Close
Faqja 30 prej 30 FillimFillim ... 20282930
Duke shfaqur rezultatin 291 deri 294 prej 294

Tema: Darvinizmi

  1. #291
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Citim Postuar mė parė nga Kshu_jam_un Lexo Postimin
    Nje presor i imi e tha troc fare: puna e fillimit te rastesishem te nderveprimit mes molekulave eshte si puna e dy tullave qe i le rruge e prej te cilave pret qe pas dy vjetesh, kur te kalosh prap andej ti gjesh siper njera tjetres.

    Cupke, ai supernjeriu xhaxhi Nices eshte qef te lexohet, por as qe ka egzistuar, as do egzistoje ndonjehere. Xhaxhi Nicja u munu u munu po n'fun fare na doli nga binaret i shkreti.

    E dim qe nje dite mendoni se do i ndertoni vete qelizat, do i bashkoni dhe do formoni njeri, por gjer kur te zbuloni se cfare eshte ndergjegja s'keni gje ne terezi.

    Te jete reaksion kimik valle? Hmmm.

    Po shkruj dhe dicka tjeter kjo me teper per lezet, shpresoj qe te mos e heqin.

    Pune Shkencetaresh

    Kur e pyesin
    ti c'na thua,
    bota valle si u krijua?

    Ai ngrys vetullat, hesht nje cast
    dhe pataj fillon ngadale...

    Nje shperthim ndodhi dikur
    athere kur s'kishte vecse pluhur,
    u bashkuan disa gazra
    edhe boten na dhuruan.

    Nga nje vend zune planetet
    edhe yjet rastesisht,
    po ashtu gravitacioni
    s'ishte pune perendish.

    Pataj erdhi permbi toke
    ai i famshmi, oksigjeni,
    dhe prej tij na lindi jeta,
    si ky tjeter rast nuk gjeni.

    Rastesite na u shtuan,
    kur mbi toke u shfaq njeriu,
    qe te gjithe i hutoi
    i tronditi faqeziu.

    Po dhe atij ja gjeten zgjidhjen,
    nga majmuni thane buroni,
    dhe te gjithe ne kor bertiten,
    rrofte pra Evolucioni.

    Dhe nje ze foli nga salla
    me ne Zot une nuk besoj,
    zoti im eshte paraja,
    vec per te une do punoj.

    Dikush njeriun shpalli zot
    edhe foli qetesisht,
    gjithcka vete do t'a bejme
    une sot jam ateist.

    Ja aty nga fundi i mbledhjes
    thashe t'i them dhe une dy fjale,
    lehte u ngrita une nga vendi
    edhe thashe me ngadale:

    Nga gjithe fjalet qe u thane
    ndjehem pak i turbulluar,
    qe te gjitha sa u thane
    rastesisht qenkan krijuar.



    Por nje shok me kapi doren
    edhe me terhoqi lehte,
    ulu-tha, na fike deren
    do te thone je i mete.

    Keto jane pune shkencetaresh,
    askerkush s'i kupton dot,
    vec kur vetem jane ne hall
    thone te gjithe: shpetona Zot!


    Me respekt,
    me kte vjershe idiotesh ti kujton se e shembe Darwinizmin
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  2. #292
    l'aquila tornera a volare Maska e brandon
    Anėtarėsuar
    07-04-2006
    Postime
    622
    Varet se ku kerkohet te mesohet Darvinizmi! Po mjafton te hapesh syte dhe shembujt jane te pafund! P sh rasti i pules me vezen.
    Me perpara ka lindur veza ( eshte nje qelize).
    Kafsha qe ka bere vezen nuk ishte pule ,por dicka krejt ndryshe.
    Veza qe i ka dhene origjine pules ishte nje veze qe kishte nje difekt, nje gabim ne kromosomet e saj
    Ishte nje difekt me fat qe ja doli mbane.
    Kur ne riprodhim dicka ecen keq , nje individ mund te linde me difekt gjenetik, dhe zakonisht vdes shpejt, pasi nuk eshte i afte te mbijetoje.
    Por ndodh qe ky "gabim" gjenetik te jete natyror , pa pasoja . Bile mund te jete i dobishem, per te mbijetuar dhe riprodhuar. Atehere individi nuk vdes me, por vazhdon te jetoje, duke prodhuar qenie te tjera te ngjashme me veten, por edhe "gabime".( te cilat...............................)
    D m th ky eshte koncepti i evolucionitgabime kopjimesh ne kromosome shkaktojne mutacione (ndryshime), dhe ambienti seleksionon ata me te pershtatshmit per mbijetese dhe riprodhim.
    I njejti muhabet vlen edhe per vezen e pules.
    Veza qe i ka dhene origjine paraardhesit te pules ishte edhe ajo nje veze e gabuar, nje veze qe kishte difekt ne kromosomet e saj , ku kishte ndodhur ne te shkuaren e saj ne "aksident" , mutacion,
    i cili doli vital.
    Per te kuptuar me mire kete duhet te kujtojme qe jeta ne toke ka filluar rreth3- 4 miliarde vjet me pare ( ka prova dhe gjurme bakteresh per kete).
    Eshte nje kohe jashtezakonisht e gjate dhe i shket perceptimit dhe imagjinates tone.
    Me qe ishim te rasti i pules me vezen- kjo do te thote qe paraardhesit e tyre ishin krejt ndryshe.
    Eshte njesoj sikur ne nje portret te modifikosh dale-ngadale detajet,......., me pare syte,pastaj hunden, pastaj gojen,floket. Me vone portreti behet plotesisht i panjohur.
    Keshtu u ka ndodhur edhe paraardhesve te pules.
    Po te ikesh mbrapa ne kohe dhe ndryshon pak nga pak detajet ( jo vetem fizonomine, por edhe organet e brendshme, lekuren, metabolizmin, biokimine), ne nje fare pike paraardhesi i pules arrin qe ti ngjaje nje zvarraniku ( te cilet nga ana e tyre riprodhohen me veze).
    Mund te behet e njejta pyetje! Kush ka linde me para zvarraniku apo veza?
    Veza.! Per shkak te "gabimit" te kopjimit.
    Paraardhesit e zvarranikeve ishin krejt ndryshe .......................................... dhe keshtu me radhe ..............zbulojme qe paraardhesit e zvarranikeve (retileve) u ngjanin peshqeve te cilet linden ne uje.
    Kush ka lindur me pare veza apo peshku? Kur mbaron ky zixhir?
    Duhet te vemi te vezet e para qe ishin celula te thjeshta.
    N q s e perfundojme udhetimin mbrapa dhe ndryshojme drejtimin kuptojme qe organizmat e thjeshte evulojne ne me te nderlikuarit .Kalim gradual dhe i ngadalshem ( e kunderta e revolucionit!)
    Eshte historia e jetes. Dicka me e mahnitshme se perrallat e njemije e nje neteve.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga brandon : 01-05-2008 mė 17:07
    La vida es un carnaval

  3. #293
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    15-06-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    190
    Kam nje ide ne lidhje me ekzistencen tone. Kete ide e nxorra duke pare emisione shkencore ne lidhje me universin dhe duke nxjerre konkluzionet e mia ne lidhje me rrugen deri tek ne, njerezit. Po shprehem shkurt dhe mbase me gabime por nuk kane rendesi detajet por ka rendesi idea me teper.

    Ne fillim kemi shperthimin e nje mase me elemente te ndryshem, pastaj kemi formimin e planeteve si pasoje e perplasjes se meterialeve ne hapesire si pasoje e rrotullimit te tyre, si dhe diellit si pasoje e pikes se shperthimit dhe e terheqjes.
    Te vecojme token. Ne fillim ishte e zjarrte, pastaj me kalimin e kohes duke u goditur nga kometa te cilat ishin copeza me akuj dhe me bakterje apo jete, te planeteve te tjera te cilet kishin shperthyer. Pra keto kometa sollen uje ne toke duke krijuar dhe koren e saj si dhe duke sjelle jeten ne toke. Me pas kemi evoluimet e ketyre bakterjeve, ne ujore pra qe jetojne vetem ne uje, pastaj ne amfibe pra qe jetojne edhe ne uje edhe ne toke, ne zvarranike qe jetojne ne toke, e me vone ne forma te tjera jete me te sofistikuara deri tek njerezimi.

  4. #294
    l'aquila tornera a volare Maska e brandon
    Anėtarėsuar
    07-04-2006
    Postime
    622
    Gjithe teoria e Darwin-it i perket edhe species njerezore. Vepra me kryesore eshte :"Origjina e njeriut". Kjo veper e coroditi fare njeriun, pasi Darwini tregonte qe specia njerezore rridhte nga nje familje e gjere majmunesh dhe qe Afrika ishte kontinenti ne te cilin rrodhem , dhe qe me kalimin e kohes, evoluzioni i ngadalshem beri qe te diferencoheshim nga shimpazete dhe gorillat; - kusherinjte tane me te aferm.
    Polemikat per kete teori kane qene gjithmone shume te forta, por prane ironive dhe kritikave me sakazmatike eshte futur ne rrugen e bindjes qe , n q s gjithe bota natyrore ishte ne evolucion te lehte por te vazhdueshem , atehere per cfare arsyeje njeriu duhet te perjashtohet nga ky evolucion?
    Behet fjale te qe ne eshte e mundur te kuptohet dhe pohohet ne se ka grupe njerezore biologjikisht me te persosur se te tjeret ,ose e kunderta , me pak te avancuar.
    La vida es un carnaval

Faqja 30 prej 30 FillimFillim ... 20282930

Tema tė Ngjashme

  1. Evolucioni! Realitet apo njė Pėrrallė e shėmtuar!
    Nga Akus nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 21-08-2008, 08:16
  2. Racizmi dhe darvinizmi social nė Amerikė
    Nga Gimi3 nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 30-01-2008, 10:36
  3. GJUNJEZIMI I EVOLUCIONIT..Per ata qe kane durim!
    Nga Miremengjes nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 25-12-2006, 03:56
  4. Tė dhėnat fosile hedhin poshtė evolucionin
    Nga monarku nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 02-11-2006, 10:34
  5. Fenomeni i terrorizmit – Sfida e rendit te ri boteror
    Nga Enri nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 17-01-2004, 10:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •