Close
Faqja 7 prej 30 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 294

Tema: Darvinizmi

  1. #61
    i/e regjistruar Maska e ZANOR
    Anėtarėsuar
    25-09-2002
    Postime
    1,114
    O BLEKO!
    Je shume mbrapa vella!
    Pyet ne se besojme ekzistencen e dinosaurve ne nje kohe qe muzeumet e natyres neper bote jane te mbushura me skelete dinosauresh.
    Sa per ty mesues ketu u binda se nuk duhet te jesh mesues fare sepse e para njehere duhet ta dish (ne se ke lexuar pak psikologji) qe ka edhe llogjike mesuesi, ka edhe llogjike mjeku , ka edhe llogjike ushtaraku dhe nuk ka llogjike te pergjitheshme.
    Me keqardhje po konstatoj se JA FUT KOMPLET KOT!!!!!!!!!!
    HISTORIA NUK SHKRUHET ME SHKROLA E SHKOKLA!

  2. #62
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    Baobab'- (Mezi ta spelloj kete dreq niku...ku dreqin e ke psonisur?)

    Me duket se nuk ja ke vene veshin c'te kam shkruar. Sjellja dhe veprimtaria e qenieve te gjalla varet nga gjenet, copeza ADN-je qe mbartin informacion. (une i kam quajtur INTELIGJENCE MOLEKULARE aty me lart). Per sa i perket natyres se kesaj inteligjence, pse vepron ashtu si vepron dhe pse ky veprim eshte specifik per c'do qenie te gjalle...kjo eshte nje nga sfidat me te medha me te cilat perballet shkenca e sotme. Pra, nuk jam ne gjendje ti pergjigjem nje pyetjeje te tille.

    Per sa i perket besimit. Nuk mendoj se kemi shume per te zgjedhur ne kete rast. Besimi tek zoti qenka kollaj? Pse? Apo se duhet ta pranojme pa pyetje.

    Vertet qe shkencetaret ende nuk e dine se si u shfaq jeta ne toke, por ama jane te ndergjegjshem se planeti yne eshte nen ndikimin e vazhdueshem te veprimtarise se forcave(elektromagnetike, gravitacionale, etj). Besoj se e keni degjuar qe yjet shuhen nje dite, galaktikat shkaterrohen dhe kthehen ne pluhur kozmik (fenomene te tilla jane vezhguar gjithmone) Mos toka jone ben perjashtim nga keto ligje? Pra, sistemi yne djellor mund te shkaterrohet po aq cuditerisht sa edhe u krijua.

    Me falni se kalova nga mikrobota ne makrobote. Por mendoj se ky eshte nje fakt qe e shpjegon disi krijimin. Pra, cdo gje eshte ne levizje, ne ndryshim....dhe ky nuk eshte gje tjeter vecse evolucion (ndryshim me kalimin e kohes). Jeta ne toke nuk mund te beje perjashtim nga c'do ligj tjeter i gjithesise!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Cupke_pe_Korce : 03-10-2002 mė 00:53
    Summertime, and the livin' is easy...

  3. #63
    Tipat sanguine jane teper interesante bile shpesh dhe simpatike, por jo neper debate te qeta, aq me teper kur e shprehin sanguinizmin ne shkalle kolerike (per gjithe ata qe shprehin emocionalizmat ne debat kjo).

    Me vjen keq qe Evolucionistet e forumit duke u vetpozicionuar ne menyre stoike pozicionojne dhe kundershtuesit e tyre si Fetare te thekur apo kreacioniste... Riperseritem duke thene se debati i lire ka per qellim vetpermirsimin e ideve finale (te paevitueshme keto te fundit).
    Ky debat, eshte nisur me deshiren e mire qe te diskutohen boshlleqet e Evolucionizmit pa u munduar te mbushen ato qe mund te kete Feja apo Kreacionizmi ne pergjithesi. Le te vazhdoje po ne kete fryme e te rrembehemi sa me pak te jete e mundur nga emocionet pra.
    Nese dikush ka deshire te mos i mbushet mendja, le te mos i mbushet, nuk ka pasur njeri ate qellim, por te mos harroje se ne kete menyre nuk i mbush dot mendjen as te tjereve ama. Pra vetem duke ngulur kembe. Mendime jane dhene plot, e tani po u lihet vendi fakteve.
    Une i nxora disa te vogla. Po ata qe e quajne veten Evolucioniste s'kane paraqitur akoma dicka te kesaj natyre.

    Sa per "vertetesine e fakteve" qe kam paraqitur diku me siper nese cupka nga Korca apo dikush tjeter eshte kaq i/e interesuar, le te shkoje neper muzete e Britanise dhe te pyese punonjesit a pergjegjesit. Ato qe kam permendur, mund te vertetohen sepse permbajne emra, data dhe shume te dhena te tjera.

    Nuk do te qe keq te flitej me gjuhen e provave dhe efektive kuptohet.
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

  4. #64
    i/e regjistruar Maska e baobabi
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    407

    Ashtu!

    Nje artikull qe mu duk interesant mbi baobabin mund te download prej skedarit te bashkangjitur me kete mesazh.


    Edhe une mendoj se alternativat jane dy sic edhe i kam formuluar ne nje postim te meparshem

    Prita se mos ndonjeri do jepte ndonje alternative tjeter por sic e shoh duket se nuk ka.

    Meqenese qe te dyja alternativat kane ne baze besimin po spjegoj perciptas se ku qendron alternativa e Zotit nga ajo e Evolucionit.

    2002 vjet me pare Jezu Krishti deklaroi se ishte bir i Zotit.
    E vertete apo mashtrim?
    Le te supozojme se ky eshte nje mashtrim.
    Dy alternativat e mundeshme te ketij mashtrimi jane

    1. Jezu Krishti ishte mashtrues dhe qe te gjithe ata qe besojne tek ato qe tha ai jane te genjyer.

    2. Jezu Krishti nuk ishte mashtrues por ai nuk tha se ishte Bir i Zotit.

    Le te analizojme rastin e pare. Supozojme se ai ishte mashtrues.
    Pse duhet qe ky mashtrues te pranonte me vullnet te pa lekundur se nuk po genjente kur i kercenohej jeta.

    Pse insistoi ai deri ne fund madje edhe ne kryq dhe nuk pohoi se po genjente. Ai duhet t'a dinte se po genjente kur thoshte se ishte bir i Zotit.

    Ai sakrifikoi veten. Pse. Pse duhet qe ai t'i genjente njerezit. Duhet qe te kete pasur nje qellim te keq. Cili ishe qellimi i tij. Ai nuk po fitonte asgje. Pse duhet qe te genjente ne ate lloj forme.
    Pra duket se ai sakrifikoi per njerezit.
    Dmth se ai ishte i bindur se duke thene ate qe tha po i ndihmonte njerezit.
    Si mund te besonte ai se po i ndihmonte njerezit duke i genjyer ata. Ai perderisa po i genjente dhe po sakrifikonte do t'a bente kete per te verteten dhe jo genjeshtren.

    Le te analizojme tashme piken e dyte. Kjo eshte edhe pike qe mbrohet nga feja islame.
    Pra Jezu Krishti nuk ishte mashtrues por te krishteret jane mashtrues.
    Kjo do te thote se vete Jezu Krishti nuk genjeu por dishepujt e tij genjyen.

    Per ekuivalence shtrojme te njejtat pyetje. Pse dishepujt duhet qe te genjenin kur ata e dinin se Jezu Krishti nuk ishte Bir i Zotit.
    Ps duhet qe ata te vuanin persekutimin dhe humbisnin jeten per nje genjeshter qe ata e dinin se ishte e tille.

    Pra ne lidhje me dy alternativat e prejardhjes se jetes kemi nga njera ane faktin se nuk dihet se si jeta rrodhi nga lenda materiale dhe nga ana tjeter Jezu Krishtin qe deklaron se eshte bir i Zotit.
    Skedarėt e Bashkėngjitur Skedarėt e Bashkėngjitur

  5. #65
    i/e regjistruar Maska e pelin
    Anėtarėsuar
    15-08-2002
    Postime
    214
    Baobab,

    me ty eshte me lehte te diskutosh sepse ti ke nje pozicion.


    #Jezui,apostujt:

    me nje minimum fantazie po te jap nje variant te barazvlefshem me tendin: jezui ishte i mire po ai kishte genjyer qe ishte i biri i zotit me qellimin e mire qe t'i bindte me kollaj njerezit ;po si njeri(?) me karakter ai zgjodhi me mire te vdiste se te dilte genjeshtar dhe te turperonte babane zot... Historia dhe letersia jane mbushur me shembuj te tille njerezore.

    Nje nga ata apostujt,Juda me duket,ishte i keq,i shitur,tradhetar.Sipas metematikes qe deri tani nuk e keni sulmuar si te pavertete ,mjafton nje rast qe e kundershton dhe teoria bie,dmth apostujt nuk provohet 100% qe jane te ndershem,mund te kene bere bisnes me krishtin.Qe te jene te ndershem duhet kryqezuar metematika ashtu si dhe darvinizmi.

    #2002 ?

    sic e di historite e bibles jane replike(kopje letrare) e judaizmit dhe mitologjise dhe te gjitha ndodhur para se te cfaqej krishti( jo 2002 por 8008).Po per ZOTIN s'ka gje te pamundur : makina e kohes,back in time and back in future again!OK,done ,next! Kot nuk ka dale DEUS EX MACHINA !

    #neandertali

    pse u zhduk neandertali? pse ishte aq i ndryshem nga kromanjoni prej te cilit ne rrjedhim ?
    zgjidhjet :
    a)-seleksioni natyral,evolucioni; kromanjoni e mundi neandertalin se ishte me i afte( sic e ka thene Alvi,po kush te beson se).Po e pranove thuaj lamtumire fese.

    b)- del se zoti ka krijuar dy cifte: eva-adami tip kromanjon dhe eva-adami tip neandertal.Me mire do kish qene ,ciftet mund te shkembenin vizita darkave,pak xhelozi etj.Po kjo del kunder bibles ?

    Ka dhe nje variant tjeter po do te duhet t'i kerkosh ndihme Sokolit qe t'i nxjerre te falsifikuar neandertalet.U pa puna edhe nja 10-15 muzeume te tjera pertoke!


    # s'na the gje per dinosauret......(shkenca e ka fajin perseri qe nuk i zbuloi para se te shkruhej bibla. Po edhe mund te revizionohet vete bibla.Precedente ka : dielli rrotull tokes,toka rrotull diellit, XH.Bruno hero pas 500 vjetesh...)


    #universi

    C'thote zoti per universin ?i fundem apo i pafundem?
    - i fundem po pastaj cfare ka ?
    - i pafundem ? po kete e thote edhe fizika ! Koncept i veshtire ,po nese e thote zoti kuptohet lehte,po e tha fizika -ja fut kot.Eshte si puna e asaj shprehjes " po e ka thene Partia...s'diskutohet"

    Meqe ra fjala a nuk eshte njesoj veshtire ta imagjinosh universin te pafundem ashtu dhe ta fundem ? po konceptin e limitit ne matamatike,po shpejtesine e drites? nuk eshte e drejte disa t'i pranosh e disa te tjera jo.


    # embrioni ,fara

    a kane bimet 'shpirt'? po farat e tyre? kur e zjen nje fare fasuleje psh( c'me ka vajtur mendja per nje fasule jahni) shpirti i saj vdes? ku vete ?
    Imagjino nje fare qe e mbjell dhe ajo rritet duke thithur lende inorganike nga toka,dmth transformon lenden inorganike ne organike ! Te duhet vetem nje ekstrapolim i thjeshte te kapesh si koncept kalimin e pare nga inorganikja tek organikja,e gjalla.

    #atavizmat

    po para se te vemi aq larg le t'i hedhim nje sy trupit tone. Si i spjegon bibla e fese ( te gjitha relgjionet ne unitet !) atavizmat e trupit njerezor? Variantin qe i shkau dora zotit nuk e pranijme,s'bejne vaki keto gjera. EVOLUCIONI ? Larg qofte!

    #debati
    i kemi hyre kot kesaj rruge;ne,fetari dhe evolucionisti s'bejme dot debat.Ne nga ana jone pranojme, korregjojme, permiresojme, keshtu e ka shkenca,keshtu eshte zhvilluar ajo.Po ju nga ana tjeter keni biblen,dmth ti e ke te ndaluar te pranosh dicka(evolucionin psh) edhe sikur une te arrij te te bind, sepse e verteta eshte vetem ne bibel dhe nese ti do guxosh te me japesh te drejte ahere ose hoqe dore nga feja ose bibla eshte e genjeshtert. Kete po e le ne doren tende.


    PS- se desh harrova, po Zotin kush e krijoi ???????????


    ( mos m'u zemero,pak humor s'na ben keq,se kemi nje muaj u lodhem ,llap-llap)
    E bukura eshte ne syte qe e shikojne _Wilde

  6. #66
    i/e regjistruar Maska e pelin
    Anėtarėsuar
    15-08-2002
    Postime
    214
    Sokol,

    po kalon nga debati ne moralizem. Tingellon si shenje dobesie !

    Te thashe qe ato tre ""provat"" i pranova , po si do t'ja besh me te tjerat.Me kete ritem ,nga tre ne jave ,do te duhet nje pesevjecar.

    Ne u jemi pergjigjur pytjeve tuaja,te gjithave,kenaqshem apo jo, eshte tjeter gje ,po u jemi pergjigjur ama.

    Po atyre pyetjeve tona kur do i pergjigjeni ?
    Shko prapa e rilexoji postet e ke per te pare.

    Kur do te na i thuash variantin tend ?
    E bukura eshte ne syte qe e shikojne _Wilde

  7. #67
    alvi
    i/e ftuar
    Edhe un kam nje pyetje se mora zemer nga Pelini.
    Nese do ishte vetem Eva dhe Adami, ne te gjithe do ishim kushurinj, albino.
    me te vertete qe jeni dakort te jetoni me kete informacion ne zemer?
    Un per vete e refuzoj. (lol)

  8. #68
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    A sme thoni....kur do mbaroje kjo "insane little melodrama" ????? Si shume "inmature" tingellon.
    Summertime, and the livin' is easy...

  9. #69
    Karl Marks ka bere te qarte se teoria e Darvinit perben nje mbeshtetje te fuqishme per materializmin dhe, rrjedhimisht, per komunizmin. Ai gjithashtu kishte simpati per Darvinin, kjo gje duket ne faktin qe ai ia dedikoi Darvinit librin e tij Das Kapital (Kapitali) i cili konsiderohet si vepra e tij me e njohur. Ne botimin gjermanishte te librit, Marks shkruante: " Nga nje admirues i devotshem i Darvinit".


    Meqe cupa prej Korce kerkon te vertetoje, po i jap nje mundesi me te thjeshte se te vizitoje muzeumet:.

    E vetmja arsye qe hipoteza e Darvinit mbrohet akoma, megjithe kontradiktat e medha qe ka ajo me shkencen, eshte lidhja e saj e ngushte me materializmin. Darvini aplikoi filozofine materialiste ne shkence dhe avokatet e materializmit, me te shquarit e te cileve jane marksiste, e mbrojne ate me cdo menyre.

    Nje prej kampioneve aktuale te evolucionit, biologu Douglas Futuyma shkruan:
    "Se bashku me teorine marksiste materialiste te historise ... teoria e Darvinit eshte boshti kryesor i platformes se mekanizmit te materializmit."
    Douglas Futuyma, Biologjia Evolucioniste, botimi i dyte, Sunderland, MA: Sinauer, 1986, fq. 3.
    Kjo tregon qarte pse hipoteza e evolucionit eshte kaq e rendesishme per mbrojtesit e saj.

    Nje tjeter evolucionist i famshem, paleontologu Stephen Gould thote:
    "Darvini aplikoi nje filozofi materialiste ne interpretimin e tij te natyres".
    Alan Woods & Ted Grant, "Marksizmi dhe Darvinizmi", Arsyeja ne rrevolte: Marksizmi dhe shkenca moderne, Londer 1993

    Leon Trocki, nje prej mbeshtetesve kryesore te Leninit, komenton:
    " Zbulimi i Darvinit ishte triumfi me i madh i dialektizmit ne te gjithe fushen e materies organike".
    Alan Woods & Ted Grant, Marksizmi dhe Darvinizmi", Londer, 1993


    Teoria e evolucionit eshte nje teori qe deshton qe ne hapin e pare. Arsyeja eshte se evolucionistet nuk jane te afte te shpjegojne as formimin e nje proteine te vetme. As ligjet e probabilitetit, as ligjet e fizikes dhe kimise nuk ofrojne ndonje shans per formimin e rastesishem te jetes.
    A duket e logjikshme apo e arsyeshme: kur nuk mund te egzistoje qofte edhe vetem nje proteine e formuar rastesisht, si eshte e mundur qe miliona proteina te tilla u kombinuan rastesisht ne menyre (te perkryer) qe te krijonin qelizen e gjalleses? Si eshte e mundur qe biliona qeliza u formuan rastesisht dhe pastaj u bashkuan rastesisht per te formuar gjallesat?! Si eshte e mundur qe keto gjallesa u shnderruan pastaj vet ne peshq?! Si eshte e mundur qe keta peshq u hodhen po vete ne toke dhe u kthyen ne zvarranike, zogj, gjitare... (edhe njerez) e miliona specie te tjera mbi Toke??!
    Megjithse kjo nuk mund te duket e logjikshme, per evolucionistet eshte e tille. Kjo, ne te vertete, eshte nje kembengulje e kote, sepse ata nuk kane qofte edhe nje prove per te vertetuar historine e tyre. Ata kurre s'kane gjetur qofte edhe nje forme kalimtare si psh. nje gjysmepeshk-gjysmezvarranik, ose nje gjysmezvarranik-gjysmezog. Ata s'qene kurre ne gjendje te provojne se nje proteine, apo thjesht vetem nje aminoacid, te jete formuar rastesisht as nen ate qe ata e quajne "kushte tokesore fillestare" e as t'i formojne ato ne laborator me pajisjet me te sofistikuara. Perkundrazi, as me pepjekjet e tyre per gjetjen e provave per evolucionin ata vetem kane demonstruar se asnje proces evolutiv nuk ka ndodhur e as qe mund te ndodhe kurre ne Toke.
    Gjunjezimi i Evolucionit, H. Jahja
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Sokoli : 05-10-2002 mė 06:03
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

  10. #70
    Llogaritjet e prbabilitetit bejne te qarte se molekula komplekse te tilla si proteinat dhe acidet nukleike (ARN dhe ADN), kurre nuk mund te jene te formuar nga rastesia ne menyre te pavarur nga njera - tjetra. Tani evolucionistet duhet te perballohen me nje problem akoma me te madh, behet fjale per egzistencen e ketyre molekulave njekohesisht. Kjo sepse pa egzistencen e tyre njekohesisht nuk mund te kete Jete. Hipoteza e evolucionit, nuk mund te qendorje perpara ketyre kerkesave. Keshtu, disa udheheqes te mendimit evolucionist jane detyruar te thone te verteten.

    Leslie Orgel, nje nga shoqeruesit e afert te Milerit dhe Francis Circk, i cili eshte edhe vete nje evolucionist me reputacion, thote:
    " Eshte krejtesisht e pamundur qe proteinat dhe acidet nukleike, te cilat kane te gjitha struktura komplekse, te lindin rastesisht ne te njetin vend dhe ne te njeten kohe. Por nga ana tjeter, duket e pamundur te egzistoje njera prej tyre pa tjetren. Keshtu qe ne shikim te pare, mund te konkludosh se Jeta nuk ka filluar kurre me ane te reaksioneve kimike".
    Leslie Orgel, Origjina e Jetes ne Toke, Scientific American, v. 271, nentor 1994, fq. 78.


    I njejti fakt pranohet edhe nga shkencetare te tjere:
    " ADN-ja, nuk mund ta beje punen e saj, perfshi edhe formimin e ADN-ve te tjera, pa ndihmen e proteinave katalitike, ose enzimave. Shkurt, proteina nuk mund te formohej pa ADN-ne, por as ADN-ja pa pa proteinen.
    John Morgan, In the Beginnin,g Scientific American, vol. 264, shkurt 1991, fq. 119

    "Si erdhi ne egzistence kodi gjenetik bashke me mekanizmin e deshifrimit te tij (
    ribozomet dhe molekulat e ARN)?! Per shkak te mungeses se pergjigjes se kenaqshme per momentin na duhet te kenaqim veten me ndjenjen e cudise dhe habise."
    Douglas Hofstadter, Godel, Escher, Bach: An Eternal Golden Braid, New York, Vinitage Books, 1980, fq. 548".

    Probabiliteti i formimit te nje proteine mesatare me 500 aminoacide eshte llogaritur shkencerisht dhe e dini sa eshte? Eshte 10 ne fuqi te 950-te
    Nderkohe, qe matematikisht, 10 ne fuqi te 50-te = 0 (Zero ).

    H. Jahja, Gjunjezimi i Evolucionit, fq. 108.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Sokoli : 05-10-2002 mė 05:54
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

Faqja 7 prej 30 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Evolucioni! Realitet apo njė Pėrrallė e shėmtuar!
    Nga Akus nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 21-08-2008, 08:16
  2. Racizmi dhe darvinizmi social nė Amerikė
    Nga Gimi3 nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 30-01-2008, 10:36
  3. GJUNJEZIMI I EVOLUCIONIT..Per ata qe kane durim!
    Nga Miremengjes nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 25-12-2006, 03:56
  4. Tė dhėnat fosile hedhin poshtė evolucionin
    Nga monarku nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 02-11-2006, 10:34
  5. Fenomeni i terrorizmit – Sfida e rendit te ri boteror
    Nga Enri nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 17-01-2004, 10:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •