Close

Rezultati i Sondazhit: Te shembet Mbikalimi?

Votues
108. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • Te shembet, i kundraligjshem.

    41 37.96%
  • Mos shembet, i sherben Komunitetit.

    58 53.70%
  • Neutrale.

    9 8.33%
Faqja 2 prej 15 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 148
  1. #11
    AdIdAs Maska e DoLpHiN
    Anėtarėsuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    Hono Lulu
    Postime
    1,453
    Une nuk kam shume informacion se sa i ligjshem eshte ai mbikalim...por nqs eshte shpenezuar nje shume aq e madhe lekesh deri tani me mire te vazhdoje.
    `That` is good and `that` is funny...but it costs a lot of money...

  2. #12
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anėtarėsuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Pse ne e paskemi ne dore ?

    Nejse meqe KRRTSH e mori vendimin votova te shembet edhe nje gje ajo me te vertete su ndertua as per PD as per PS po u ndertua per Edi Ramen.
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  3. #13
    Heartless Maska e White_Angel
    Anėtarėsuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    Citim Postuar mė parė nga ClaY_MorE
    Pse ne e paskemi ne dore ?

    Nejse meqe KRRTSH e mori vendimin votova te shembet edhe nje gje ajo me te vertete su ndertua as per PD as per PS po u ndertua per Edi Ramen.

    Clay e perse u ndertua per Edi Ramen ajo? Edi do kaloj aty apo do ndertoj kasollen e vet ai aty . Do pagoje njeri dogane aty qe do i shkojne Edit ne banke ??

    Kete nuk arrij t'a kuptoj .
    O Zot per vete sdua gjė jo...por pėr prindėrit nje dhėndėr tė bukur!

  4. #14
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anėtarėsuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456

    Cool

    Citim Postuar mė parė nga White_Angel
    Clay e perse u ndertua per Edi Ramen ajo? Edi do kaloj aty apo do ndertoj kasollen e vet ai aty . Do pagoje njeri dogane aty qe do i shkojne Edit ne banke ??

    Kete nuk arrij t'a kuptoj .
    Donte tja paguante Qeveria pra i kerkoi qeverise (shembull 1.000.000) leke per projektin e gjen nje firme pa lishense pa asnje dokumentacion i jep (shembull 400.000) dhe firma fillon e nderton "projektin" te ashtu quajtur projekt.
    Ja edhe dogana del e paguar.

    Qeveria i kerkoi te pajiste dokumenttacionin e nevojshem ai nuk e paraqiti na vajti edhe ne gjykate e prap nuk beri gje.
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  5. #15
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Berisha me kete hata qe po ben tregon se si rruhet fare per popullin.Eshte zgjidhja me e keqe e mundshme per Shqiperine.Eshte Juda ,shejtani,djalli i misheruar ne njeri.
    Psh. Edhe per rekonstruimin e Kremlinit u akuzua ish-presidenti rus Jelsin ,qe kishte bashkepunuar me Bacollin tone dhe kishin bere korrupsion.Por asnje nuk vajti dhe prishi Kremlinin.

  6. #16
    AdIdAs Maska e DoLpHiN
    Anėtarėsuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    Hono Lulu
    Postime
    1,453
    o popull nuk jeni ne parlament more...ju ziheni ata andej fryne xhepat...saper ate djallin e misheruar ne njeri qe thuhet me siper,nuk kam pare ndonje prove deri tani.kritikoni njehere ata engjejt qe kalonin me shume kohe ne Antalya me pushime e spyesnin ca behej ne shqiperi.kritikat behen te pakten pas 1 mandati dhe jo pas 100 ditesh.se PS ishte 8 vjet dhe nuk rregulloi gje.I genjeje policat me nje cimcakiz,me pak fjale korrupsioni ne max. nuk them se jane te mire keta te tjeret.po as te keqinj nuk u them dot se nuk kane filluar akoma. sa per mbikalimin me mire te mos e prishin se prape kane per ta bere se eshte e domosdoshme.le te jete pa leje.ketu eshte mbush gjithe shqiperia me ndertime pa leje po na prishka pune nje mbikalim pa leje qe fundja vetem lehteson trafikun .
    `That` is good and `that` is funny...but it costs a lot of money...

  7. #17
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Kesaj i thone REVANSHIZEM. E pashe tek ALSAT-i ne lajme dhe degjova turlifare arsyesh per pro dhe kunder.
    Njeri nuk ka bere analiza per kete mbikalim, ekspertet as qe permenden se eksistojne.
    Kjo ka te bejne me PD vs PS ose Rama vs Berisha.
    Ketu ishte fillimi i punimeve....
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  8. #18
    bubbly
    Anėtarėsuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Sa qef kane shqiptaret te ndertojne dhe pastaj te shembin .

    ps: Dardajano thx per sqarimin .
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  9. #19
    Perjashtuar Maska e MICHI
    Anėtarėsuar
    14-09-2004
    Postime
    1,537
    Markel Bejdo

    Nenkalimi tek Zogu i Zi do te prishet. Ka qene ky vendimi i marre dje nga ana e Keshilli Kombetar i Rregullimit te Territorit te Republikes se Shqiperise. Gjate mbledhjes se djeshme eshte paraqitur dhe raporti i eksperteve te cilet kane bere kontrollin ne punimet e zhvilluara nga firma ndertuese. Ne perfundim te rezultateve eshte arritur ne konkluzionin se gjate punimeve jane bere shkelje te renda. Kreu i KRRTRSH-se, Sali Berisha, u shpreh dje se ne kete veper jane vene re elemente te qarte te papergjegjshmerise te cilat vene ne rrezik dhe jetet e njerezve. Pas konkluzionieve te eksperteve eshte bere dhe propozimi per anulimin e punimeve dhe prishjen e ndertimit te bere deri tani dhe kthimi i sheshit tek Zogu i Zi ne gjendjen e meparshme. "Ketu ka elemente te qarte te vendimit te papergjegjshem dhe korruptiv. Ka nje banditizem te paster, pushton pronen e tjetrit pa e shpronesuar. Jane shkelur ligjet kryesore te urbanistikes te konstruksionit dhe e tera fund e krye eshte nje praktike korruptive, e papergjegjshme. Te shfuqizojme kete vendim", u shpreh Berisha. Nderkohe, ministri i Puneve Publike, Trasportit dhe Telekomunikacionit, Lulzim Basha, i ka cilesuar si te pabaza deklaratat e Bashkise se Tiranes ndaj ketij problemi. Sipas tij, per te fshehur transparencen, bashkia ka nxjerre si justifikim se nderhyrja per zbatimin e ligjit eshte nje shkelje e autonomise se pushtetit lokal. "Refuzimi per te qene transparent para instancave perkatese duke e justifikuar si nderhyrje ne autonomine e pushtetit vendor eshte sa qesharak dhe i pabaze sepse shohim sepse vazhdimisht po perdoret si alibi politike. Ne fund te fundit, koston e paguan qytetari", u shpreh Basha.

    Ekspertet

    Grupi i eksperteve, i cili ekzaminoi projektin e nenkalimit dhe ndertimin e bere ne terren, kakonkluduar se punimet jane jashte standardeve te kerkuara. Nga ekspertiza e bere tek Zogu i Zi, ekspertet kane dale ne perfundimin se ndertimi i nenkalimit ne kete segment nuk eshte i nevojshem dhe ndertimi i tij nuk lejon qarkullimin e lirshem te automjeteve ne te gjitha kahet. Lidhur me zgjidhjen e problemit te qarkullimit ne kete nyje, ekspertet kane arritur ne perfundimin se rikthimi ne gjendjen e meparshme me nje rrethrrotullim nuk do te krijoje probleme. "Perzgjedhja e nyjes me disnivel nuk justifikohet pasi nuk garanton levizje totalisht te lire ne drejtimet e percaktuara. Nuk vertetohet qe ne Zogun e Zi te kete bllokim trafiku qe te te diktoje trafikun ne zgjidhje me shume nivele. Fluksi i trafikut mund te menaxhohet me rrethrrotullim me nje nivel", u shpreh nje nga ekspertet.

    Masat

    Sheshi tek Zogu i Zi do te rikthehet ne gjendjen e meparshme pas vendimit te djeshem te KRRTRSh-se. Pas rehabilitimit te tij do te jete nje konkurs i cili do te vendose per nje zgjidhje me te mire dhe bashkekohore per kete nyje rrugore. Kryeministri Sali Berisha deklaroi gjate mbledhjes se do te zhvillohet nje konkurs i hapur ku do te kene te drejte te marrin pjese firmat vendase dhe te huaja.

    "Jo me nje studio te porositur por ku te konkurrojne studio vendi dhe po te jete e nevojshme, studio te huaja. Te rishqyrtohet me shpejtesi problemi i ndotjes. Eksperte nga me te shquarit te rrugeve dhe te trafikut pohojne se rrethrrotullimi eshte i mjaftueshem per te zgjidhur te gjitha problemet", u shpreh Berisha.

    Nderkohe, pritet qe per firmen e ndertimit dhe personat pergjegjes te cilet kane lejuar shkeljet e konstatuara ne kete projekt do te cohen per ndjekje penale. Kreu i ekzekutivit shqiptar ka kerkuar qe grupi i eksperteve te beje relacionin perkates prane Policise Ndertimore e cila me pas do te coje per ndjekje penale personat pergjegjes. "Grupi i eksperteve t'i kerkoje Policise Ndertimore qe te jape per ndjekje penale ata te cilet kane bashkepunuar ne kete krim te vertete urbanistik", u shpreh Berisha.


    Mare nga gazeta koha jone.

  10. #20
    SPHINX
    Anėtarėsuar
    17-04-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    835

    Nje pyetje kisha une

    Investimi deri tani eshte $ 1 mill. dhe 6 veta thone le ta shembin. Qenkan lekat me shumice nga Shqiperia.

    Ne kete moment pas ketij investimi qe per Shqiperine nuk me duket i vogel; e mira eshte le te ndertohet. Po qe se e vetmja pengese nga ana arkitektoriale (nuk e di ne eshte fjale) eshte se nuk duket bukur dua te them qe ne shqiptaret shquhemi si "Dhi e zgjebur me bishtin perpjete". Nqse nga ana ekonomike ka leka te mbarohet projekti le te mbarohet pastaj le t'i gjejne lekat qe jane vjedhur. Po qe se nje pjese e lekave eshte vjedhur le t'i ndalojne punimet ata qe kishin per t'i mbushur xhepat i kane mbushur.

    Ngjarje te ketilla pas 13 vjet "demokracie" dhe premtimesh per "tranzicion te bute" te bejne te mendosh:

    Ja do kthehem ne Shqiperi qe te ndihmoj ne rindertim; po xhepat e kujt duhet te mbush? Po kur te behen zgjedhjet do duhet te mbush xhepa te tjera?

    Mbikalimi eshte per POPULLIN, po kush te le te besh gje per popullin kur dalin beteja personale.
    Liberty, if it means anything, is the right to tell people what they don't want to hear.
    WCC 2006 ITALY

Faqja 2 prej 15 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 25-12-2010, 09:54
  2. Rinas, shtatorja e Nėnė Terezės rrezikon tė shembet
    Nga ^_BIM_BUM_BAM_^ nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 01-02-2010, 11:24
  3. Gjirokastėr, shembet pallati. 3 banorė nėn rrėnoja, mes tyre njė fėmijė
    Nga Jack Watson nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 13-11-2008, 04:27
  4. Kushtetuesja: Vendimi i qeverisė pėr prishjen e mbikalimit antikushtetues
    Nga Gunnar nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 247
    Postimi i Fundit: 18-01-2008, 12:05
  5. Moskė: Shembet ēatia e tregut, 100 tė vdekur
    Nga TikTak nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 01-03-2007, 22:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •