Close
Faqja 0 prej 16 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 160
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ZanaNim
    Anëtarësuar
    20-01-2013
    Vendndodhja
    Peje
    Postime
    18

    Kosovë: Përjashtohet nga shkolla vetëm se kishte vendosur të mbante shami!

    Dikund afër 65 mungesa pa arsye, djale i zhurmshëm, nga ai ankohen gjithë profesorët në shkollë. Njëherë ka qenë në para përjashtim se gati sa nuk e kish sulmuar profesorin që nuk e kishte lejuar të hynte në shkollë pa uniformë. Përdorues javor i marihuanes. Nëse nuk besoni, mjafton të hysh në WC të shkollës edhe të kaplon era bari. Në fund, ky djal bëhet maturant dhe shkon në mbrëmje të maturës me një Audi Q7, me vajzë më të mirë të klasës. Nëse nuk ndryshon mendjen, më vonë regjistrohet edhe në fakultet edhe e vazhdon jetën normal.

    Një vajzë, gati asnjë mungesë. I ka pasur dy mungesa por e pat sjellë arsyetimin e mjekut. Nxënëse e urtë, fliste atëher kur duhej folur. Punëtore dhe të gjitha notat e larta, shembull nga profesorët dhe shoqet e saj. Të gjithë të familjes dhe rrethit i thonin që ti do të arrish shumë se je shumë e zonja në kimi. Të gjithë i thanë që duhet ta regjistrosh kiminë pasi ta kryesh shkollën e mesme.
    Por... Kjo nuk mund ta kryej shkollën e mesme për arsye se e përjashtuan nga shkolla për shkak se ka shami në kokë!


    Pothuajse kështu ndodhi edhe me fatin e Njomëza Jasharit nga Ferizaji e cila vijonte mësimet në shkollën e mesme ekonomike "Faik Konica" në Ferizaj. Ajo u përjashtua ne 25 janar nga kjo shkollë për arsye se kishte vendosur të barte shaminë dhe të mbulohej. Kjo shtyri që lëvizja BASHKOHU menjëherë pas faljes së xhumasë të bashkoheshin në qendrën e qytetit të Ferizajit e të protestonin për kthimin e Njomëzës në procesin e rregullt mësimor. Kryetari i komunës si dhe drejtori i shkollës nuk u përgjigjën kërkesës së kësaj proteste paqësore që bëri bujë të madhe në gjithë vendin me pretekstin se ata vetëm po e zbatojnë ligjin.
    Duhet të jetë një turp i madh për një vend i cili cenon të drejtën e lirë të zgjedhjes dhe mënyrës së besimit. Kjo është kulmi i panjerëzisë të kreut të shtetit që mundohet përmes ligjeve ta ndalojë një fe e cila duhet të ketë të drejta po aq sa kanë gjitha fetë tjera.

    Kërkoj falje nëse kjo problematikë është shtjelluar edhe më herët, por unë jam e porsaardhur në forum, vetëm se ky problem më nervozon tepër ashtu sic e bën të ndihet cdo besimtar tjetër Musliman kur e sheh tek po i cenohet e drejta e fesë dhe besimit të vet.

  2. #2
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876

    Për: Kosovë: përjashtohet nga shkolla vetëm se kishte vendosur të barte shami!

    ne kete shkolle eshte e detyrueshme uniforma???
    Vasudhaiva Kutumbakam

  3. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    02-11-2012
    Vendndodhja
    Vojnovc Shtime
    Postime
    412

    Për: Kosovë: përjashtohet nga shkolla vetëm se kishte vendosur të barte shami!

    Citim Postuar më parë nga the admiral Lexo Postimin
    ne kete shkolle eshte e detyrueshme uniforma???
    Vetem kur te eshte ne pytje shamia perndryshe edhe me minifund ben

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-03-2011
    Postime
    169

    Për: Kosovë: përjashtohet nga shkolla vetëm se kishte vendosur të barte shami!

    Perjashtohen nese shkojne me shami,e te veshura,e nuk perjashtohen nese do venin gjysem te veshura.Nese shamia nuk i shkon nje nxenesje ateher as minifundi si ka hije perderisa eshte mbrenda ambientit te shkolles.Por per raste te tilla skemi degjuar qe te perjashtohet njeri apo ti jepet ndonje verejtje.
    Ku ka arritur civilizimi,sa frike e kan shamine e cila thjeshte nje pelhure eshte asgje me teper.Me mire te jesh i armatosur,sesa te kesh shami ne koke !

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Diella1
    Anëtarësuar
    07-03-2011
    Postime
    1,162

    Për: Kosovë: përjashtohet nga shkolla vetëm se kishte vendosur të barte shami!

    Shume keq po me vjen per kete vajzen, s'e di kur do te shpetojme nga kthetrat e sekularizmit, qe 'mbeshtet' demokracine, por qe ne te vertete vendos rregullat e veta mbi te gjitha....

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e hot_prinz
    Anëtarësuar
    29-05-2007
    Vendndodhja
    Frankfurt
    Postime
    9,878

    Për: Kosovë: përjashtohet nga shkolla vetëm se kishte vendosur të barte shami!

    Per shami ne koke nuk e shof noj problem te modh,
    vetem mos te dalin kshu,
    se po kam frike mos osht noj ninxha aty.

    tempus fugit, amor manet in aeternum corde

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Diella1
    Anëtarësuar
    07-03-2011
    Postime
    1,162

    Për: Kosovë: përjashtohet nga shkolla vetëm se kishte vendosur të barte shami!

    Ne te vertete, as une nuk jam per percet, gruaja mbulon koken ne respekt ndaj Zotit, por fytyren ia ka dhene si identitet te njeriut, i cili duhet nga ana tjeter te punoje t'a mbaje te paster dhe me nder.....(Jashte teme kjo, por jane hapur kaq tema mbi shamine, e desha te them edhe une te timen.....)
    Ndryshuar për herë të fundit nga Diella1 : 02-02-2013 më 13:23

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e roni_s
    Anëtarësuar
    29-07-2006
    Postime
    639

    Për: Kosovë: përjashtohet nga shkolla vetëm se kishte vendosur të barte shami!

    Citim Postuar më parë nga Blinaa Lexo Postimin
    Perjashtohen nese shkojne me shami,e te veshura,e nuk perjashtohen nese do venin gjysem te veshura.Nese shamia nuk i shkon nje nxenesje ateher as minifundi si ka hije perderisa eshte mbrenda ambientit te shkolles.Por per raste te tilla skemi degjuar qe te perjashtohet njeri apo ti jepet ndonje verejtje.
    Ku ka arritur civilizimi,sa frike e kan shamine e cila thjeshte nje pelhure eshte asgje me teper.Me mire te jesh i armatosur,sesa te kesh shami ne koke !

    Mendimi im eshte se Kosova ndjek politikat evropiane e qe i bie te jet ne kundershtim me kete veprim. Sado qe mund te jet e pahishme qe nje vajze te vesh minifund apo te mbaj arme ilegale ndoni nxenes.... kjo nuk eshte shqetsuse per ata njerez te huaj (perendimor) qe monitorojn rrjedhat e politikave qe zhvillohen ne Kosove. E theme kete duke e pas parasyshe faktin qe disa ligje kur behen ne parlamentin e Kosoves kemi nderhyrje te eulex-it.
    All religions, arts and sciences are branches of the same tree.

  9. #9
    yep Maska e Izadora
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793

    Për: Kosovë: përjashtohet nga shkolla vetëm se kishte vendosur të barte shami!

    për arsye se kishte vendosur të barte shaminë dhe të mbulohej
    Ligjerisht , perderisa ne shkolle nuk eshte vendosur nje uniform e caktuar, nuk e perjashton dot nga shkolla pse ka ven shami .
    Ate pjesen : Te mbulohej , mendoj qe behet fjale per perce
    dhe me te drejt eshte e papranueshme ashtu sic jane minifunet dhe dekoltet ekstreme.

    Nqs ajo dhe familja e saj kane kerkuar me ngulm qe mos ta heqi percen eshte e drejta shkolles per ta perjashtuar.
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  10. #10
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876

    Për: Kosovë: përjashtohet nga shkolla vetëm se kishte vendosur të barte shami!

    Citim Postuar më parë nga Shtimjanii Lexo Postimin
    Vetem kur te eshte ne pytje shamia perndryshe edhe me minifund ben
    e kam fjalen pikerisht per ate shkolle.
    ka ndonje uniforme te percaktuar per nxenesit dhe nxeneset aty?
    Vasudhaiva Kutumbakam

Faqja 0 prej 16 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •