Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404

    Jetojme ne tokat e sllaveve apo......?

    Isha duke vezhguar nje dite harten e Shqiperise dhe me beri pershtypje se sa shume emertime sllave kane qytetet dhe fshatrat tona.Dhe nuk e kam fjalen per qytetet apo fshatrat qe jane ne kufi me Serbine dhe Malin e Zi, por per qytete e fshatra qe gjenden thelle brenda territorit shqiptar, madje ne Shqiperine e Jugut.
    Duke filluar nga Leskoviku ( emertim bullgar), Corovoda-Skrapari, Novosela dhe Selenica ne Vlore. Qyteti i lashte 2400 vjecar ( nga me te vjetrit ne Ballkan dhe nga me te vjetrit ne bote qe vazhdon akoma te banohet) i Beratit ka emertim sllav ( vjen nga fjala Belgrad). Qyteti ka pasur ne shekuj 7 emertime te ndryshme, por fillimisht ka qene i njohur si Antipatria ose Partha ( emertime ilire). Perseri ne te njejtin rreth ( rrethin e Beratit) gjenden fshatra me emertime sllave si Terpan, Drobonik, Qereshnik, Gllave, Rehove etj. Ngjitur me Beratin gjendet Kucova.Ketij qyteti nuk i ja ndare emertimet e huaja. Nga Kucove komunistet e quajten Qyteti Stanlin ( Stalingradi i Shqiperise). Ne Lindje te Shqiperise gjenden Pogradeci ( emertim kryekeput sllav), Mokra, Gora, Opari etj. Nuk do te doja te vazhdoja me tej. Me vjen turp per shtetin 90 vjecar shqiptar. Ne asnje nga qytetet e mesiperme nuk jeton asnje sllav( serb apo bullgar). Kemba e fundit sllave ne shumicen prej tyre shkeli para 200 deri 800 vjetesh.Megjithate vazhdojme perdorim emertimet qe invaduesit sllave te Stefan Dushanit na lane gjate pushtimit te tyre gjakatar.
    Te tilla emertime sllave gjendeshin deri ne Peloponez te Greqise.Por ne vitin 1936 Greqia krijoi nje komision qe nderroi emertimet e huaja te fshatrave dhe qytete, duke i zevendesuar ato me greke. Kur dhe cila qeveri shqiptare do ta shikoje te arsyeshme te beje dicka te tille? Deri kur ne si shqiptare duhet tu mesojme femijeve tane emertimet sllave te qyteteve dhe fshatrave shqiptare?
    U heq kapelen kosovareve.Ndonese akoma nuk e kane konsoliduar Kosoven si shtet te pavarur, megjithate me aq pushtet sa posedojne bene nderrimin e emertimeve sllave dhe rikthimin e tyre ne emertimet e vjetra iliro-shqiptare. Dhe Kosova eshte akoma zyrtarisht nje province serbe. RSH eshte e pavarur prej 90 vjetesh dhe akoma therret nje nga qytetet me te lashta te Shqiperise me emertim sllav! Turp dhe faqe e zeze!
    Akademiket , historianet dhe "studiuesit" tane e kane lene shkencen dhe studimin e gjuhes kafeneve te Tiranes. Mund te gjesh kudo "filozofe" dhe "gjuhetare" neper keto kafene, te te shpjegojne me "hollesi" dhe "detaje" historike se si emertime te qyteteve te huaja jane fjale shqipe. Me pseudokomptence. Por jane impotente te te thone se cili ishte emertimi shqip i Corovodes ne zemer te Shqiperise.
    Dicka duhet bere... Ftoj gjithe frekuentuesit e forumit te "Gjuhes Shqipe" ne diskutim.
    Me respekt Toro.
    "Who is John Galt?"

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-01-2003
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    99
    Toro ketij komenti tuaj shum te qelluar s'ka se si ti shtohet nje presje,por duhet studijuar me laps ne dore.Por mos harro se edhe ne Serbi e Kroaci e Mal te Zi e FYRM ka mjaft emertime shqipe te qyteteve si Vraje,Leskovac,Leshan,Smirnove,Pirot,Nish,Trishtov e,Kastrat,Pacarade,e shume e shume emertime tjera me baze ne shqipe.

  3. #3
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Problem mjaft i qelluar dhe aktual.Kjo nga njera ane tregon pak ate karakterin tone si Shqiptare per tua hedhur gjithmone botes fajin.Dhe mos te shkojme me larg sesa tema,sepse Shqiperia ka disa dekada qe eshte bere shtet,ka dhjetra akademike e gjuhetare,si su be nje i "lig" e te merte iniciativen qe te rikthente ne toponimi emrat shqip por mbetem duke pertuper emrat sllave.
    Toro,e di si i thone nje fjale,qe "i zoti e ngre gomarin nga balta",prandaj s'duhet ndenjur duar kryq,por duhet ndermare nje iniciative per te shkundur qeverine dhe Akademine e Shkencave per "gjumin dimeror" qe kane disa dhjetra vjet qe bejne.
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  4. #4
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Nderrimi i emertimeve te fshatrave apo qyteteve shqiptare qe kane emertime te huaja,kurresi nuk mund te quhet ekstremizem , supernacionalizem apo ku e di une cfare epiteti tjeter mund ti veri ndonji "internacionalist". Eshte mese e natyrshme qe te shqiperohen emrat dhe toponimet e qyteteve ku banojne shqiptaret. Ne Shqiperi ka dhe fshatra ku banojne minoritare greke, bullgare, maqedonas apo malazeze. Dhe mund te jete shume irrituese per qytetaret shqiptare me kombesi te huaj ndryshimi i emrave ne keto vende ku ata banojne. Por te tregohesh kaq pasiv per 90 vjet dhe te mos ndermerret asnje hap per riemertimin e fshatrave dhe qyteteve ku banojne shqiptaret 100 % eshte e pakta nje nenvleftesim i pashpjegueshem.
    Si forum mund te ndermarrim dergimin e nje peticioni qeverise shqiptare dhe mund te bejme perpjekje dhe kerkime me frekuentuesit e forumit per te gjetur emrat shqiptare te fshatrave apo qyteteve qe kane emertime te huaja.
    Ne forum te pakten ka me teper te interesuar per shqiptarizmin sesa neper Akademite e Shkencave te Tiranes.
    SHQIPETARE , ZGJOHUNI!
    "Who is John Galt?"

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anëtarësuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690
    Ju mbeshtes plotesisht per kete ide shume e mire....Nese nuk jetojne nje pjese e pakicave ne ato fshatra eshte cmenduri te kene emra sllave kur populli qe jeton aty eshte Shqiptar !!!!
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

Tema të Ngjashme

  1. Video e ushtarëve grekë në Internet indinjon shqiptarët
    Nga Ingenuous në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  2. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  3. Nga Iliret deri tek Shqiptaret!
    Nga tani_26 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 06-03-2007, 21:53
  4. Përgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •