Shembulli qe ke sjelle eshte nje nga pikat ku kreacionistet kundershtojne evolucionistet.
Sipas evolucionisteve qeniet e kane prejardhjen nga qenie te tjera me te pa zhvilluara. Ajo qe duhej te pritej dhe qe eshte mbrojtur nga evolucioniste per nje kohe te gjate ne te kaluaren ka qene ideja se embrioni i cdo qenieje kalonte neper fazat e paraardhesve te tyre. Dmth si te thuash perseriste me shpejtesi gjithe etapat evolutive. Ajo qe verehet dhe qe artikulli ben fjale eshte shume e ndryshme. Embrionet nuk zhvillohen ne ate forme por perkundrazi zhvillohen krejt ndryshe.
Me tej.
Cdo studim shkencor apo historik qe ben njeriu nuk e ben per ata qe iken e skthehen me, por per ata qe do vijne mbas nesh.
Dmth studimi i se kaluares behet me te vetmin qellim qe te na ndihmoje per te ardhmen.
Duke u nisur nga kjo me vijne ne ndihme dy alternativat e postimit te meparshem.
E para eshte qe njeriu eshte dhe do ngelet ne perjetesi qenia me e zhvilluar e cila do perdore qeniet e tjera dhe natyren ne dobi te tij dhe do te zhvillohet me tej me tendence perfeksionin absolut qe i thone Zot
E dyta eshte e kunderta e kesaj, pra qe njeriu do te zevendesohet nga qenie te tjera qe do te evoluojne pavaresisht nga ai dhe do te zevendesojne ate, per tu zevendesuar me vone nga te tjera dhe ky proces pa mbarim duke mberritur asgjekundi.
Krijoni Kontakt