Close
Faqja 14 prej 30 FillimFillim ... 4121314151624 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 131 deri 140 prej 294

Tema: Darvinizmi

  1. #131

    Peli! Fjala ime eshte keqinterpretuar ne nxitim mendimi e siper.
    Po dal pakez jashte teme, e te tjeret jane te lutur te mos i shkojne deri ne fund ketyre fjaleve, edhe nese i shkojne, te mos u pergjigjen te pakten se tjeter gje po diskutohet.

    Filozofia thelle thelle, atje ku mezi mban fryme i vdekshmi, nuk jep pergjigje, per mendimin tim personal. Po e perkufizoj termin "pergjigje" si: Nje arsyetim, i cili mbaron me nje perfundim te pandryshueshem, ne mase dhe forme, per te gjithe, pra pergjigje te vertete (duke pasur parasysh qe filozofet kane plasur trute e kokes per te gjetur cfare eshte e vertete apo jo). Por, si qenie njerzore qe jemi (full package ketu), dhe na nevojitet se s'ben dicka ku te kapemi, e arrijme nje perfundim (me te kenaqshmin per momentin). Pas 10 ditesh, vjetesh apo shekujsh, dikush nxjerr dicka ne drite, dhe ai perfundimi, ndryshon forme, pasurohet, ose eleminohet fare. Pra, ajo pergjigja qe ke dhene ti, ka qene "pergjigje" vetem per ato "10 dite".
    Nuk e di ne e bera te sakte dhe arsyetimin peli, por ne thelb ky eshte.

    Sa per pyetjen tende: Perse do te te pergjigjem, dhe ne lidhje me cfare?

    Peli, nese ke ndermend te me mbushesh mendjen, eja ke tema e Gjenezes, te mirpres!


    p.s.
    Po me pemen evolutive, si e lame muhabene?

  2. #132
    i/e regjistruar Maska e pelin
    Anėtarėsuar
    15-08-2002
    Postime
    214
    More Kole , i lexon ti postet e te tjereve apo jo ??


    Tek postimi #120 ,tre-kater paragrafet e fundit ,ke pyetjen time , pergjigjen e se ciles na i ke premtuar qe ne fillim. Do e mbash fjalen apo jo ?

    Sa per temen e gjenezes po te le ne duart e Kulles .

    Me Baon jemi sqaruar njehere,s'do e nisim nga fillimi.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga pelin : 31-10-2002 mė 22:41
    E bukura eshte ne syte qe e shikojne _Wilde

  3. #133
    Jo pa qellim e kam perseritur pyetjen, por shoh se nuk ia paskam arritur (qellimit).

    Pyetjen tende e mbaj mend mire, por une nuk jam zotuar ndonjehere se do u jap versionin tim, aq me teper qe nuk jam perpjekur te servir mendjeve te forumit per ta gelltitur te paperpunuar, pasi qenka e sakte. Arsyetimi rreth termit "pergjigje qe ke nje postim me siper, perseri eshte ne te njejten linje me keto pikpamjet e mia te mesiperme.
    Une ketu jam per te diskutuar, dhe diskutimet qe mbarojne me pyetje, personalisht, me jane shume here me te vlefshem se ata qe konkludojne ne perfundime. Kjo eshte thelbi.


    Sa per ate pemen, e dua dhe une tia shoh pak frutet

    Edhe dicka tjeter: sido qe te jete rrotulluar debati, sado emra te jene permendur, ju ftoj te tere (edhe veten) t'i marrim sa me pak personalisht mendimet e shprehura nga anetaret e tjere.
    Debati me gjithe uljet e ngritjet e tij ne diagramin e vlerave, mua me duket nje nga me interesantet ne gjithe forumin.


  4. #134
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    Chocolata ime e shtrenjte-
    Me ke futur ne borxh me zor kur me ke cilesuar "dear." Duke qene se nuk i duroj dot borxhet, po te therras "E Shtrenjte" pa lejen tende.

    Welcome to the real world baby! Pikpamjet kundershtare e bejne me te kendshem debatin. Vetem te lutem permbaju temes.
    Appreciately
    Cupka

    PS. Meqenese e mbake veten per dicka me te larte se krimbi...qe jeni "the finest clay" kete une e di mire, por e shtrenja ime, une nuk po shof ndonje cilesi hyjnore tek ju

    Sokol-
    Pelin te therret Kole....well, mua nuk me pelqen dhe aq. Koli me mire, se me kujton dike qe e kam fort per zemer Po e mban yryshin ne anadoll me duket. Si ultimatum mu duk ajo kerkesa jote. Avash be burre i dheut se kohen e kemi te kursyer ne ketej.
    Lejohem ti jap nje "shot" une asaj pyetjes se pemes tende? Per Baon me teper se ja kam premtuar ( damnnn I was right)

    Mos devijoni temen ju lutem se ju kemi cupa te mira.
    Sokoli

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Sokoli : 01-11-2002 mė 05:36

  5. #135
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602

    Entropia dhe Jeta

    Per arsye praktike (dhe kohe), po i thjeshtoj ca terminologjite shkencore dhe formulat duke paraqitur idene e lidhjes qe ka termodinamika me jeten. Sipas kreacionisteve, ligji i dyte i termodinamikes na kundershton zhvillimin e jetes ne planetin toke. Besoj qe te gjithe e dini se, ligji i dyte i termodinamikes shprehimisht thote: "Proceset natyrale levizin ne nje drejtim te tille qe rritin entropine totale te universit" Duke qene se fjala "entropi" ka te beje me "c'rregullsine," proceset natyrale veprojne ne nje drejtim qe rritin c'rregullsine e universit. Atehere, si ka mundesi qe jeta eshte zhvilluar ne drejtim te kundert? Pasi, sa me kompleks nje organizem, aq me e ulet entropia. Perseri, pergjigja shtrihet ne ligjin e dyte te termodinamikes. Te gjitha proceset spontane rrisin c'rregullimin e universit--qe do te thote, c'rregullimin total te sistemit dhe mjedisit rrethues. Eshte me se e mundur qe entropia e nje sistemi te ulet, per sa kohe qe entropia e mjedisit rrethues te rritet me nje vlere me te madhe.

    Psh. kur ne menyre krejt spontane nxehtesia leviz nga nje zone e nxehte e sistemit (A), ne nje zone me te ftohte (B) te po atij sistemi, entropia e zones A spontanisht ulet. Kjo eshte ne kundershtim me ligjin me fondamental te termodinamikes, qe entropia eshte e barabarte me nxehtesine pjestuar per temperaturen absolute. Termodinamika thote se entropia asnjehere nuk mund te ulet. Atehere, pse ndodh nje gje e tille? Sic duket qarte, ligjet e entropise jane te kufizuara ne fushen e tyre te aplikimit, dhe jane nje mjet i fuqishem per te percaktuar entropine e nje sistemi te mbyllur ne ekuiliber, por jo planetit tone qe eshte nje sistem i hapur.

    Ne rasitin e mesiperm, entropia totale e sistemit (universit) rritet, edhe pse ne zona te caktuara te sistemit pesojne ulje. Energjia e perdorur nga te gjitha organizmat e gjalla ne toke vjen nga dielli, shkaktuar nga reaksionet nukleare qe ndodhin ne qender te tij. Qelizat fotosintetike perdorin kete energji dhe sintetizojne glukoze, e cila perdoret nga kafshet dhe njerzit si burim paresor energjie. Kjo energji perdoret nga kafshet per ndertimin dhe organizimin e molekulave komplekse, qe rezultojne ne nje ulje te entropise lokale (rreth tokes). Ne te njejten kohe, entropia e mjedisit perreth rritet pasi gjallesat nxjerrin produkte te tilla si dioksid karboni, uje etj. Pra, procesi i jetes ne toke perfshin nje ulje te entropise lokale, dhe nje rritje (neto) te entropise se universit (ketu llogaritni dhe energjine diellore). Me fjale te tjera, duke e konsideruar token nje sistem, c'do ndryshim i shoqeruar me nje ulje te entropise eshte i mundur per sa kohe energjia eshte e mjaftueshme. Duke qene se burimi i kesaj energjie eshte dielli, nese ai shuhet nje dite, qe doemos do shuhet, eshte "more than obvoius" qe ska me jete ne toke. Ky me duket se eshte edhe fundi i pemes.
    Bao, per punen e universit-
    Nese e marrim universin nje sistem te mbyllur ( ne fakt askush nuk i ka arritur kufijte e tij, por per arsye te thjeshte shqyrtimi) sipas ligjit te dyte te termodinamikes, ne nje kohe te larget, kur gjithcka te jete disorder, universi ashtu sic e njohim ne duhet mbaroje. Mundet! Nese eshte i tille, i pafund dmth, a mund te krahasohet "rregullsia" e tokes ne lidhje ne te? Nuk besoj se mund te llogaritet!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Cupke_pe_Korce : 01-11-2002 mė 04:23
    Summertime, and the livin' is easy...

  6. #136
    i/e regjistruar Maska e baobabi
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    407

    Ende ne pritje

    Vazhdoj qe te ngelem ne pritje per vazhdimesine e pemes se evolucionit

  7. #137
    i/e regjistruar Maska e pelin
    Anėtarėsuar
    15-08-2002
    Postime
    214
    O Baobab, c'te duhet ty mor bab pema e evolucionit, pse e fut veten ne telashe kotnasikoti.Ti e ke te zgjidh problemin : ti ke te Verteten Absolute,dhe ke vetem Nje ; te tjerat jane genjeshtra relative .

    Megjithate meqe po ngul kembe : hapi syte dhe e ke para teje.

    A je i ndryshem ti nga Sokoli ? Besoj se do thuash publikisht PO.

    Sipas te Vertetes tende Absolute meqe Eva u krijua nga brinja e Adamit, edhe sipas kreacionizmit , duhej te ishte identike me Adamin pervec seksit,qe ia ndryshoi AI. Edhe femijet e tyre duhej te ishin identike me njerin nga prinderit e tyre sipas seksit, edhe niperit, edhe sterniperit,edhe stersterniperit e sterstermbesat....dhe ,edhe ti me Sokolin.

    Po keshtu gjithe vicat,kuajt,gomeret .... duhej te ishin njesoj meqe rrjedhin nga nje cift i Arkes se Noes.
    Perderisa s'ka ndryshim (evolucion) pse duhej te ishin te ndryshem ? Perderisa ti s'pranon asnje ndryshim genetik nga rastesia, ambjenti,izolimi ...etj pse duhej te ishin te ndryshem ?

    Por ti mund te thuash JO ! mundesh ?



    Kole,

    Debati ka nje moral : kur njeri pyet ,tjetri pergjigjet.Ndryshe ne vend te dialogut do kishim monolog.

    Perderisa ti i jep te drejten vetes te mos u pergjigjesh pyetjeve te mia, me cfare morali kerkon qe une t'ju pergjigjem pyetjeve te tua ?
    E bukura eshte ne syte qe e shikojne _Wilde

  8. #138
    i/e regjistruar Maska e baobabi
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    407
    Pelin

    Me duket se e ke marre me zjarr. Ti po deshe te japesh ndonje spjegim nga ana jote, jepe.
    Po nuk deshe mos e jep.
    Ti ske pse poston se cfare besoj e mendoj une. Ajo me perket mua dhe ti ske pse mundohesh tu sqarosh lexuesve se cfare besoj une.
    Ti shkruaj nga ana jote, po spate gje mos shkruaj.
    Une mendoj se pyetja qe shtrova e ndihmon mjaft problemin per te cilin po diskutojme.
    Ti po pate deshire te me ndihmosh mua dhe ata qe lexojne ketu bej ndonje postim mbi kete problem.

  9. #139
    i/e regjistruar Maska e pelin
    Anėtarėsuar
    15-08-2002
    Postime
    214
    Baobab

    Une per problemin po shkruaj , vecse kete rradhe perdora

    metoden 'par absurd' qe kemi bere ne shkolle.

    Pse me bie ne qafe kot ????


    Ps - Bindjet e tua une nga ty i kam mesuar dhe i kemi diskutuar dhe me pare.Ashtu sic kemi diskutuar dhe bindjet e mia.Ne s'jemi ndonje shoqate carbonaresh ketu qe te mbetemi te fshehte.
    Megjithate si te duash.
    E bukura eshte ne syte qe e shikojne _Wilde

  10. #140
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    Pelin-
    Mos ja kerko me kot Sokolit te sjelle teorine e tij se nuk e ka. E cfare argumenti do bente Sokoli per varken e Noes aman. Ai e di fort mire se e ka te humbur davane. Sa per Baon, zoti e falte por eshte vecse nje enderrimtar (megjithese keshtu nga llafet duket si dhespot ai)

    Bao-
    E pranoj qe me shkoi huq kete rradhe. Thashe se mos me more vesh ne lidhje me pemen por aha...ste ka hyre ne vesh. Nejse, por ste mora vesh, cfare doje edhe nje here sipas Darvinisteve?
    Summertime, and the livin' is easy...

Faqja 14 prej 30 FillimFillim ... 4121314151624 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Evolucioni! Realitet apo njė Pėrrallė e shėmtuar!
    Nga Akus nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 21-08-2008, 08:16
  2. Racizmi dhe darvinizmi social nė Amerikė
    Nga Gimi3 nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 30-01-2008, 10:36
  3. GJUNJEZIMI I EVOLUCIONIT..Per ata qe kane durim!
    Nga Miremengjes nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 25-12-2006, 03:56
  4. Tė dhėnat fosile hedhin poshtė evolucionin
    Nga monarku nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 02-11-2006, 10:34
  5. Fenomeni i terrorizmit – Sfida e rendit te ri boteror
    Nga Enri nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 17-01-2004, 10:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •