Close
Faqja 12 prej 30 FillimFillim ... 2101112131422 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 294

Tema: Darvinizmi

  1. #111
    i/e regjistruar Maska e pelin
    Anėtarėsuar
    15-08-2002
    Postime
    214
    Cupe_pe_Korce


    Nuk di se si te falenderoj per postimin tend !

    Se pari ndjeva shume kenaqesi duke e lexuar.Gjithmone me ka pelqyer fraza jote teper e sakte, qe reflekton koncepte te qarta. Te jem i sinqerte deri ne fund, vazhdimisht kam menduar se do te jesh nje studente biologjie,po nese jo,aq me teper terheq respektin tim.Ajo qe kam kerkuar ne internet eshte pikerisht nje bashkebisedim i argumentuar.Edhe njehere te falemnderit.

    Se dyti,ma ke lehtesuar shume pergjigjen time ndaj Sokolit.Edhe une kur e lexova postin e tij,pata te njejten pershtypje : oh,perseri nga fillimi !?Megjithate sigurisht do t'i pergjigjem,pa dyshim,por tani shume me shkurt.

    A bientot.
    E bukura eshte ne syte qe e shikojne _Wilde

  2. #112
    pa he!... Maska e korēar
    Anėtarėsuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666
    Nje urim te veēante do kisha per ēupken-pe-korēe: per vendosmerine dhe gjykimin e saj te "gjykuar" te kesaj ēeshtjeje.

    Ah! dhe nje gje tjeter:"majmuni kur ska cfare ben hipen ne maje te pemes dhe mundohet te imitoje bilbilin qe kendon".
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

  3. #113
    Edhe une e duartrokas Korcarken se eshte treguar e denje per debat, por nuk e mbeshtes dot ama:


    Ne letren qe Darvini I dergon Asa Gray me 3 prill 1930, nder te tjera shkruan: “…te menduarit rreth syrit beri te me dalin djerse te ftohta”.

    Rrezet e drites qe vijne nga nje objekt, bien ne retinen e syrit duke dhene nje imazh te permbysur (apo jo). Ketu, keto rreze drite transformohen ne sinjale elektrike nga qelizat dhe pastaj percillen ne nje zone te vogel ne pjesen e prapme te trurit te quajtur qendra e shikimit. Sinjalet elektrike perceptohen ne kete qender si nje imazh pas nje seri procesesh.
    Imazhi i krijuar ne sy, eshte kaq i mprehte saqe edhe teknologjia e shek XXI nuk e ka arritur. Psh. ti korcarke provo te ngresh syte nga ekrani (ku i ke tani) dhe shiko perreth. A ke pare imazhe kaq te qarta e te mprehta diku tjeter (padyshim qe jo)? Edhe TV ne ekranin me te avancuar ne bote nuk mund te te siguroje imazhe kaq te mprehta. Ky eshte nje imazh 3-dimensional me ngjyra. Per mbi 100 vjet, mijera shkencetare jane perpjekur te arrijne te prodhojne nje imazh qe i afrohet qartesise se syrit e nuk kane arritur. Hiqi syte nga ekrani e shih doren me te cilen mban mausin, e dallon edhe vete diferencen besoj. Edhe TV 3-dimensional qe eshte arritur te prodhohet kohet e fundit, eshte jashtezakonisht larg riprodhimit te imazheve ne nivelin e syrit. Sfondi eshte i mjegulluar kurse plani i pare ngjason me nje dekor letre. Kurre nuk eshte mundur te prodhohet nje imazh me ciesine e atij te syrit.
    Evolucionistet thone se mekanizmi qe jep kete imazh kaq te qarte dhe cilesor eshte prodhuar rastesisht.
    Po ne qofte se ty korcarke, ty Peli apo dikujt tjeter u vjen dikush e u thote se televizori qe keni ne shtepi eshte formuar krejt rastesisht?Cfare do te mendonit nese dikush vjen e u thote se atomet jane bashkuar krejt rastesisht e kane formuar TV qe keni ne sallon? Si mund ta beje rastesia ate qe nuk e bejne dot mijera njerez??
    Per rreth nje shekull mijera e mijera shkencetare e inxhinjere jane perpjekur ne laboratoret e teknologjise se larte, te ndihmuar nga nje industri komplekse qe perdor mjetet me teknologjike e me te avancuara te njerzimit, e megjithate ata s’kane qene ne gjendje te bejne me shume se kaq, (nje cope TV me ngjyra me 1 vit garanci).
    Pra, nese nje pajisje qe prodhon nje imazh me te dobet se ai i syrit nuk qenka e mundur te realizohet rastesisht, at’here eshte e qarte se as vete syri dhe kualiteti i imazheve te tij nuk jane formuar nga rastesia.

    E njejta situate vlen edhe per veshin, por meqe ti korcarke nuk je zgjatur te flasesh per te, po e le me kaq.

    Edhe dicka tjeter, ti ke permendur rastin e retines se oktapodhit ne postimin tend te vrullshem, nderkohe qe syri i oktapodhit eshte e natyrshme te ndryshoje nga ai i njeriut pasi oktapodhi egziston ne kushte te tjera jetese. Edhe ne qofte se e ke marre si shembull per te na treguar se syri i njeriut na paska difekte kjo nuk tregon asgje.

    Tjeter:
    Einstein, jo vetem qe eshte vetradhitur ne rradhet e kreacionisteve, por edhe eshte shprehur:
    (nuk e mbaj mend egzaktesisht e mos me beni te ulem ta kerkoj tekstualisht, por) perafersisht thoshte:
    -Nuk mund ta imagjinoj nje shkencetar qe nuk beson ne Zot
    (kjo sa per perkatesine e Ensteinit).
    Gjithashtu, teoria e Termodinamikes, me sakte ligji i dyte i saj i emertuar ndryshe "Ligji i Entropise", per te cilin vete Ainshtain ka thene se eshte " ligji primar i shkences" e rrezon teorine evolucioniste edhe nga ana metafizike me kokeposhte.
    Sa me i larte te jete crregullimi i sistemit, aq me e madhe eshte Entropia (kinezet e Pelit).

    Po te doni ua zgjeroj edhe me ne ndonje postim tjeter.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Sokoli : 27-10-2002 mė 03:36

  4. #114
    Duke shperndare TRAKTE Maska e DEBATIKU
    Anėtarėsuar
    12-08-2002
    Vendndodhja
    po ju ku jetoni?
    Postime
    221
    Kam dashur te shkruaj ne kjo teme por nuk kam patur mundesi nejse vazhdojme ne teme.


    Teoria e darvinit eshte hedhur poshte nga gjenetika por jo e gjitha kjo sa i perket Teorise te tij te evolucionit mbi organizmat. Me hollesisht
    Nje bilbil mund te evoloje dhe ti pershtatet klimes dhe ambjentit ku jeton ketu ndryshojne dhe karakteristikat e tij si ngjyra, kendon apo jo etj... , por nje bilbil nuk mund te evoloje ne nje shqiponje.
    Ketu gjejme dhe pergjigje per shumellojshmerine e nje organizmi dhe kjo varet nga evolimi ose pershtatje e tij mbi ambjentin ku jeton pra me pak fjale per sa i perket teorise se ne erdhem nga majmuni eshte hedhur poshte sepse kodi gjenetik nuk ndryshon pervecse ne rastin e mutacionit(gabim gjenetik ne kodin e ADN)

    me respekt dashuri DEBATIKU

    p.s. Ensteini gjithashtu para se te vdiste eshte shprehur me fjalet me poshte O ZOT CFARE KE BERE (KRIJUAR)
    You can waste a whole lifetime
    trying to be
    what you thing is expected of you
    but you'll never be free.

  5. #115
    i/e regjistruar Maska e pelin
    Anėtarėsuar
    15-08-2002
    Postime
    214
    Sokol,
    ( mund te te drejtohesha me Kole per reciprocitet)

    Kam degjuar se ke filluar te ankohesh se te dalin nga tema,se s'i kupton c'po thone... Ta kam thene qe ne fillim se varet nga 'mesuesi' po s'me degjove.

    shkurt disa sqarime:

    - te lutem na lexo me me vemendje.Hipoteze kam quajtur "Aquatic ape' kurse Darvinizmin gjithmone -teori.Te ka vajtur dem lirika.E kam quajtur hipoteze sepse si perkrahes i shkences kerkoj te bindem me pare,dmth vec te tjerash te njoh edhe mendimin e kundert pastaj te gjykoj vete.S'e kam zakon te hap Shkrimet e shenjta per te gjetur pergjigje.


    -Ligji i entropise. A e njeh ti kete ligj ?? Pse behesh kaq lehtesisht pre e falsikatoreve kreacioniste?
    Po te sqaroj edhe njehere se ligjet natyrore jane te verteta vetem ne fushen e tyre te percaktimit,dmth varen nga kushtet fillestare.Ligji i entropise eshte i vlefshem vetem per nje sistem fizik te mbyllur dhe nuk ka kuptim ne nje sistem te hapur sic eshte Toka.Po te rikujtoj gjithashtu se jeta eshte rezultat jo vetem i ligjeve statistikore(probabilitare) por dhe e ligjeve kimiko - fizike.(rilexo postet e meparshme)


    -m'i kishe quajtur mashtrim ato shtresimet (gjeologjike)?????
    Perseri me duhet te te kujtoj se paleoontologjia ,qe studjon depozitimet e qenieve te gjalla ne periudha gjeologjike,eshte nje nga disiplinat themelore te kerkimit te naftes.Pa ate kerkimi i naftes do te ishte si qemoti.Kerkimi i fosileve ne kampionet gjeologjike daton shtresimet dhe jep mundesine e gjykimit Shkencor per mundesine naftembajtese te tyre.Dhe gjithcka fale idese se Darvinit,qe zoti e bekofte.

    -Ajnshtajni ka thene gjithashtu :

    'Me percaktoni me pare Zotin,qe t'ju them nese besoj ne te'

    Nje keshille sinqerisht miqesore: mos shko shume larg me Ajnshtajnin se do te detyrohesh ta kundershtosh dhe, me famen qe ai ka cfaredo te thuash do te jesh i humbur.

    -Po kete Fushene nga na e gjete mor aman?
    Mos harro se S.Cvajgu eshte letrar jo historian.Gjithashtu qe Fusheja ishte komunist po aq sa ishte ruajalist,ishte fetar po aq sa ateist,jakobin po aq sa zhirondist,etj,etj.Dmth qe edhe une mund ta perdor po aq kunder teje sa ti ndaj meje.
    Gjetje e deshperuar qe te mos them bizantine.Mund te kishe perdorur me me sukses Maratin ose Dantonin.

    -Darvinizmi ka inicuar Marksismin??????
    Po rrezikon seriozisht te shpallesh komunist sepse po e nxjerr Marksin te mashtruar nga Darvini,dmth po ja lehteson fajet.
    Po mire , po per Hegelin,Fojerbahun,Ricardon e bile edhe per te lashtet materialiste Epicur e Demokrit c'te mbetet te thuash kur vete Marksi ka pranuar se eshte influencuar prej tyre.Po per Morganin prej ku u influencua Engelsi per 'Origjinen e familjes....' ?
    "po ai qe vodhi s'ka faj fare"- estrada e Fierit

    -(te me falesh do te vazhdoj pak me vone)-
    E bukura eshte ne syte qe e shikojne _Wilde

  6. #116
    i/e regjistruar Maska e pelin
    Anėtarėsuar
    15-08-2002
    Postime
    214
    Sokol,


    vazhdojme:

    - syri,(veshi,hunda...)
    E nxorre me ne fund 'bomben' kreacioniste !
    Korcarja te ka orientuar si ta kuptosh,une po e trajtoj nga ana popullore ashtu si dhe ti.
    TV nuk e kane bere me te mire se syri njeriut se psh e kane gjykuar se kjo cilesi eshte e mjaftueshme , ose se mund t'i dale kosto teper e larte dhe s'ka treg etj arsye te tjera;po mbase edhe s'e bejne dot.Por ne anen tjeter ti e di qe syri i njeriut eshte i kufizuar ne spekter( ai nuk dallon rrezet infra roze dhe ultra violet) mirepo ata tekniket e Tv kane bere prej kohe nje qerre me paisje per te ndihmuar syrin e njeriut ne keto gjatesi valesh,apo jo?
    Po ashtu syri i njeriut eshte i kufizuar ne timing ne rreth 1/10 e sekondes kurse syri i psh shpendeve grabitqare eshte shume me i shpejte .
    Pra ashtu sic ke nxjerre edhe ti me te drejte konkluzionin per syrin e oktapodit, organi i syrit eshte zhvilluar,adaptuar,evoluar ne perputhje ne nevojat e organizmit qe i perket per te jetuar dmth mbijetuar.Stop. Kur t'i e thua vete mua s'me duhet ta zgjas me.Urime,po evoluon me ne fund.

    Edhe dicka: e ke te veshtire te besosh perfeksionimin e syrit dhe njekohesisht beson se ti je krijuar prej nje qelize te vetme self-replicative ( embrioni) dhe pas 9 muajve i ke pasur te gjitha edhe syte,edhe veshet,hunden ,zorret... TRURIN. Cudi se si eshte i orientuar ky 'besimi'.
    Apo mendon se te ka blere mami ne ndonje Shopping Center ?

    --ne #107 shprehesh:

    '. .nuk te mbushet mendja se nje njeri qe nuk beson ne darvinizem,thjesht nuk beson dhe aq..'

    Mos beso,si te duash,jetojme ne kohera demokratike.
    Po une s'flas per 'besim', une flas per 'bindje' me argumenta,; ti po flet per 'besim'
    Edhe sikur te te kisha paguar s'do te ma jepje kete shprehje. Nje kamikaze e vertete!


    Sokol,

    Une nuk te pozicionoj,ti vete pozicionohesh.Te gjitha argumentat e tua vijne nga stani i kreacionizmit .C'me mbetet mua te mendoj.?
    Megjithate a nuk mendon se ka ardhur koha te cfaqesh pozicionin tend me ne fund ? Deri tani ke qene ne bunker dhe vetem ke pyetur; dil pra me ne fund dhe na thuaj teorine tende qe te te pyesim edhe ne.
    Nuk do habitesha fare po te thoshje se aderon ne Skepticizem .

    Ne lidhje me arrogancen time.

    Po, e pranoj : me kreacionizmin , pseudo-shkencen me moral te perbaltur jam arrogant ,dhe kjo eshte nje favor sepse duhej t'i injoroja teresisht.
    Per mua eshte shume here me i respektuar nje prift i humbur fshati,sepse te pakten ne meshen e se dieles ai propangadon( s'me kujtohet fjala e sakte) ate qe ai beson me te vertete, se sa keta mercenare te pafe(kreacionistet).

    Dhe perfundimisht qe ketej e tutje refuzoj te merrem me me 'argumentat ' kreacioniste.

    Pres versionin tend te Krijimit dhe Evolucionit.


    ps- nothing personal.Jam kunder mendimeve te tua ne kete ceshtje por jo kunder teje.Ato 7 birrat edhe mund t'i pijme bashke ndonje dite,ku ta dish.
    Gjithe te mirat.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga pelin : 28-10-2002 mė 21:32
    E bukura eshte ne syte qe e shikojne _Wilde

  7. #117
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    Hmmmm...si ta marr ate "duartrokitjen" aty me lart, si kompliment apo sarkazem? Edhe mund te jem gabim por...me sa shof, qenke rrezuar nga piedestali hyjnor ne token profane (shpresoj te mos ma keqinterpretosh kete shprehje figurative ashtu sic ke bere gjithmone).

    Me sa shof ti po mundohesh te mbrosh nje argument me metafora...gje e pavlefshme kjo per shkencen. Metaforat e bejne punen shume mire ne letersi....well...jo ne praktike. Me vjen shume keq qe ti nuk ke arritur ta kuptosh kete gje.

    Megjithese eshte folur shume per selektimin natyror, ti perseri ke nje ide te gabuar per te. Mutacionet jane nje nga componentet mbi te cilet vepron selektimi natyror, por jo te vetmet (faktoret e tjere i kemi sterthene nje mije here). Kur ambienti perzgjedh gjenet, kjo nuk do te thote qe patjeter ka ndodhur nje mutacion gjenetik. Gjenet qe do te selektohen jane ato qe i pershtaten me mire ketij mjedisi. Eshte llogaritur se syri i nje peshku mund te kete evoluar ne me pak se 350000 vjet, pothuajse me asnje mutacion. Taksonomistet mendojne se syte mund te kene evoluar mbi 40 here.

    Per syrin e njeriut dhe ate te mollusqeve, qe ti nuk e ke kuptuar drejt, eshte me se e qarte pse retina e vertebroreve dhe qelizat fotoreceptore jane ne kah te kundert. Retina e vertebroreve ka evoluar nga rritja e trurit, dhe si rezultat ajo ruan pozicionin origjinal duke e shperndare driten para se te kapet nga qelizat receptore (shiko anatomine e syrit dhe lidhjen e nervave optike me trurin), ndersa tek mollusqet retina ka evoluar nga qelizat e lekures. Megjithate, njerzit do te kishin nje imazh me perfekt se c'kane nese syri do te ishte ndertuar ashtu sic duhet. Syte ndryshojne nga gjallesa ne gjallese. Pelin ka me se te drejte kur thote se syte e shume zogjve jane me te mprehte se ata te njeriut, ndersa ka kafshe (si psh macja dhe qeni) qe e kane vizionin bardhe e zi.

    Kisha edhe une nja dy fjale ne lidhje me entropine. Pelin e ka shprehur qarte se ligji i dyte i termodinamikes nuk aplikohet per procesin ne fjale (nese ti kembengul une mund te perdor interpretimet shkencore mbi kete). Por nese e shofim nga afer, ti ngaterrohesh me kembet e tua. Nja njera ane thua se paisjet elektronike (me mijera pjese te vogla) kane erdhur nga rremuja ne rregull, ndersa nga ana tjeter e mohon se evolucioni ndjek te njejten vije. Pra, ligji i dyte i termodinamikes nuk te jep asnje baze per ndertimin ketyre paisjeve elektronike...do me thene, sipas ketij ligji, asnje nga keto paisje nuk mund te krijohej. Pra, si mund te argumentosh qe evolucioni nuk duhet te beje perjashtim nga nje ligj, kur dukuri te tjera bejne? Sic mund ta kuptosh edhe vete, ligjet e termodinamikes nuk aplikohen per te gjitha sistemet.

    Pelin-
    Une mund te kem deklaruar se do jap doreheqjen, por jo ti.

    Eshte nje "sweet irony" qe Sokoli, nga njera ane eshte bere flamurtar i kreacionisteve duke sjelle si argument te gjitha idete e tyre, dhe nga ana tjeter mundohet ta heqe veten si te papozicionuar (metode kjo mjaft e praktikuar ne qarqet kreacioniste). Kam pershtypjen se heret a vone do na duhet ti themi: "Welcome on board"
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Cupke_pe_Korce : 28-10-2002 mė 23:45
    Summertime, and the livin' is easy...

  8. #118
    i/e regjistruar Maska e baobabi
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    407

    E ardhmja

    Desha te di se si e mendojne darvinistet te ardhmen.

    Nga sa kam lexuar dhe mesuar kam kuptuar se shkenca dhe njohuria shkencore i ka mesuar njeriut qe te shohe ne ardhmeri ngjarjet dhe fenomenet.

    Me anen e kesaj metode njerezit kane vleresuar edhe vertetesine e pohimeve apo hipotezave te meparshme.

    Po me darvinizmin si paraqitet situata.

    Cila eshte prognoza sipas darvinit dhe darvinisteve.

    Do isha kurioz te di per kete ceshtje?

  9. #119
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    Baobab'-
    E solle koken perseri ti?
    Pa nerva, pa nerva....shaka bej.

    Ne dac besoje ne dac mos e beso...por ti je katalizatori i debatit tone. E them kete pasi ti gjithmone shfaqesh ne momentin e duhur, duke na sfiduar teorine (qe nuk keni mundur ta rrezoni dot, megjithese e pretendoni nje gje te tille). Nuk isha gabim kur te thashe se fshiheshe pas Sokolit...se ne fillimet e bisedes ishit nje goxha "duo."...perseri e dyshoj nje gje te tille

    Nese e kam kapur ashtu si duhet, pyetja jote te nxjerr tek termodinamika. Do ta japim edhe vizionin Darvinist ne lidhje me kete se shpejti. Sorry....por per momentin nuk kam kohe.

    Mirulexofshim!
    Summertime, and the livin' is easy...

  10. #120
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-10-2002
    Postime
    8
    pershendetje te gjitheve qe kane kontribuar ne kete teme,

    Une kam lexuar te gjithe historikun e diskutimeve tuaja dhe mund tiu them me bindje se jini mjaft te zote. Mos mendoni asnjehere se nuk kini nivelin e duhur te njohurive per tu marre me kete tema apo tema te tjera kontradiktore dhe te veshtira. Perkundrazi, me duhet tiu pergezoj per pikepamjet dhe argumentat tuaja, menyra se si i trajtoni gjerat. Fundja c'fare bejne me shume profesoret tuaj kur i futen dhe shkruajne nje liber? Asgje, vetem sa mbledhin mendimet e te tjereve dhe shtojne te tyrin, sipas kendveshtrimit personal.

    jam i ri ne forum (vetem prej dy ditesh) dhe sinqerisht do te doja ta kisha zbuluar me perpara, sepse eshte nje faqe shume e mrekullueshme.

    Mua nuk me takon tiu vleresoj apo tiu gjykoj juve, madje ndoshta kam bere gabim ne reshtat e mesiperme, por ju lutem miqte e mi, konsiderojini vleresimet e mia si komplimenta per ju, sepse vertet une besoj se ju dhe te gjithe qe studiojne jashte shqiperise jane elita shqiptare e se ardhmes.

    sinqerisht,
    Honey Moon
    live each day as it was teh last one

Faqja 12 prej 30 FillimFillim ... 2101112131422 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Evolucioni! Realitet apo njė Pėrrallė e shėmtuar!
    Nga Akus nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 21-08-2008, 08:16
  2. Racizmi dhe darvinizmi social nė Amerikė
    Nga Gimi3 nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 30-01-2008, 10:36
  3. GJUNJEZIMI I EVOLUCIONIT..Per ata qe kane durim!
    Nga Miremengjes nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 25-12-2006, 03:56
  4. Tė dhėnat fosile hedhin poshtė evolucionin
    Nga monarku nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 02-11-2006, 10:34
  5. Fenomeni i terrorizmit – Sfida e rendit te ri boteror
    Nga Enri nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 17-01-2004, 10:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •