A eshte jeta nje menyre e interpretimit te levizjes kaotike te molekulave apo dicka tjeter?
A eshte jeta nje menyre e interpretimit te levizjes kaotike te molekulave apo dicka tjeter?
Sa e cuditshme qe pas ketij emri delikat fshihet nje inteligjence e ftohte dhe gati robotike.
Nuk dua te mendoj qe kompleksiteti i ndjenjave te tua ka ardhur rastesisht si produkt i nje rrufeje te stermadhe qe na paska ndodhur disa milione vjete me pare.
Nuk dua te mendoj as qe truri yt i ngjan sadopak atij te nje majmuni, sepse ne kete menyre do te hidhja balte mbi nje krijim te jashtezakonshem.
Por dua te mendoj per ty si nje qenie njerezore, qe i eshte dhene nje dhurate e tille e mrekullueshme sic eshte jeta, te cilen duhet ta vleresoje dhe duhet te jete mirenjohese qe e posedon.
O Mesuses, nuk jemi ne miting ketu !
Lere retoriken menjane e na sill ca argumenta.
Bindjen tende te pakten.
E bukura eshte ne syte qe e shikojne _Wilde
Cfare pranon per argument ti Pelin.
Cili eshte perkufizimi yt per argumentin?
i nderuar mesues!
Nuk e di ne se je mesues apo jo po per nga llogjika qe perdor nuk me dukesh aspak.Fakti qe truri yt dhe i imi bashke i ngjet atij te majmunit si rregull nuk duhet te te shokonte ne qofte se e mban mend biologjine e klases se shtate.
Nuk do te ishte me mire ti besonim dikujt qe perpiqet te sjelli argumenta bindese se sa atyre qe na thone se u krijuam nga balta dite e shtate etj etj.
Persa i perket vertetesise se teorise se evolucionit nje gje vetem mund tu them . Edhe Galileu u vertetua pas shume e shume vjeteve dhe megjithate ndrekohe Toka rrotullohej.
Kurre mos thuaj kurre
HISTORIA NUK SHKRUHET ME SHKROLA E SHKOKLA!
Nuk e dija qe ne bote paska llogjike mesuesi , e cila dallohet shume nga ajo e pergjithshmja qe kane njerezit e tjere.
Une nuk mund te klasifikoj kategorite e arsyes ose te niveleve te kuptueshmerise qe ka cdo individ, por mendoj se koncepti i asaj qe quajme llogjike, shkon pak me tutje sesa nje besim i verber i teorive qe na paraqiten ne menyre shkencore dhe qe ne fakt nuk i pergjigjen shume pyetjeve ne lidhje me jeten.
Pyetje te tilla universale si , nga erdhem ,ose ku po shkojme.
Ne nje kendveshtrim tjeter; cfare ndodh brenda nesh, pse urrejme ose dashurojme, pse qajme ose qeshim,etj.
Nuk dua te zgjatem shume se kohen e kam te kufizuar dhe per me teper nuk me pelqen te debatoj ne forum.
Megjithese dikur kam besuar ne teorine e evolucionit, pozicioni im i tanishem eshte krejtesisht i kundert nga i dikurshmi. Besoj fortesisht ne krijim dhe kjo gje nuk ka ardhur rastesisht , por pas nje shqyrtimi te hollesishem dhe te gjithanshem te fakteve jetesore dhe atyre te paraqitura nga studjues te ndryshem si fetare dhe shkencore.
me falni dhe njehere qe po nderhyj ne kete teme por do kisha nje pyetje per ata qe besojne te patundur tek zoti dhe qe hedhin poshte teorine e evolucionit:
A,VALLE BESONI NE EGZISTENCEN E DINOSAURVE?
NQFS PO, SI E INTERPRETONI ATE?
buke, kripe e zemer.
Baobab'-
Ne s'me jane thare trute...jeta eshte nje menyre e interpretimit te inteligjences molekulare. Versioni jot? Vetem mos na dil shume nga tema
Mesues-
Gaboj une apo jeni duke perjetuar ndonje halucinacion ju. Uroj te mos mendoni per mua si nje qenie "anti-njerezore"
Nese jeni i interesuar per boten femerore dhe kompleksitetin e ndjenjave te saj, e bejme ndonje debat mbi "gender issues" kur te kem nge. Ketu po diskutojme per evolucionin.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Cupke_pe_Korce : 03-10-2002 mė 00:07
Summertime, and the livin' is easy...
Baobab,
nuk e gjeta fjalorin e filozofise per te dhene nje perkufizim teorik.
sipas meje me argument kuptojme evidence,fakt,prove apo arsye,arsyetim per te mbeshtetur ose kundershtuar nje pohim ne debat.(ne rastin tone)
gjithsesi ato qe sjell Mesuesi ne postin e pare nuk mund te quhen argumenta; ato quhen pershtypje,emocione ,besim,qe sigurisht askush nuk e ndalon t'i sjelle kur jane brenda etikes,por puna eshte se debati behet me argumenta;Bindja nuk eshte prove.
Sidoqofte ne postin pasardhes ai paraqiti,sipas meje,bindjen e vet krejt sinqerisht ,gje qe jep shkas per debat te pakten.
psh mua me erdhi e cuditshme qe ai ka kaluar nga shkenca drejt fese. Zakonisht me pjekurine ndodh e kunderta.
ne lidhje me pyetjen e "molekulave kaotike" ajo "dicka tjeter" nuk eshte nje force e mbinatyrshme.
edhe une jam interesuar per pergjgjen ne lidhje me dinosauret.
E bukura eshte ne syte qe e shikojne _Wilde
Per Pelin:
Ashtu mendoj edhe une per shkencen. Kur une perkufizova formulimin e Darvinit me termin Hipoteze kete e bera per faktin e thjeshte sepse ajo nuk eshte provuar si e vertete.
Nje kundershembull esencial eshte te provuarit e krijimit te qenieve te gjalla.
Me gjithe perpjekjet titanike te shkencetareve ne kete drejtim ende nuk eshte zbuluar ndonje mekanizem se si nga lenda inorganike u krijuan qeniet e gjalla.
Dhe ky duhet te jete njeri nga hapat ne te provuarit e origjines se jetes.
Perderisa kjo nuk eshte provuar ende formulimi do te vazhdoje te mbaje titullin "Hipoteze"
Tashme ne kete pike, njerezit mund te ndahen ne besimtare te evolucionit apo te krijimit nga Zoti.
Keto qe te dyja jane ceshtje besimi.
Prandaj une ne nje postim te mesiperm parashtova dy alternativat e ketij problemi.
Sic e vleresoj une, besimtareve te evolucionit, u ngelet me teper pune per te gjetur provat, faktet dhe arsyetimet logjike per te provuar ne rradhe te pare vetvetes rrugen e plote te evolucionit te qenieve te gjalla. Ne keto perpjekje ekzistojne dy alternativa.
1. Te zbulohet se si jeta rrodhi nga lenda inorganike dhe se cfare mund te beje me tej njeriu per te eksportuar jeten ne ambjente te tjera planetare.
2. Te provohet se eshte e pamundur qe te krijohet jeta nga lenda inorganike.
Persa i perket pjeses tjeter, asaj qe beson tek Zoti, puna eshte me e lehte. Ne kete drejtim faktet, provat dhe arsyetimet logjike nuk mungojne.
Do thoni juve. Po na i thoni edhe neve keto prova qe te mos lodhemi kot.
Keto prova kane 2002 vjet qe jane dhene dhe vazhdojne te propagandohen perdite me te gjitha mjetet e informacionit.
Problemi nuk qendron tek prova por tek deshira.
Dmth, thjesht fare. Ai qe nuk do te besoje ska nevoje per prova.
Per Cupken_pe_Korce:
Cfare i ben molekulat e turpit te njeriut (dhe qenieve te tjera te gjalla) qe te mos enden me menyre kaotike si molekulat e tjera te universit por te levizin sipas nje skenari te paracaktuar?
Krijoni Kontakt