Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    MBRET Maska e ILIRI I MADH
    Anėtarėsuar
    06-12-2005
    Vendndodhja
    Manastir, Ilirida
    Postime
    162

    Vari i Mbretit Gent i Ilirisė!

    Pak histori mbi Gentin e Ilirise :

    Mbreti Gent ka qene i fundit sovran i Ilirise tone antike, pasues i denje i Bardhylit, Pleuratit, Agronit, Teutes, Skerdilajdes e Pines. Gjate luftes se trete romano-ilire, nga kryeqyteti i Ilirise Skodra (Shkodra), ai organizoi rezistencen ndaj superfuqise te asaj kohe, Romes. Megjithe qendresen e tij stoike, legjonet romake me te shumta ne numer arriten ta thyejne rezistencen ilire mbas luftimesh te ashpra e te pergjakshme. Keshtu qe, ne pamundesi per te rezistuar me gjate ne fushe te hapur, sebashku me garden e tij pretoriane, u izolua brenda mureve te kryeqytetit Shkodra. Me pas romanet filluan nje sere raprezaljesh ndaj popullsise ne rrethinat e kryeqytetit. Ne pamundesi qe tu vinte ne ndihme qytetareve te tij, per shkak te forcate te pakta qe i kishin mbetur akoma ne dispozicion, pas nje akordi me konsullin romak Anicio, Genti pranoi te dorezohet me gjithe familjen e tij me kusht qe te ndalej gjenocidi ndaj njerezve te pafajshem. Ishte 15 qershori i vitit 168 para krishtit e njohur ne histori si “ La caduta di Skodra ”. Me pas romaket do te respektojne akordet e marra por duke bere vetem me nje perjashtim er te shmangur mundesine e organizimit te nje ribelimi vendosin qe familjen mbreterore se bashku me Gentin dhe vellain e tij Karavantin, ta egzilojne ne Itali, pikerisht ne Gubbio, ku ju dhane prona e ofiqe te denja per nje mbret te defronizuar. Ketu Genti do nderroje jete ne nentor te vitit 146 para krishtit dhe per nder te tij do ngrihet nje Mausole madheshtor per te cilin na ka lene deshmi te qarte Tito Livio. Mbreti Gent kujtohet nder te tjera nga historia edhe si nje mjek i mire, pasi zbuloi efektet kurative te nje bime medicinale, shume te rendesishme per kohen e qe mban emrin e tij, pikerisht Genziana . (marre nga libri “24 perandore shqiptar ne udheheqje te Romes” – shkruar nga Alban Kraja)

    NE GUBBIO (Perugia) TE ITALISE ruhen eshtrat e mbretit ilir Gentius





    Per me shume aty...

    http://www.thelatinlibrary.com/livy/liv.45.shtml#43

    http://penelope.uchicago.edu/Thayer/...ica_1911*.html
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ILIRI I MADH : 30-12-2005 mė 00:00

  2. #2
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anėtarėsuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Hallall plako ,po pse nuk hyre brenda...
    bashke me nje shok hyra brenda ,thame ska ngel qen e mace italian pa hyre te mos hyme ne bijte e tij....po skishte asgje brenda i kishin rrjepur te gjitha gjerat e mundshme,vetem mure te bardha...

    I beme nje diell me qirinjte e marre e ne qender te diellit vume nje qiri te madh...pastaj e kthyem veren per shendetin e tij atje lart ku eshte bashke me eterit e tij lagem pak vend me vere dhe ja lame shishen aty....Ritual i vjeter ,shpresojme mos te kemi qene larg realitetit....

    Ka tre vjet qe eshte ne ate gjendjen e fotografise a mos me shume e se can koken njeri atje ta rregulloje....Cudi varret se cme japin nje sensacion patriotik...

  3. #3
    dua ate qe me do Maska e ELDORADO
    Anėtarėsuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    atje ku jam rrit qysh i vogel se u lodha tu bredh
    Postime
    817
    shume iniciative te bukur keni marre cuna sa te rroje njeriu do mesoje
    DHE NJE DITE TE GJITHE DO TAKOHEMI ATJE.....

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,636
    Athua a do te tubohen shqiptaret edhe kete vite ne perkujtim te mbretit Gent ne Gubbio ?



    http://www.eugubininelmondo.it/Cronaca2004.html#63

    Pił di mille albanesi in rappresentanza delle 35 associazioni della “Lega nazionale delle associazioni albanesi in Italia” si sono riuniti a Gubbio nel piazzale dinanzi il Mausoleo che alcuni storici ritengono essere la tomba che da 2150 anni conserva il corpo dell’ultimo grande sovrano d’Albania, il Re Genzio. Secondo il Presidente della Lega Albania, Alban Kraja, l'intento č quello di darsi appuntamento ogni anno a Gubbio per ricordare la festa. “Gubbio sarą per noi come Lourdes- ha detto- un luogo di culto in cui venire a ritrovare le nostre origini, dando cosģ anche un apporto significativo al turismo”. L’amministrazione comunale, nella persona del sindaco Goracci, ha espresso soddisfazione per la manifestazione. La colonia albanese a Gubbio conta circa 400 persone.

    ******** UN PEU D'HISTOIRE RETOUR
    L'histoire de la gentiane, plante typique des moyennes montagnes européennes, remonte au moins ą l'Antiquité grecque. Au fil des sičcles, ses vertus curatives ont fait l'objet de croyances, mythes et légendes des plus étranges.
    La gentiane tiendrait son nom de Gentius, célčbre roi d'Illyrie qui l'aurait découverte.
    Au moyen-āge, elle était considérée comme une panacée et entrait dans la composition des remčdes miracles. Quelques sičcles plus tard, au XVIIIe sičcle, on disait qu'en consommer réguličrement assurait santé et longue vie. On lui reconnaissait également des propriétés magiques contre la peste tandis que, dans le Languedoc, porter au cou neuf brins de gentiane cueillis ą reculons le jour de l'Assomption avant le lever du soleil, faisait passer la fičvre.
    La racine de la gentiane jaune entrait enfin dans la composition de sachets magiques destinés aux rituels de retour d'affection.




    • LA GENTIANE, PLANTE MÉDICINALE RETOUR
    La gentiane est renommée pour ses propriétés tonifiantes, stimulantes, antidépressives et dépuratives.
    Ses racines contiennent des principes actifs, dont les plus connus qualifiés d'"amers", facilitent la digestion. La gentiane stimule en effet l'appétit et soigne divers troubles gastro-intestinaux tels que vomissements, diarrhées ou brūlures d'estomac.
    La gentiane traiterait également les plaies et aurait un effet décongestionnant sur la peau.
    En usage interne, elle favoriserait la diminution des maux de gorge, de l'inflammation arthritique, et serait efficace contre la jaunisse.
    Enfin, possédant non seulement des actions toniques sur le foie et la vésicule biliaire, la Gentiane permettrait une purification quasi complčte de tout l'organisme humain.


    *******************************************
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Kreksi : 25-08-2007 mė 12:06

  5. #5
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    10-08-2007
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    1,100
    po te studjosh varret keriane-etruske-pellazge edhe ti krahesosh me varrin e rrumbullakte tip bunkieri enverian ....do vresh lidhjet e tyre me varrin e mbretit Gent...si edhe vazhdimesin traditore te shqipfolseve............jane mijra te dhena qe """lihen ne arres pa dashje"????????????????????????????????????????

  6. #6
    BeRaCi_Me_GjYsEm_PaPuCe Maska e ^_BIM_BUM_BAM_^
    Anėtarėsuar
    24-04-2007
    Vendndodhja
    Auckland, New Zealand
    Postime
    1,560
    SHTETI ILIR

    Lindja dhe zhvillimi i shtetit Ilir.
    Lindja e shtetit ilir u parapri nga krijimi i federatave fisnore, te cilat formoheshin nga lidhjet qe krijoheshin ndermjet fiseve te vogla. Federata te tilla ishin ato te taulanteve, enkelejve, moloseve, dardaneve etj. Ne krye te federates ishin bazileusi (mbreti), pushteti i te cilit erdhi duke u fuqizuar dhe me pas u be i trashegueshem.

    Aty nga mesi i shek V para eres se re, iliret u futen ne rrugen e zhvillimit skllavopronar, kurse gjate shek IV-II para eres se re u vendosen marredheniet skllavopronare dhe u formua shteti Ilir. Ai ushtroi pushtetin e vet ne nje territor te gjere, qe perfshinte krahinat Luhnid ne kufi me Maqedonine, duke pasur si kufi ne veri Mbreterine Dardane. Qendra e shtetit ilir u zhvendos ne juglindje ku u formua Mbreteria e Enkelejve, ne jugperendim, Mbreteria e Taulanteve dhe me vone ne krahinat veriore, Mbreteria e Ardianeve.

    Ne krahinat jugore u formua shtati i Epirit, i cili ne kohen e shtrires se tij me te gjere perfshinte territeret nga Vjoesa ne veri deri ne gjirin e Artes ne jug. Ne krahinat e brendshme jugore e qendrore ilire u formuan tri mbreteri te vogla: Mbreteria e Pajoneve, e Dardaneve dhe Athamaneve.

    Mbreteria Ilire (shek V-III para eres se re)
    Mbreteria Ilire u formua ne cerekun e fundit te shek V para eres se re ne lindje te Durresi nen udheheqejen e dinasties mbreterore te taulanteve. Ne kohen e fuqizimit te saj ajo zinte nje territor qe kishte si kufi jugor Lidhjen Molose (lumi i Vjoses) dhe kufi verior Federaten Liburne (lumin Narona). Ne lindje kufizohej me shtetin maqedon dhe me Federaten Dardane. Ne anen perendimore ndodheshin dy qytet-shtetet me te rendesisme te Adriatikut: Dyrrahu dhe Apolonia.

    Qe ne fillimet e saj aristokracia ilire sunoi te perfshinte ne kufinje e shtetit te vet dhe Dyrrahun. Per kete arsye, mbreti i taulanteve u perzie ne luften civile qe plasi ne Dyrrah ne vitin 436 para eres se re ndermjet aristokracise dhe demokrateve ku mbajti anen e demokracise. Keshtu, duke u nisur nga Dyrrahu filloi konflikti i gjate i njohur ne histori si "Lufta e Peleponezit" ndermjet dy koalicioneve te medha greke te kryesuara nga Athina dhe Sparta (431-411). Peshen kryesore te kesaj lufte nga ana e fiseve ilire e mbajten enkelejte te cilet banonin ne treven e liqenit Lyhnid (te Ohrit). Per hir te kesaj peshe, ne krye te shtetit ilir u vune mbreterit e dinastise enkelease. Nen udheheqjen e tyre, ne vitin 423 para eres se re iliret korren nje sukse te madh pasu thyen ne kufinjte e tyre lindor forcat e bashkuara maqedonase dhe spartane.

    Ne vitet 393-350 para eres se re ne krye te shtetit te enkelejve erdhi Bardhyli i cili u shqua si komandat ushtarak dhe udheheqes politik. Ai ishkeputi Maqedonise mjaft toka dhe i detyroi mbreteri e saj te paguanin taksa. Duke nderhyre ushtarakisht, Bardhyli vendosi nen sundimin e vet dhe Mbreterine Molose. Por ne fund te jetes se tij, raporti i forcave ndryshoi ne dem te Ilirise.

    Pasardhesit e Bardhylit nuk qene ne gjendje ta rimerrnin veten, per me teper kur ne fronin maqedon erdhi Aleksandri i Maqedonise, i cili ne betejen qe u zhvilluar ne Pelian 355 para eres se re mundi ushtrine e Mbreterise Ilire.

    Kjo renie qe e perkohshme. Pasi vdiq Aleksandri (323), Mbreteria Iliri rifitoi pavaresine, kete radhe nen udheheqjen e Glaukise, mbret i Taulanteve. Ne lufte kunder Maqedonise, Glaukia pati disa humbje por pastaj korri suksese te medha. Ai rifitoi tokat e humbura ne lindje dhe me pas 312 para eresse re mori Dyrrahun dhe Apolonine, kurse tre vjet me vone nderhyri ne shtetin molos duke vendosu ne fron Pirron.

    Gjate kohes se sundit te Glaukias, rreziku maqedon erdhi duke u dobesuar. Pas vdekjes se tij mbreterise Ilire i lindi nga jugu nje rrezik i madh i shtatit molos i cili gjate sundimit te Pirros u be fuqia me e madhe e Ballkanit.

    Shteti i Epirit
    Ne kohen antike treva qe shtrihej nga lumi Vjosa ne veri, deri ne gjirin e Ambrakise ne jug dhe pertej detit Jon deri ne malet e Pindit ne lindje, formonte nje njesi gjeografike e politike me vete, qe njihej me emrin Epor (apeiros-toke, stere). Ne kete treve banonin 14 fise, si Tesprotet, Kaonet, Moloset etj, te cilet sipas burimeve te shkruara te autoreve antike greke, ishin "barbare", dmth popuj jo greke.

    Rolin kryesor ne formimin e federates epirote e luajten moloset, prandaj ne fillim u quajt koinoni molos. Koninoni mori tiparet e nje shteti gjate sjysmes se pare te shek. IV para eres se re, kur ne pushtet erdhi dinastia e Ajakideve. Ne fillim Mbreteria Epirote qe shume e dobet per shkak te grindjeve te brendshme. Ne fillim te shek III para eres se re keto grindje u kapercyen kur pushtetin e mori ne dore Pirroja i Epirit (297-272 para eres se re).

    Pirroja u tregua qysh ne fillim nje sundimtar i shkathet dhe perqendroi gjithe pushtetin e ne duart e veta. Gjate sundimit te tij shteti epirot u be fuqi e renresishme e kohes me nje fuqi te madhe ushtarake, si dhe me nje autoritet politik te shquar ne Mesdhe, Pirroja vendosi marredhenie diplomatike me nje sere shtetesh te fuqishme dhe i forcoi keto lidhje me martesa te shumta qe beri me bijat e sundimtareve te tjere. Ai i kushtoi nje vemendje te vecante organizmit te ushtrise dhe perpunimit te nje strategjie efektive ushtarake e cila i sherbeu per te ndermarre nje sere fushatash ushtarake. Pirroja i zgjeroi territoret e shtetit te Epirit duke pushtuar vise te Maqedonise deri ne lumin Vardar, ne jug pushtoi territore te Greqise deri ne gjirin e Korintit, kurse ne Veri i shtriu kufinjte e shtetit te tij deri ne Shkumbin.

    Fuqizimi ekonomik e ushtarak ia arrit aristokracise epirote lakmine per pushtime te tjera. Rasi u gjet kur Tarenti, nje qytet i Italise se Jugut, u kerkoi epiroteve ndihme per t'u mbrojtur nga Roma. Ne lufterat qe zhvilloi Pirroja ne Itali, i theu keqas romaket, por edhe epirotet pesuan humbje te medha. Pas disa fitoresh qe arriti edhe ne Sicili, si dhe pas humbjes qe pesoin ne vitin 273 para eres se re u kthye ne Epir ku perseri nuk ndenji i qete. Me ushtrite e tij hyri ne Greqi por u vra gjate luftes qe zhvilloi 272 para eres se re ne qytetin Argo te Korintit.

    Pas vdekjes se Pirros ne Epir shperthyen perseri konflitet e brendshme te cilat cuan ne dobesimin e mbreterise se Epirit dhe ngushtimin e kufinjve te saj. Me 234 para eres se re vendin e monarkise e zuri republika e federuar me emrin "Lidhja Epirote" me kryeqytet Finiqin afer Sarandes.

    Mbreteris Dardane
    Ne fillim te shek.III para eres se re ne treven qendrore te Ballkanit spikati Mbreteria Dardane si nje organizim politik i rendesishem. Duke zene gjithe territorin e sotem te Kosoves, ajo shtrihej ne veri deri ne Nish, kurse ne jug perfshinte Shkupin. Ne trojet e saj banonin fise te ndryshme ilire por rolin kryesor e luante fisi i dardaneve.

    Mbreteria Dardane u formua ne mjedisin e lufterave te vazhdueshme qe fiset ilire te kesaj treve u detyruan te zhvillonin kunder maqedoneve, te cilet sunonin te vendosnin hegjemonine ne Ballkan. Ne kete lufte te gjate mbrojtese dardanet lidhen aleanca me fiset e tjera ilire qe kercenoheshin nga ekspansioni maqedon. Konfliktet me Maqedonine u nderprene per pak kohe, rreth vitit 280 para eres se re kur keltet e ardhur nga veriu ndermoren nje fushate per pushtimin e Dardanise , Maqedonise dhe Greqise. Dardanet dhane nje ndihmese te rendesishme ne shpartallimin e kelteve por pasi kaloi rreziku i tyre, maqedonet rifillian perpjekjet e vjetra per te nenshtruar Dardanine. Keto luftera moren perpjesetime te medha nga fundi i shek III para eres se re. Megjithate, Mbreteria Dardane i perballoi te gjitha fushatat ushtarake qe ndermori Maqedonia ne fund te shek III para eres se re. Ne vitin 200 para eres se re Mbreteria Dardane qendronte e fuqishme ne kufinjte e saj historike
    Ajde ketu moj....mua nuk me iken dhia ne maje te malit...do me ikesh ti ne buze te trotuarit

  7. #7
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Kam qene atje,te krijohet nje ndjenje e veēante,per te qintat e sekondes kupton madheshtine e ketij MBRETI YLLIR QE U ROBERUA.
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

Tema tė Ngjashme

  1. Dilemat e Kastriot Myftarajt.
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-02-2009, 16:23
  2. Ilirėt - diskutimi mbi ta
    Nga Leonard Alili nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 10-10-2006, 16:02
  3. Refimet e adjutantit te Mbretit Zog
    Nga Albo nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 12-03-2003, 03:11
  4. Nje mbret ne dashuri-historia e mbretit Zog me te dashuren franceze
    Nga Kallmeti nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-12-2002, 00:09

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •