Close

Rezultati i Sondazhit: Te shembet Mbikalimi?

Votues
108. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • Te shembet, i kundraligjshem.

    41 37.96%
  • Mos shembet, i sherben Komunitetit.

    58 53.70%
  • Neutrale.

    9 8.33%
Faqja 11 prej 15 FillimFillim ... 910111213 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 148
  1. #101
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    i dashur popull .. u tha edvini.. ja shikoni ktu nga maja e zogut dokumentat sa te sakta i kemi..
    i pam i pam bertiten populli e u sqaruan..
    cfar karagjozi..


    a thua jetojme ne shekullin 20 para krishtit ku skish gjykata me vula e dosje e ligje..

    ja ku i ka GSH-te e ZP-te ne dispozicion me fakse e fotokopjatrice.. Nxirri letrat mo edvin.. mo i trego nga maj e mënit si ema e zeqos maj thanes..

    ska turp ska..

    cdo njeri e ka kuptuar se ka mashtrime ne punet e Bashkise se edvinos.. se sikur 5% te drejte te kishte kish zene dyert e gjykates.. e kish lemerisur deri kof Ananë ..
    eja Kof ne tirane
    shih dokumentat o i pa anë
    e saliut tja kërrec belanë..
    se mashtron e ben hatanë..


    do kish thirrur ky xhambaz.. po te ish korrekt me ligjet e shtetit..

    Po nga qe nuk eshte ..

    hajde pandush petro korab
    eja Dadush e yll bufo pezak
    mblidhi te mjeret e bejme berdaf
    si me 97.. gjer me gju me gjak
    se ndryshe vate.. na zune ne lak
    po
    na duall boja..
    se vodhmë pa hesap..

    Ka vjedhur troje.. tha Berisha sot per edvinin..
    u ka kire temen e semes kushedi sa pronarve te ligjshem ne tirane bile dhe ka paguar vrases ti heqe qafe.. kokfortet.. tha berisha sot plot siguri..
    kuptonet Neser Edvinua ze deren e prokurorise.. saliun ne gjyq per akuze fallco..
    e ku do i gjeje Saliu i ngrate vrasesit kur Prokurorine e ka te mbushur nen kujdesin 50 plus 8 vjet te PPSH PS-se.. .. nga roja i deres e der tek kryeprokurori me kelysh nomenklature staliniste- PPSH-iste mafio socialiste..


    do pune te marre pushtetin Vota e 3 Korrikut..
    Akoma PPSH eshte ne pushtet..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 07-01-2006 mė 18:49

  2. #102
    [L]{I}[N]{U}[X] Maska e Ardi_Pg_ID
    Anėtarėsuar
    28-01-2003
    Vendndodhja
    New York City Haven on Earth
    Postime
    2,678
    E para e punes sjam as pronar kioske as pronar i ndonje aktiviteti bisnesi ne tirane te pakten ato vende qe une punoja ishin jashte nivelit te kioskes pasi isha punonjes i British Albanian Tabaco Group SHPK. tek Gjergji Center edhe Saed Center (sic quheshin ne ate kohe) Ne zyrat e Pogradecit edhe kur vija ne tirane nuk kisha lidhje me kioskat.

    Ama sa per kuriozitete meqe nje ndue shpata a si e ka me ka thene pse flas kur nuk di atehere kush ka mundesi te jape nje designe te keti mbikalimi se nuk pashe gje ne internet.
    Forgiving Islamic Terrorists is Gods Duty, Our Duty Is To arrange the Meeting
    N. H. Schwarzkopf

  3. #103
    i/e regjistruar Maska e shitesi
    Anėtarėsuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    ne frymemarrjen time
    Postime
    1,069
    Interesant mitingu i edvinit.Kishin ardhur veterane nga te gjitha anet e shqiperise vetem nga tirana nuk kishte.Kush jeton ne tirane e di mire qe na plasi shpirtin me kto rruget.Ne cdo rruge qe ndertohet ka nje skrep nje makine dhe tre punetore dhe punohet diten.
    Ndoshta duhen inaguruar per zgjedhje.
    Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria

  4. #104
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    ke shume te drejte, edhe une po shihja lajmet tani dhe pash ca nga njerezit qe po intervistonin, jo nga mallakastrat, jo "durrsak" qe flisnin me theks nga jugu... pffffffff nejse...

  5. #105
    Lady Kad Maska e gurl
    Anėtarėsuar
    29-10-2003
    Vendndodhja
    Pineal Gland
    Postime
    347
    Ne asnje menyre nuk duhet te shembet dhe nuk eshte e nevojshme qe nje kunje 'idiote' politike ti kushtoje kaq shume popullit.

  6. #106
    Heartless Maska e White_Angel
    Anėtarėsuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    Citim Postuar mė parė nga Veshtrusja
    ke shume te drejte, edhe une po shihja lajmet tani dhe pash ca nga njerezit qe po intervistonin, jo nga mallakastrat, jo "durrsak" qe flisnin me theks nga jugu... pffffffff nejse...


    Veshtruese po natyrisht qe ata do flasin se ata jetojne ne Tirane tani . Te gjithe atje jane dyndur cfare pret ti . phffff Ata jane popullsia e Tiranes .

    Nesje.....
    O Zot per vete sdua gjė jo...por pėr prindėrit nje dhėndėr tė bukur!

  7. #107
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Kryebashkiaku ka urdhëruar të gjithë punonjësit e ndërmarrjeve të bashkisë për takimin tek Zogu i Zi

    Rama, miting me punëtorët e komunales


    Kryetari i Bashkisë së Tiranës Edi Rama nxori dje me detyrim të gjithë punonjësit e minibashkive, që kontrollohen nga socialistët si dhe punonjësit e ndërmarrjeve të gjelbërimit dhe pastruesit e kryeqytetit (ish-komunales) në mitingun e organizuar prej tij në mbikalimin e Zogut të Zi. Thirrjes së kryebashkiakut për këtë miting nuk i janë përgjigjur shumica e qytetarëve të Tiranës, të cilët nuk kanë pranuar që të përdoren për qëllimet e paligjshme të kryebashkiakut të Tiranës.

    Përmes mitingut të djeshëm Kryetari i PS dëshmoi se mund të keqpërdorë jo vetëm taksat e qytetarëve për të ngritur objekte të paligjshme dhe me përfitime personale, por mund të manipulojë edhe mbështetjen e tyre për të mbrojtur simbolet e këtij korrupsioni dhe abuzimi. Pas shpërdorimeve dhe abuzimeve 8-vjeçare me fondet publike, PS tashmë në opozitë i ka mbetur të përdorë në mënyrën më të padenjë militantët e saj në mbrojtje të aferave korruptive të drejtuesve të lartë të kupolës rozë. Protesta e djeshme e organizuar nga Partia Socialiste në nyjën e Zogut të Zi e dëshmoi edhe njëherë në mënyrë të qartë një gjë të tillë. I gjendur përballë mungesës totale të argumentave për të vërtetuar se objekti i mbikalimit tek Zogu i Zi është i ligjshëm, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, shfrytëzoi në mënyrën më të turpshme punonjësit që janë në varësi të bashkisë për të protestuar kundër zbatimit të ligjit. PS po shfaqet si avokate e korrupsionit, krimit të organizuar dhe mafias të lidhur me politikën. Vetë parrullat dhe pankartat që shoqëronin protestën e djeshme socialiste, e faktonin në mënyrë të plotë një argument të tillë. "Poshtë ligji, rroftë Edi", "Vjedh, vjedh, por edhe punon" [cfare absurditeti, keta jane Tiranasit e ndergjegjshem?], dhe parrulla të ngjashme me këto nuk mund të mbeten jashtë vëmendjes së publikut pa krijuar idenë se "Maliqi" i Bashkisë së Tiranës pretendon të qëndrojë mbi ligjin e shtetit dhe drejtësinë. Parrulla e dytë që mban si autor vetë Ramën dhe që u bë hiti i Bashkisë së Tiranës gjatë kohës kur ai po hetohej nga një komision hetimor parlamentar për shkelje të rënda ligjore dhe financiare, ishte shënuar me gërma të mëdha në një nga muret anësore të mbikalimit.

    Sipas autorëve të parrullave që me sa duket janë brumosur me mentalitetin e korrupsionit 8-vjeçar socialist apo kanë përfituar prej tij, shkelja e ligjit, apo vjedhja, përvetësimi i fondeve publike dhe taksave të qytetarëve të Tiranës, nuk përbën ndonjë problem të madh. E rëndësishme për ta është që korrupsioni të vazhdojë, të ardhurat e tyre nga korrupsioni të mos reduktohen, pavarësisht se këto para u merren qytetarëve më të varfër të kryeqytetit që paguajnë taksa në mënyrë selektive në formën e haraçit. Megjithatë, ajo pjesë e qytetarëve të Tiranës që shpresonin se kryetari i Bashkisë së Tiranës do të sillte vërtet argumente për të mbrojtur objektin në fjalë, nuk dëgjoi asgjë. Por, që nga fillimi i debatit mbi ligjshmërinë ose jo të këtij objekti kur Policia Ndërtimore bllokoi punimet, pasi firma ndërtuese nuk kishte leje për të vazhduar punimet, kryetari i Bashkisë së Tiranës nuk ka provuar asnjëherë të vetme se ka të drejtë në atë që pretendon, por është munduar të manipulojë opinionin publik se po bën diçka të dobishme për kryeqytetin. Të njëjtën gjë ka bërë ai edhe një ditë para protestës, edhe ditën e protestës ku ka shpërndarë trakte dezinformuese dhe pa asnjë të vërtetë brenda. Sidoqoftë, fushatat manipulative të kryetarit të Bashkisë nuk kanë mallëngjyer askënd, përveç një grupi militantësh pensionistë të Partisë Socialiste dhe punonjësit e minibashkive dhe ndërmarrjeve nën varësinë e Bashkisë së Tiranës. Më kot kanë shpresuar këta njerëz të dëgjojnë diçka ndryshe në thirrjet e kryetarit të ri të Partisë Socialiste. Thirrja ka qenë e njëjtë me atë të fushatës zgjedhore: të gjithë së bashku të mbrojmë vlerat e korrupsionit që krijuam. E vetmja gjë që ata kanë dëgjuar sërish, ka qenë e ngjashme me thirrjen dëshpëruese të Partisë Socialiste në ditët e fundit të pushtetit për mbrojtjen e korrupsionit dhe vlerave të tij, në të cilin ajo e zhyti vendin.

    RD
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Veshtrusja : 07-01-2006 mė 23:27

  8. #108
    <-----
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Postime
    985
    Citim Postuar mė parė nga White_Angel
    Veshtruese po natyrisht qe ata do flasin se ata jetojne ne Tirane tani . Te gjithe atje jane dyndur cfare pret ti . phffff Ata jane popullsia e Tiranes .

    Nesje.....
    Po pse kush jane Tiranasit e vjeter ? Ato qe dikur ishin me qylafe dhe dhe breneveke !Aman moj engjellushe se Tirana kshtu u zhvillua ! Sepse thithi gjithe ajken intelektuale te Shqiperise ( ky ishte parimi i Enverit ) dhe i grupoi ne Tirane !
    ...

  9. #109
    Perjashtuar Maska e shkodrane82
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    1,750
    protesta qe u zhvillua dje ishte nje skandal i vertete per mendimin tim.
    Njerez duke bere si martire tu hyp ne maje te mbikalimit sikur kane jeten e tyre
    aty, dhe po te shembet mbikalimi rruga prape do rrogullohet aty...se kuptoj
    ca i hyn ne pune njerzeve me mbikalim apo rruge si ka qene gjithmone.

  10. #110
    i/e regjistruar Maska e E.N.O
    Anėtarėsuar
    02-01-2006
    Postime
    16
    Edi e paska bere nje gabim te pa falshem me kete miting....po me aq sa lexova se nuk e di si eshte bere mitingu por nese eshte bere ashtu sic thoni ju athere EDI po na kutjon kohen e doktorit kur kerkonte se i kishin vjedh votat por athere ishte motoja `te sheshi .. te sheshi` ndersa tani ma merr mendja do kete qene `te zogu te zogu`. pune te mbare me edi ramen

Faqja 11 prej 15 FillimFillim ... 910111213 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 25-12-2010, 09:54
  2. Rinas, shtatorja e Nėnė Terezės rrezikon tė shembet
    Nga ^_BIM_BUM_BAM_^ nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 01-02-2010, 11:24
  3. Gjirokastėr, shembet pallati. 3 banorė nėn rrėnoja, mes tyre njė fėmijė
    Nga Jack Watson nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 13-11-2008, 04:27
  4. Kushtetuesja: Vendimi i qeverisė pėr prishjen e mbikalimit antikushtetues
    Nga Gunnar nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 247
    Postimi i Fundit: 18-01-2008, 12:05
  5. Moskė: Shembet ēatia e tregut, 100 tė vdekur
    Nga TikTak nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 01-03-2007, 22:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •