Close

Rezultati i Sondazhit: Te shembet Mbikalimi?

Votues
108. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • Te shembet, i kundraligjshem.

    41 37.96%
  • Mos shembet, i sherben Komunitetit.

    58 53.70%
  • Neutrale.

    9 8.33%
Faqja 9 prej 15 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 148
  1. #81
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    E Premte, 06 Janar 2006

    MOS E PRISHNI MBIKALIMIN!

    Nga ing. Sokol Kikino*

    * Master ne Planifikimin e Infrastruktures

    Nga lajmet e perditshme ne kanalet tona televizive me terhoqi vemendjen vendimi qe mori KRRTRSH-ja per prishjen e mbikalimit ne Zogun e Zi. Me duhet te them qysh ne fillim se eshte nje vendim totalisht i nxituar, i gabuar dhe me kosto qe e paguajme ne, qytetaret e Tiranes. E them kete, pasi ne thelb, dy ishin argumentet qe degjova. I pari ligjor, pra mungesa e disa dokumentacioneve, oponencave etj, te cilat cojne ne gjykimin se ka patur praktika korruptive, dhe i dyti teknik qe rrezikoka kokat e shqiptareve. Perseri me duhet te them qysh ne fillim se shkenca e inxhinierise se ndertimit ka nje postulat: ajo te ofron shume zgjidhje dhe ne momentet me te veshtira dhe nuk te le kurre ne balte. Nuk dua absolutisht te marr anen a njeres apo tjetres pale ne kete konflikt. Ashtu sikurse para pak ditesh tek gazeta "Koha Jone" pergezova publikisht qeverine per vendimin qe mori per anulimin e trenit "elektrik", dhe sot po e keshilloj publikisht te mos nxitohet me vendimin radikal. Mendoj se nese qeveria konstaton shkelje ligjore qe kane lidhje me ligjin e urbanistikes e te tjera, ata qe kane bere nje gje te tille te mbajne pergjegjesi ligjore.

    Te mos shkaterrohet dicka e nisur

    Por, kurrsesi kjo nuk duhet te rezultoje ne shkaterrimin e dickaje tashme te nisur, qe eshte nje prone publike e jona dhe qe duhet prishur, vetem se nuk ka goje. Por per ta mbrojtur ate ka goje inxhinieria. Kam besuar se politika do ta gjeje gjuhen e perbashket per te zgjidhur kete problem te paster tekniko-ligjor. Por duket se viktima e radhes si jo rralle do te jene parate dhe kursimet e shqiptareve. Dhe kjo kesaj radhe e servirur nga disa pseudo -specialiste. Per te qene i sinqerte, edhe une kam patur rezervat e mia per dhenien e fondeve dhe gjithmone kam menduar se meqenese pika me e ndotur e Tiranes rezulton kryqezimi tek Rruga e Kavajes, per shkak te trafikut te madh, do te kishte qene mire qe keto para te ishin hedhur atje me pare, ose per ndonje emergjence tjeter. Por vendimin e moren ata qe jane zgjedhur per kete pune dhe po keshtu per kete a gjera te tjera kane marre dhe pergjegjesite. Gjithashtu, kam patur rezervat e mia per ate qe e kam konsideruar kalimi nga kioskezimi i Tiranes ne pallatizim dhe betonizim te saj. Dhe megjithese eshte superpremtuar berja e Master Planit te Tiranes, ne kryeqytetasit e vendit, ende sot jemi pa nje te tille. Duke na shkaktuar humbje te pallogaritshme nga vendimet qe merren mbi disa te ashtuquajtura studime pjesore nga disa urbaniste qe vetem te tille nuk do t'i konsideroja. Gjithsesi, kjo eshte nje teme tjeter. Por dua te them me kete: gjithe keto pallate qe jane ndertuar me apo pa leje do t'i prishim?! Sigurisht, nese i shkohet logjikes se atyre keshilltareve te mesiperm i bie qe t'i prishim ne para se t'i prishe ndonje termet. Gjykoj se kushdo e ka projektuar ate bikalim ka i pari pergjegjesine e paster ligjore per te ruajtur dhe kokat tona. Kushdo i ka bere supervizionin ka pergjegjesine e paster ligjore per cilesine e punimeve. Dhe une gjykoj se nuk ka lindur ende ne bote nje projektues a zbatues a supervizor idiot qe te projektoje me koshience dicka qe e di qe do te bjere. Qe te kryeje punimet per dicka qe dihet se do te rrezohet, apo te mbikeqyre ate qe do te rrezohet. Perseri, edhe nese ne Shqiperi do te rezultonte se ka te tille, sic theksova me siper, inxhinjeria nuk te le ne balte. Nga pikepamja e llojit te projektit, gjykoj se duhet te jete bere (ose nese jo te ishte bere) nje analize e kosto-perfitimit, qe te perfshinte dhe analizat e trafikut te mjeteve, etj. Per te percaktuar ne fund te fundit sa i leverdisshem do te ishte ky projekt. Ose te ofroheshin disa alternativa. Por nese nuk jane bere analiza te tilla, kjo nuk perben argument per prishjen e mbikalimit. Pasi eshte nje praktike teresore ne Shqiperi qe pothuajse per asnje objekt qe ndertohet nuk behen studime te mirefillta fizibiliteti dhe ky rast duhet bere nje mesim per te ardhmen. Po keshtu, asnjehere nuk jemi vone pasi bota njeh dhe praktikat e ashtuquajtura mid apo post-vleresim. Qe nese do ta benim per rastin konkret do te shihnim se sa i leverdisshem do te ishte ky projekt. Prishja eshte zgjidhja radikale dhe jam i sigurte se nese do te realizohej, nuk do te perbente ndonje indikator pozitiv per prosperitetin dhe aspiratat tona per t'ju bashkuar asaj pjese te botes ku keto gjera as ne endrra nuk shihen.

  2. #82
    Perjashtuar Maska e MICHI
    Anėtarėsuar
    14-09-2004
    Postime
    1,537
    O azmatike jeni shumica ne ignore edhe sju shof ca keni shkruar se sja vle se jeni me azme edhe ajo ndikon edhe ne gjykimet servile te tuajat. Hey se desh harrova do hedhe edi i party turruni o te deshperuar.
    Ju pershendes me shprehjen e popullit "qente le te lefin karvani ecen para"

    Ju flm per mire kuptimin servila qe shiteni per i party.

  3. #83
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anėtarėsuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahēen time
    Postime
    3,882
    Ore se me vajti mendja mua tani, A nuk e prishim pallatin e kongreseve apo xhamine ne mes te tiranes, sepse njera eshte bere ne kohen e Hoxhes e tjetra nuk i shkon tiranes ne qender.
    Ose them me mire fare, ti fusim tritolin 15 kateshit se shume i vjeter eshte.


    Dhe keshtu marrezirat shqiptare nuk kane te sosur.

    Dito.

  4. #84
    Curva Sud Milano Maska e niku-nyc
    Anėtarėsuar
    20-03-2005
    Vendndodhja
    With God...
    Postime
    3,328
    Tallet bota kur degjojn qe politika Shqiptare ben sherr per nje projekt qe te behet apo te prishet! Per qeverine kjo gje duhet te jet nje plus i madh sepse me ket projekt ata e ndertojn dhe bejn taksa per perdorimin qe do i duhet popullit apo trafikut! Ne gjith boten cdo gje qe ndertoet si prsh ure, nen kalime apo cfare do qe te jet qeveria dhe bashkia e atyre qyteve nxjerin fitim me taksat dhe tarifta qe mbledhin nga makinat qe perdoren per hyrje e dalje! Nga plani ekonomik cdo lloje strukture u sherben te gjithve popullsise, bashkise dhe qeverise!

    Nuk e di se si eshte situata aty apo si duket Zogu i Zi me ate apo pa ate infrastruktur se nuk e kam pare dhe qe nuk jetoj ne Tirane, por kjo ska te bej fare per ndertimin apo prishejn eshte vetem lufte politike ku grinden politikanet. Kush e ka te drejte? Nuk e di por nga plani ekonomike kjo gje do ishte shume e rencishme dhe e nevojshme per te gjith jo vetem per popullsine apo Tiranen!

  5. #85
    Perjashtuar Maska e MICHI
    Anėtarėsuar
    14-09-2004
    Postime
    1,537
    Marre nga koha jone.


    E Premte, 06 Janar 2006


    GJYKATA RREZON KERKESEN E BASHKISE

    Gjykata e Tiranes ka rrezuar dje kerkesen e Bashkise se Tiranes per pezullimin e vendimit te KRRTRSH-se per prishjen e nenkalimit tek Zogu i Zi. Gjyqtarja e ceshtjes, Anila Kristani, e ka argumentuar vendimin e saj si te drejte pasi kerkesa e bere nga ana e bashkise se Tiranes nuk ishte e bazuar ne ligj. Por edhe pse fillimi i betejes per nekalimin tek Zogu i Zi ka rezultuar me nje humbje nga Bashkia e Tiranes, kjo e fundit ka reaguar dje duke kerkuar perjashtimin e gjykateses Kristani nga shqyrtimi i ceshtjes.

    Pas rrezimit qe i beri Gjykata e Tiranes kerkeses se Bashkise per pezullimin e zbatimit te vendimit te KRRTRSH-se per prishjen e nenkalimit te Zogut te Zi, drejtori i kabinetit ne Bashkine e Tiranes, Eduard Shalsi, u shpreh dje per mediat "se mbi gjykaten eshte ushtruar trysni politike lidhur me vendimin qe ajo ka marre". Duke marre parasysh trysnine dhe presionin politik, Shalsi deklaroi se Bashkia e Tiranes ka kerkuar perjashtimin e gjykates nga ceshtja. "Vleresojme se mbi Gjykaten dhe gjykatesen eshte ushtruar trysni politike, gje qe e ka shtyre edhe gjykatesen te nxitohet diten e djeshme me prononcime te karakterit procedurial qe praktikisht sipas nesh kane kompromentuar gjykimin e qete dhe profesional te ceshtjes. Duke e kuptuar poziten e veshtire te Gjykates dhe te vete gjykateses per shkak te trysnise, tashme te kthyer ne sistem nga ana e kryeministrit mbi pushtetin dhe institucionet e pavarura, por duke mos pranuar dot qe procesi te filloje me kete pasiguri te shprehur nga ana e gjykateses ne shkelje te procedurave, ne kemi kerkuar perpara marrjes se vendimit te sotem perjashtimin e gjykateses nga gjykimi i kesaj ceshtjeje. Kjo kerkese i eshte dorezuar gjykateses dhe ne jemi ne pritje te pergjigjes se saj", u shpreh Shalsi per mediat. Duke e cilesuar si nje loje dashakeqe qe po ben Policia Ndertimore dhe kryeministri me nenkalimin e Zogut t-_, shefi i kabinetit te Bashkise se Tiranes ka theksuar dje se pergjigjia nga ky institucion do te jete e njejte me ate te pales tjeter.

    M.Bejdo





    Copyright © KOHA JONE - E perditshme e pavarur Powered by WebPhotoPro

  6. #86
    Perjashtuar Maska e MICHI
    Anėtarėsuar
    14-09-2004
    Postime
    1,537
    E Premte, 06 Janar 2006


    "BASHKIA, PRESION MBI GJYKATEN"

    Ka qene i menjehershem reagimi i djeshem i ardhur nga Ministria e Puneve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit pas kundershtimit te vendimit te gjykates nga ana e Bashkise se Tiranes. Ne nje komunikate per mediat behet i qarte qendrimi i kesaj ministrie ku thuhet se "denojme presionin politik qe Bashkia e Tiranes po ushtron mbi Gjykatat". Gjithashtu kjo ministri ben te ditur dhe nje fakt tjeter ku sipas saj "ky eshte vendimi i dyte i Gjykates se Tiranes qe hedh poshte pretendimet e Bashkise. Sot jemi informuar se me 30 dhjetor Gjykata e Tiranes ka hedhur poshte per here te pare kerkesen e Bashkise". Nga ana tjeter, MPPTT ka qartesuar dhe nje here vendimin e KRRTRSH-se, per prishjen e nenkalimit te Zokut te Zi. Kjo baze ligjore eshte Neni 10 i ligjit per urbanistiken i cili shprehimisht thote: "KRRTRSH-ja, kryesisht ose me kerkese te keshillave lokale, te prefekturave, ne rastet kur veren shkelje ligjore ne marrjen e vendimeve nga KRRT-te e qarqeve dhe te bashkive kur pengohet realizimi i programeve te qeverise, shqyrton dhe merr vendime, duke shfuqizuar vendimet e marra nga KRRT-te e qarqeve dhe te bashkive. Prefekturat sipas kompetencave territoriale te tyre kane te drejte qe te pezulloje zbatimin e vendimeve te KRRT-ve deri ne shqyrtimin e tyre ne KRRTRSH".


    Copyright © KOHA JONE - E perditshme e pavarur

  7. #87
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Citim Postuar mė parė nga MICHI
    O azmatike jeni shumica ne ignore edhe sju shof ca keni shkruar se sja vle se jeni me azme edhe ajo ndikon edhe ne gjykimet servile te tuajat. Hey se desh harrova do hedhe edi i party turruni o te deshperuar.
    Ju pershendes me shprehjen e popullit "qente le te lefin karvani ecen para"

    Ju flm per mire kuptimin servila qe shiteni per i party.


    Te prishet apo mos te prishet hmmmm .... nejse le te prishet. Une se kuptoj pse gjithe kjo urrejtje ketu ne forum nga disa antare. Te kam lexuar MICH dhe ne postime te tjera po ashtu dhe nje fare BRARI keni nje urrjetje te jashtezakonshme per ata qe mendojne ndryshe nga ju. Pse jeni kaq zemer lige? Ju jeni llumi i krahut qe perfaqesoni. Pse se kuptoni menyra si debatoni ketu eshte fashiste dhe shume veta ketu ne forum u vjen turp qe rreshtohen me nje krahe me ju. Eshte fat qe tipa si ju nuk kane POWER por vetem i shprehni mendimet tuaja ketu me te shkruar.

  8. #88
    i/e regjistruar Maska e E.N.O
    Anėtarėsuar
    02-01-2006
    Postime
    16
    Nėnkalimi i “Zogut tė Zi”, PS tė shtunėn nė protestė

    Denion Ndrenika

    TIRANĖ- Partia Socialiste anuloi njė tubim pėr sot dhe e la atė pėr ta organizuar tė shtunėn nė orėn 11.00 te “Zogu i Zi”, pėr tė mbrojtur objektin e nėnkalimit nga shembja. Kryesia e PS-sė nė mbledhjen e mbrėmshme, qė pėrfundoi rreth orės 22.00, diskutoi thuajse kryekėput pėr ēėshtjen e nyjės qė pėrfshin nėnkalimin dhe u qartėsua tė anulojė tubimin e planifikuar pėr sot. Gjithēka ka qenė nė varėsi tė mundėsisė sė shembjes sė objektit, meqenėse Partia Socialiste ka pasur njoftime se Policia Ndėrtimore do tė vepronte sot paradite. Pėrkundėr kėtij informacioni, nė mbrėmje drejtuesit socialistė u siguruan qė ndėrtimorėt nuk do tė ndėrmerrnin shembjen, siē ishte paramenduar rreth orės 7 e 30 nė mėngjes, por ndoshta tė shtunėn ose tė dielėn. Po kėshtu, njė burim jopartiak tha se forcave policore tė rendit u ishte kėrkuar tė ishin te “Zogu i Zi” rreth orės 10.00. Sakaq, tė gjitha strukturat u vunė nė lėvizje pėr tė organizuar tubimin nė mbrojtje tė objektit. PS-ja kishte informacione se mjetet qė do ta shembnin ndėrtimin ishin nisur dhe mė tej ishin ndaluar deri nė njė urdhėr tė dytė dhe mbi kėtė ndoshta u pėrmblodh edhe qėndrimi i kryesisė, qė ka qenė i njėzėshėm nė mbrojtje tė tij (objektit). Njė burim nė PS tha mbrėmė pėr “Shekullin”, se “nėnkalimi nuk do tė shembet tė premten, ndaj po njoftojmė njė takim tė kryetarit me drejtues dhe tė zgjedhur vendorė tė Tiranės po sot nė selinė e partisė”. I njėjti burim shtoi se tubimi do tė mbahej tė shtunėn nė mesditė (ora 11), nėse do tė kishte veprim tė Policisė Ndėrtimore kundėr objektit pėr tė zbatuar vendimin e Kėshillit tė Rregullimit tė Territorit tė Republikės sė Shqipėrisė tė funddhjetorit 2005. “Kryetari i partisė, Rama, ka mbajtur kontakte me kryetarėt e minibashkive tė kryeqytetit, qė janė tė zgjedhur tė Partisė Socialiste dhe sė bashku me kryetarėt e Kėshillave Zonalė do tė bisedojė sot nė mesditė nė selinė e partisė. Ndėrkaq, nuk u saktėsua nėse nė mbledhje me kryetarin Rama do tė jenė edhe kryetarėt e Komisioneve Zonalė Elektoralė (KZE), pasi drejtues tė tyre nuk kishin marrė ndonjė njoftim. Takimi mes Ramės dhe drejtuesve tė kėtyre strukturave, sipas njė burimi nė mbledhjen e kryesisė, ka si qėllim qė “PS tė shtojė komunikimin publik pėr tė rritur ndjeshmėrinė e qytetarėve pėrkundėr veprimtarisė keqqeverisėse tė kryeministrit Sali Berisha”, qė sipas forumit socialist “po shndėrrohet pėrherė e mė tepėr nė qeverisje tė dhunshme ndaj interesave tė qytetarėve shqiptarė”.
    Po dje burime nga policia ndėrtimore thanė pėr “Shekullin”, se pas vendimit tė Gjykatės sė Shkallės sė parė, e cila rrėzoi pretendimin e bashkisė, ēdo gjė ėshtė gati. Me kėtė pohim zyrtarėt e Ndėrtimores lanė tė kuptohej se nga ana proceduriale ata nuk kanė mė asnjė pengesė pėr tė nisur shembjen e objektit.


    Me behet qejfi per gjykaten tone qe eshte e shpejte dhe ka marr nje vend sa hap e mbyll syte. Ky ka qene nje vendim teper asnjeanjes pa asnje trysni politike.Lum ne per gjykate qe kemi. O burra tani te rrembejme nga nje leve e te nisemi per te zogu zi.... Se me duket do prishet naten se diten ka shume trafik ajo rruga dhe duhet prishur ai mbikalimi se lirohet dhe trafiku. Ahh mjere ne per keta politikane qe kemi.

  9. #89
    tmerrsisht i embel
    Anėtarėsuar
    05-07-2005
    Vendndodhja
    Me ne fund ne tirane.....
    Postime
    291
    Citim Postuar mė parė nga MICHI
    Ju pershendes me shprehjen e popullit "qente le te lefin karvani ecen para"

    .

    Ja shprehjet e antikomunisteve....sa tmerr kur kujton qe dikur nje diktator i ngjashenm me ate te sotmin ne menyra te vepruari dhe te menduari e permndte shpesh kundra impoerializmit perendimor. ja demokratet e sotem...kelyshe te realitetit komuniste. Jeni vecse patetike dhe me neveriteni...Shakterrues

  10. #90
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Citim Postuar mė parė nga nje njeri qe s'ra dakort me komentin tim
    Llafet e kujt? Te taksapaguesve qe do paguajne dhe per prishjen? Bravo'!
    Taksapaguesit jane pikerisht ata te cileve paraja dhe djersa u eshte vjedhur per te ndertuar dicka qe nuk eshte domosdoshmerisht ne te mire te tyre. Ndertimi qe eshte bere eshte bere pikerisht ne vend qe te shihnin fitime ca koka te vockla dhe jo qe te benin dicka te vlefshme per popullin.

    Une do ju sugjeroja te shkonit dhe te flisnit me me shume njerez qe kane studiuar arktikture per te pare dhe mesuar menyren me efikase per te ndertuar dicka per popullin. (nen-toke)

    Sejcili prej nesh ka mendimet dhe opinionet e tij, por ama jane te paket ata qe vertete mund te japin nje mendim te vlefshem te kjo teme prandaj nuk ja vlen qe te hidheni perpjet. Prandaj dhe thash se llafet e teperta jane fukarallek. Sejcili prej nesh (shpresoj, te pakten) deshiron qe te behet ajo qe eshte me e mire per te gjithe (nga shumica e aspekteve, ne mos nga te gjitha aspektet).

    Nese gjykata (pra ligji, dhe ligji duhet respektuar) ka vendosur qe te prishet atehere do prishet. Nese partia ne opozit do te beje apel, atehere do te pritet perseri qe te vendoset nga ligji.

    Dhe, mos harroni, LIGJI DUHET RESPEKTUAR!

    Gjithe te mirat dhe diskutim te mbare.

    ps: Kjo pergjigje besoj ja vlen edhe per komentin tuaj Dito.

Faqja 9 prej 15 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 25-12-2010, 09:54
  2. Rinas, shtatorja e Nėnė Terezės rrezikon tė shembet
    Nga ^_BIM_BUM_BAM_^ nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 01-02-2010, 11:24
  3. Gjirokastėr, shembet pallati. 3 banorė nėn rrėnoja, mes tyre njė fėmijė
    Nga Jack Watson nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 13-11-2008, 04:27
  4. Kushtetuesja: Vendimi i qeverisė pėr prishjen e mbikalimit antikushtetues
    Nga Gunnar nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 247
    Postimi i Fundit: 18-01-2008, 12:05
  5. Moskė: Shembet ēatia e tregut, 100 tė vdekur
    Nga TikTak nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 01-03-2007, 22:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •