Te nderuar bashkebisedues, fakti qe keni filluar te merreni me shume me antaret se sa me temen e hapur nuk eshte ndonje tregues i vlefshem i bindjeve tuaja reale. Ne kete menyre jo vetem qe devijojme temen, por humbet edhe interesi.
Nese dikush viziton kete teme, e ben per te ndjekur debatin mbi darvinizmin, e jo te lexoje replika personale.
Peli, ti kerkon pergjigje se s'ben. Te rithem se nuk e kam hapur kete teme me qellim qe te shfaq ndonje "ide bombastike", por qe te debatoj mbi elementet e Darvinizmit te cilet nuk me duken bindes dhe ngrene shume pikpyetje ne mua. Eshte e thejshte, kam deshire te debatoj mbi Darvinizmin. Asgje me teper.
Termi "nuk jam pozicionuar" do te thote qe nuk po mbroj ndonje ide tjeter, por qe po ve pikepyetje mbi hipotezat e Darvnit qe nuk me mbindin.
Fakti qe une kam perdorur elemente kreacioniste per te vene ne dukje te metat e hipotezave te Darvinit, nuk ka asnje domethenie. Kjo eshte literatura e vene ne dispozicion te shoqerise sone, me te cilen jemi perballur te gjithe (kush me shume e kush me pak). Gafat darviniste, me shume i kane vene ne dukje kreacionistet keshtu qe eshte llogjike t'u permbahem atyre. Nese une do te kisha vertet nje teori personale, besome, do e kisha publikuar.
Cupke, Noe nuk eshte nga lagja ime.
Gjithashtu mos harroni se shumica juaj ketu, qe e zgjidh gojen kaq lirshem, shkruan me pseudonime.
Mendoj qe me kaq t'i japim fund replikave personale, dhe ata qe vertet duan te debatojne per darvinizmin, le te vazhdojne te merren me te e jo me njeri - tjetrin.
Krijoni Kontakt