Close
Faqja 0 prej 43 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 429
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176

    Histori të vogla dhe të bukura për shpirtin

    1. DORA.

    Një fëmijë doli të bëjë pazarin për nënën e vet.
    U bë i saktë dhe i kujdeshëm.
    Bakalli, për t’ia shpërblyer zellin e tij, mori nga dollapi një kuti plot me karamele, e hapi dhe ia dha ato fëmijës.
    “Merre! O vogëlushë!”
    Fëmija mori vetëm një karamele dhe bakalli e inkurajoi atë duke thënë:
    “Merre të gjithë ato karamele që i zenë dora jote!”.
    Fëmija e shikoi atë me sytë e tij të mëdhej dhe tha:
    “Ah! Atëherë, merri ti për mua!”
    “Pse?” vijoi bakalli.
    “Sepse dora jote është më e madhe!”

    Kur të luteni, mos i matni pyetjet tuaja me dobësitë e fesë tuaj.
    Le të përkujtojmë se dora e Zotit është më e madhe.

    Torrkerry

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar torrkerry për postimin:

    VOLSIV (19-03-2021)

  3. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    2. SHKO TI PËR MUA.

    Zakonisht një burrë i thoshte gruas së vet
    çdo dielë në mëngjes:
    “Shko ti në Kishë e lutu për ne të dy!”
    Edhe miqëve u thoshte;
    “Nuk ka fare nevojë që të shkoj në Kishë.
    Gruaja ime shkon dhe lutet për të dy!”
    Një natë ky burrë pa një ëndërr.
    Me gruan e vet te dera në parajsë
    prisnin që të hynin brenda.
    Dalëngadalë dera u hap
    dhe dëgjuan një zë që i thoshte gruas:
    “Ti mund të hysh për të dy!”
    Gruaja hyri dhe dera u mbyll përsëri.
    Burri u shqetësua dhe u friksua për së tepërmi,
    Dhe u zgjua nga gjumi.
    Më e mrekulluar qe gruaja e tij, të dielën tjetër,
    kur, në orarin e Meshës burri i saj i tha:
    “Sot do vij edhe unë në Kishë me ty!”


    Unë, vetëm unë, pikërisht unë, o Zot,
    kam nevojë për t’u lutur! (dy herë).

    Jo nëna ime, jo babaj im, jam unë, o Zot,
    që kam nevojë për t’u lutur…
    Jo diakoni, apo shefi im, jam unë, o Zot,
    që kam nevojë për t’u lutur.

    Unë, vetëm unë…

    (Negro Spiritua)




    Torrkerry

  4. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    PSE VRAPON GJITHMONË?

    Nga dritarja e tij
    nën sheshin e tregut,
    Mësuesi pa një prej nxënëzve të vet,
    një farë Haikel,
    duke ecur me shpejtësi,
    i zënë në punë deri në grykë…
    E thirri dhe e ftoi
    që të shkojë tek ai.
    “Haikel, a e ke parë qiellin sot?”
    “Jo, Mësues!”
    “Dhe rrugën, Haikel? A e ke parë rrugën këtë mëngjes?”
    “Po, Mësues!”
    “E tani, e sheh atë?”
    “Po, Mësues, e shoh atë!”
    “Më thuaj çfarë sheh”
    “Shoh njerëz, kuaj, karroca, tregtarë që lëvizin,
    fshatarë që ngrohen,
    burra dhe gra që shkojnë e kthejnë,
    ja çfarë unë shoh”.
    “Haikel, Haikel,- e qortoi me butësi Mësuesi –
    pas 50 vjet, pas 100 vjet
    do të jetë gjithmonë
    një rrugë si kjo
    dhe një treg si ky.
    Makina të tjera do të sjellin tregtarë të tjerë
    për të blerë dhe për të shitur kuaj të tjerë.
    Por unë nuk do të jem më këtu,
    edhe ti nuk do të jesh më këtu.
    Atëherë unë të pyes, Haikel:
    ‘Pse vrapon nëse as s’ke kohë
    për ta shikuar qiellin?’.
    A e ke parë qiellin këtë mëngjes?”

    Torrkerry

  5. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    NJË PROBLEM I MADH!

    Një Hebre i devotshëm
    shkoi një ditë me vrapë
    te rabini i vet
    dhe i tha:
    “Rabi, ndodhi një gjë e tmerrshme…
    Jam i dëshpëruar!
    Biri im do të martohet me një të krishtere!”

    “Biri yt? –përgjigj Rabini –
    më shiko mua dhe birin tim!
    Unë jam shefi i Komunitetit,
    më këqyrin dhe më vështrojnë
    mua dhe familjen time!
    Na marrin si shembull!
    Dhe biri im do edhe ai të martohet me një të krishtere
    dhe do të pagëzohet”.

    Hebreu i devotshëm,
    duke dëgjuar këto fjalë,
    heshti një moment,
    i hutuar, pastaj i tha:
    “Të gjithë vijnë tek ti,
    me problemet e tyre.
    Të pyes, çfarë bën ti
    kur ke një problem aq të madh?
    Prej kujt ti kërkon një ndimë, një këshillë?”
    Rabini përgjigj:
    “Çfarë do që të bëj edhe unë?
    Kërkoj ndihmën e Hyjit!”.
    “Dhe…Çfarë të ka thënë Hyji?”
    “Hyji më tha: ‘Biri yt?...Le ta shikoj Birin tim, Jezusin!”.

    Misteri i mishërimit është krejt këtu.
    Një Zot që thotë: “Edhe unë!”.

    “Ia mohoi vetvetes,
    e mori natyrën e shërbëtorit
    dhe u bë i ngjashëm me njerëz…”
    edhe Ai.

    Torrkerry

  6. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    6) FOLJA

    Një herë, një ministër ishte ulur
    në buzë të një burimi në qytet.
    Për mungesë vëmendjeje,
    rrëshqiti brenda atij.
    Disa njerëzë,që kalonin andej,
    dolën përpara,
    ia zgjatën dorën
    duke thënë:
    “Ma JEP dorën!”.
    Por politikani
    nuk e dëgjoi fare
    dhe nuk ia shtriu dorën atij.
    Në këtë moment arriti një burrë
    që e hapi rrugën nëpërmes njerëzve,
    duke thënë:
    “Miq të mi,
    ministri ynë,
    qysh prej lindjes
    mësoi vetëm foljen ‘të marrësh’;
    ai nuk e njeh foljen ‘të japësh’.
    Duke thënë ashtu,
    ia zgjati dorën:
    “Mirëdita, shkëlqësia juaj:
    merrni, pra, dorën time!”.

    Menjëherë ministri e kapi dorën e burrit,
    dhe doli nga burimi.

    Njerëzit shpesh ngatërrojnë foljet.
    Zoti e njeh vetëm foljen ‘të japesh’.

    Torrkerry

  7. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    NJË MOTËR E DISA VAJZA.

    Një motër e disa vajza,
    ishin duke e pastruar Kishën e vet.
    E bënin më shumë dashuri
    dhe entuziazëm,
    si në qoftë do të ishin
    duke përgatitur një katedralë
    për Hyjin e tyre.
    Erdhi eproria e gjeti
    një karrigë me pluhur,
    nje bank jashtë vendit të zakonshëm,
    një vajzë me mengët shume të shkurta,
    një tjetër me fundin mbi gjunjë
    një tjetër me më shumë të kuq buzësh.
    Të mrekulluarar, dalluan punën
    duke i fshirë djersët që kullonin
    nga çdo pore e lekurës së tyre.
    Pastaj eproria filloi të largohet,
    nën sytë me hije trishtimit të tyre.
    E kur ajo u zhduk fare,
    motra tha: “Le të kthehemi në dëtyrën tonë!”

    Jo gjithmonë ata që janë autoritarë
    kanë edhe autoritet!

    Torrkerry

  8. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    DUAR TË PASTRA.

    Pas vdekjes së tij,
    një burrë u paraqit tek Zoti.
    Me shumë krenari,
    ai ia tregoi duart e veta,
    duke thënë:
    “O Zot, shiko si janë të pastra duart e mia!”
    Zoti i buzëqeshi atij,
    por me një hije trishtimi,
    dhe i tha:
    “Është e vërtetë,
    Janë të pastra,
    por janë edhe boshe!”.

    Torrkerry

  9. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    DUAR TË PASTRA 2

    Shkrimtari Dostojevski tregon historinë e një zonje të pasur, por shumë koprrace, që menjëherë pas vdekjes së saj, gjeti përballë asaj një djallë shumë të keq që e hoqi në detin e zjarrtë të ferrit.
    Engjelli i saj rojtar filloi të mendojë i dëshpëruar nëse do të ekzistonte një mundësi për ta shpëtuar atë.
    Pas një kohë u kujtua për një ngjarje që ndodhi shumë kohë përpara, dhe i tha Zotit:
    “Njëherë kjo zonjë ia dhuroi një qepë të kopshtit të saj një të varfëri”.
    Zoti i buzëqeshi engjëllit: “Mirë. Falë kësaj qepe, mund të shpëtohet. Merre qepën,
    Do ta afrosh në buzë të detit të zjarrtë në mënyrë që zonja të mund ta marrë, dhe pastaj terhiqe jashtë.
    Nëse zonja do të rrijë lidhur fortë me atë vepër të mirë të vetëm që bëri, do të mund të jetë e terhequr deri në parajsë”.

    Engjelli u var sa më shumë ishte e mundshme buzë të detit të zjarrtë dhe e thirri fortë gruan:
    “Sa më shpejt, ngjitu për qepë!”
    Kështu bëri zonja dhe filloi të ngritet kah qiellit.

    Por një prej të dënuarve e kapi palën e veshjes së saj dhe u ngrit lart me të; një mëkatar tjetër e kapi këmbën e të parit dhe u ngrit edhe ai.
    Shpejt u formua një rreshtë i madh njerëzish që ngriteshin kah parajsës, lidhur me zonjën që e kapi qepën që engjelli e kishte në dorë.
    Djajtë ishin shumë të shqetësuar, sepse ferri ishte gati duke u boshatisur, i ngjitur krejt pas qepës.
    Resti i madh arriti deri te dera e parajsës. Por zonja ishte me të vërtetë, një koprrace e pandreqshme e në këtë moment e pa rreshtin e mëkatarëve të ngjitur me veshjen e saj dhe bertiti e zemëruar: “Qepa është e imja! Vetëm e imja! Më lëshoni…”. Saktësisht në këtë moment qepja u shpartallua dhe gruaja me të gjithë ata që e ndiqnin, u rrokullitën në detin e zjarrtë.

    I dëshperuar, përpara kangjellave të parajsës, mbeti vetëm engjëlli rojtar.

    I mbush duart e tua me duart e tjerve. Dhe shtrëngoj fortë.
    Do të shpëtohemi së bashku. Apo nuk do të shpëtohemi.


    Torrkerry

  10. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-09-2008
    Postime
    33
    Historite qe ju shkruani jane me te vertete te bukura, sidomos ajo ku tregohet historia e Motres me disa vajza.
    A mos valle Motrat jane te gjitha nje prerje (qe do thote te gjitha te prera me nje gershere te vetme)?

  11. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    PËRPARIMI

    Një eksplorues përshkonte pyjet e pakufishme të Amazonisë, në Ameikën e Jugut.
    Ai kërkonte fushë nafte dhe ecte gjithmonë me vrap. Për dy ditë të parë, njerëzit e vendit që i kishte punësuar për ti mbartur plaçkat, u adaptuan vetë me ritmin e shpejt dhe nervoz që njeriu i bardhë pretendonte prej tyre në gjithçka bëhej.
    Por në mëngjesin e ditës tretë u ndaluan në heshtje, të palëvizëshme, me një hije trishtimi në fytyrë.
    Ishte e qartë që nuk kishin absolutisht në mendje që të vazhdonin rrugën.
    I padurueshëm, eksploruesi, duke u treguar orën dhe me shenja domethënëse, kërkonte që të kuptonin që duhet të niseni përsëri sa më shpejt, sepse ai nuk kishte më kohë.
    “Nuk mundet, -u përgjigj shefi i tyre – këta njerëz kanë bërë rrugën duke ecur me shumë shpejtësi e tani presin që shpirtrat e tyre të arrijnë në trupat e vetë”


    Njerëzit e epokës tonë ecim gjithmonë me më shumë shpejtësi.
    Dhe janë të shqetësuar, të hutuar, të trullosur, dhe të trishtuar.
    Kjo ndodh sepse shpirti i tyre mbeti mbrapa dhe nuk arritë në trupat e tyre.


    Torrkerry

  12. Anetarët më poshtë kanë falenderuar torrkerry për postimin:

    ExTaSy (27-03-2021)

Faqja 0 prej 43 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Histori dashurie
    Nga Letersia 76 në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 02-10-2010, 05:57
  2. Fragmente nga nje histori qe nuk u shkruajt kurre.
    Nga Gertiii3 në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 04-12-2009, 10:00
  3. Shqiptarët në Rumani, një histori e lashtë
    Nga ILovePejaa në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 25-09-2007, 05:13
  4. E bardhe..e bukura ime!
    Nga Free në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 16-07-2004, 06:15
  5. Nje histori e shkurter rreth kryqezatave
    Nga Saraj në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-11-2002, 13:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •