Close
Faqja 24 prej 30 FillimFillim ... 142223242526 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 231 deri 240 prej 294

Tema: Darvinizmi

  1. #231
    Perjashtuar Maska e Ihti
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    966
    Pelin pershendetje.
    Kam munguar ca eshte e vertete. Megjithese hyra ne kete diskutim vone, dy muaj me vonese, i lexova postimet me durim dhe u mundova te fus dicka te vogel ne diskutim...diskutim te cilin Sokoli arriti ne menyre perfekte te ma nxjerre perfundimisht nga zemra.
    Tani per tani do vazhdoj te gezoj pushimet (aime edhe dy dite kam) dhe do kthehem me vone.

    Macka, libri "njeriu amfib" ekziston diku ne biblioteken e pluhurosur te tim eti... Ia kerkova njehere ta gjente e ta dergonte...po nuk pati fat.
    Ajo qe kam une eshte e vetmja kopje per te cilen kisha dijeni
    Pelini dhe Auld buddy ma mbushen mendjen qe e kisha gabim
    Summertime baby!

  2. #232
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602

    ehhhh...

    ...c'me sollet nder mend nje shprehje shkodrane qe e kam fort per zemer: "t'amlit, nje pike kos me i ra, nuk a t'amel ma." (kerkoj ndjese per ndonje gabim te vogel ne dialekt)

    Edhe une nuk jam ndonje studiues i darvinizmit, keshtu qe me duhej ti referohesha ndonje pjate tjeter.
    Me ne fund e paske thene troc fare: kur ti nuk e paske studjuar Darvinizmin, ti nuk je ne gjendje ta kuptosh, dhe aq me pak ta sfidosh....(tani me vijne nder mend ato ekzaltimet e tua kur degjoje qe te perkrahnin 'ceshtjen')

    Per kete postin e stergjatur te ka vajtur koha dem se...me duket se e poston per here te trete. C'ti besh...te verber ne...
    Summertime, and the livin' is easy...

  3. #233
    i/e regjistruar Maska e auld buddy
    Anėtarėsuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    pisa, italia
    Postime
    19
    macke blu, "njeriu amfib" nuk e kam dhe e kam lexuar ne kohen e "qepes". por po te rekomandoj disa libra qe me siguri jane shume te bukur, te se njejtes teme, dmth "science fiction", qe besoj jane edhe kollaj per t' u gjendur. nuk do te zhgenjehesh.
    -"timeline" - michael crichton.
    -"chromosome 6" - robert cooc
    -"the trigger" - arthur c. clarke
    -"siberian light" - robin white
    te fala! genci.

  4. #234
    i/e regjistruar Maska e Kshu_jam_un
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Toronto
    Postime
    19
    Nje presor i imi e tha troc fare: puna e fillimit te rastesishem te nderveprimit mes molekulave eshte si puna e dy tullave qe i le rruge e prej te cilave pret qe pas dy vjetesh, kur te kalosh prap andej ti gjesh siper njera tjetres.

    Cupke, ai supernjeriu xhaxhi Nices eshte qef te lexohet, por as qe ka egzistuar, as do egzistoje ndonjehere. Xhaxhi Nicja u munu u munu po n'fun fare na doli nga binaret i shkreti.

    E dim qe nje dite mendoni se do i ndertoni vete qelizat, do i bashkoni dhe do formoni njeri, por gjer kur te zbuloni se cfare eshte ndergjegja s'keni gje ne terezi.

    Te jete reaksion kimik valle? Hmmm.

    Po shkruj dhe dicka tjeter kjo me teper per lezet, shpresoj qe te mos e heqin.

    Pune Shkencetaresh

    Kur e pyesin
    ti c'na thua,
    bota valle si u krijua?

    Ai ngrys vetullat, hesht nje cast
    dhe pataj fillon ngadale...

    Nje shperthim ndodhi dikur
    athere kur s'kishte vecse pluhur,
    u bashkuan disa gazra
    edhe boten na dhuruan.

    Nga nje vend zune planetet
    edhe yjet rastesisht,
    po ashtu gravitacioni
    s'ishte pune perendish.

    Pataj erdhi permbi toke
    ai i famshmi, oksigjeni,
    dhe prej tij na lindi jeta,
    si ky tjeter rast nuk gjeni.

    Rastesite na u shtuan,
    kur mbi toke u shfaq njeriu,
    qe te gjithe i hutoi
    i tronditi faqeziu.

    Po dhe atij ja gjeten zgjidhjen,
    nga majmuni thane buroni,
    dhe te gjithe ne kor bertiten,
    rrofte pra Evolucioni.

    Dhe nje ze foli nga salla
    me ne Zot une nuk besoj,
    zoti im eshte paraja,
    vec per te une do punoj.

    Dikush njeriun shpalli zot
    edhe foli qetesisht,
    gjithcka vete do t'a bejme
    une sot jam ateist.

    Ja aty nga fundi i mbledhjes
    thashe t'i them dhe une dy fjale,
    lehte u ngrita une nga vendi
    edhe thashe me ngadale:

    Nga gjithe fjalet qe u thane
    ndjehem pak i turbulluar,
    qe te gjitha sa u thane
    rastesisht qenkan krijuar.



    Por nje shok me kapi doren
    edhe me terhoqi lehte,
    ulu-tha, na fike deren
    do te thone je i mete.

    Keto jane pune shkencetaresh,
    askerkush s'i kupton dot,
    vec kur vetem jane ne hall
    thone te gjithe: shpetona Zot!


    Me respekt,

  5. #235
    i/e regjistruar Maska e pelin
    Anėtarėsuar
    15-08-2002
    Postime
    214
    Per te gjithe ata qe e mbajne veten " me katolik se Papa" :




    'Sot,pothuajse gjysme shekulli mbas publikimit te Enqiklikes (Humani Generis) njohuri te reja kane cuar ne njohjen e teorise se evolucionit, ne dicka me teper se nje hipoteze e thjeshte.

    Eshte me te vertete domethenese qe kjo teori eshte pranuar progresivisht nga kerkuesit(shkencore) si pasoje e nje sere zbulimesh ne fusha te ndryshme te dijes.

    Konvergjenca ,as e kerkuar e as e fabrikuar, e rezultateve te punimeve te kryera ne menyre te pavarur eshte ne vetvete nje argument sinjifikant ne favor te kesaj teorie.'


    Papa John Paul II
    October 22, 1996
    To the Pontifical Academy of Sciences
    E bukura eshte ne syte qe e shikojne _Wilde

  6. #236
    Pelin, jo per te te ngacmuar kushedi, por me sa je shprehur deri tani je radhitur nder ateistet. C'ne Papa ketu?

    Pastaj, mire eshte qe rrymat fetare te mos identifikohe me institucionet perkatese, institucione te cilat kane pesuar mutacione gjigande qe nga koha e ngjizjes se tyre.

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Sokoli : 03-12-2002 mė 04:12
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

  7. #237
    i/e regjistruar Maska e auld buddy
    Anėtarėsuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    pisa, italia
    Postime
    19
    c' ne papa?! ke degjuar njeri te argumentoje ose ilustroje me ato qe thote papa?!
    te fala! genci.

  8. #238
    i/e regjistruar Maska e pelin
    Anėtarėsuar
    15-08-2002
    Postime
    214
    jo, s'kam degjuar, une jam i pari.

    po juve ju shqeteson Papa apo ato qe ka thene Papa?
    E bukura eshte ne syte qe e shikojne _Wilde

  9. #239
    i/e regjistruar Maska e pelin
    Anėtarėsuar
    15-08-2002
    Postime
    214
    Sokol,

    Kam ca kohe qe s'kam me kohe.....

    Po bashke duhet te sqarojme nja dy gjera:

    #1 _Papa

    Sigurisht qe jam ateist dhe sigurisht qe ti e ke te veshtire te kuptosh se te jesh ateist do te thote te mos kesh tabu'.Pak me qarte kjo do te thote qe mua nuk me intereson se KUSH e ka thene por se CFARE ka thene dhe sidomos SI e provon.Pra fare thjeshtesisht nese Papa ka thene nje gje me mend une e duartrokas.Sic kam duartrokitur Fan Nolin,dom Ndre Mjeden, Papakristo Negovanin,Hoxhe Tahsinin e shume te tjere.

    Ashtu si,nga ana tjeter,i quaj sharlatane ata 'evolucioniste' ndofta enderrimtare, qe nuk sjellin prova ose te pakten nuk e quajne per detyrim te sjellin prova per te mbrojtur ate qe thone.

    Sa per Pape Vojtilen ,pavaresisht se eshte fetar, une e konsideroj nje visionar ne politike,ne ceshtjet sociale etj.Fakti qe ai denoi inkuizicionin,rehabilitoi Brunon,Galileon,qe pranon faktet e provuara shkencerisht ,qe ka kontribuar aq shume per pajtimin e feve te ndryshme,qe ka kerkuar me shume se kushdo tjeter te mbrohen e te ndihmohen popujt e vendeve te lindjes,ne menyre te vecante emigrantet , etj e bejne ate ne syte e mij nje figure te respektuar dhe te ditur.Qe ai beson tek Zoti eshte pune e tij dhe jo e imja.

    Sa per ato theniet qe ke risjelle te Harun hoxhe Jahjajt ato nuk jane fakte,nuk jane argumentime ; ato jane thjesht deklarata qe as shtojne as heqin gje ne procesin e vertetimit te evolucionit.Ti mund ti mbash si citate ne koke te krevatit tend po mua me bejne vetem te buzeqesh.

    Nese ti nuk do te ishje aq ekstremisht i pozicionuar kunder evolucionit do te te kishte bere pershtypje qe kreu i kishes me ne fund pranon haptas qe evolucioni nuk mund te quhet me nje hipoteze, as eshte i fabrikuar dhe eshte pasoje e zbulimeve ne fusha te ndryshme te dijes.Por pikerisht sepse ke qene ti qe i ke quajtur provat e evolucionit te fabrikuara,se asnje shkence tjeter nuk e mbeshtet darvinizmin, se darvinizmi as hipoteze nuk mund te quhet,zgjedh,per te dale nga situata nje loje fjalesh qe as vete nuk e kupton :" rrymat fetare te mos identifikohen me institucionet perkatese????"

    Me vjen shume keq Sokol, po une besoj se Papa eshte shume here me i ditur se ty.Dhe shume me kurajoz per te pranuar te verteten.


    #2 si ateist jam ne mospajtim me te gjitha llojet e feve dhe seketejmi nuk rrjedh qe " u fryj ndasive fetare" sic konkludon ti ad hoc. Mos kerko 'arsye te mosarsyes per te arsyetuar' editimin e posteve te mija.Ta kam vene ne dukje dhe me pare : karrigja nuk te jep mend!.

    Por ,me mire, ne vend te kerkosh 'qimen ne qull' tek une shiko traret ne postet e tua .
    Konkretisht vetem ne postin tend blu me tre etapa( i parafundit) je shprehur per dy antare te forumit:

    " mendjengushte,shpirtngushte,driteshkurter,ju llomotisni si papagalle,mendjembyllur,turp te kini etj,etj "

    Teknikisht ti duhej te vete-editoje postet e tua per fyerje ndaj te tjereve.Meqe nuk e bere duhej qe nje super moderator ose administrator te editonte postet e tua per fyerje.Ti duhej te merrje pike paralajmeruese dhe bile mund te shkarkoheshe nga detyra.
    Asnje nuk ndodhi dhe ti vazhdon ta kryesh detyren 'me nder dhe kompetence'.
    Per mua kjo nuk eshte 'as e re , as e papritur' !

    Por ti thua se te kam fyer duke i quajtur mendimet e tua te paargumentuara.?!
    Atehere s'me mbetet vecse te sqaroj se nuk mund te quhet fyrje kur nuk bie dakord me mendimet e tjetrit.

    "mendimet e tua jane te gabuara" dhe " ti ja fut kot" ne esence jane e njejta gje ,kane te njejten vlere = ti nuk e di.
    Dhe kjo nuk eshte fyerje ,ky eshte mendimi im per ty,qe po te mos e them do te quhem hipokrit ose i frikshem.

    Por eshte fyrje e palejueshme kur tjetrin e prek ne ndjenje sic ben ti kur me cileson "shpirtngushte" sepse ne debatojme rreth opinioneve tona jo rreth karektereve,natyrave tona.

    Nese arrin te kuptosh se c'po te them atehere e di se dhe c'duhet te besh.

    Ndryshe vlen shprehja : 'mos e bej si hoxha qe thote beni si them une,po mos beni sic bej une !'

    E fundit : ky moral nuk eshte vetem per ty.
    E bukura eshte ne syte qe e shikojne _Wilde

  10. #240
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    pelin, po per mua c'mbeti...?
    po pres une ...., ku je?????????????
    perqafime e_linda+
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

Faqja 24 prej 30 FillimFillim ... 142223242526 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Evolucioni! Realitet apo njė Pėrrallė e shėmtuar!
    Nga Akus nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 21-08-2008, 08:16
  2. Racizmi dhe darvinizmi social nė Amerikė
    Nga Gimi3 nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 30-01-2008, 10:36
  3. GJUNJEZIMI I EVOLUCIONIT..Per ata qe kane durim!
    Nga Miremengjes nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 25-12-2006, 03:56
  4. Tė dhėnat fosile hedhin poshtė evolucionin
    Nga monarku nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 02-11-2006, 10:34
  5. Fenomeni i terrorizmit – Sfida e rendit te ri boteror
    Nga Enri nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 17-01-2004, 10:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •