Me te vertet ju tingellon quditshem. Mirpo eshte nje kuriozitet me te vertet i madh rreth Real Madritit. Tani ne postimin e meposhtem do te jap disa fakte interesante dhe ju do t'a thuani mendimin tuaj per keto se nese kam te drejt apo jo. Ndoshta nuk eshte dashur tia ve titullin "i mallkuar" "por "i pafat per futbolliste" apo keshtu diqka.
Ne vitin 2001 Zinedine Zidan u transferua ne Real Madrit per nje shume rekorde 66 milion paund. Ne sezonin 2001/02 Zidane e fitoi titullin e champions league me Real Madrit. Ne sezonin 2002/03 Reali fitoi titullin e kampionit ne premiera division.
Pas kesaj fillon nje histori e tmerrshme per lojtaret e Realit.
Ronaldo transferohet nga Interi ne Madrid ne vitin-sezonin 2002 dhe ne ate kohe Ronaldo kishte kaluar nje forme te shkelqyer ne boteror me Brazilin. Kishte shenuar 8 gola dhe ishte ylli i boterorit.
Ne vitin 2003 ne Real erdhi David Beckham i cili nje nga lojtaret me te mire ne Manchester United. Aty kishte shenuar 62 gola edhe pse nuk kishte rolin e sulmuesit, dinte te krosonte per mrekulli dhe dinte te shenonte gola te bukur nga gjuajtjet e lira.
Ne sezonin 2004-05 ne Real Madrid u transferua nga Liverpuli supertalenti Owen. Ne Liverpool kishte shenuar plot 118 gola per 216 ndeshje.
Ne vitin 2005 ne Real erdhi supertalenti Robinho i cili ishte nje dribler i shkelqyer te klubi Santos dhe kishte shenuar plot 40 gola. Vleresohej madje edhe si pasardhesi i Peles.
Pastaj erdhi ne sezonin 2005 Sergio Mendohej se ishte nje nga transferet me te qelluara te R.Madridit se bashku me Robinhon. Vleresohej nje nder mbrojtesit me te mire ne Sevilla dhe ne tere premiera divisionin.
(Pas renies se Juventusit nje rang me poshte, shume lojtar u larguan nga Juventusi per ne skuadra tjera. Keshtu veproi edhe trajneri i Juve Fabio Capello.)
Ne vitin 2006 ne R. Mardrid u transferua Fabio Capello i cili kishte bere mjaft ne Itali dhe ne Evrope.
Ne vitin 2006 me insistimin e Capellos ne Real erdhen Canavaro, Emerson dhe Cassano.
Canavaro-futbollisti me i miri(pas Zidanes) ne boterorin 2006. Gezoi nje forme te shkelqyer dhe fitoi titullin e boterorit me Italine.
Emerson nje prej mesfushoreve me te mire ne Itali. Vleresohej lart dhe ishte i pazevendesueshem ne Juventus.
Cassano-erdhi nga Bari ne Rome. Aty dalengadale po shenderrohej ne nje idhull te tifozeve. Shenonte pothuajse qdo ndeshje gola dhe kishte minutazhe te mjaftueshme ne klubin e tij-Roma. Madje vleresohej lart nga ikona e ketij klubi-Totti.
Po qka ndodhi me keta futbolliste? Qka i sollen Realit? Si perfunduan keta?
Pas triumfit ne Ch.league lojtaret perjetuan nje krize te madhe.
Zidane-ndoshta vetem ky mund te arsyetoje vete ne nje fare menyre edhe pse forma e tij ra plotesisht pas kesaj ngjarje.
Ronaldo-pritej shume nga ai kur erdh ne Real mirpo deshtoi edhe pse shenoi 87 gola. Filloi te shtonte peshe dhe nga dita ne dite ishte i dobet e me i dobet sa i perket lojes se futbollit. U largua kokeulur nga Reali per ne Milan dhe ketu posa mberrit menjehere i tregoi vlerat e tij duke shenuar 7 gola ne 14 ndeshje dhe duke dhuruar spektakel te madh per tifozet e Milanit.
Beckham-edhe ky ishte nje deshtim total Ne Manchester United bente mrekullira por ne Real situata ju keqesua. Deshtonte ne qdo ndeshje dhe mbahej nga Reali vetem per shkak te perfitimeve te klubit ndaj tij. Beckham ishte nje "miniere ari"
per R.Madrid. Edhe pse ne ndeshjet e fundit u mundua mjaft mirpo prap po ta llogarisim se ka qene nje deshtim i madh per 2-3 sezon atehere... . Nuk shenonte me aq shpesh nga gjuajtjet e lira kishte humbur aftesite e tij etj. Edhe Beckham u largua nga Reali per ne L.A Galaxy si nje transfer i deshtuar.
Owen-pritej shume nga ky lojtar por jo. Edhe ky deshtoi plotesisht. Nuk kishte minutazhe te mjaftuar ne Real. U largua per ne Newcastle si nje deshtim dhe nje transfer i panevojshem i Realit.
Robinho-edhe per kete futbollist ka patur kritika te shumta. Eshte pritur shume me shume nga Robinho. Mirpo ne nje fare menyre ky e arsyetoi transferin e tij mirpo nuk ndodhi ajo qka kishin pritur shume tifoze dhe kritik te futbollit. Edhe ky ne Real deshtoi. Tani pritet largimi i tij nga Reali.
Ramos-ne fillim ne asnje menyre nuk ambientohen ne klubin e tij te ri. Bente gabime qka rezultonin me humbje te ndeshjeve, edhe ate bente gabime amatoreske. Njerezit kur e shihni thoshnin se a eshte ky ai Ramos qe ne Sevilla kishte qene me i miri. Edhe ky deshtoi. Mirpo pas kohe kendjelljes se Realit(2007-deri me tani) ky filloi ta arsyetoi transferin e tij. Tani ka nje vend te sigurt ne 11-shen e pare te Realit.
Fabio Capello-transeferi i tij nuk mund te thuhet gjithaq i deshtuar. Ai ia solli titullin e kampionit te p.divison Realit. Mirpo titulli i fituar mund te quhet edhe me fat. Kryesia nuk pat besim tek Capello edhe per nje vit renovim kontrate. Kjo pershkak se e shendrroi Realin ne nje ekip me sistem pothuajse defansiv. Kete Reali nuk e kishte provuar asnjehere dhe ne shumicen e ndeshjeve ishte nje deshtim. Mirpo vetem kujtoheni lojerat e Realit sa jospektakulare ishin dhe sa te padeshiruara per tifozet.Ne ch.league deshtoi plotesisht. Keto ishin arsyet pse ai u largua edhe pse jo gjithaq si nje deshtim.
Canavaro-nuk e gjente veten asesi ne Real. Bente gabime te pafalshme ne mbrojtje dhe nuk pershtatej me sistemin e Realit. Megjithate prap Capello insistonte qe ta fuste ne perberje te pare, edhe pse deshtonte ne shume ndeshje. Vetem kujtohuni se qka i beri Carew Canavores ne ndeshjen Lion-Real. Edhe ne p.division Canavaro me nuk e kishte ate titullin "i pakalueshem". Shume lehte driblohej. Per mua Canavaro ka qene nje deshtim ne Real.
Emerson-edhe ky u largua menjehere pas perfundimit te stinorit si nje transfer i deshtuar.
Cassano-lojtari qe sipas meje ka humbur me se shumti. Ka qene ne nje forme te shkelqyer kur luante per Romen ndersa e humbi vendin edhe ne 15-shen e Realit. Nuk ndodhi ajo qe u prit nga ai. U fjalos me Capellon shume shpejt. U largua si nje transferim plotesisht i deshtuar per ne Samdoria.
Periudhat e erreta apo te mallkuara per futbollistet dhe per vet klubin sipas mendimit tim kane qene 2002-2006
Tani Real po e rimerr veten. Nistelroy nuk deshtoi, as Robeni siq po duket nuk do te deshtoje, e as Drenthe, Diarra etj. Siq duket ajo periudhe e erret eshte zhdukur nga siperfaqja e klubit te Realit. Por prap mbetet te shihet..........
Krijoni Kontakt