Close

Rezultati i Sondazhit: A eshte i drejte financimi nga shteti i subjekteve fetare ?

Votues
30. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • Po

    11 36.67%
  • Jo

    8 26.67%
  • Ti financojne vete besimtaret.

    11 36.67%
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 32
  1. #-9
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anėtarėsuar
    24-03-2004
    Postime
    986

    Qeveria Shqiptare financim Komuniteteve Fetare.

    Shume e drejte per mua e do ta sqaroj me poshte.

    Kryeministri e perseriti e sqaroi ate qe tha kur vajti per urime ne Krishtlindje.
    Qeveria shqiptare do bej nje ligj per financim te komuniteteve fetare e nga gjysma e dyte e vitit kur do kaloj pjesa tjeter e buxhetit do ti fut dhe keto , e kjo do jete ne vazhdim e perhereshme.

    Ka shume eksperienca ne bote qe VAREN NGA KUSHTET VECANTA E HISTORIKE TE CDO VENDI.
    Kuptohet flasim per ne perendim.
    Shtetet jane laike po shume i financojne komunitetet fetare.
    Psh ne Spanje ka nje perqindje ne takse [kuptohet e vogel] me vete qe vete per to ,e kjo varet dhe nga personi.
    Ne greqi shteti mbulon pjesen me te madhe te buxhetit te kishes ortodokse greke.
    Ne kroaci psh si ne vend ishkomunist, shteti i jep financim komuniteti katolik e po keshtu cdo prift quhet si nje mesus shpirteror e merr nje rroge nga shteti.

    etj

    Ne shqiperi qeverite qe pas 90tes DUHET TA KISHIN DETYRIM TE DEMSHPERBLENIN PER SHKATERIMIN E BERE KOMUNITETEVE FETARE PLUS QE DHE DETYRE PATRIOTIKE.
    Jo se qeverite e pas 90 kishin bere ndonje faj, po ne shtete normale shteti njeh demin qe i ka bere ne te shkuaren , pavaresisht kush ka qene, e e demshperblen e ne rastin tone deri sa te ringriheshin te pakten.
    Ne shqiperi ndryshe nga gjithe vendet e botes ku kishat xhamite etj mbahen nga komuniteti qe i ka e i perdor per sherbesat ato mbahen nga te huaj e ndonje here jo me qellime te mira.Eshte dhe ironike se thelmbi i kishes eshte te hedh rrenje e te dale nga komuniteti lokal te ciles i perket.

    Dhe ne te kaluaren edhe pse te varfer komunitetet lokale kane bere e mbajtur objekte shume te mira se qene tempuj te besimit te tyre.

    Me ka bere pershtypje objekte kultit te Bektashiane qe nuk ka dhe ndonje qe e mbeshtet nga jashte, vetem nga komuniteti lokal kane ristrukturuar ca teqe e qendra te tyre shume mire, vetem me financime lokale te komunitetit.

    Mendoj shteti duhet te japi para per komunitete.
    E per cdo prift, hoxhe e baba nje rroge e te cilesohet si nje mesus shpirteror, kjo ne baze te shtrirjes se tradites e shperndarjes gjeografike qe ka qene sipas komuniteteve lokale.
    Format jane nga me te ndryshme.
    Me ka bere pershtypje jashte edhe komunitet te vogla e benin nje sherbese javore edhe pse ndoshta ne objekte me te thjeshta e me nje njeri te tyre lokal qe qe edukuar e mesuar te udhehiqte nje sherbese.
    Komunitetet tona kane bere shume objekte shume te shtrenjta, ca nga keto me financime te medha nga jashte, e do qe me mire qe te hapeshin me shume si gjeografi e te benin objekte me te thjeshta, po kudo te hapeshin, e ato te funksjononin.
    Feja ka shume rendesi per edukimin e njerezve tani, se nje nga arsyet qe behen keto te pabera ne shqiperi eshte dhe ky boshllek fetar.

    Ne shqiperi duhet qe kisha xhamia a teqea qe i takon nje komuniteti lokal ai ta mbaj edhe financiarisht, sic e kane mbajtur ne keto 2000 vjete e ndertuar.
    Shteti ti kompesoj pjesen tjeter te shpenzimeve.
    Kjo eshte rruga qe duhet te ecim se nje nga tregusit e besimit eshte dhe ajo se sa komuniteti lokal mban objektin e tij, e ky objekt kur eshte i ndertuar nga vete ata behet me i dashur e pjese e tyre, sesa kur eshte financuar nga jashte.

    Financime nga jashte dhe do kete se nuk eshte te kemi fobira, po nuk ka kuptim e nuk eshte tregus i rritjes se besimit kur cdo gje behet nga jashte e nuk del nga komuniteti lokal qe i perket objekti e shteti i ketyre qytetareve.

    Nuk duhet haruar dhe kthimi i pasurive te tjera komuniteteve ca nga keto qe jane dhe pasuri kombetare duhet te kete dhe nje ligj specjal nga shteti.

    U zgjata pak po tema eshte interesante e shteti jone duhet te bej dicka ne kete drejtim.

  2. #-8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681

    Qeveria financon me ligj bashkesite fetare

    TIRANĖ- Qeveria mori sot vendimin e pėr pėrcaktimin e masės sė financimit, nė buxhein e vitit 2012, pėr bashkėsitė fetare qė kanė nėnshkruar marrėvėshje me Kėshillin e Ministrave.

    Nė vendimin e publikuar nėfaqen e Kėshillit tė Ministrave bėhet e ditur se "shuma 99 243 000 (nėntėdhjetė e nėntė milionė e dyqind e dyzet e tre mijė) lekė, e miratuar pėr financimin e bashkėsive fetare, pėr vitin 2012.

    Komuniteti Mysliman i Shqipėrisė pėrfiton shumėn 28 160 000 (njėzet e tetė milionė e njėqind e gjashtėdhjetė mijė) lekė, Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipėrisė pėrfiton shumėn 24 370 000 (njėzet e katėr milionė e treqind e shtatėdhjetė mijė) lekė, Kisha Katolike nė Shqipėri pėrfiton shumėn 24 720 000 (njėzet e katėr milionė e shtatėqind e njėzet mijė) lekė, dhe Kryegjyshata Botėrore Bektashiane pėrfiton shumėn 21 993 000 (njėzet e njė milionė e nėntėqind e nėntėdhjetė e tre mijė) lekė.
    (ma.ar/BalkanWeb)

  3. #-7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Une personalisht jam 100% kundra ketij ligji, sepse shteti eshte laik dhe nuk duhet te financoje bashkesite fetare. Shteti para se te financoje bashkesite fetare ti shperndaje keto lek neper komuna dhe komunat tja u japin atyre qe kan me shum nevoje.
    Shteti nuk ka pse perzihet ne keto pune e ne keto bisnese, sepse duhet te jene besimtaret e tyre qe duhet te financojne e jo shteti.
    Shteti ne kete menyre zgjedh se cilat bashkesi duhet te jetojne e cilat jo.
    Shteti duke ndare edhe shumat ne perqindje te ndryshme cakton vet se kush eshte dhe kush duhet te jete bashkesia fetare me e madhe.

    Shteti Italian e ka zgjidhur ndryshe kete problem dhe konkretisht cdo qytetar paguan nje here ne vit nje perqindje te vogel sipas te ardhurave vjetore qe quhet 5 per 1000.
    Cdo qytetar eshte i detyruar ta paguaje kete takse por atij i jepet nje liste prej me shum se 100 subjekte qe ai mund te zgjedhe se kujt tja japi kete takse. Nder keto subjekte jane edhe shoqatat bamirese, edhe komunat, edhe shoqatat shkencore, edhe te gjitha llojet e komuniteteve fetare,etj.... Ai qe nuk e firmos dhe nuk e cakton se kujt tja japi kete takse shteti e pjeston ne mes te gjith subjekteve.


    Pra eshte qytetari qe vendos se ke do te financoje dhe jo shteti por keto menyra demokratike nuk i interesojne Partise Demokratike se do meret me ligjet e plerave, dhe me kinesēen si gjuhe te dyte ne vend.

  4. #-6
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Qeveria le t'i financoje, por me kushtin qe cdo meshe a rit te mbahet ne gjuhen shqipe. Gjithashtu dhe arkitektura e objekteve fetare duhet te kontrollohet qe te jete e perafert me ate qe eshte perdorur tradicionalisht ne Shqiperi, e jo te sjellin arkitekture arabe e greke qe nuk e kemi pasur me pare ketu. Edhe kishat e xhamite shqiptare jashte, duhet te financohen nga shteti dhe me ane te tyre te perhapet kultura shqiptare.

  5. #-5
    Po nese krijoj un ndonje orgaizate budiste, marr ndonje lek?

  6. #-4
    Dominus Albanae Maska e Geri Tr
    Anėtarėsuar
    17-08-2009
    Vendndodhja
    Tirana the Shitty Metropolis
    Postime
    1,837
    Mesa di une,eshte hapur dhe nje sinagoge ne Tirane
    Tė gjitha gjėrat qė ne shohim apo duken, janė vetėm njė ėndėrr brenda njė ėndrre

  7. #-3
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    25-09-2011
    Postime
    329
    pėr bashkėsitė fetare qė kanė nėnshkruar marrėvėshje me Kėshillin e Ministrave.
    Din kush te me thoje ku mund ta lexoj kete marreveshje?

  8. #-2
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar mė parė nga dardajan Lexo Postimin
    Une personalisht jam 100% kundra ketij ligji, sepse shteti eshte laik dhe nuk duhet te financoje bashkesite fetare. Shteti para se te financoje bashkesite fetare ti shperndaje keto lek neper komuna dhe komunat tja u japin atyre qe kan me shum nevoje.
    Shteti nuk ka pse perzihet ne keto pune e ne keto bisnese, sepse duhet te jene besimtaret e tyre qe duhet te financojne e jo shteti.
    Shteti ne kete menyre zgjedh se cilat bashkesi duhet te jetojne e cilat jo.
    Shteti duke ndare edhe shumat ne perqindje te ndryshme cakton vet se kush eshte dhe kush duhet te jete bashkesia fetare me e madhe.

    Shteti Italian e ka zgjidhur ndryshe kete problem dhe konkretisht cdo qytetar paguan nje here ne vit nje perqindje te vogel sipas te ardhurave vjetore qe quhet 5 per 1000.
    Cdo qytetar eshte i detyruar ta paguaje kete takse por atij i jepet nje liste prej me shum se 100 subjekte qe ai mund te zgjedhe se kujt tja japi kete takse. Nder keto subjekte jane edhe shoqatat bamirese, edhe komunat, edhe shoqatat shkencore, edhe te gjitha llojet e komuniteteve fetare,etj.... Ai qe nuk e firmos dhe nuk e cakton se kujt tja japi kete takse shteti e pjeston ne mes te gjith subjekteve.


    Pra eshte qytetari qe vendos se ke do te financoje dhe jo shteti por keto menyra demokratike nuk i interesojne Partise Demokratike se do meret me ligjet e plerave, dhe me kinesēen si gjuhe te dyte ne vend.
    Mentaliteti komunist eshte ende mbizoterues ne Shqiperi - te gjithe te shikojne nga qeveria e shteti, si ne kohen e diktatures; ne kete rast qeveria kerkon ti mbaje ne "kontroll" qe te mos i nxjerrin ndonje problem; roli i tyre duhet te jete nje kontorno e te ashtuquajtures bashkejetese fetare.

    Pra, besimtare e klerike, ju besoni, por ama jam une qeveria qe iu mbaj, iua pres rubineten po folet te verteten (qe te shpeton).

  9. #-1
    Edhe une nuk jam dakord per kete ligj. Mire qe behet fjale per nje shume te konsiderueshme, por nuk jemi ne nje situate aq te mire ekonomike sa te financojme edhe fetaret.
    E per ēfare duhen bere keto financime? Per te jetuar hoxhallaret/priftat/dervishet?

    Do isha dakord per financime nga vete besimtaret, kush e ka mundesine edhe deshiren le te japi para institucioneve fetare, e jo shteti. Per me teper nje shtet si i joni ku ato lek do ishin me shume rendesi per jetesen e njerzve ose per infrastrukturen etj.

    La vita non si spiega, si VIVE!

  10. #0
    seksi dhe i rrezikshem Maska e qerosi
    Anėtarėsuar
    15-03-2004
    Vendndodhja
    dhome e guzhine
    Postime
    232
    Ky lloj veprimi eshte nje lloj propagande e shtetit qe te bleje simpatine dhe nga organet fetare ( ose ndjekesit e tyre).

    Se pari, ku merren keto lek, kur Shqiperia po futet perdite e me shume ne borxh deri ne fyt????

    Se dyti, nuk eshte e nevojeshme te subvencionohen organet fetare, pasi ato financohen nga strukturat e tyre me te larta, dhe nga vete ndjekesit.

    Me gjithe keto leke qe po u dhurohen atyre, mund te ndertosh spitale me te mira, mund ti shtohen sherbimeve sociale, te investohen ne infrastrukture, ose te subvencionohen biznese te medha qe gjenerojne vende pune.

    Por ndoshta keto ide jane idioteske, se eshte me mire te finacojme ekstermiste pro arabe-greke, te hapim medrese dhe shkolla greke.

    Cdo dite ne shqiperi miratohet nje ligj qesharak.
    Ergo cogito, ergo sum!

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Misioni Amerikan Nė Shqipėri (1946)
    Nga DriniM nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  2. 2 muaj para zgjedhjeve
    Nga Alienated nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 18-02-2009, 07:16
  3. Plavė e Guci
    Nga Davius nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 05-10-2008, 23:36
  4. Gjergj Kastrioti sipas pikėpamjeve antishqiptare
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  5. Cili ėshtė synimi i AKSH-sė?
    Nga Faik nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •