El'
sipas Darvinit macet vijne nga evolucioni por ato "blu-te" zbresin nga Olimpi.
E gjen dot kush e ka thene ?
( si thuhet te kacarroj apo te cakarroj?)
gjithashtu
El'
sipas Darvinit macet vijne nga evolucioni por ato "blu-te" zbresin nga Olimpi.
E gjen dot kush e ka thene ?
( si thuhet te kacarroj apo te cakarroj?)
gjithashtu
E bukura eshte ne syte qe e shikojne _Wilde
Pelin! Sikur te mundoheshe te kerkoje dicka perfekte ne forum, te cfardolloji nuk do e gjeje, dhe ti e di pse po me ler ta them dhe une, se asgje qe del nga dora e njeriut, nuk eshte perfekte.
Une te detyrohem spjegim, po t'a jap (megjithse spjegimet nuk para jane ne mode):
Debati dhe tema ka lindur ne menyre fare naive.
Kur kam hapur kete teme nuk kam qene moderator (megjithse nuk ndiej ndonje diference).
Kur kam hapur ate teme, kam dashur ta degezoj gradualisht dhe te flitet mbi impaktin qe ka pasur, ka dhe do te kete Darvinizmi mbi shoqerine tone njerzore. Sic e sheh dhe vete, fakti qe "po bejme kete bisede" ne kete moment tregon qarte se nuk ia kam arritur dot qellimit...(jemi katandisur mes moralizmave e jemi vertitur ne lemin shkencor shume...).
Sidoqofte, une e them pa droje se po mesoj perdite.
Se sa i jemi devijuar teorise (etikes), dhe se kush e hapi lojen e arrogances mund te them nje mal me gjera, por nuk me duket e vlefshme, vertet sot nuk po me duket e vlefshme.
Me kenaqsi ve re se postimi yt i fundit, ishte me i bute dhe i shtruar (megjithse jo tamam 100%) se ai i parafundit, apo ai akoma me pare...
Per karrigen, detyren e moderatorit, liri demokraci, 2-3 gishta lart etj... sinqerisht te lutem te mos shprehesh pasi ketu jam i sigurt qe te mungon informacioni minimal per te arritur ne nje gjykim te pranueshem nga vete ti (se une e pranoj pasi di shkallen tende te njohjes se problemit ne fjale).
Ti nuk e di qe jam treguar vertet tolerant. Me arrogancen (instiktive apo jo s'e kam marre vesh akoma) shopesh drejtuar dhe mua me keni lidhur duart... po, po, me vute ne dileme. Ishte shume e thjeshte t'u jepja pike paralajmerimi, per mungese respekti diku, diku tjeter per dalje nga tema, diku tjeter per dicka tjeter etj. (Megjithse kjo puna e regullave eshte teme me vete e nuk dua ta zgjas, ato ama zbatohen).
Ne disa raste, kur biseda eshte agravuar midis jush, edhe kam nderhyre. Diku duke edituar diku nje fjale kuptimplote, diku tjeter nje fjali fyese (per te paraqitur debatet sa me miqsore), bile kam hequr edhe postime te tera prej ketej (i ke te koshi, jane nja 10-15).
Mirpo, kur per nje shkak apo tjetrin une nuk arrita ti shmangem dot mosimplikit total dhe disa prej tyre u drejtuan edhe ndaj meje ne fillim reagova instiktivisht (ashtu si vazhdojne akoma te bejne shume prej antareve ketu), pastaj u mundova te ul tonin, por ferra e kish marre uraten e ju s'e ndalnit dot vrullin.
Sidoqfote, pas "qethjeve" te fundit qe i bera temes, vendosa qe te mos nderhyj me ndaj komenteve qe me drejtohen mua (sido qe te shpreheshit), por vec te merresha me mbarvajtjen e temes dhe te mos ndizeshit midis tuaj. Kete qendrim do te vazhdoj ta mbaj akoma, dhe ki parasysh se ne kete teme nuk flas si moderator por si antar. (Midis moderatorit dhe antarit , besomeni, nuk egziston ndonje diference e madhe).
Nuk moderoj me pra asnje post drejtuar meje ne kete teme, mbase as edhe ne kete forum e di pse? Jo se kam deshire te madhe te lexoj fyerje, apo arrogance kundrejt meje, por sepse kam pershtypjen se diskutantet ketu ka kohe qe i kane lene skutiqet prapa.
Ne kete kuader (te vendimit tim pra), duke e pare se ia lidha vetes duart, u ula t'u "sensibilizoj ca" dhe une ne rolin e te drejtave te barabarta te antarit. Por vec nej gje mos harroni, lexojini mire ato shprehjet qe ke radhitur "shprtngushte, zemerlige, mendjeshkrurter"etj. Ato nuk u jane drejtuar juve pasi me fyet mua apo jo, por ne lidhje me qendrimin e mbajtur ndaj autiorit te librit perkatesise e aktivitetit te tij fetar etj. Per kete shkak u jam drejtuar ne ate menyre. Ne forumin e FILOZOFISE
qendrime te tilla jane paradokse te medha qe mua me vrasin syte. Nuk ka se si nje njeri (sado amator) qe bisedon per filozofi te kete kendveshtrime kaq te ngushta per te ndryshmit nga vetja e tij. Kerkoj minimumi respekt per te ndryshmit nga ne, per te vetmen arsye se nuk i njohim tamam, une te pakten keshtu mendoj. Duke filluar qe nga kinezet e duke mbaruar tek arabet.
Filozofet e vertete nuk kane pasur vec respekt te sinqerte per njeri-tjetrin.
Ne ketu, jemi shume larg tyre (per mendimin tim edhe titullin "amator" e kemi per kompliment), por le te themi se mblidhemi e flasim ketu me amatorizem, le te respektojme dhe njeri-tjetrin me amatorizem te pakten.
Llogjika e shendoshe eshte ilaci i te gjithave, eshte me e mire edhe se vete eksperienca bile.
Besoj se kam sqaruar disa pyetje qe ngre Peli. ka shume mundesi qe ti lejoj dialogjet e tilla ne kete teme per nje fare kohe sa t'u behen te njohura te tjereve (por te mos vazhdojne ama), e t'i transferoj.
Ti me ke renditur gabim Peli, si godites te fuqishem te Darvinismit, apo mbrojtes te fese a kreacionizmit etj.
E ke teper gabim. C'te shtyn te mendosh qe nese hapet neser nje teme per kreacionizmin ketu nuk do mbaja te njejtin qendrim? E perseris, kjo ketu nuk eshte nisme per te rrezuar darvinizmin, as per ta permirsuar, kjo eshte thejsht deshire per debat Shqip.
[u]Do me pelqente te merreshim ca vertet me impaktin e darvinizmit mbi shoqerine njerzore, pasi shkencerisht , megjithse ka nje mal me gjera per te thene, kemi thene 2 male deri tani.[/b]
Sidoqe te vazhdoje tema, ju ftoj te shprehni edhe gjerat me te tmerrshme mbi glob, por me ton te ulur, gjakftohtesi e mend ne koke.
- Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.
- Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
po s'e diti peshku e di Zoti vetė.
UNe nuk pashe te ndizemi gjekundi ne te tjeret ndermjet nesh. Une pashe ty qe me ate kompleksin e madheshtise qe kushedi nga te ka ardhur, po na tregoje neve cfare duhet te themi e cfare nuk duhet.
Rri Sokol po deshe, ngroh vendin, e mos ja mbush mendjen vetes se duke perdorur fjale te medha e duke shkruajtur shkrime nga nje kilometer iu pergjigjesh si duhesh pyetjeve.
Nuk je intelektuali i vetem qe ka nxjerre Shqiperia, edhe provo te respektosh Pelin, qe po te jep mesime jete.
Summertime baby!
Te faleminderit per komplimentin, une nuk e kam quajtur veten intelektual ndonjehere.
- Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.
- Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
po s'e diti peshku e di Zoti vetė.
Cupka moj,
Se pari fjala Hoxhe qe ti perdor me aq perbuzje nuk eshte ndonje titull fetar. Vjen nga turqishtja dhe do te thote thjesht mesues.
Harun Yahyaa eshte i perkthyer dhe ne anglisht.
You mburreni si te paanshem po cdo argument e paraqisni vetem nga kendveshtrimi i evolucionit. Eshte mire ti hidhni nje sy edhe kendveshtrimeve te tjera. Sidoqofte cdokush eshte entitled to his opinion.
Interneti ka plot argumente pro dhe con qe s'kan lidhje me fene fare.
Sa per xhaxhi papen ai s'eshte gje tjeter vecse politikan. Sepse duke pranuar evolucionin praktikisht ai i ka v shkelmin kristianizmit. Me kte xhaxhi papa me mir ti thote botes qe s'ka kristianizem dh t'zbresi nga karrigia.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Kshu_jam_un : 04-12-2002 mė 13:51
Kshu_jam_un-
Nuk do tu pergjigjesha posteve te tua nese nuk do me ishe drejtuar personalisht. Kam deshire te diskutojme me argumenta dhe jo me besime (nuk e kam fjalen te perseritura, se jane humbje kohe)
Per punen e ndergjegjes, me vjen shume cudi qe akoma nuk e ditke se c'eshte. Hidhi nje sy shkences se me duket se thote "reaksion neurologjik" Edhe, pyete nje here ate profesorin tend se c'do te thote 'wild type'
Po me xhaxhi Nicen si e pate? Lere te gjorin se... 'He is no man...he is dynamite.'
Faleminderit per shpjegimin e termave, por nuk jam e interesuar ne to. Mere me te shtruar kur analizon gjerat--behen me te qarta.
PS. Ta kam zili kete frymen poetike
Summertime, and the livin' is easy...
Kam nje pyetje per kundershtaret e Darvinizmit:
Duke konsideruar boten kristiane perendimore, ne te cilen ne jetojme, dhe nga e cila i marrim doktrinat...
pyetja eshte:
Ka zgjidhje tjeter pervec kreacionizmit?
A ka menyre tjeter shpjegimi zhvillimi i jetes ne kete planet pervec zanafilles se Bibles?
Me literaturen e ofruar nga kristianizmi dhe islami, ka shume hapsire per te kritikuar teorine e evolucionit, kete e dime te gjithe, por duke qene kerkues te se vertetes, a mund te besojme ne ne doktrinat fetare, pa e pyetur veten pse.
Kreacionizmi eshte mbyllja e cdo pse'je, evolucionizmi eshte kerkim i pse'se.
Pse ju jeni me te prirur te pranoni te paren?
Summertime baby!
pse don pergjigje, qe ta rrotullosh neper duar pa e peshuar dhe te tallesh e te kenaqesh duke shfryre mllefe e duke ferkuar barkun?
te fala! genci.
Pse Auld , ti kenaqesh duke shfry mllefe, e ferkon barkun kur te pergjigjem une?
Nuk e besoja te te kishin irrituar kaq shume shkrimet e mia sa te dilje me kete pergjigje.
Pyetja eshte prape, pse Shkrimet e shenjta, (qe per mua jane nje hap perpara i mitologjise) jane per ty me te besueshme sesa kerkimi i pse'se se ekzistences.
Summertime baby!
Qe te jem brenda kerkeses se Sokolit, impakti qe ka Darvinizmi tek une, eshte deshira per te kerkuar nje zgjidhje, jo kenaqeisa pasive e pranimit te alternatives me popullore, Bibles.
Summertime baby!
Krijoni Kontakt