Close
Faqja 27 prej 30 FillimFillim ... 172526272829 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 261 deri 270 prej 294

Tema: Darvinizmi

  1. #261
    Perjashtuar Maska e Ihti
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    966
    Erion, mire e ke ti vlla, sa mire do ishte ashtu si thu ti!
    po edhe mua, edhe sikur te doja te mbeshtesja teorine tende, nuk do arrija ta beja, sepse nuk mu duk me teper se nje mesim biologjije qe e kam bere qe ne klase te tete.
    Te ishin faktet kaq bardh e zi, nuk do kishte debat fare.
    Kete ta them fare pa te keq.

    Impakti i Darvinizmit ne shoqerine njerezore, eshte ne njefare menyre i afert me impaktin e ekzistencialisteve.

    Eshte ideja e largimit nga fataliteti, nga ecja ne nje rruge me nje destinacion te sigurte.
    Darvinizmi eshte teoria e vetme qe kundershton kreacionizmin, dhe si e tille, kundershton idene qe "ndryshimi nuk eshte ne doren e te vdekshmeve".
    Summertime baby!

  2. #262
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    Ueeeee....gjithmone me vonese une per sa i perket 'aquatic ape.' Paskemi rekrute te rinj eh?

    Pershendetje Erion_tjeter!

    Meqenese filozofia i eshte pergjigjur pyetjes me pyetje (me sa mbaj mend ty Pelin te ishte terhequr nje verejtje ne lidhje me kete), po mundohem une ti jap pergjigje amatore. Sipas Sokolit, Darvinizmi ka pasur nje impakt negativ mbi shoqerine tone pasi eshte perdorur si 'ombrelle ideollogjike' nga komunizmi. Duke lene menjane gjithcka kemi diskutuar mbi kete teme, dua ti kujtoj Sokolit se Rusia e Stalinit (aty ku i pati rrenjet komunizmi) e menjanoi Darvinizmin duke e quajtur ate 'borgjez' dhe ne vend te tij praktikoi 'biologjine e proletariatit' te Lisenkos me duket, nga e cila Rusia edhe sot e kesaj dite po vuan.

    Cili eshte impakti tjeter se s'me kujtohet???
    Summertime, and the livin' is easy...

  3. #263
    i/e regjistruar Maska e pelin
    Anėtarėsuar
    15-08-2002
    Postime
    214
    Cupka,

    nuk ben mire qe iu mungon miqve te tu kaq gjate,...


    Eshte kaq e vertete ajo qe thua per Lisenkon,nga t'u kujtua?

    Sokoli ka humbur,s'na beri as konkluzionet,...

    te pershendes.
    E bukura eshte ne syte qe e shikojne _Wilde

  4. #264
    i/e regjistruar Maska e pelin
    Anėtarėsuar
    15-08-2002
    Postime
    214
    Mesa duket kjo teme eshte duke dhene shpirt por materialin e meposhtem nuk po e sjell per debat; thjesht me vleren e nje kurioziteti...per te interesuarit.

    New York Times e dates 22 janar 2003 boton nje artikull ku flitet per nje zbulim fosil qe hedh drite mbi origjinen e zogjve dhe fluturimit.( duket mjaft domethenes fakti qe kjo gazete i jep aq vend ne faqet e saj evolucionit !?)

    Nje grup paleontologesh kineze zbuluan ne shtratimin Liaoning mjaft te pasur ne fosile 6 egzemplare te nje specie dinosauresh te njohur nen emrin dromaeosaur dhe qe e emertuan Microraptor Gui.

    Egzemplaret kane dy pale krahe pendore,ne te dy gjymtyret,ne duar dhe kembe,te gjate rreth 90cm nga koka deri tek fundi i nje bishti mjaft te gjate,por trupi nuk eshte me i madh se nje pellumb i zakonshem.Vendosja e pendeve ne krahe dhe bisht eshte mjaft e ngjashme me ate te zogjve.

    Ekipi i shkencetareve kineze mendon se kjo qenie me sa duket i ka perdorur 4 krahet per te kercyer nga nje peme ne tjetren ,pak a shume si ketrat e sotem dhe paraqet nje stad te panjohur me pare te evolucionit te zogjve dhe fluturimit.

    Ajo qe e ben me interesante kete zbulim eshte ceshtja ende e diskutueshme se si zogjte kane filluar fluturimin : nga trualli lart apo nga pemet poshte.Dmth ato qenie te lashta tokesore me gjymtyret e para te mbuluara me pende kane vrapuar gjithmone e me shpejt deri sa arriten te shkeputen nga toka ,apo mesuan se pari te kercejne nga dega ne dege,nga pema ne peme dhe me pas gradualisht u bene te afte te fluturojne?

    Vetem nje jave me pare( perseri nje artikull ne NY Times) disa shkencetare te tjere paraqesnin evidence ne mbeshtetje te hipotezes se pare,dmth te asaj qe fluturimi filloi duke u ngritur nga toka.Ne nje studim per sjelljet e zogjve moderne tregohet se fluturimi mund te kete filluar me dinosauret dy kembesh tek te cilet rrahja e kraheve i ndihmonte per te rritur ferkimin e kembeve ne trungjet e pemeve duke iu a lehtesuar ngjitjen ne to.( eshte po ajo qe ne dijme nga pervoja se per tu ngjitur ne nje plan te pjerret eshte me lehte kur vrapojme mbi te sepse rrisim ferkimin e kembeve me trullin; nga fizika dihet se ferkimi eshte proporcional me shpejtesine)

    I ketij mendimi eshte dr. R.Prum i universitetit te Kansas.Ne te kundert dr .Xing Xu ,drejtues i ekpit zbulues dhe dr.A.Feduccia i univ. te N.Carolina mbron pikpamjen se egzemplaret e gjetur sjellin mbeshtetje per pikpamjen e fillimit te fluturimit nga pemet poshte duke shfrytezuar gravitetitin.

    Nje moment tjeter interesant eshte se me 1915 naturalisti amerikan William Beebe kishte hedhur idene e fillimit te fluturimit nga toka bazuar ne studimin e mbetjeve rudimentale te zogjve te pulave.


    ps-Ajo qe une desheroj te shtoj eshte se,sic nenkuptohet edhe nga ky rast,shkenca shkon drejt zbulimit te vertetes hap pas hapi duke verifikur e provuar gjithcka.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga pelin : 23-01-2003 mė 17:06
    E bukura eshte ne syte qe e shikojne _Wilde

  5. #265
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602

    Pelin....:)

    C'do gje e ka nje fund. Me sa duket, ne qenkemi te fundit qe do e leme kete teme....kaq shume per zemer e kemi pasur???

    Te falenderoj per postimin e mesiperm. Eshte interesant. Gjithashtu, i hodha nje sy postit te Nickmaster pasi kishte lidhje me kete teme.

    Eshte me se e qarte qe zbulimet e sotme shkencore jane vertet impresive.

    Gjithe te mirat!
    Summertime, and the livin' is easy...

  6. #266
    i/e regjistruar Maska e Emigranti
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    105
    Me vjen keq qe arrita pak me vonese ne kete teme interesante. Desha te them qe une mendoj se evolucion ka brenda te njejtes specie ose lloj. Por kapercimi thjesht me evolucion nga nje specie tek tjetra eshte jashtezakonisht pak probabel. Krijimi i specieve te ndryshme ne te njejten kohe do te hidhte poshte evolucionin. Keshtu psh mosha e zvarranikeve eshte pothuaj e njejte me moshen e araknideve (merimanga, akrepi). Nga ana tjeter vete mosegzistenca e disa specieve te ndermjetme psh shpend -gjitar(mamal) ose reptil - shpend tregon se kalimet midis specieve ose jane te pamundura ose jane teper te rralla. Ky fakt e beri vete Darvinin nga fundi i jetes dyshues ndaj vete teorise se vet. Nejse kjo sa per te shprehur opinionin tim se problemi eshte rrahur.

    Cupka pe Korce, kush te ka thene ty e ku e ke pare ti qe Lisenkoja ishte anti-Darvin, dmth anti-evolucion? Teorite e Lisenkos nuk pranojne gjenetiken, pra nuk pranojne faktin qe trashegimia mbartet nga genet dhe evolucioni eshte pasoje e mutacioneve, pra e ndryshimeve rastesore (random) te geneve.
    Ne teorite e Lisenkos. qe jane padyshim evolucioniste, perparesi i jepet ambjentit dhe ndikimit te tij ne speciet, te cilat, sipas Lisenkos evoluojne (ndryshojne) vetem sepse ndryshon ambjenti.
    Pra Lisenko eshte gabim persa i perket mekanizmit te evolucionit, por eshte kryekeput evolucionist, dmth darvinist.

  7. #267
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602

    Emigranti!!!!

    Nuk e kuptoj kete arsyetimin tend: nje njeri qe qenka evolucionist eshte kryekeput darvinist....?????????

    Teoria e Darvinit nuk eshte teoria e vetme evolucioniste, por me e sakta. Gjithsesi, ajo c'ka kam thene me siper lidhet me nje argument te paraqitur me pare ( nese ke kohe lexoje!). Me fjale te tjera, desha te theksoj se totalitarizmi nuk i ka rrenjet ne teorine e evolucionit te rraces njerezore, por ne ate te shoqerise njerezore.

    Te pershendes per iniciativen!
    Summertime, and the livin' is easy...

  8. #268
    i/e regjistruar Maska e Emigranti
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    105

    Ēupke, qenke tamam Ēupke!

    Nuk ke si e kupton arsyetimin, kur e lexon gabim:

    Une nuk kam thene kush eshte evolucionist, eshte kryekeput darvinist (siē e ke cituar gabim ti, pra siē e ke kuptuar gabim ti). Shife mire:

    ...... por eshte kryekeput evolucionist, pra darvinist! Nuk eshte e njejta gje apo jo?

    Madje siē thua ti vete edhe pse darvinizmi nuk eshte e vetmja teori evolucioniste, eshte me e sakta. Pra kaq e zorshme qenka te kuptohet qe kush eshte kryekeput evolucionist eshte darvinist.

    Une po ta perseris edhe pse ty mund te mos te pelqeje: Lisenko eshte darvinist me gjithe brekushe, darvinizmi ka qene zyrtarisht i pranuar ne BRSS-ne e Stalinit. Aq e vertete eshte kjo sa qe ne gjimnazet shqiptare deri andej nga vitet 70, mesohej darvinizmi me tekste te perkthyera nga rusishtja. Ne kete tekst shtjellohej edhe kontributi i Lisenkos dhe Miēurinit ne shkencat biologjike. Pra ne nje tekst qe titullohej DARVINIZMI, kishte kapituj me vehte per teorite e Lisenkos dhe aplikimit ne agrokulture te tyre me Miēurinin. Tashti une e kuptoj qe ti si ēupke s'ke nga i di keto. Po pyet ndonje qe ka "mbaruarė gjimnazė" para 1970 se do te konfirmoje keto qe po te them une.


    Shendet dhe falemnderit per pershendetjet per iniciativen.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Emigranti : 26-01-2003 mė 14:00

  9. #269
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602

    Hmmm....ta ndajme njecike sheqerin nga shapi...

    Tashi, qe jam "cupke," kjo eshte me se e vertete, por edhe pse "cupke" prape s'ma mbush mendjen ky gjykimi yt: C'fare ke shpjeguar me kete nderrimin e vendeve ti? Une s'mora vesh gje. Konkluzionet 'e vlefshme' bazuar ne premisa false jane po aq me vlere sa dhe lojerat e fjaleve.

    Mos e kishe gje fjalen per (r)evolucionin e klases se proletariatit ti Emigranti? (edhe avash me ato germat e medha se na trembe...lol)

    Qe Rusia e Stalinit e cilesonte Darvinin borgjez, kjo eshte me se e qarte. Mos valle na harroi Stalini qe Darvini i sherbente kishes? (mos dhente zoti, se do na i qe falur altareve te Carit pastaj) Ahhh...po, duhej te kapej diku fantazma e krrusur...se i merreshin kembet prandaj.

    Mesohej Darvinizmi me tekste te perkthyera nga Rusishtja the? Po ta pret mendja, se 'inteligjences' se kohes nuk i duhej Darvinizmi, por ideollogjia--dhe sigurisht ate moren. (cupka i mban mend mire keto pasi e ka bere vete gjimnazin aty, dhe te siguron se, jo vetem ne vitet 70, por edhe ne 90-en, majmunet na beheshin njerez.)
    Baobab-i ka bere goxha pune duke shpjeguar teorine po ti sja ke vene veshin.

    E di cili eshte problemi yt i dashur? Ti ngaterron ideollogjite me teorite shkencore.

    Se e bera terkuze une...you're still kicking inside the box....Sorry!
    Summertime, and the livin' is easy...

  10. #270
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-03-2003
    Vendndodhja
    ceki
    Postime
    88
    Nuk mund te hedhesh poshte apo te pranosh nje teori pa e ditur se cfare thote kjo teori.SEPSE QUHESH MEDIOKER.Per profesioni qe kame zgjedhur me eshte dashur qe ta studjoje teorine e Darvinit.Eshte nje teori qe ne menyre apsolute jo vetem qe nuke hidhet poshte por studjohet dhe sote e kesaje dite ne te tera universitetet e mjekesise ne bote.Mbase ne universitete qe studjohet per prifte dhe hoxhe nuk e di.Sepse une smund te pranoje ne menyre apstrakte teori ne e dhe te hedhe poshte teorine e nje shkencetari qe respektohet ne te gjitha rangjet shkencore.

Faqja 27 prej 30 FillimFillim ... 172526272829 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Evolucioni! Realitet apo njė Pėrrallė e shėmtuar!
    Nga Akus nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 21-08-2008, 08:16
  2. Racizmi dhe darvinizmi social nė Amerikė
    Nga Gimi3 nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 30-01-2008, 10:36
  3. GJUNJEZIMI I EVOLUCIONIT..Per ata qe kane durim!
    Nga Miremengjes nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 25-12-2006, 03:56
  4. Tė dhėnat fosile hedhin poshtė evolucionin
    Nga monarku nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 02-11-2006, 10:34
  5. Fenomeni i terrorizmit – Sfida e rendit te ri boteror
    Nga Enri nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 17-01-2004, 10:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •