Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 26
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-11-2005
    Vendndodhja
    Ne Kosove
    Postime
    33

    Rikthimi i Ramush Haradinaj në politikën kosovare

    Cka mendoni ju nese R.Haradinaj kyqet serish ne politik?!

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-03-2005
    Postime
    359
    Vazhdon punen e tij prej politikani.

    Shume pyetje pa kuptim me duket, sqarohu pak qe te kuptojme me mire.

  3. #3
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Do te behet mire sikur te bashkohej me shoket e luftes, e te lere koalicionin me keta pacifistet qe aq shume e duan paqen e i frigohen luftes, e ne anen tjeter perhapin genjeshtra se ata jane qe luftuan.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-03-2005
    Postime
    359
    Citim Postuar më parë nga alibaba
    Do te behet mire sikur te bashkohej me shoket e luftes, e te lere koalicionin me keta pacifistet qe aq shume e duan paqen e i frigohen luftes, e ne anen tjeter perhapin genjeshtra se ata jane qe luftuan.
    Hashimi e Jakupi i lan se pari shoket e luftes. Ramushi u ka qendru besnik, vec ata ja punuan pas shpines.

    Per punen e koalicionit, edhe Hasha beri koalicion me njerzit qe e donin paqen dhe cmonin luften, koalicion qe deshen ta bejne prap, por LDK zgjodhi AAK si me te favorshme.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-11-2005
    Vendndodhja
    Ne Kosove
    Postime
    33
    Citim Postuar më parë nga Ariani_KS
    Vazhdon punen e tij prej politikani.

    Shume pyetje pa kuptim me duket, sqarohu pak qe te kuptojme me mire.
    Me qellim e bera keshtu pytjen qe te shreheni mendimin tual te lirshem e jo vetem ne nje kahje,pra mendoni qe eshte mire per Kosven,mendoni qe me qellim e len tani jasht politikes,ja ka friken dikush nese ai kthehet ne politik,cka e dallon nga politikanet tjere e tjera tjera.
    Pra mund te thuani krejt cka mendoni.

  6. #6
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Citim Postuar më parë nga Ariani_KS
    Hashimi e Jakupi i lan se pari shoket e luftes. Ramushi u ka qendru besnik, vec ata ja punuan pas shpines.

    Per punen e koalicionit, edhe Hasha beri koalicion me njerzit qe e donin paqen dhe cmonin luften, koalicion qe deshen ta bejne prap, por LDK zgjodhi AAK si me te favorshme.
    A prralla po me tregon ti mua a????

  7. #7
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Shume mire eshte kycja e tij e serishme ne politiken kosovare. Ai eshte nje martir, nje njeri qe diti t'e udheheq Kosoven edhe ne lufte dhe ne paqe, njerez te kalibrit te tij i duhen Kosoves.

    Politika kosovare perseri ka fituar nje impuls te madh me ri-kycjen e Ramush Haradinajt ne politike.

    -------

    Haradinaj: Grupi Negociator të bëjë ofertë konkrete për integrimin e serbëve të Mitrovicës

    23.03.2006 16:06 ET Prishtinë (KosovaLive)

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe ish-kryeministri, Ramush Haradinaj ritheksoi edhe një herë se nuk do të ketë ndarje të Kosovës dhe kërkoi nga Grupi Negociator që të dal me një ofertë konkrete për integrimin e komunitetit serb brenda institucioneve vendore
    My silence doesn't mean I am gone!

  8. #8
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Dita e parë e pavarësisë do të jetë fillimi i punës për zhvillimin e vendit, thotë Ha

    Prishtinë, 23 mars -

    Nga dita e parë e pavarësisë së Kosovës institucionet duhet të punojnë shumë më tepër për vendin, deklaroi sot Ramush Haradinaj, pas takimit të tij të parë me Presidentin Fatmir Sejdiu.

    Haradinaj tha se do të mbështesë presidentin, Qeverinë dhe të gjitha institucionet e Kosovës, ndërsa Presidentit Sejdiu i dha mbështetje të fuqishme veçanërisht për shkak të rolit udhëheqës të bisedimeve për statusin.
    Haradinaj për herë të parë ka rifilluar takimet politike me udhëheqës të institucioneve vendore, ndërsa takimin e parë e ka bërë me shefin e UNMIK-ut, Soren Jessen Petersen, prej kur Tribunali i Hagës ia riktheu të drejtën për tu marrë me politikë.

    "Me presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiun biseduam për punën dhe rolin e presidentit në Kosovë si institucion i unitetit, për rolin që tani më është edhe më i rëndësishëm në udhëheqjen e delegacionit për statusin", tha Haradinaj. Sipas tij meqense Kosova ndodhet para zgjidhjes së çështjes vitale, të statusit të saj, "atëherë roli i Presidentit është shumë i madh", dhe prandaj i ka shprehur mbështetjen e tij, ndërsa lavdëroi unitetin e delegacionit.

    "Jam i bindur se në mënyrën se si po punon delegacioni po gjen shprehje një unitet që është shumë i dobishëm dhe shumë i rëndësishëm", tha ai.
    Haradinaj tha se me Presidentin ka diskutuar veçanërisht për gjendjen ekonomike, e cila duhet të fillojë të zgjidhet me më shumë punë nga dita e parë e njohjes së pavarësisë së Kosovës. "Ne jemi pranë zgjidhjes së statusit, ka vështirësi në anën e investitorëve për shkak të mos zgjidhjes së statusit, por ne duhet të fillojmë t'i bëjmë përgatitjet nga dita e parë. Besoj se statusi i Kosovës do të jetë pavarësia, por nga dita e parë a pavarësisë ne duhet të punojmë sepse ka shumë punë në Kosovë", tha Haradinaj.

    Ish-kryeministri i vendit për 100 ditë, të cilin mandat e dorëzoi vullentarisht, poashtu pas dorëzimit vullentar në Hagë, tha se çështjen e Mitrovicës e sheh, brenda parimeve të vendosura nga Grupi i Kontaktit. "Në parimet e GK është përfshirë territori
    dhe është thënë se nuk do të ketë ndarje dhe në bazë të kësaj, neve na del si obligim si Kosovë që të kemi një ofertë se si të zgjidhim çështjen e qytetarëve serb në veriun e Mitrovicës”, tha ai, ndërsa shfaqi shpresën se institucionet e Kosovës do ta kenë një ofertë "për të ardhmen e tyre si qytetarë të Kosovës të integruar në Kosovë".

    Haradinaj këtë takim me gazetarë tha se e shfrytëzon për të falënderuar të gjithë ata që po e ndihmojnë fondin Haradinaj, dhe se kërkon mbështetje më të fuqishme. "Falë atyre jemi kështu si jemi dhe më lejoni me i thirrë për të më ndihmaur edhe më tutje", tha Haradinaj, që shporeson që me këto fonde ta fitojë lirinë e plotë, lirimin nga akuza e Tibunalit të Hagës.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    My silence doesn't mean I am gone!

  9. #9
    i/e larguar Maska e dibrani2006
    Anëtarësuar
    29-01-2006
    Vendndodhja
    Europe
    Postime
    2,693

    Thumbs up

    ben mire te vazdhoj punen aty ku e ka lene tung

  10. #10
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Haradinaj: Duhet plan konkret për ditën e parë pas pavarësisë

    Në Kuvendin e IV-të Zgjedhor të Aleancës së të Rinjve të Kosovës (ARK), kryetar i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se Kosova shumë shpejt do të jetë shtet i pavarur dhe kërkoi nga anëtarët e aleancës së të rinjve, që të përgatisin projekte konkrete për qeverisjen e Kosovën në ditën e parë pas pavarësisë së vendit.
    My silence doesn't mean I am gone!

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Hagë: Ramush Haradinaj shpallet i pafajshëm
    Nga RTP në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 103
    Postimi i Fundit: 29-11-2012, 17:32
  2. Leter e hapur drejtuar Ramush Haradinaj
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 30-11-2005, 09:16
  3. Aktakuza e tribunalit të Hagës për Haradinaj
    Nga I-amëshuar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 14:58
  4. Spiro Butka: Si luftova në krah të Ramush Haradinaj
    Nga demir në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-03-2005, 10:05
  5. Haradinaj nuk do të shkojë në KS të OKB-së
    Nga mani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 11-03-2005, 09:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •