh artikullin por ta lexosh qellimisht se prapthi ... c'mund te them me...
    E bukura eshte ne syte qe e shikojne _Wilde

  3. #163
    i/e regjistruar Maska e pelin
    Anėtarėsuar
    15-08-2002
    Postime
    214
    megjithate qe t'i pergjigjem deri ne fund postit tend:


    Ne tre paragrafet e fundit te postit tend bie ne pozitat (ndofta te pavetedijshme por te fare te qarta ) e historicizmit bile holizmit. Ben ate gabim qe beri Marksi duke dashur te parashikoje historine e ardhme te njerezimit.

    Lexo postimin e Enit per Karl Popper qe ta kuptosh.

    Po te ndihmoj pak :" no scientific predictor, HUMAN or OTHERWISE, can possibly predict by scientific methods its own future results"
    (The poverty of historicism)


    Ti s'di asgje se si do te jene kushtet,dijet,zhvillimi i njerezimit neser.Ti nisesh nga dijet e sotme ,qe analizon te shkuaren dhe parashikon te ardhmen ,bile deri " ne perjetesi" (???).
    Kjo logjike eshte provuar e gabuar perjetesisht . E provoi Ptolemeu kur parashikoi me dijet e kohes se vet qe Dielli do te rrotullohej 'perjetesisht' rreth Tokes; e provoi edhe Marksi dhe ti i di rezultatet.
    Tani do te provosh edhe ti ? Provoje,por mbi veten tende ama.

    Sa per Evolucionin para se ta mohosh duhet ta kuptosh.

    Eshte pikerisht evolucioni qe nuk ben parashikime holiste !

    Me shprehje popullore ,Evolucioni thote vetem se nepermjet mekanizmit te seleksionit natyral etj, cdo specie evoluon per te mbijetuar dhe per tu riprodhuar.Mjetet per te siguruar kete mbijetese jane nga me te ndryshmet.Maces i rane ne pjese thonjte,qenit -dhembet,luanit-muskujt..., njeriut per fat -truri,mendja (qe duhet ta perdore apo jo?).Po per evolucionin jane te tera njesoj, mjafton qe specia te mbijetoje dhe te riprodhohet.Me tej me shoqerine njerezore ka shkenca te tjera qe merren.

    Ato perrallat e tua 'shkencore' me qen e me mace tregojne se nocionet e tua per evolucionin biologjik jane fare feminore.

    Duke mos e njohur evolucionin ti nuk asnje shans( 10 ne fuqi minus 50) ta hedhesh poshte ate.

    (Me pak personale ju lutem)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Sokoli : 14-11-2002 mė 03:34
    E bukura eshte ne syte qe e shikojne _Wilde

  4. #164
    Perjashtuar Maska e Ihti
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    966
    Qe teoria e evolucionit, nuk provohet dot nga shkencat ekzakte, nuk do te thote qe nuk ekziston...
    Zhvillimi i shoqerise njerezore, ka provuar gjithmone e me teper qe teori (absolute ne kohen e krijimit te tyre) jane hedhur poshte me themel. Prandaj eshte abuzim nga ana juaj qe e kategorizoni ne menyre te tille: cdokush beson ne evolucionizem, e ben sepse nuk pranon ekzistencen e Zotit.
    Po ta vesh ne kandar, besimi ne providence dhe evolucion te species jane aty aty...une zgjedh kete te fundit sepse eshte shume me i mundshem sesa absurdi i papershkrueshem me fjale i zanafilles.
    Summertime baby!

  5. #165
    i/e regjistruar Maska e baobabi
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    407
    Pelin

    T'a kam vene edhe me pare ne dukje. Mos fol mbi ato qe mendoj une se ti nuk i di. Ato i di vetem koka ime.

    Po deshe riktheju edhe njehere postimeve te mija dhe do e veresh se skam referenca as nga Bibla dhe as nga kreacionistet.

    Une per vete nuk kam ndonje teori timen dhe as qe kam ndermend te kem.

    Por sic e kam theksuar edhe me lart, njerezit i bejne gjerat me nje qellim.

    Ne kete rast edhe Darvini kishte nje qellim kur formuloi tezat e tij.

    Si mendon ti, cili ka qene qellimi i Darvinit.

    Une mendoj se ai ka qene "E Verteta".

    Per kete jam edhe une i interesuar.

    Dhe duke iu referuar logjikes formuloj dy alternativat e postimit te mesiperm qe jane te kunderta me njera tjetren dhe pyes veten, ty dhe te tjeret.

    Cila nga keto eshte e vertete.


    PS. E lexova postimin e Enit mbi Poperin. Edhe ne kete rast me lind menjehere pyetja. Cfare ka zbuluar Poperi.
    A ka zbuluar ai te verteten per te gjithe ne apo ka zbuluar te verteten e tij. Eshte hapur nje teme e posacme mbi te verteten. Po deshet ejani dhe diskutojme atje per kete problem.

  6. #166
    instinkt i vetembrojtjes!
    Anėtarėsuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    ne bahcen e shtepise time
    Postime
    351
    Vertet valle, ju duket Zanafilla si nje "absurd i papershkrueshem me fjale" ?????

    Une kam marre njohuri mbi darvinizmin, perpara se te lexoja Zanafillen.

    Gjithmone me ka cuditur, kjo qe do citoj me poshte nga Zanafilla
    (te me falni se une kam nje perkthim te keq te Bibles ne shqip)

    11 Pastaj Perendia tha: "te mbije toka gjelberimin, barerat te nxjerrin fare dhe druret frutore te japin nje frut qe te permbaje faren e tij, sejcili simbas llojit te tij" Dhe keshtu u be.

    20. Pastaj perendia tha: "Te mbushen ujerat nga nje numur i madh qeniesh te gjalla dhe te fluturojne zogjte lart mbi toke neper hapesiren e madhe te kupes qiellore"

    21. Keshtu Perendia krijoi kafshet e medha ujore dhe te gjitha gjallesat qe leviznin dhe qe mbushin ujrat, secili simbas llojit te vet. Dhe Perendia e pa se kjo ishte mire.

    22. Pastaj Perendia tha: "Te prodhoje toka qenie te gjalla sipas llojit te tyre: kafshe, rreshqanore dhe bisha te tokes, simbas llojit te tyre" Dhe keshtu u be.

    Pra rradha ishte (pak a shume) kjo: BIMET, KAFSHET E UJRAVE, KAFSHET E TOKES, NJERIU.

    Ajo qe kisha mesuar nga Darvini, pasi lexova Zanafillen, mu duk shume e vjeter dhe e zbuluar (ose me sakte e thene) shume me pare.

    Kush e caktoi pra (pak a shume) RRADHEN???
    E kishte lexuar valle Darvini, Zanafillen, ne kohen e tij???

    Kush e shikon Zanafillen me sy skeptik dhe nuk ka pike fantazie, le te mendoje qe ajo eshte shkruar per intelektin e njerezve 1500 vjet para Krishtit, pra per njerezit qe nuk kishin shume qe kishin dale nga jeta e shpellave.

    Gjithsesi, respektoj pikepamjet e gjithesecilit dhe nuk mund ta mohoj qe te lexosh kete temen, eshte nje kenaqesi....
    Ji Vetvetja!

  7. #167
    i/e regjistruar Maska e pelin
    Anėtarėsuar
    15-08-2002
    Postime
    214
    shpirtIfshefur,

    Te respektoj se si e paraqet pikpamjen tende : hapur.


    Pse evolucionin_

    Rradhet me poshte mund te duken jashte teme,por ne fakt eshte perseri evolucioni i pare nen nje pamje tjeter :

    -Njeriu lind pa asnje dije dhe aftesi logjike ,thjesht si nje kafshe e pajisur vetem me instikte.
    Fillon e rritet e kupton pak nga pak dhe fillimisht per te E verteta absolute dhe Zoti jane nena e tij,prinderit.Gjithcka e merr te mireqene dhe te dhene pergjithmone.
    Rritet me tej dhe fillon te pyese : SI? e me pas PSE? Prinderit i shpjegojne,i japin arsye, i argumentojne.Shkolla gjithashtu.Kur s'kenaqet fillon e kerkon vete arsye per gjithcka.
    Normalisht kryen ato veprime te cilat i kupton,ndryshe vetem kur e detyrojne.
    Gjithe jeten eshte nen nje presion konstant -pse? arsyeja?
    Bisedon me dike,merr nje vendim,lexon dicka,degjon ,shikon etj dhe gjithmone perpiqet te kuptoje arsyen,gjithmone nje pyetje -pse? dhe qetesohet vetem kur gjen pergjigjen.

    Atehere mund te pyesim : pse eshte keshtu?

    - Sipas meje ,qe e konsideroj veten evolucionist, sepse kjo eshte gjendja normale e njeriut,qekurse fillon t'i funksionoje truri e deri sa ai,truri degjenerohet,shkaterrohet.Te menduarit tek njeriu,te kerkuarit e arsyes per gjithcka eshte nje veti e brendshme e trurit ;ashtu si zemra rreh pa pushim,mushkerite pompojne ajer papushim,edhe truri vepron papushim,mendon.Nese njeriu do te pushonte se menduari ,se kerkuari arsye,ai do te pushonte se qeni njeri.

    perseri pse?

    sepse truri ,aftesia per te menduar,eshte mjeti me ane te cilit njeriu siguron mbijetesen.Edhe ai qe punon ne kompjuter edhe ai qe punon ne kanal,te dy mendojne per te siguruar mbijetesen.Sa me teper te evoluoje ky organ aq me e sigurte eshte jeta e tij.Eshte mjeti qe i jep mundesine e adaptimit ndaj ambjentit,te mbrojtjes,te riprodhimit me te suksesshem(njeriu nuk bie ne incest dhe kjo i jep mundesine per pasardhes te afte).Edhe vete diferencimi brenda species behet mbi kete baze,aftesine,trurin.

    - Sipas pikpamjeve te tjera ?
    nuk di te kete pikpamje te tjera vec krijimit hyjnor.Alienet ne fakt nuk perbejne nje pikpamje me vete,sepse eshte i njejti skenar qe zhvillohet diku tjeter.

    Sipas Krijimit Hyjnor ,mesa di,nuk jepen shpjegime.Gjithcka merret per e vertete dhe e verteta eshte absolute.

    Ketu lind nje kontradikte : njeriu kudo kerkon arsye, shpjegim, per cdo gje ,vetem kur vjen puna tek Krijuesi hesht ,nuk pyet.
    Pergjigja se ' keshtu e beri Krijuesi' nuk eshte pergjigje sepse njeriu menjehere do te pyeste 'po Krijuesin kush e krijoi?'

    Prandaj ndodh qe ne kete pike njerezit ndahen; disa edhe ketu kerkojne arsye,shpjegim,dhe,duke qene se nuk marrin nje pergjigje e braktisin idene e krijimit hyjnor.

    te tjere i lejojne vetes te mos pyesin ,te vetmen here ne jeten e tyre, dhe e pranojne idene e krijimit hyjnor.

    Perse nuk pyesin ? mund te kete shume arsye; per mua shpesh nga forca e zakonit,kultura,pafuqia,deshperimi,vetmia,dembeliz mi,nganjehere edhe per snobizem sic me duket se ndodh sot,etj,etj.
    Sigurisht eshte e drejta e gjithsecilit te cilen e respektoj deri ne fund,sic besoj se edhe ata respektojne timen; por ceshtja eshte se ndersa gjithe jeta e atyre eshte ndertuar mbi pyetjen dhe kerkesen e pergjigjes,kurse ne kete pike ndalen ,nuk pyesin dhe krijohet nje kontradikte.

    Zgjedhja ime eshte t'i bindem natyres sime,natyres njerezore, dmth te kerkoj arsye kudo,pa perjashtim,per cdo gje,tokesore qofte apo hyjnore; te jem i lire nga cdo dhune intelektuale te ardhur nga tokesoret apo hyjnoret;nuk ia jap askujt te drejten time per te gjykuar e vendosur ne emrin tim, as tim eti,as presidentit tim dhe as Zotit apo Krijuesit.

    Kjo eshte arsyeja pse kam zgjedhur Evolucionin sepse me jep mundesine te mendoj,te pyes e te marr pergjigje,te ndjehem i lire, njerezor.

    Besoj se iu pergjigja pyetjes se Sokolit per zgjedhjen midis Darvinizmit dhe zotit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga pelin : 14-11-2002 mė 20:55
    E bukura eshte ne syte qe e shikojne _Wilde

  8. #168
    Perjashtuar Maska e Ihti
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    966
    Shpirt i fshehur,
    tema eshte pak e lodhshme per tu lexuar, edhe nuk kemi shume kohe per te shkruar
    une e konsideroj zanafillen si absurd qe nuk arrij te gjej fjale ta pershkruaj per shume arsye. me e thjeshta nga te gjitha eshte , se zoti e mori kete vendim per rritjen e bimeve kafsheve qe mbushen ujrat dhe kafshet qe mbushen token, brenda dy diteve, idha drite te madhe dites dhe dite te lehte nates. (nuk po i hyjme diskutimit mbi biblen se nuk ka kuptim) por absurdi qendron ketu...zoti e beri te gjithe kete per dy dite..dhe pa qe ishte mire, kurse ne baze te darvinizmit, evolucioni , mban miliona vjet ne procesin e adoptimit e permiresimit.

    une si i ngavashte qe jam nga truri, e kam me te thejshte te pranoj qe nje proces kaq i komplikuar ka kerkuar shume kohe te zhvillohet, dhe jo nje kercitje gishterinjsh.

    pastaj fakti qe bibla u shkruajt para dymij vjetesh dhe njerezit nuk kishin intelektin e njeriut te sotem..ajo s'ka te beje fare, pasi ato duhet te jene fjalet e zotit, si te tilla, koha dhe zvillimi i species nuk i prek.

    kerkoj falje edhe njehere qe futa biblen ne mes...ishte pergjigje per Shpirt i fshehur.
    Summertime baby!

  9. #169
    instinkt i vetembrojtjes!
    Anėtarėsuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    ne bahcen e shtepise time
    Postime
    351
    Ka nje keqkuptim nga Pelini, ne ate cka une kam pyetur.

    Pyetja ime nuk ishte "Pse Darvinizmi dhe jo Bibla". Kete "pse" une e di dhe e di shume mire.(Gjithsesi te falenderoj per spjegimin)

    Pyetja ime ishte "Kush e caktoi RRADHEN". Ishte ajo e paracaktuar apo u zbulua vertet nga Darvini. Dhe kjo pyetje mua nuk me ka lindur duke lexuar kete teme. Kete e kam pasur prej kohesh ne koke dhe e hodha ketu meqe mu duk se ka te beje me temen. Kjo pyetje ka qene tek mua qe kur kam lexuar Zanafillen, pra pasi kisha studiuar ne shkolle Darvinizmin me pare.

    Sa per absurdin e Zanafilles, une nuk kam thene qe nuk arrijne ta kuptojne ata qe kane tru te ngavashem, por ato qe nuk kane pike fantazie. Dhe nese pranojme qe nje mesazh do i trasmetohej njesoj njerezve si 1500 vjet para Krishtit ashtu dhe sot, do na dilte pastaj qe nuk ka asnjelloj zhvillim intelekti tek njeriu.

    Ju falenderoj per pergjigjet......
    Ji Vetvetja!

  10. #170
    i/e regjistruar Maska e baobabi
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    407
    Pelin. Ky postim eshte per ty shoqerisht.
    E fillon postimin tend me kete fjali

    "Njeriu lind pa asnje dije dhe aftesi logjike ,thjesht si nje kafshe e pajisur vetem me instikte."

    Me te vertete e beson kete qe ke shkruar apo te ka shpetuar nga shpejtesia?

    Ke femije ti Pelin apo je ende i ri per kete pune?

    Jam i bindur qe ende nuk je ne fazen kur njeriu mendon per familje.

    Kur te arrish ne ate pike merre ne konsiderate kete propozimin tim te meposhtem.

    Kur te lindi femija yt merr nje kafshe cfaredo sipas zgjedhjes tende dhe perpiqu qe ti rrisesh te dy, njelloj si femijen tend dhe do e kuptosh ndryshimin midis njeriut dhe kafshes.

Faqja 17 prej 30 FillimFillim ... 7151617181927 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Evolucioni! Realitet apo njė Pėrrallė e shėmtuar!
    Nga Akus nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 21-08-2008, 08:16
  2. Racizmi dhe darvinizmi social nė Amerikė
    Nga Gimi3 nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 30-01-2008, 10:36
  3. GJUNJEZIMI I EVOLUCIONIT..Per ata qe kane durim!
    Nga Miremengjes nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 25-12-2006, 03:56
  4. Tė dhėnat fosile hedhin poshtė evolucionin
    Nga monarku nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 02-11-2006, 10:34
  5. Fenomeni i terrorizmit – Sfida e rendit te ri boteror
    Nga Enri nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 17-01-2004, 10:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •