Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6

Tema: Emigrejshėn

  1. #1

    Emigrejshėn

    Ate mengjes, si cdo mengjes tjeter qe perfshinjne shtate ditet e javes perj emigranti, Nazifin kish nisur ta merrte gjumi. U kish bere shoqeri gjithe naten kercitjeve te sustes se krevatit qe i kish blere nje meksikani ne garage sell. "Merre de Nazo, esht' ca i vjeter po nuk duket shum' i perdorur",- e pat keshilluar Durimi qe e strehonte qysh kur kish shkelur ne Amerike. Nazifi nxori si me pertese shukun me dollare qe mbante ne xhepin e brendshem te pantallonave qepur gjith pervoje nga e shoqja dhe mezi arriti te shkepuse nje pesedhjetdollareshe per t'ia zgjatur meksikanit. "Your friend looks rich",- verejti meksikani pa ia ndare syte parave te mbledhura shuk ne duart e Nazifit. Durimi shtriu pakez buzet sa per te krijuar imazhin e buzeqeshjes se vuajtur po nuk foli. "Durim, c'tha ky?".
    -Hic o Nazo, iu duke pasanik. Nazifi ngriti pak parakrahun e majte dhe i hodhi nje veshtrim tufes me para qe shtrengonte ende ne dore. T'a dinte meksikani se ato ishin tepricat ende te pashpenzuara te 16 mijeve qe u kish marre borxh kuneterve para se te nisej... Pastaj i'u kujtua Sosja, e shoqja, duke u zgjatur ne maje te gishtave per te nderur rrobat ne ballkonin e apartamentit ku banonin prej 19 vjetesh. Eh c'gezim pat Nazoja kur iu aprovua kerkesa per shtepi nga Keshilli i lagjes. E kish gdhire duke pire me shoqerine te "qebabtorja e Tom syzes" ate nate. Nejse, te shkuara keto...
    -Nazooo! Do vec ne pune mo? Shtate pa nje cerek ora",- e permendi zeri i Durimit qe vinte nga banjoja. Nazoja sikur u permend e u cua pergjysme nga krevati. U rrotullua njehere neper dhomen e vetme te apartamentit ku banonin dhe nisi te vishej. Nga VC-ja degjoheshin gulcimet e Durimit qe vuante gjenetikisht prej hemorroideve.
    -Durim ika une se jam vone,- terhoqi deren pas duke u capitur mes vetperkedhelise se pergjumjes.
    Fordi i mekur qe posa kish blere e priste aty ku e kish parkuar mbreme, prane kazanit te stermadh te plehrave. Nazoja "lexoi" c'shkruhej ne te, "garbixh". Ishte fjala e pare qe i mesuan ne restorantin ku pat filluar pune pjatalares. Ne fakt, i vetmi vend qe gjendej bosh per pjatalaresin e kthyer nga puna me dy turne ishte ai. Gjithe vendet e tjera ziheshin me qysh me pare nga banoret e godines dykateshe ku jetonin. Fundjaves ama ishte mire, vend per te parkuar me bollek. Tere kati i siperm i nderteses banohej nga studente qe i kalonin netet e fundjaves jashte neper bare, mbase. Nazoja ndihej mbret i parkingut ato dite, sidomos te shtunave. Eh te shtunave...edhe ne dy pas mesnate te kthehej e kishte trecerekun e parkingut per vete.
    -Gud morning mister Bab,- pershendeti Nazoja me druajtje Bobin trashaluq pronar te restorantit. Cudi si nuk i paten zene syte nje bos te holle a shendetlig. Na... te tere qafen me pala e kishin. Aq te thella dukeshin palat sa mund te strukej fare lehte nje tufe e vogel me pare ne to.
    Emrin ia shqiptonte "Bab" ashtu si tingellonte ne Anglishten e shkrete qe s'i hyri kurre ne tru.
    -Good morning mister Nazi,- ia ktheu Bobi me ate buzeqeshjen prej kartoni qe s'i shkulej nga fytyra deri sa mbyllej restoranti. "Big party today mister Nazi, big work. You work fast, I pay you big money, seven point five dollars per hour. You work slow I pay you little money mister Nazi". Nazifi vuri ne pune gjithe mimiken e tij...
    -No, no mister Bab, me uork gud, veri gud, me strong...forte, forte heheee. Pervecse u mundua te rrezatoje optimizem Nazoja mori dhe nje gjysem poze prej "trup Hollivudi" (ashtu i thoshin ne mehallen ku qe rritur) per te plotesuar imazhin qe perpiqej te krijonte para bosit te tij. "Ama edhe keta amerikanet s'te falin, xhambazer te medhenj jane, kapitalist hesapi"... Nazoja filloi te zvarrise koshat e plehrave duke i vendosur neper vendet perkatese te kuzhines. U kujtua qe s'kish vene akoma cigare ne goje. Doli nga dera e pasme e restorantit dhe e ndezi nje. Do t'i linte se shpejti te flamosurat, po ja, te shtyhej edhe ca dite sa ti kalonte kjo merzi qe e kish pushtuar kohet e fundit.
    -Naziii,- kumboi qe perbrenda kuzhines. Nazifi flaku cigaren me te shpejte, rrembeu nje kosh plehrash qe i gjendej aty prane dhe beri per nga dera, kur ne te u shfaq figura katrore e Bobit. "What are you doing here outside? You work inside, INSIDE understand?
    -Andersend, anderstend mister Bob. Mi uork, garbixh, garbixh mister Bab,- dhe i tregonte koshin e plehrave qe mbante ne duar. Syte e vegjel te Bobit shkuan tek cigarja e flakur perdhe qe vazhdonte te digjej.
    -I'm I paying for this cigarette? Fytyrat e dy njrezve u afruan shume dhe Nazi uli syte perdhe.
    -No bas, me garbixh, garbixh mister Bab.


    Vazhdon kur t'a takoj prape Nazon
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

  2. #2
    me nder qofsh
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    ne fluturim e siper
    Postime
    810
    u bene 6 vjet e ca dhe me duket sikur ka ndodhur shekuj me pare.
    po ku harrohet fytyra e tim ati dhe lotet e mamit. apo dysheku qe morren nga garbixhi i nje shpie aty afer shpis besnikut qe na mbajti dy javet e para. apo kur morem nje shpi me qira dhe na hodhen jasht sepse bosi mori vesh se ishim 4 kalamaj. s'harrohen jo. kto e shume te tjera.

    faleminderit koli.

    lejohet te tregojme dhe ne meselet tona e emigrejshen.
    Memory is a kind
    of accomplishment
    a sort of renewal
    even
    an initiation

  3. #3
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    dhe thone pastaj krijuesit se nuk dime se per cfare te shkruajme...!
    koli, e ke shkruar krejt bukur , nje te vertete te perditshme...!
    me siguri qe ti do e tkosh prap nazifin...
    dhe une sigurisht dua te vazhdoje kjo pjese e filluar
    ...
    so...kol urime!
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e ChloeS
    Anėtarėsuar
    02-08-2002
    Postime
    181
    O Kolo e kom lexu me aq vemendje ate historine e Nzit sa s'ka.
    Me dukej sikur me kalote jeta e babit tim perpara syve te mija.
    Kshu qe mos boj gafe me ardh ne ket teme pa vazhdimin.
    O du me dit vazhdimin une o s'ka.
    Se masnej me bo gafe se nuk sjell vazhdimin.....o une o ti ne ket forum

    Rrespektet e mia

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710
    Per mendimin tim nuk ka nevoje per vazhdim.
    Edhe keshtu eshte shume e plote, po qa sa edhe e fuqishme.
    Sokol me ka pelqyer shume.
    Urime.

  6. #6
    Faleminderit te gjitheve.
    Nazoja do vazhdoje dhe caze, por do dale pak nga realiteti per te pasqyruar me fort vete realitetin.
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •