Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Kajro: 20 emigrantë sudanë vriten në përleshje me policinë

    Të paktën 20 vetë u vranë në Kajro pas ndërhyrjes së policisë për shpërndarjen e një proteste tre-mujore të refugjatëve sudanezë që kërkojnë të vendosen në një vend të tretë. Mijëra policë rrethuan kampin gjatë natës dhe përdorën pompat e ujit kundër refugjatëve.

    Policia hyri në kamp sot në mëngjes pasi u përpoq për orë të tëra të shpërndante protestuesit. Një gazetar i Zërit të Amerikës njoftoi nga vendi i ngjarjes se policia i rrahu refugjatët, duke përfshirë edhe gratë e fëmijët. Ministria e Brendëshme tha se vdekjet u shkaktuan nga vërshimi i turmës së refugjatëve, por gazetarët në rajon thonë se nuk panë një gjë të tillë.

    Gati 2 mijë refugjatë sudanezë janë vendosur në një zonë të pasur të Kajros dhe kërkojnë nga agjencia e OKB-së për Refugjatët të vendosen në një vend tjetër. Agjencia thotë se refugjatët nuk e kanë këtë të drejtë.
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Të paktën 20 refugjatë të vdekur nga operacioni i policisë egjyptiane në Kajro

    Shefi i Agjensisë së OKB-së për Refugjatët, Antonio Gutieres, thotë se është i shokuar nga humbja e jetëve njerëzore gjatë operacionit të policisë egjyptiane për dëbimin me forcë të 3000 refugjatëve sudanezë nga një kamp te ngritur me çadra në kryeqytetin Kajro.

    Ai tha se nuk ka asnjë justifikim për një dhunë të tille. Qeveria egjyptiane tani thotë se të paktën 20 vetë kanë humbur jetën.Refugjatët po protestonin që prej tre muajsh përpara zyrave të Kombeve të Bashkuara, duke kërkuar që të dërgoheshin në një vënd tjetër me kushte më të mira.

    Qeveria egjyptiane thotë se vdekjet u shkaktuan nga rrëmuja dhe shkelja e njëri-tjetrit në rradhët e protestuesve sudanez.Por disa refugjatë u ankuan se ishin rrahur nga policia me shkopinje gome.
    My silence doesn't mean I am gone!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •