Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Pasi e lindi foshnjën, e la në haur..

    gazeta panorama
    -
    KORÇE/ Pranga 20-vjeçares. Ndryshon akuza nga “braktisje” në “vrasje me dashje”


    Arrestohet nëna vrasëse

    Pasi e lindi foshnjën, e la në haur derisa vdiq


    JULI KAPURANI/ KORÇE
    Foshnja, e cila u gjet e vdekur në një haur bagëtish në fshatin Zvezdë të Korçës ka ndërruar jetë pas lindjes. Ky ka qenë konkluzioni në të cilin ka arritur ekspertiza mjeko-ligjore ditën e djeshme, në të njëjtën kohë me arrestimin e nënës që e lindi.

    E dyshuara kryesore e policisë, Gjylize Gorari, 20 vjeçe, është ndaluar në Korçë, duke pranuar lindjen e më pas braktisjen pas vdekjes së vajzës së sapolindur. “Kur është siguruar se ka vdekur, atëherë e ka braktisur në haurin e shtëpisë së pabanuar dhe më pas është larguar pa lënë gjurmë”, kanë pohuar ekspertët e policisë. Gjylize Gorari është arrestuar nga policia vetëm një ditë, pasi disa fëmijë të fshatit gjetën foshnjën e vdekur, ndërsa luanin në shtëpinë e ndodhur në periferi. Nëna e re ishte larguar në drejtim të qytetit të Korçës për t’iu shmangur jo vetëm thashethemeve të fshatit, por dhe policisë. Ajo ka rrëfyer pas ndalimit se, foshnjën e kishte lindur të gjallë, ka pritur në haur derisa foshnja të vdiste dhe ka parë me sytë e saj se si fëmija është nxirë nga të ftohtët dhe ka ndërruar jetë. Pasi ka parë që vajza e lindur prej saj ka vdekur, Gjylize Gorari është larguar qetësisht, duke e lënë fëmijën ashtu lakuriq dhe të pajetë. Më pas nëna është larguar për në shtëpinë e saj pas lindjes që ka kryer natën në haurin e shtëpisë së braktisur. Policia dyshoi fillimisht se, vajza e re ishte ndihmuar dhe nga nëna e saj për të kryer këtë akt makabër. Sipas burimeve policore, vajza e re nga fshati Zvezdë u shoqërua bashkë me nënën e saj për në dhomat e para-burgimit, pasi ajo dyshohej si e implikuar, por më pas nëna e Gjylizes është lënë e lirë. Tani mbi nënën 20-vjeçare rëndon akuza e vrasjes me dashje, ndryshe nga ajo e një dite më parë, për braktisje, që rëndonte para se policia të merrte dëshminë e së ndaluarës. E reja do ta kalojë fundin e vitit në dhomat e paraburgimit, nëse gjykata do të vendosë arrestin me burg për të. Ditën e nesërme asaj do t’i duhet të mbrohet nën akuzën e vrasjes së fëmijës, akuzë e cila pohohet se do të ngrihet nga ana e Prokurorisë së rrethit.

    ---










    sikur ta dinte e shreta se.. me ate foshnje qe lindi vete.. ishte bere me e pasura e botes.. nuk do e bente krimin..
    injoranca ku ste con..

  2. #2
    Perjashtuar Maska e Prototype
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    1,450
    Citim Postuar më parë nga Brari
    . Ajo ka rrëfyer pas ndalimit se, foshnjën e kishte lindur të gjallë, ka pritur në haur derisa foshnja të vdiste dhe ka parë me sytë e saj se si fëmija është nxirë nga të ftohtët dhe ka ndërruar jetë. Pasi ka parë që vajza e lindur prej saj ka vdekur, Gjylize Gorari është larguar qetësisht, duke e lënë fëmijën ashtu lakuriq dhe të pajetë...
    I sa gjynah me ngjethen mishin keto fjale ... ca shpirtkatrane ..

  3. #3
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499
    Paskan luajtur mendsh komplet shqiptaret!
    Nena duhet kuruar jo duhet futur ne burg.

    Mbas lindjes se femijes nga momenti deri 6 muaj mbas lindjesh, nena mund te kaloje dhe nje vullkan ndryshimesh hormonale ne trurin e saj.

    Ku ishte burri i saj qe ti asistonte asaj ne lindje?
    Ku ishte nena, familja e saj ti asistonte?
    etj?

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-03-2005
    Postime
    359
    Gjynaf. Te te vie keq qe ndodhin ksi raste.

  5. #5
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499
    Citim Postuar më parë nga Ariani_KS
    Gjynaf. Te te vie keq qe ndodhin ksi raste.
    Dmth thjeshte te vjen keq, por nese do ndodh prape, prape do te vij keq?
    Atehere uroj te mos ndodh ty!

    Nena lehone ka vrare femijen e saj dhe ne mes te Amerikes. Keto gjera ndodhin, shkenca i shpjegon arsyet ndersa shpjegimi me shkencor i kuranit thote se nenen e kane marre djajte.

    Familja,burri nuk mund te i asistonte gruas ne lindje etj etj. Shqiptaret jargaviten te thone nga halli/varferia por nuk eshte problemi ketu.

    Cfare halli/varferie kishte policia te arrestonte gruan?
    E di shume mire se disa mund te kene kuptuar gjendjen e gruas lehone por i jane ngritur qimet kafsherore te urrejtjes ndaj gruas.

    Shqiptaret kane probleme te thella psiqike para se te kene probleme halli. Nese do isha nje qe do kisha urrejtje per shqiptaret do te thoja se shqiptaret jane kafshe akoma.

  6. #6
    Perjashtuar Maska e bashki
    Anëtarësuar
    22-12-2005
    Postime
    117
    ndersa shpjegimi me shkencor i kuranit thote se
    Kjo eshte mekat. Ka dashur aventure dhe aventuren e ka gjetur.Eshte per tu dhimbsur femiu.

  7. #7
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Veprimi eshte teper i rende dhe normale qe duhet ndeshkuar, Por...... Mos e gjykoni ashper nje vajze te ciles nuk i dini kushtet e jetes, aq me teper dhe mosha fare e re e saj. Mendoni se ajo nuk eshte denuar? Une them po, ajo eshte nje e denuar e perjetshme, dhe e dini perse? Sepse ajo foshnje ka per ta ndjekur pas gjithe jeten, vegimet e asaj krijese nuk do kene te sosur ju garantoj per kete.

    Eshte nje veprim i pa menduar thelle dhe gjykata kete do ta kuptoje, eshte nje veprim adoloshent.

    Dito.

  8. #8
    1.2.3...I
    Anëtarësuar
    10-09-2005
    Postime
    1,967
    No Coment!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    Jane per tu dhimsur si femiu si vajza.
    Por ama nuk eshte bash veprim adoleshent.
    Ne nuk jemi askushi te gjykojme.
    Ama nga ana e ligjit,pse ta kuptoj gjykat,kjo ka be krime dhe duhet ta merr denimin e merituar nuk eshte bash e re per ligjin eshte 20 vjece.Pastaj mendoj qe edhe kjo vete do ta kete me te lehte nese denohet se e din se po paguan disi gabimin e bere dhe do te jete me e lehtesuar(nese mund te themi ashtu)

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-03-2005
    Postime
    359
    Citim Postuar më parë nga Alket123
    Dmth thjeshte te vjen keq, por nese do ndodh prape, prape do te vij keq?
    Atehere uroj te mos ndodh ty!

    Nena lehone ka vrare femijen e saj dhe ne mes te Amerikes. Keto gjera ndodhin, shkenca i shpjegon arsyet ndersa shpjegimi me shkencor i kuranit thote se nenen e kane marre djajte.

    Familja,burri nuk mund te i asistonte gruas ne lindje etj etj. Shqiptaret jargaviten te thone nga halli/varferia por nuk eshte problemi ketu.

    Cfare halli/varferie kishte policia te arrestonte gruan?
    E di shume mire se disa mund te kene kuptuar gjendjen e gruas lehone por i jane ngritur qimet kafsherore te urrejtjes ndaj gruas.

    Shqiptaret kane probleme te thella psiqike para se te kene probleme halli. Nese do isha nje qe do kisha urrejtje per shqiptaret do te thoja se shqiptaret jane kafshe akoma.
    Une thash gjynaf per femijen qe ajo e solli ne kete bote dhe nuk e lejoje te jetonte.
    Sa per vajzen, edhe perkunder problemeve psikologjike-sociale-ekonomike cfardo qofshin asaj nuk i falet per nje mekat te tille. Vepra e vajzes ne fjale eshte krim.

Tema të Ngjashme

  1. Rreh për vdekje foshnjën sepse qante
    Nga strange në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 22-06-2009, 09:00
  2. Nëna e lan foshnjën me qumësht gjiri
    Nga new-man në forumin Humor shqiptar
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-04-2009, 10:02
  3. Tradita ilire tek shqiptarët e Maqedonisë
    Nga alibaba në forumin Arkeologji/antropologji
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 19-11-2008, 15:40
  4. Barbarite greke ne Shqiperi (Shqiptar)
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-03-2006, 03:55
  5. Angli, shqiptarja mbyt foshnjën
    Nga Orku në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 19-09-2003, 09:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •