Close
Faqja 18 prej 30 FillimFillim ... 8161718192028 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 171 deri 180 prej 294

Tema: Darvinizmi

  1. #171
    i/e regjistruar Maska e auld buddy
    Anėtarėsuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    pisa, italia
    Postime
    19
    mendimi i pelin dhe shume te tjereve qe bibla kundershton shkencen dhe si rrjedhim mendimin dhe gjykimin e lire, ka nevoje per nje sqarim ne princip.
    - bibla nuk e kundershton shkencen ne vetvete. se ē kane bere e se ē bejne perfaqesuesit e saj ne lidhje me kete, eshte gje tjeter. mjafton ta lexosh, nese deshiron.
    - shume besimtare, perfshi mua, kane lindur ateiste dhe tere jeten kane studjuar ne shkollat shqiptare, thellesisht kundra fese dhe sidomos bibles. por kur u krijua mundesia lexuan biblen, per te mos lene nje liber kaq te famshem e te shperndare pa lexuar. keshtuqe nuk jane kundra evolucionit, sepse te brumosur qe te vegjel. nuk besoj te kene bagazh kultural ose letrar me te ulet se kush e beson evolucionin. prandaj nuk eshte ēeshtje tifoje ose deklinacioni psiqik.
    - mohimi i teorise se evolucionit nuk eshte aspak qellimi i bibles, dhe nuk eshte as njeri nga linjat qendrore te bibles. nder shume linja (filozofike, filologjike, matematike, historike, shkencore, antropologjike, letrare e te tjera) qe pershkojne biblen qendron dhe kreacioni. eshte pjese perberese. nuk mund te pranosh nje perqindje dhe te mohosh perqindjen tjeter. duhet studjuar per ta kuptuar se ku qendron raporti me evolucionin. kollaj te thuash qe bibla eshte kundra shkences. po shkencetaret qe lexojne biblen dhe besojne tek zoti???
    - evolucioni nuk perfaqeson shkencen; te mos bejme remuje me exkursione llogjike qe ēojne ne perfundime te kota. pavaresisht se kush njeh biblen s' ka si ta pranoje. une qe nuk e pranoj evolucionin nuk merrem me njutonin gay- lusac, pasteur, kepler, gierike, bill gates apo ku di une. flas(flasim) per evolucionin qe eshte nje teori noxane, e paplote dhe thellesisht e bazuar ne hipoteza. edhe per mua ishte e pamundur te mohohej, para se te njihja biblen( dhe nuk jam prift). por s' ka se si ta pranoj pas studimit te saj.
    - kur perdoren citime shkencetaresh per argumentimin e bazave te dobeta te evolucionit, eshte debat me te njejtat arme qe perdorin evolucionistet. prap shkencetare jane. te vleresohet ajo qe pohojne, jo te lexohet "fra le righe" se kujt grupi i perkasin, dhe te refuzohen "a priori".
    - kush eshte evolucionist eshte i ftuar t' i hedhe nje sy te mire anatomise, dhe sidomos fiziologjise, para se t' i jape meriten e krijimit rastesise.
    - kur njeriu ishte akoma bretkose, andej nga 3/5 e pemes se evolucionit, pse nuk u zhvilluan te tera qeniet e mepasme me te njejten cilesi si njeriu?! do te kishim rinocerontin, rosen, pilivesen, derrin, hardhucen, mushkonjen, strucin etj me te njejtat aftesi qe ka njeriu, perderisa natyra ishte identike per te gjitha qeniet. edhe pemet, edhe uji, edhe ajri linden nga i njejti njeqelizor.!!!
    - mbaj mend qe biologjia ne shkollat tona fillonte nga protozoaret, ne mos gaboj, apo protoplazma. kush e vertetoi kete? mire, hajt se gjetem fosile te pamohueshme, qe nuk ekzistojne(vetem ne hipoteza retrogresive), ku u gjend mjedisi favorizues?
    - ne librin qe kam parasysh lexoj qe vete evolucionistet nuk kane shterruar kurre se beri hipoteza mbi fillimin e tokes, perberjen e saj fillestare. shume teori formimi, akoma para fillimit te pemes se darvinit.
    - baza fillestare(sipas shkencetareve) eshte nje molekule e veēante qe u formua rastesisht, qe kishte aftesine te riprodhonte vetveten.!!!?? keto molekula te riprodhuara, perseri rastesisht lidheshin me njera tjetren, per te formuar nje membrane qe t' i mbronte nga molekulat e tjera proteinike.
    po pse serioze eshte nje teori e bazuar ne forma te tilla aresyetimi??
    libri titullohet: "Jeta: si erdhi ajo ketu? Me evolucion apo me krijim?
    - ne lindem dhe u rritem te pa fe, pa dashjen tone. nuk mund t' ja falim vetes te mos njohim edhe formen tjeter te mendimit mbi te verteten. eshte mungese ekuilibri. lexo dhjete e llogjiko si do vete! e ke me kollaj te jesh afer se vertetes, te cilen e zgjedh ti, pastaj, nuk ta servir njeri.
    te fala! genci.

  2. #172
    i/e regjistruar Maska e auld buddy
    Anėtarėsuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    pisa, italia
    Postime
    19
    oops! paska dale shume i gjate ky posti ,me falni!
    te fala! genci.

  3. #173
    i/e regjistruar Maska e pelin
    Anėtarėsuar
    15-08-2002
    Postime
    214
    Baobab,

    Ah, qe s'lexove dot nje fraze tamam ! Apo eshte taktike ?

    Une them 'femija lind..' ti ma lexon ' femija rritet..'.

    Megjithate po e shkruaj prape: " femija lind pa dije,pa logjike thjesht si nje kafshe vetem me instikte".
    Bile tani po e percaktoj me mire: "bile jo si nje kafshe po as sa 1/2 kafshe"


    Po te kishe lexuar pak mbi 'neotony' (ose 'neoteny' ose 'paedomorphosis')_ do te dije se njeriu lind 'immature'

    Po te them ca gjera shkurt : megjithese rritja e embrionit te njeriut ecen me normat e mamaleve,lindja e tij behet shume me shpejt ne kohe.Qe njeriu te lindte i rritur(mature) sa nje majmun i sapo lindur do te duhej te qendronte per 21 muaj ne barkun e nenes.Ne lindje nje majmun(macaco) ka pjekuri skeletore si te nje njeriu 3 vjecar.Njeriu vazhdon te rritet gjate vitit te pare me po ato ritme si te ishte akoma embrion i palindur.Truri rritet me ritmet e kurbes fetale(embrionike),dalja e dhembeve vonohet,pjekuria eshte e vonuar; njeriu vazhdon te rritet pas lindjes per nje kohe me te gjate se gjithe primatet,ne shpenzojme rreth 30% te jetes sone duke u rritur.Tek shimpazeja e sapolindur truri eshte 40% e madhesise se trurit te moshes se pjekur, tek macaco 65% kurse tek njeriu vetem 23%.Zhvillimi i vonuar i njeriut ka dhene nje tru me te madh duke zgjatur ritmet e rritjes fetale..etj

    Mos u tremb ,deri ketu po flasim per fakte biologjike , nuk po flasim per evolucion.Shpjegimi i ketij fakti vjen mbi baza te evolucionit po une s'po e bej .Pra flasim vetem per fakte qe jane te vertetueshme tere diten e dites.

    Pra njeriu lind immature. Nuk e pranon se te duket shkence? ok ,bejme eksperimente

    Separi,eksperimenti yt : po qe se do te rrisja femijen time bashke me nje mace,sic sugjeron ti, atehere femija im do behej njeri kurse macja do te mbetej mace.E di pse o Baobab,sepse njeriu rriti njeriun, e mesoi ,i shpjegoi..sic te kam thene me pare.

    Tani bej ti kete eksperiment :

    Bej te lindin ne nje fushe nje lope dhe nje grua njerezore.C'ke per te pare : pas nje ore vici do ngrihet ne kembe dhe do shkoj te pije qumesht tek e jema.etj etj pas nje muaji do luaje si nje femije 10 vjecar dhe do haje bar etj etj
    Po njeriu : nese askush nuk e ndihmon do te vdese brenda 1/2 ore sepse jo vetem nuk di ku eshte gjiri i se jemes por as qe leviz dot nga vendi 1mm.(vetem pas nje viti mund te ngrihet ne kembe)

    Konkluzioni : eshte totalisht i paditur.Truri i tij eshte 'i bardhe'. Askush s'i ka dhene informacion paraprak, as vete Krijuesi.

    Do dhe nje eksperiment tjeter ?

    Jepi maces te rrise macken e saj dhe nje bebe njeriu.Cdo te dale?
    Macja e vogel do behet mace kurse njeriu yt do mesoje vetem te mjaullije;as minj s'do kapi dot.

    Do dhe nje tjeter?

    Coje macen e vogel dhe beben ne nje ishull ta pabanuar dhe shko mbas 10 vjetesh.Cdo te gjesh? Nje kope me mace dhe ... nese bebja nuk ka vdekur nga te ftohtit,apo uria ,apo s'e ka ngrene macja akoma,do te gjesh nje fare kafshe lakuriqe qe do te dije vetem te cakavirret neper peme e te perdore nje shkop,do te ulerije po nuk di te flase dhe kur te te shikoje ty do zhduket nga syte kembet...

    Konkluzioni : njeriu lind pa dije ,pa logjike,si nje kafshe jashtezakonisht e dobet.
    Po nese njeriu e rrit kete njeri te vogel ai behet kafsha me e fuqishme vetem sepse mjeti i tij i mbijeteses eshte truri.

    Me thuaj ti tani variantin hyjnor !


    Ps-te gjitha postet e pytjet e mia qe t'i i kalon pa pergjigje une vazhdoj t'i marr sipas parimit : heshtja eshte pohim.
    kurse taktiken 'hidhu nga nje dege ne tjetren' e konsideroj te paafte per nje diskutim serioz qe shpie ,si ketu tek ne,jo ne
    debat por ne gallate.

    pps- kam nje pyetje te vogel per ty : Pse fle njeriu?Per c'arsye?
    Nese ndonjehere gjen ndonje pergjigje joevolucioniste ...mos u nxito ke kohe t'i lexosh te gjitha biblat e ungjillet,kuranet e shejtanet.
    E bukura eshte ne syte qe e shikojne _Wilde

  4. #174
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    Ewwww....
    Pelin, me keto metodat analitike te te shpjeguarit te gjerave po na i plagos per vdekje kreacionistet e gjore. Me i bute me ta

    Meqe e ke nisur me Baon, a ka mundesi ta pyeses edhe per dicka tjeter? Kur egersirra e shqyen prene e vet, kemi te bejme ketu me benevolencen hyjnore, apo me ligjin i xhungles? Me fjale te tjera, nese zoti eshte i meshirshem, dhe krijimi reflekton miresine e tij, pse jemi te rrethuar nga nje natyre ku vuajtja dhe mizoria jane nje fenomen me se i zakonshem?????

    Ai aktikulli i revistes 'Time' ishte mjaft i goditur. Ne fakt para ca javesh e shfletova pasi kopertina mu duk mjaft joshese. Sot e lexova te plote. Thanks qe e solle si shembull. Edhe nje here, eshte nje nga shembujt me te mire qe tregon lidhjen e evolucionit me embrionologjine (shpesh e kam permendur ne postimet e mepareshme).

    Gjithashtu, artikulli ve ne dukje 'HOX genes' nje nga faktoret me rendesi te jashtezakonshme, pasi nje pjese e vogel e ketyre gjeneve, quajtur "Ubx complex" hedh drite si planet e trupit te gjallesave evoluan. Pra, keto gjene shpjegojse ndryshimet baze te struktures midis gjallesave. Me konkretisht, diversiteti i planit trupor te antropodeve (insekteve, krustaceve etj.), variacionet ne segmentimin e antenave dhe 'appendages' jane rezultat i gjeneve HOX, ose me saktesisht kompleksit Ubx. (Me sa mbaj mend, Edward Lewis ju dha cmimi Nobel per kete zbulim te rendesishem). Me pak fjale, 'Ubx genes' aktivizojne dhe c'aktivizojne gjenet qe marin pjese ne segmentimin e trupit, prodhimin e flatrave, antenave kraheve dhe kembeve te gjallesave. Mutacionet e ketyre te fundit shoqerohen me ndryshime te tilla strukturore si humbja e kembeve (gjarprinjte), shfaqja e nofullave (vertebroret), shnderimi i "fins' ne kembe etj.

    Studimi i evolucionit dhe zhvillimit, ose sic quhet ndryshe "Evo-Devo," eshte nje nga fushat kerkimore shkencore me 'hot' ne kohen e sotme.

    Uroj qe forumistet tane te gjejne kenaqesi ne leximin e artikullit. Natyra eshte magji....jo e orientuar nga lart, por nje magji ne vetvete.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Cupke_pe_Korce : 16-11-2002 mė 00:12
    Summertime, and the livin' is easy...

  5. #175
    Perjashtuar Maska e Ihti
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    966
    Faleminderit Cupke prej Korce qe solle kete shembull te gjenetikes.

    Kta zoterinjte qe jane kundra evolucionizmit e dine qe anomalite gjenetike nuk trashegohen, ose edhe po te ndodhe qe te trashegohen, nuk do sjellin kurrsesi ndryshim te species.

    Kjo eshte ajo e shkrete "missing link" per te cilen behet fjale.
    Ti une, Pelin e te tjere qe besojne ne evolucion, kemi armen e forte te pershtatjes. Ne nuk e provojme dot shkencerisht evolucionin, por, sic e kam permendur dhe here te tjera, per trurin tone te kufizuar, dhe te pandricuar nga drita hyjnore, adoptimi i specieve ofron shume me besueshmeri ndaj teorise se evolucionit, kundrejt kreacionizmit...qe behet me nje te kercitur te gishterinjve.
    Summertime baby!

  6. #176
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    shpirtIfshefur-

    Te keshilloj ta lexosh pak me vemendje postin #154, per punen e RRADHES flas, qe me gjithe perpjekjet e mia, nuk eshte kuptuar ashtu sic duhet. (te siguroj se nuk jam budallacke qe ta perdor si argument kunder vetvetes )

    auld buddy-

    Je ende duke u sorollatur

    Gjithsesi, dua te te kujtoj se evolucioni nuk eshte anti-zot.
    Njerzit e kane pyetur natyren njerezore qe nga fillimet e shoqerise (Platoni dhe Aristoteli para krishtit, vitet 1700 kur Europa dhe Amerika ishin dominuar nga teologjia natyrale, Darwini ne shekullin e 19-te...ndjekur nga nje numer i i madh shkencetaresh te tjere qe s'mi nxe vendi ti shkruaj....vazhdojne me shek 19-te...Nicen, me tej Frojdin etj, etj. Pra, mendja njerezore asnjehere nuk do te rreshte se pyeturi natyren e vet, dhe kjo eshte me se normale.

    Perpjekja e vazhdueshme e njerezimit per te zbuluar forcat qe i japin forme botes dhe jetes eshte nje proces i vazhdueshem. Megjithese, ashtu sic thua ti, ka njerez qe mendojne se bota eshte rrezultat i krijimit hyjnor, natyra po behet gjithnje e me e kuptueshme, ne kuptimin 'accessible'. Gjate ketij procesi, njeriu sa vjen dhe e rivlereson vendin e tij ne natyre.

    Gjithe te mirat!
    Summertime, and the livin' is easy...

  7. #177
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    upssss...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Cupke_pe_Korce : 16-11-2002 mė 01:01
    Summertime, and the livin' is easy...

  8. #178
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    Ihti-
    Nese ajo pema e permendur me lart nga Baobab-i eshte 'the evolutionary tree'...I am a monkey.

    Nejse, Mendjeve te ndritura kreacioniste u falet gabimi se evolucioni nuk eshte fusha e tyre e ekspertizes.

    "fali o zot se s'dine sec thone."

    Ps. Bao...e kisha miqesisht kete...mos e mer per fyerje.
    Summertime, and the livin' is easy...

  9. #179
    instinkt i vetembrojtjes!
    Anėtarėsuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    ne bahcen e shtepise time
    Postime
    351
    Me fal Cupka, por e lexova postin tend #153 dhe po te them se ka shume fjale te pergjitheshme dhe asnje fakt. Po flas vetem per kete post qe ti me kishe orientuar te lexoj, sepse e di qe ne postet e tjera ti ke perdorur fakte.

    Ti thua aty "Por fakti qe evolucioni bie ne kundershtim me zanafillen e permendur ne bibel, ve ne levizje pseudo-shkencen e kreacionit, qe duke e pare nga afer, nuk tregon gje tjeter vecse pushtetin e fese."

    Une nuk e shoh tek ky posti se ku bie ne kundershtim, megjithate, nuk eshte kjo cudia ime. Cudia ime eshte dicka tjeter.

    Pikerisht ajo RRADHE, qe me sa shoh une NUK bie ne kundershtim por cuditerisht perputhet.

    Pikerisht kete nuk kuptoj une. Pra Darvini e percaktoi RRADHEN i pari, apo ajo ishte e percaktuar me pare diku tjeter???

    Kjo eshte dicka shume e thjeshte. Une nuk marr persiper te sjell fakte dhe argumenta, sepse kjo fushe eshte vertet larg me profesionin tim.

    Gjithsesi ju falenderoj per pergjigjet.
    Ji Vetvetja!

  10. #180
    i/e regjistruar Maska e auld buddy
    Anėtarėsuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    pisa, italia
    Postime
    19
    lexo ifti vargjet e fundit te postit #154, ndjehu i nderuar dhe merr pjese edhe ti me argumente, se eshte interesante. mos e bastardo. nga e di ti qe jam nje nga "keta zoterinjte"? te ra ne filxhan?

    - une nuk gjej lidhjen e shembujve te zhvillimit te embrionit qe permend pelin me evolucionin, apo kreacionin. eshte biologji dhe kaq. shkence. evolucioni eshte tjeter gje. shkenca ka baza te studimit, evolucioni i ka prekarie. me duket sikur ju evolucionistet pretendoni exkluzivitetin e shkences. asnje shkence nuk pohon evolucionin. them evolucionin. ka shume shkenca qe merren me studimin e zanafilles, duke u nisur nga hipoteza dhe duke zgjedhur perkorse te ndryshme, per te arritur ne perfundime sa me te kenaqeshme, dmth te pranueshme. kjo eshte baza e shkences, eksperimenti. por...edhe teorite me ekzotike, siē ishte big bangu, rane. nese ndonjeri me pasion prej vogelushi te zellshem don te karakterizoje kreacionistet si injorante apo kundra shkences, le te ngazellehet perbrenda, e te vije verdalle jashte teme. me duket se s' po sorollatem. nese doni argumente kundra evolucionit jam gati, shkencerisht. na ndan evolucioni, jo shkenca.
    te fala! genci.

Faqja 18 prej 30 FillimFillim ... 8161718192028 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Evolucioni! Realitet apo njė Pėrrallė e shėmtuar!
    Nga Akus nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 21-08-2008, 08:16
  2. Racizmi dhe darvinizmi social nė Amerikė
    Nga Gimi3 nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 30-01-2008, 10:36
  3. GJUNJEZIMI I EVOLUCIONIT..Per ata qe kane durim!
    Nga Miremengjes nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 25-12-2006, 03:56
  4. Tė dhėnat fosile hedhin poshtė evolucionin
    Nga monarku nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 02-11-2006, 10:34
  5. Fenomeni i terrorizmit – Sfida e rendit te ri boteror
    Nga Enri nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 17-01-2004, 10:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •