pershndetje ;
sipas mendimit tim kjo hipotez qe e quaj un eshte e pa baza e pa fakte edhe e pa logjikshme fare![]()
mirpo secili e ka prap mendimin e vet a![]()
pershndetje ;
sipas mendimit tim kjo hipotez qe e quaj un eshte e pa baza e pa fakte edhe e pa logjikshme fare![]()
mirpo secili e ka prap mendimin e vet a![]()
E kam thene edhe me perpara dhe po e perseris se e verteta e fundit akoma nuk eshte deshmuar, pra te gjitha pergjigjet kane nje iluzion tragjik.
o me dy molle moj te godita
o me vrave o te vrafte pika
E nuk te rashe per te vrare
Spaske ndryshuar fare o Sokol, ste le as te mbarosh fjalen
E di ate paradoksin e kalit ne leme ? Vrapon tere diten i gjori rreth strumbullarit dhe ne mbremje eshte ne po ate pike nga ku u nis ne mengjez.Keshtu edhe me sofizmen moderne, prodhon fjale pa fund po sthote asgje.Nejse, do ta konsideroj nese duhet te pergjigjem popullorce,ndonse me duket e mjaftueshme paraqitja e fakteve.Kush ka sy le te shikoje !
Po me rradhe , se pari te perfundojme me virusin
( vijon nga postimi # 279)
"Krishti u ngjall"
Duke qene ne kufirin midis botes se gjalle dhe te vdekur virusi cfaq disa vecori te cuditshme .
Virusi rritet e shumezohet ne brendesi te qelizave te gjalla.Por ai mund ta realizoje kete edhe ne ambjentin e qelizave te vdekura.Bile keto qeliza te vdekura mund ti ktheje perseri ne jete.
Nje qelize se ciles i eshte shkaterruar ADN- ja e berthames eshte e vdekur.Pa ADN-ne qelizes i mungojne instruksionet e nevojshme gjenetike per te ndertuar proteinen dhe per tu shumezuar. Kesaj qelize te vdekur virusi i ofron genet e tij si nje model per te ndertuar proteinen virale si dhe per te replikuar genomen virale. Dhe qeliza e vdekur rimerr funksionet jetesore . Ne menyre te vecante nje fenomen i tille vihet re ne organizmat njeqelizore.
Por ka dhe me.
Shpesh bakteriet vdesin nga rrezatimi i forte ultraviolet i diellit. Per shembell nje bakterie e quajtur cyanobacteria ka nje enzime qe funksionon si nyje e fotosintezes por qe shkaterrohet lehtesisht nga drita e tepert. Kur kjo enzime shkaterrohet qeliza nuk eshte me e afte te kryeje fotosintezen e per pasoje edhe metabolizmin qelizor dhe pra vdes. Disa lloj virusesh te quajtur cyanofage qe strehohen ne keto bakterie, i japin qelizes se vdekur variantin e tyre viral te enzimes fotosintetizuese, e cila eshte shume me rezistente ndaj rrezatimit ultraviolet.Pra nese viruset infektojne nje qelize te sapovdekur atehere enzima virale fotosintetizuese zevendeson enzimen e saposhkaterruar te qelizes bakteriale. Ne kete menyre bakteria rifiton funksionin e fotosintezes dhe rikthehet ne jete.
Ka akoma.
Nje sasi e konsiderueshme rrezesh ultraviolet vret edhe viruset cyanofage.Bile kjo eshte nje metode e njohur laboratorike per te shkaterruar viruset .Por ndodh qe shpesh virusi i shkaterruar rimerr perseri funksionet e veta , pra ringjallet.Kjo ndodh permes nje procesi
te quajtur riaktivizimi i shumefishte.Konkretisht , nese ne nje qelize bakteriale ndodhen njekohesisht me teper se nje virus, atehere pjeseza te vecanta te genomave virale te shkaterruara ndodh te ribashkohen dhe te formojne nje genome te re funksionale.Ky proces eshte teper i njohur ne laboratore ku perdoret per te krijuar loje te reja virusesh. Virusi eshte e vetmja njesi biologjike qe ka vetine e feniksit-dmth vetine per tu ringjallur nga hiri i vet.
Pra, duke perdorur terma te zakonshme, virusi eshte i afte te jetoje duke ngrene te vdekur, eshte i afte te ringjalle te vdekurit dhe bile te ringjallet edhe vete.
Dhe te mendosh se te gjitha keto mrekullira kane ndodhur biliona vjet para Krishtit e vazhdojne te ndodhin edhe sot e kesaj dite si gjera krejt te zakonshme natyrore. Mesa duket Krishti spaska qene as i pari , as i vetmi.
Si gjithmone Evolucioni
Virusi ka historine e vet evolucionare qe e ka zanafillen me fillimin e jetes qelizore.
I perket apo jo botes se gjalle, mbetet fakt i pakundershtueshem qe viruset shkembejne informacion gjenetik me organizmat e gjalla.Mund te tingelloje si nje e papritur jo vetem per njerezit e zakonshem por dhe per shume mjeke e bile biologe qe shumica e viruseve te njohur nuk jane patogjene por krejt te pademshem.Ata gjejne strehe ne qelizat e gjalla ku qendrojne te fjetur per periudha te gjata ose ,duke shfrytezuar mekanizmin replikues te qelizes ,riprodhohen me nje ritm te ulet.Viruset kane zhvilluar shume rruge te efektshme per ti shpetuar zbulimit prej sistemit imunitar te organizmit strehues. Ne fakt pothuaj cdo hap i procesit imunitar mund te ndryshohet ose te drejtohet nga gene te ndryshme virusale. Si te thuash virusi e merr kalane nga brenda. Per me teper virusi mund ta kolonizoje pefundimisht qelizen strehuese duke i bashkangjitur genet e veta virale atyre qelizore, duke u bere keshtu nje pjese kritike e genomit te qelizes.
Numri i jashtezakonshem i viruseve dhe ritmi i lare i replikimit dhe mutacioneve te tyre bejne qe viruset te jene burim kryesor i ndryshimeve gjenetike.Ata vazhdimisht prodhojne gene te reja , te cilat ne rruge te ndryshme,cvendosen ne organizma te tjere duke kontribuar ne ndryshime evolucionare. Aq i fuqishem eshte efekti evolucionar i virusit sa qe ka biologe qe mendojne se vete berthama qelizore ka origjine virusale. Viruset ndikojne jeten ne Toke qe nga qelizat e tjeshta e deri tek njeriu, dhe shpesh jane percaktuese ne mbijetesen e tyre.
Por virusi evoluon ne vetvete.Viruset e reja si psh ato qe shkaktojne HIV-1 jane e vetmja njesi biologike qe te pakten eshte konstatuar deri tani. Keto viruse perbejne nje shembell te evolucionit ne zhvillim ne kohe reale.
Nobelisti Salvador Luria duke vene ne dukje influencen e viruseve ne procesin e evolucionit ka shkruar : Ndofta ne nuk ndjejme akoma mire qe ne virusin , ne shkrirjen e tij me genomen qelizore dhe ridaljen prej saj, ne vezhgojme elementet dhe procesin qe ne rrugen e evolucionit ka krijuar me sukses format gjenetike baze qe ndodhen ne te gjitha qelizat e gjalla.
Duke u ndodhur ne nje zone tranzitore midis vdekjes dhe jetes, egzistenca e virusit perben nje mbeshtetje te fuqishme per pikpamjen shkencore evolucioniste se bota organike e ka zanafillen ne ate inorganike. Pavaresisht se ndofta do te duhet shume e shume kohe per te zbuluar e provuar rigorozisht gjithcka, eshte fakt se cdo zbulim i ri udheheq gjithmone ne te njejtin drejtim , ate te Evolucionit.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga pelin : 06-01-2005 mė 22:50
E bukura eshte ne syte qe e shikojne _Wilde
Pike se pari kjo teme ishte varrosur sepse postimi i fundit, ai para tendit eshte bere prej meje ne 12 nentor te vitit te shkuar ndaj mos bej sikur ndeshe rastesisht ne te por e kerkove me qiri pasi kishe gjetur keto artikujt qe i psonis neper organe qe mund te mos kene ndonje ndryshim te madh nga ato revistat "shkenca dhe jeta" te periudhes ne te cilen eshte brumur brezi yt.
Pra dua te them se gabimet logjike (asaj logjikes qe mbahet ne kembe prej besimit ne shkence) qe ekzistojne ne themel te hipotezes mbi origjinen e specieve ti jo vetem qe mund ti kesh lexuar me pare, por dhe nuk paske c'te thuash mbi to.
E kuptoj fare mire dhe qe brezi i brumur ne ate periudhe nuk hedh dot poshte gjithcka me te cilen eshte brumur sepse, ne thelb, do te ishte nje fare mohimi i vetvetes. Pra ky eshte fakt qe imponon nje fare respekti me dhune por, pranoje Pelin. Pranoje qe artikuj shkencore qe mund ti lidhesh me lidhje e pa lidhje me kete teme mund te gjesh me tonelata, perdite, por ty te vrisnin syte postimet qe qendronin ne fund te saj.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Sokoli : 07-01-2005 mė 03:48
- Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.
- Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
po s'e diti peshku e di Zoti vetė.
Epo une kisha kujtuar se kjo tema kish dhene shpirt. Ne fakt isha gabuar! Po te shteronin endrrat e njerezimit per nje ZOT atje lart, rraca njerezore do qe shfarrosur, por jemi gjalle shyqyr.
Lereni Darwinin e gjore se ishte nje "intellectual softy" Do kish qene me interesante te lexoja ndonje gje per Huxley, ose sic e quajne ndryshe Darwin's Bulldog.
Summertime, and the livin' is easy...
Mė vjen mirė qė asnjėherė nuk kuptova darvinizmin si mėsim.![]()
We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.
Pseudo-teoria e Evolucionit po identifikohet si njė nga gėnjeshtrat mė tė mėdha qė ka nxjerrė njerezimi.
Kjo ėshtė teori vetem pėr materializmin ekstrem dhe kurrė pėr personat tė cilėt kanė fuqi akademike tė integruar nė shkencėn moderne.
Nėse do tė pyesnim njė evolucionist cila ose cilat janė ato forma kalimtare qė e vertetojnė nė mėnyrė absolute kėtė teori tashmė tė dėshtuar ai patjetėr do tė pėrgjigjej: "arkeopteriksi".
Kjo deri para disa vitesh u duk se po shuante zerat e kunderevolucionisteve, por nė 1992 u zbulua fosili i shtatė i arkeopteriksit i cili fatmiresisht e kishte te paprekur derrasen e kraharorit qe deri atehere mendohej se ky fosil nuk e kishte.
Ky zbulim u pėrshkrua nė kėtė mėnyrė nė revistėn "Nature":
"Mostra e shtatė e zbuluar sė fundi ka njė derrase kraharori tė pjesshme kėnddrejtė, egsistenca e tė cilės dyshohej prej kohesh, por kurre me pare nuk ishte faktuar. Kjo deshmon pėr muskujt e tij tė forte te fluturimit".
Pra, para zbulimit evolucionistėt mendonin se ky fosil nuk fluturonte mirė, gje qe sipas tyre vertetonte evolucionin, por edhe ky argument si shumė tė tjera u deshtoi.
Dhėmbėt dhe kthetrat e arkeopteriksit gjithashtu janė elementė qe hedhin poshte se arkeopteriksi ka qene forme kalimtare. Evolucionistet mendonin se prania e dhembeve dhe kthetrave ne krahe te arkeopteriksit tregon prejardhjen e shpendeve nga zvarraniket.
Eshte zbuluar se ka shpende me kthetra ne krahe te cilat i perdorin per tu kapur pas pemeve. Keta shpende jane plotesisht zogj pa asnjė karakteristike zvarraniku.
Sa pėr dhembet kemi pasur para disa viteve zogj me dhembe qe nuk kishin te perbashketa me zvarraniket.
Gjithashtu prove tjeter se arkeopteriksi nuk eshte forme kalimtare eshte se nė 1995 u gjet nje fosil zogu qe u quajt 'Konfusiusornis" dhe qe kishte moshe 140 milion vjeēare (aq sa arkeopteriksi), por qe kishte krejtesisht tiparet e zogjve te sotem. Gjithashtu vertetim i kesaj natyre eshte "Eolulavis", 120 milion vite me pare qe ka karakteristikat e zogjve te sotem.
Pra edhe nga kjo ane skenari evolucionist mbetet i deshtuar...
Vazhdon ...
Teoria eshte nje mjet qe shpjegon faktin. Teoria e Darvinit eshte nje mjet qe shpjegon faktin e evolucionit. Mund te jete nje mjet i gabuar, por fakti qendron ne natyre me shume se kurre.Pseudo-teoria e Evolucionit po identifikohet si njė nga gėnjeshtrat mė tė mėdha qė ka nxjerrė njerezimi.
Injorance eshte feja.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga J@mes : 21-04-2008 mė 16:21
UNE JAM TI-TI JE UNE
E LA NOSTRA GIOIA CON NOI
Per ta kuptuar me mire darvinizmin duhet te kujtojme qe jeta ka filluar ne det- e para!
Pastaj eshte mjaft e veshtire te imagjinojme aspektin qe kishte Toka para shfaqjes se jetes, pasi aktualisht nuk njohim asnje planet tjeter qe ndodhet ne kushet e pershtatshme per te mirepritur qenie te gjalla me te cilat jemi familjarizuar.
E vetmja mundesi qe kemi eshte ajo qe te bejme nje udhetim me retromarsh mbrapa ne te shkuaren , te dalim ne dritare dhe te eleminojme me fantazine tone gjithcka qe eshte frut i jetes apo rezultat i dores se njeriut.
Si hap te pare duhet te fshime te gjitha panoramat, peisazhet, zyrat, fabrikat, hekurudhat, autostradat, universitetet, diskotekat, te gjitha ndertimet qe ka bere njeriu.
Duhet te heqim te gjitha kafshet , bile edhe njeriun.
Duhen zhveshur te gjitha kontinentet nga cdo lloj gjurme jeshill-lleku, qe nga pyjet e medhenj deri tek rrenja me e vogel e barit.
Ajo qe duket ne fund te ketyre operacioneve imagjinare eshte nje bote e madhe , njetrajtshme, e heshtur dhe e shkrete!
Bile dhe atmosfera ishte shume e ndryshme nga ajo e tanishmja, pasi mungonte komplet oksigjeni
dhe vullkanet hidhnin ne ajer sasi te medha pluhurash dhe gaze helmues.
Gjith ky "kalendar" imagjinar shenon nje date shume te larget: reth 4 miliarde vjet me pare !
Oqeanet ishin formuar , por ishin krejt ndryshe nga ata te sotmit, pa forma te panumerta jete dhe substanca ushqyese me bollek ku asnje alge apo kafshe tjeter mund ti perdorte.
Eshte ajo qe studiozet evolucioniste quajne keto dete "supa primare"- pak e egzagjeruar por na ben te kuptojme se cila ishte situata!
Nuk eshte e qarte se si , ne kete "supe" jane shfaqur qeniet e para jetesore; origjina e jetes, e cila pothuaj edhe sot eshte mbeshtjelle me mister joshes, por me siguri organizmat e pare te shfaqur ne toke jane bakteret , te ngjashem me ato te sotmet.
(Mjaton te kujtojme qe jane ne proces prova eksperimentale per te treguar se si "montimi" i jetes eshte realizuar spontanisht ne toke, nen aksionin e energjise diellore ,duke realizuar nje molekule, te pebere nga proteinat dhe acid nukleik , ne gjendje te riprodhohet).
Bakteret nduhen ne dy kategori:
Ato qe jane te afta te sigurojne ushqim (energji) duke shfrytezuar direkt driten e diellit ( procesi i fotosintezes klorofiliane);
Dhe ato qe sigurojne ushqim (energji) ne kurriz te qe qenieve te tjera.
Ne oqeanet e vjeter ,plot me substanca ushqyese , keto qeine te para primitive, nuk kishin armiq , mund te riprodhoheshin dhe mund te jetonin ne harmoni.
Gjate procesit te riprodhimit ne molekule mund ti jepte origjine gabimeve ( difekt ne cromosomet e molekules se riprodhuar), apo ne veprimin e faktoreve te jashtem ( rrezatime diellore, ndryshim ne klime,ndryshim ambienti apo substancash).
Keto gabime krijonnin molekula te reja dhe te ndryshme.
N q s organizmi qe ka pesuar ndryshime ne kromosomet e tij apo nga ambienti i jashtem, ndodhet perballe nje problemi jetik, dhe nuk e zgjidh dot , pasi shume tentativa zgjidhjeje ai zhduket.
N q s e zgjidh problemin "difekti" i "fabrikimit" rezulton efikas per te shfrytezuar ambientin , dhe riprodhohet , atehere organizmi me "difekt" gjendet ne nje situate avantazhi.
Dhe fillon keshtu seleksionimi natyror , i zbuluar nga intuita e Darvinit, permes nje serie te pafundme "gabimesh" te denuara dhe vleresuara nga ambienti, duke bere qe strukturat me te pershtatshme te vetafirmoheshin dhe riprodhoheshin, duke u trasformuar ngadale ne ate qe ne e kuptojme ; jete-
Kjo llotari progresive biologjike ka cuar nga molekulat para-qelizore., ne mikro-organizma, tek shume qelizoret dhe me ne fund te njeriu.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga brandon : 01-05-2008 mė 15:02
La vida es un carnaval
Krijoni Kontakt