po doemos qe shtohen rradhet e pseudokengetareve, per sa kohe qe ka nga ata
debilat barkderra qe i paguajne, kshtu shko ky muhabet.
nejse vaj halli ku ka mbrrit arti shqiptar thuaj..........
po doemos qe shtohen rradhet e pseudokengetareve, per sa kohe qe ka nga ata
debilat barkderra qe i paguajne, kshtu shko ky muhabet.
nejse vaj halli ku ka mbrrit arti shqiptar thuaj..........
Këngëtaret, kush zhvishet me mirë
Nëse nuk zbulohesh dhe nuk je seksi në veshje, nuk je e pëlqyer për shtëpitë diskografike.
Muzika... relaks, qetësi dhe art! Por, mbi të gjitha, argëtim... Të bëhesh këngëtare në kohët e sotme nuk është aspak e vështirë, e rëndësishme është të jesh e paraqitshme dhe të kesh hire të admirueshme; zëri qëndron në fund, po e pate, mirë..., nuk e pate nuk prish asnjë punë... Për fat të keq, kjo është panorama që na dhurojnë çdo ditë klipet e reja të këngëtarëve. Dhe çfarë është më e bukura, maratona është shumë e nxehtë, pasi ato janë në garë se cila e ka minifundin më të shkurt, ikstenshin më të gjatë apo dekoltenë më të hapur. Por numri i këtyre këngëtareve vjen çdo ditë e në rritje. Nuk është çudi, nëse një vajzë të bukur, që mund ta kesh parë në kafene apo rrugëve të ish-Bllokut ta shikosh nesër me një album dhe klip tepër seksi. Deri këtu gjithçka është “OK”, pasi të gjithë e pëlqejmë të bukurën, por, nëse kjo bukuri gërshetohet edhe me një zë të intonuar mirë, atëherë gjërat janë në proporcion të drejtë. Zëri në shumicën e rasteve të këtyre pseudokëngëtareve është inekzistente dhe i paprekshëm; detyrimisht, me hiret e tyre duan të kompensojnë gjithçka çfarë duhet për të qenë këngëtare. Kjo dukuri, aspak e këndshme, e ka mbushur plot e përplot tregun muzikor. Nëse do të fillonim të citonim emra, do mbushej një infinit që nuk do të kishte mbarim as në minus, dhe as në plus, ndaj po e lëmë kështu, se edhe vetë këngëtarët e këtij kalibri e dinë, por preferojnë të fitojnë ca parà në këtë formë, e të zgjasë sa të zgjasë.
Rrymat që aplikojnë
Përgjithësisht, kanë këngë të kopjuara në kopjen më të shëmtuar të mundshme, dhe rryma që lëvrojnë është turbofolk. Jo rrallë, si për ironi, janë të ftuara në media vizive të ndryshme dhe, kur u kërkohet të këndojnë këngët “e tyre”, nuk mbajnë mend as tekstin. Por, gjithsesi, një gjë dinë të thonë: “Kjo është muzika që pëlqehet dhe që kërkojnë dëgjuesit dhe shikuesit, ata i blejnë dhe janë të kënaqur”. Por kjo nuk është e vërteta reale, pasi një numër i madh i intervistuar prej nesh thonë se ”ato vetëm këngëtare nuk mund të quhen, pasi nuk dinë të këndojnë dhe muzika që ato bëjnë është greke, turke, e përkthyer shabllon, pa asnjë përshtatje me muzikën e mirëfilltë shqiptare, kështu që më mirë dëgjojmë “non stop” muzikë të huaj”.
Veshjet
Transparente, sa më të shkurtra dhe të hapura në të tëra anët: këto janë më të preferuarat në tregun muzikor. Të ngjash seksi duhet goxha punë dhe investim, ndaj, siç duket, kjo është puna më e lodhshme dhe që u ha kohën më të madhe atyre. Por edhe këtë barrë të rëndë e kanë hequr shpejt nga vetja, pasi tani kanë regjisorët e tyre të preferuar, që ua ideojnë dhe lookun. Gjithsesi, takat, dekolteja dhe grimi sa më i ekzagjeruar nuk mund të dalin jashtë fokusit të tyre.
Çoroditja e tregut
Lulëzimi i një formati të tillë këngëtarësh, pa diskutim që ka çuar në një çoroditje totali të tregut muzikor. Dhe jo vetëm kaq, por edhe në deformim shijesh dhe konfuzion preferencash. Në këto momente, më bie në mendje një citim i një kompozitori mjaft të talentuar e të nderuar, i cili me të vërtetë i ka kritikuar prej vitesh këta këngëtarë, por, aq më tepër, krijuesit e kësaj muzike. Aleksandër Lalo shprehet: “Muzika është përzier si mielli i misrit me atë të grurit dhe thekrës, dhe nuk ka sitë në botë që ti ndajë”. Këngëtari, në një farë mënyre, ndikon dhe orienton shijen e dëgjuesit dhe, jo rrallë, i fut në një qorrsokak me muzikën që ata lëvrojnë.
Muzikantët profesionistë
Muzikantët profesionistë janë më të penalizuarit në këtë rast, pasi mbytja e tregut muzikor me këngë pa shije dhe pa përcaktim rryme i bën që të jenë në një farë mënyre “demode”. Gjithsesi, ata janë të vetëdijshëm dhe aspak të penduar, edhe pse nuk kanë atë lloj shitjeje si këngëtarët komercialistë, se ditët e këtyre të fundit janë të numëruara, pasi fansat e muzikës janë ndërgjegjësuar se ato nuk kanë asnjë lloj arti në vetvete. Por ka edhe këngëtarë profesionistë, që janë ndikuar nga performancat e këtyre pseudokëngëtarëve, jo në zë, por në pamje për të dalë sa më seksi në klipe, edhe pse jo dhe në performanca live. Një ndër këto, e cila herë shfaqet bë bujë, është këngëtarja Ledina Çelo, e cila është komentuar nga shtypi ditët e fundit nga performimin që bëri në “Veniu”; edhe pse e veshur me kostum u prezantua me ca skena të nxehta, që ua ngriti në maksimum adrenalinën të pranishmëve, dhe po kështu do të prezantohet në klipin e ri.
Leontina Nika
My silence doesn't mean I am gone!
Këngëtaret, kush zhvishet me mirë
Nëse nuk zbulohesh dhe nuk je seksi në veshje, nuk je e pëlqyer për shtëpitë diskografike.
Ne Shqiperi eshte shume evident ky fenomen dhe psikologji e semure.
Jo te gjithe pelqejne nje lloj muzike apo nej kenge te caktuar, por detyra e ekzekutuesit (kengetarit) eshte qe te permbledhi sa me shume shikime mbi vete e sa me shume publik.
Ata qe nuk interesohen per muziken apo kengen qe kengetari ekzekuton, interesohen per pamjen.
Normal qe nje kengetar en skene nuk duhet te jete njesoj i veshur me gjithe te tjeret,apo sic qarkullon ne jeten e perditeshme.
Nuk ka kuptim te jete ashtu.
Kjo teme ka nje pyetje qe nuk do shume mend per t'u pergjigjur.
Flisni flisni ju,po kengtaret ta pijne.Sigurisht ,flas per kengtaret qe kane aftesi te kendoje LIVE.Sa per cveshjen,kur ke linjat e trupit perfekte,pse te mos e ekspozosh 70%.Vetem do te shtosh me shume adhurues.
shaban vani ne librin e tij " mendime fluturake " thoshte :Postuar më parë nga Dito
Disa kengetare na i kenaqin veshet e disa syte ( s'dine te kendojne )
Fitorja Vjen Me Durim , Gëzimi Vjen Pas Dëshprimit Dhe Pas Çdo Veshtirësie Ka Lehtësim .
kot fare kengetaret e reja aman ta shpifin sa do ze te bukur te ken ja hekun vleren e tyre me ate zveshjen e tyre aman ,tamam tha poeti nje kengetar i mir tregon zerin jo trupin ,ato jan me joshes me zerin e tyre jo me rreklamat e trupit per zveshje jua kemi len top modeleve jo kengetareve ,ska nevoj me per coment per kengetaret e zveshura kot fare pfffffffffffffffffff.
Ku me e marr me qene kengetaret paksa te zhveshura.....a imagjinohet dot Chiljeta me rroba gjer ne qaf????? jo mer dakkkkkkkkk/
po maj naqe ashtu asht brezin tuj ju kenqin krejt por brezin ton na pelqejn kengetare qe kajn zanin e bukur dhe kendojn bukur ato na bejn per vehte nuk shohim gja tjetr na flm.
He pra na sillni ca foto te nxehta sepse kemi ca mungese mishi qe nga koha e partise nan.
A thoni te tera shqiptare jane valle keto me lart? Amin o zot!
Pa vene dore ne plage nuk besoj!
Krijoni Kontakt