Brari ku eshte kjo foto e maketit se dua me e pa pak
Ardi
Te shembet, i kundraligjshem.
Mos shembet, i sherben Komunitetit.
Neutrale.
Brari ku eshte kjo foto e maketit se dua me e pa pak
Ardi
Forgiving Islamic Terrorists is Gods Duty, Our Duty Is To arrange the Meeting
N. H. Schwarzkopf
Jam shume dakort me ty miku im. Po valle a nuk mund te shtohet nje rrugice per kembesoret aty? Nuk ma merr mendja se eshte e pamundur. Pikerisht kete gje duhet te vrasin mendjen ekspertet dhe te japin zgjidhje, jo te nxjerrin dhjame nga pleshti per te prishur mbikalimin.Postuar mė parė nga Brari
Me thua mos flas si tifoz dhe ketu e ke qelbur fare duke folur jo si tifoz, po si ata Benzo Babrujsat qe shan ne paragrafin e mesipermPostuar mė parė nga Brari
Ky eshte maketi. Dhe leje se cfare thote Brari per trotuaret. Ndoshta ai s'ka pare ndonjehere trotuare dhe nuk mund ta konceptoje qe ata te ekzistojne. Por sepse nuk ka trotuare ne maj te malit, s'do te thote se nuk i bejne dot edhe ne Tirane. Nuk jane te gjithe xhahile PD-je qe nuk shtroi qofte edhe nje meter trotuare per 8 vjet. Ja se si eshte planifikuar ndertimi.
Aksi kryesor Qendër-Tiranë-Durrës, i cili do të startojë edhe punimet për realizimin e këtij projekti, fillon përballë shkollës së mesme “Qemal Stafa” me katër vija kalimi nga 3,5 m (dy për secilin drejtim) me një ndarëse trafiku prej betoni 1,1 m, dy kuneta anësore nga 0,5 m dhe trotuare 2,5 m nga të dy anët e rrugës. Prej këtej fillon zgjerimi i rrugës me një korsi të re në çdo anë dhe pas 60 metrash rruga zgjerohet me nga një vijë kalimi në të dy krahët me gjerësi 4 metra. Nga progresivi 60 m – 360 m aksi kryesor është parashikuar me katër vija kalimi nga 3,5 metra (dy për çdo drejtim), dy bankina sigurie nga 0,45 m, dy trotuare nga 0,75 m dhe ndarëse trafiku prej betoni 1,1 m. Gjerësia e përgjithëshme është 17,5 m. Duke qenë se rruga do të gërmohet, mbrojtja e skarpatave në të dy anët realizohet me mure mbajtës betonarme me lartësi të ndryshueshme 1-6 m. Rruga deri në progresivin e 60 metrave zhvillohet sipas pjerrësisë së rrugës ekzistuese rreth 2% në zbritje. Më tej për një distancë 100 metra rruga zhvillohet me një pjerrësi rreth 6,7% në zbritje, duke u futur në gërmim në një thellësi rreth 4 metra. Rrezja mesatare e aksit të rrethrrotullimit është parashikuar 30 metra, ndërsa gjatësia e përgjithshme do të jetë 188,5 metra. Në pikat e kryqëzimit të rrethrrotullimit me aksin kryesor është parashikuar ndërtimi i dy urave me gjatësi 20 metra. Gjerësia e urave është rreth 13 metra. Rrethrrotullimi është pa asnjë ndërprerje lëvizje. Shpejtësia e lëvizjes në këtë kryqëzim është parashikuar deri në 30 km/orë për të cilën janë parashikuar dhe rrezet përkatëse dhe gjerësitë e vijave të kalimit.
Në zgjidhjen e paraqitur ka 4 pika konflikti. Rregullimi i trafikut në të gjithë nyjen është parashikuar të bëhet me sinjalistikë vertikale dhe horizontale. Gjithashtu për sigurinë e lëvizjes janë parashikuar ndarëse betonarmeje dhe ndarëse metalike.
Përsa i përket rrjetit të ujësjellësit, tubacionet do të ndryshojnë pozicion dhe do t’i përshtaten formës se re të nyjes që do të ndërtohet. Në pjesën e rotondos do të lihet edhe një pusetë për ujitjen e hapësirave të gjelbra, e cila nuk do të lidhet me rrjetin e ujësjellësit.
Rrjeti i kanalizimeve të ujërave të bardha do të kalojë nën rrugën e re në anë të bordurës së trotuarit në të dy krahët. Tubacionet do të jenë prej polietileni.
Të gjitha linjat elektro-telefonike do të jenë në vazhdimësi të linjave të Rrugës së Durrësit. Linjat do të futen në tubo fleksibël plastike dhe do të kalojnë nën trotuar.
Të dhëna kryesore
Volumet kryesore të punimeve
Gërmime e transport dherash 52679 m3
Shtresa zhavorri, çakulli 17545 m3
Veshje rruge me shtresa asfalti 14100 m2
Veshje trotuari me shtresa asfalti 1758 m2
Furnizim, vendosje bordure të parapërgatitur dhe të derdhura 828 m3
Betona të derdhura në objekt 4539 m3
Kanalizime me tuba betoni për ujërat e zeza tuba Ø 60-100 mm 789 ml
Kanalizime me tuba betoni për ujërat e bardha tuba Ø 300-400 mm 2467 ml
Furnizim, vendosje tubacione ujësjellësi me diametër 200-300 mm 220 ml
Zarathustre ,
thx much.. me ne fund u kujtua dikush te postoje dhe projektin se si do duket ky mbikalim .
Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....
Dikur tirana mbaronte tek zogu zi dhe Lapraka ishte dicka jasht Tirane kurse sot Tiran Laprak jan nje.
Pra qytetari ka te drejte dhe nevoje te ece me kembe nga Lapraka ne qender te Tiranes ose me biciklete.
Ku do kaloje kembesori apo bicikletisti ?
Nuk jep asnje zgidhje Rrotullamja e Edvinos.
Maketet duken te bukura per injorantet por jo per ne qe kemi pare pak bote me sy or cun..
Edvini don te ndertoje 3 grataciela ne nje bi.th vend sic eshte hapsira mes Muzeut Historik dhe Bankes shtetit.
Vetem ju injorantet socialiste entusiazmoheni nga ky gomarllek ne pikpamje arkitekturore.
Natyrisht edvini nuk eshte pionieri i ketyre gomarlleqeve.
Ato filluan me Mehmet shehun ne vitet 70 qe beri 15 katshin e vazhduan me gomarllekun tjeter tek rruga barrikadave me ato 4-5 kullat e larta ne vitet 80 e morren hov deri ne masaker me Aleksander Meksin ne vitet 92-96 e i ndjekur ky idiot manjak nga injorantet matrapaze te Pd-se Kelmendi me Brojken.
a ka me idotesi se te ndertosh grataciele ne Oazin e dikurshem qe quhej BLLOK?
Ja qe u ndertuan.
A kish me masaker se ndertmi i gjigandeve ne lulishten perball shpis Myslym Pezes te cepi bllokut pran asaj akullore shitses tek kryqezimi Bulevard me unaz perball piramides?
po gjigandi mu ke ish lulishtja e ish kendi lojrave pran haleve tek kryqezimi Unaz-rrug elbasani e qe shikon nga Piramida.
A ka me idiotizem se te besh nje vargmal me gjigande ne rrug te Dibres tek Pisha?
a ka me maskarallek se te besh gjigand perball PD-se e pran parlamentit.. ku dikur ishte park e hapsir me peme.
Pra Meksi ish i PD-se eshte gangsterri i pare i masakrave me beton. pastaj vjen ky maskarai edvin ..pas ardhes i dy hajdutve Brojko Kelmend.
Tani ka nje moment qe po fryn ose po guxon te marr udhe mendimi shkencor arkitekturor modern.. e kjo duhet perkrahur nga ata qe kuptojne cesht modernja e cesht Kultura e qe sjan majmune injorant bij cobenesh qe u ra bitha dikur ne BC e Ministrive e Policive te Enverit e sot bijt e tyre ne Benxa e armani.. p or ata mbeten bij cobanesh..
Le te hype edvinua ne benxa ai eshte cop injorant ..plus hajdut..
le te hype ruci e Petro Korabi ne armani e BMW ata coben mbeten..
Tirana eshte Tiran e nuk duhet bere Nju jork as toronto as Hong kong.
Po Mafia e shikon cdo meter katror te Tiranes si Pus florinjsh.
tirana duhej te mbetej Qytet Vilash e pallatesh 3-4 katesh te sistemuara mes parqesh me bulevarde shetitore e aq.
ndertesa me e larte do duhej te ishte qendra e qytetit Historik sahati Xhamija Banka muzeu pallati kultures etj e cdo gje tjeter duhej te ishte sa keto ose nen keto..
Kush kupton nga e bukura.
Pse sdin ruset ta shk..jne petrogradin?
din po aty ka nje inteligjenc 500 vjecare qe eshte krenare per Venecian Mbi NEVE e nuk shikojne te mbushin poturet me miljarda e ti fusin ne bankat e botes si edvinet me kompani..
Pse sdin francezet te bejne grataciela rreth Shans elizes e Harkut te triumfit..
din o dine po nuk i bejne..
Ca qytete mbeten sic kan qene vetem permirsohen meremetohen e zbukurohen..
Hajdutet shfrytezojne injorancen.. e yxhym..
e mo malo.. do i kim temen do e bejme new jork tiranen..
keshtu flasim cobenet..
Korca ka ca vila.. ne bulevard..
ajo eshte Korca.. Po i bere grataciel Korces ne Bulevard..e dhjeve e bere Toront.. e bere hong kong..
e ndroja dhe emrin pastaj..se Korce nuk eshte me..
Ja hoqe ullishto portokallishtet e palmat buz detit Vlore-Uj Ftohte..e tek tuk ndoj vile e kohes Zogut.. e i bere mune ngrite gratacielat radhe radhe.. ajo nuk eshte me Vlore..iku po.rdhi..thuaj Rio De janeiro pastaj..a dubaj ose cikago.. shkurt dh.iti me nji m.ut..
i vure perballe murit historik te kalase ne elbasan.. .. me at pak lulishte prane.. ca grataciela anen tjater te bulevardit.. e dhj.eve elbasanin..e permore..
sic e kan dh.jere at pjesen tek ish kOmiteti dhe banka.. simpatike qe nga koh e Zogut ku tani mafia ka bere grataciela..
Vetem injorantet adhurojne gomarin edvin.. askush tjeter..
A .. vjen koha duhet grataciela..posi.. caktohet diku shum larg qytetit nje zone e i jepet nje kompanie serioze e behet nje kompleks me grataciela e 700 marifete tjera qe i do gratacieloizmi..
Po jo arnime..
Tirana eshte Tiran e nuk duhet bere Nju jork as toronto as Hong kong.
Po Mafia e shikon cdo meter katror te Tiranes si Pus florinjsh.
oj.. rras e bej ku te gjesh nje cop vend bosh.. futja grataciel..
jo ..keshtu e vdes Oksigjenin Driten Hapsiren e nje qyteti..pra e asfikson Banorin e saje..
Kjo ndodhi ne Tirane..
Vet edvinua.. ka bere vile ne Dardhe..
ja di kopili kimene oksigjenit per vete..
nejse.. po uroj ne fund te kti viti qe Tirana ta heq qafe Stalin Ramen.. duke mos i dhene Vot ketij krimineli.
Por e dh.jera ne beton qe ju be tiranes Durresit etj nuk ndreqen me..
Mendoj se kjo veper qe po ndertohet duhet pare nga disa kendveshtrime. Kendveshtrimi politik sipas te cilit socialiste e demokrate vihen ne dy kampe dhe ne baze te bindjeve politike shfaqin opinionet e tyre. Deri ketu asgje e re, ka qene keshtu gjithnje e keshtu do jete. Marrim anen teknike te ketij nenkalimi. A eshte i vlefshem per kryeqytetin?? A i ploteson standartet e kerkuara? A eshte i dobishem? Ne te dyja aspektet ka dy kosto. Per mendimin politik ka kosto morale qe na vendosin ne banken e te akuzuarit nga evropianet te cilet na iu desh te benim perseri arbitrin ne ndeshjen e rradhes mes politikaneve. Kjo na ul shume! Kete nuk e ka shkruar njeri deri me sot! Te marresh specialiste evropiane per te gjykuar nje nenkalim na nxjerr perseri te paafte politikisht. Mendoj akoma se kjo kosto bie mbi personin me pergjegjesine me te madhe e ky eshte Kryeministri yne Dr.Pr Sali Berisha. Per fat te keq eshte kryeminister per mendimin tim se populli zgjodhi perseri nje fajtor per te lare fajet e qeverise se meparshme. Ja ku po del perseri se koha per ndryshim ka mbetur ne vitin 97' Aty ku "e lame e ku na mbeti, vaj vatani mjere mileti". Hoqem nje cifut e vume nje kasap prandaj po ikim te gjithe me vrap!
Nuk eshte zgjidhje te prishesh nje pune e cila nuk ka nisur dje! Nuk u ndertua brenda nje dite mbikalimi! Ishte nje kantier i tere ketu e ca muaj e nqs do te ishin demokratet te afte do e denonin kete veprim qe ne fillim! Do e ndalnin qe diten e pare qe filloi zbatimi i projektit! Jo tani qe betoni ka vleren 1 milion$! Ishte interesante biseda ne Opinion me Blendi Fevziun ku pas pyetjes si filloi kjo mesele kryeministri pergjigjet " Pas nje ankese rutine" Ky eshte budallek! Ne mes te Tiranes po ndertohej nje karabina e madhe e kryeministri e mori vesh se ishte e paligjshme pas nje ankese! Se vertet si thote dhe gazetari i nderuar R. Papa kjo veper te tremb! Per koke time ky kur ka pare gratacelat e New Yorkut e ka bere ne breke pas kesaj deklarate qe tha! Nuk duhet te trembesh nga ndertimet po nga prishjet! Po ata qe nuk dine te ndertojne prishin. Si ajo barcaleta e famshme ku tre a kter veta te kombesive te ndryshme para nje gratacele po mendonin. Cifuti thoshte: Poooooo sa leke do jene dashur per ta ndertuar! Amerikani thoshte: Poooo sa beton eshte harxhuar! Ne fund shqiptari vajti e tha: Sa tritol duhet mer per ta prishur??? Kshu jemi ne! Na pershtatet shume udheheqja qe kemi. Ashtu si na pershtatej komunizmi dikur. Hallall kete votuam kete meritojme, as me shume as me pak. Prishe doktor prishe! Gur mbi gur mos ler!
Ezekiel 25-17.
Per mua eshte me mire qe te mblidhen ekspertet pa marr parasysh bindjet politike dhe ta zgjidhin me saktesi pa fut popullin ne kete mes,jo per gje por ndoshta mund te hyj ne pune ai bllok qe kane bere deri tani dhe nese nuk bien dakort le te tel Bushin e ta zgjidhi ket muhabet![]()
O byrazer! po te kishte metro Tirana jam dakort me ty, po njerezit duan te shkojne ne pune dhe nuk do ngrihen qe ne 5 te mengjesit dhe tia fusin me kembe sepse te pelqen ty.Postuar mė parė nga Brari
Jam dakort me ty per punen e Betonit dhe te demit qe i ben qytetit, por harroje se ndonje nga qeveritaret tane, qofte Edvin "maskarai" apo Sali "qelibari" do te degjojne keshillen tende dhe do pengojne ngritjen e gradacelave ne Tirane. Ato jane interesa te medhe qe fshihen pas klaneve ekonomike qe i sjellin ne pushtet. Eshte e pamundur qe deshira jote dhe imja ta pengoje kete.
Pra menjefjale e gjithe popullsia e tiranes paska mare makina? Sa kam qene une te ronin fugonat e unazes. Thne per maketin po e shof njehere me nge se tani sa e pashe, po me syrin paraprak me duket vetem se do ndihmoje makinat qe hyjne nga unaza per ne autostrade edhe asnjegje tjeter se prap se prapi ato exite nga rotullamja po nga niveli i poshtem perseri ne te njejtin vend do perfundojne. Ne unaze.Postuar mė parė nga digital
Forgiving Islamic Terrorists is Gods Duty, Our Duty Is To arrange the Meeting
N. H. Schwarzkopf
Nje fjale e urte thote : Me mire beje keq se sa mos ta besh fare! Berisha nuk po ben as te paren e as te dyten por dicka te 3-te: Po prish ate qe filloi te behej !!!
Qe te jem i sinqerte reth mbi-kalimit te Zogut te Zi nuk kam shume informacion, dmth. nga ana inxhinierike, isha ne Tirane para 2 muajsh dhe e pashe ne ndertim e siper...Nejse ajo qe me shqeteson eshte se Berisha po e fillon aktivitetin e tij qeverises duke prishur e jo duke ndertuar....
Ia vlen te theksohet se cdo shqiptar i vetedijshem e ka kuptuar se Berishes "nuk i kercet fort" per projektin e Zogut te Zi (sepse ne kete drejtim si dhe shume te tjera nuk ka njohuri) por me kete levizje Berisha kerkon te godase kundershtarin e tij politik Edi Ramen....Pra ketu behet nje loje e ndyre politike pasojat e se ciles i vuan qytetari shqiptar i cili perballet perdite me gropat, balten e pluhurin e Zogut te zi....
Si shume shqiptare edhe une deshiroja largimin e PS-se nga pushteti dhe te gjithe shpresuam per ndryshim me ardhjen e PD-se, por gjithmone kam qene skeptik rreth aftesise politike te Berishes...Mendoj se Berisha ashtu sic deshtoi para disa vitesh ka mundesi te deshtoje serish...
Eshte ende heret qe te priten ndryshime, se asgje nuk behet me 100-diteshin e famshem, kjo ishte nje gafe para-elektorale e Berishes por mendoj se Berisha nuk do kete suksesin qe pritej per shkakun e thjeshte se nuk eshte politikan i afte...Mendoj se ky duhet tia lere vendin ndonje politikani tjeter ne PD....
"Bishtin e qenit sado qe ta drejtosh prape i shtrember mbetet" thote populli, edhe rreth Berishes, kam frike se pak ka ndryshuar...
Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!
Krijoni Kontakt