Iso mer e lexove kte ti ?.
Grupi i eksperteve, i cili ekzaminoi projektin e nenkalimit dhe ndertimin e bere ne terren, kakonkluduar se punimet jane jashte standardeve te kerkuara. Nga ekspertiza e bere tek Zogu i Zi, ekspertet kane dale ne perfundimin se ndertimi i nenkalimit ne kete segment nuk eshte i nevojshem dhe ndertimi i tij nuk lejon qarkullimin e lirshem te automjeteve ne te gjitha kahet. Lidhur me zgjidhjen e problemit te qarkullimit ne kete nyje, ekspertet kane arritur ne perfundimin se rikthimi ne gjendjen e meparshme me nje rrethrrotullim nuk do te krijoje probleme. "Perzgjedhja e nyjes me disnivel nuk justifikohet pasi nuk garanton levizje totalisht te lire ne drejtimet e percaktuara. Nuk vertetohet qe ne Zogun e Zi te kete bllokim trafiku qe te te diktoje trafikun ne zgjidhje me shume nivele. Fluksi i trafikut mund te menaxhohet me rrethrrotullim me nje nivel", u shpreh nje nga ekspertet.
Po kte e lexove?
Sheshi tek Zogu i Zi do te rikthehet ne gjendjen e meparshme pas vendimit te djeshem te KRRTRSh-se. Pas rehabilitimit te tij do te jete nje konkurs i cili do te vendose per nje zgjidhje me te mire dhe bashkekohore per kete nyje rrugore. Kryeministri Sali Berisha deklaroi gjate mbledhjes se do te zhvillohet nje konkurs i hapur ku do te kene te drejte te marrin pjese firmat vendase dhe te huaja.
"Jo me nje studio te porositur por ku te konkurrojne studio vendi dhe po te jete e nevojshme, studio te huaja. Te rishqyrtohet me shpejtesi problemi i ndotjes. Eksperte nga me te shquarit te rrugeve dhe te trafikut pohojne se rrethrrotullimi eshte i mjaftueshem per te zgjidhur te gjitha problemet", u shpreh Berisha.
Krijoni Kontakt