Cuna faleminderit per nderhyrjet edhe mireserdhe Matrix..!
Une i kam kaluar shpejt shkrimet e tua tek albforumi, por atje nuk marr pjese pasi sikur nuk me pelqen ti perkushtohem me shume se nje gjeje, edhe jam familjarizuar ketu...ashtu sic eshte...
Ne je nga tirana edhe ortodoks, nuk ka mundesi te mos me njohesh hehehehe (por ne privat)....
=====
Brari...
Roli i arkitektures kishtare ne nje shoqeri mesjetare bizantine te Ballkanit ka shume me teper rendesi se ai i vendeve si Italia (me qellime ekspansioniste fetare, prej ku vjen edhe ne fakt perdorimi i termit Katolik, duke pretendu se ato i perfshijne te gjitha ritet). Keshtu qe ndertimi bizantin ne itali do te ish pjese e politikes perfshirese te degeve te tjera te krishterimit ne Kishen romake.
Kjo metode ndiqet pa a shume edhe sot, po ta shohesh, kur ata po perdorin sa vjen edhe me shume stilet e ikonave bizantine...
Ndersa fjala vjen, ne vende si Greqi, Serbi, Bullgari etj vende ortodokse, do te ish krejtesisht e pamundur te shohesh nje sanktuar te vjeter ne stilin romak, pasi ne keto vende duke filluar qe nga kanonet kishtare liturgjike e doktronore e duke perfundu me ato te arkitektures, ka shume konformitet.
Pra ajo qe une dua te te them eshte se nqs ne Shqiperi del se Kishat, respektivisht ato te Krujes, varri i Skenderbeut, etj, jane te stilit bizantin, kjo tregon se aty ka mbisunduar ai rit., per vete faktin se ne vende me influenca bizantine Latinet do te perpiqeshin te lejne gjurme te arkitektures latine me teper e jo bizantine...
Me teper, vertete se arbereshet jane disa llojesh, por une fjalen e kam per ata nga veriu, e per me teper nga familja e Kastrioteve, qe jane bizantine ne rit, dmth ortodokse.
Katolik nga arbereshet ka patur vetem disa familje shkodrane, qe ua kam harru emrin, qe legjenda thote se shkun me ikonen e Zojes se mire te Shkodres per ne Gjenazano, prane Romes e disa te tjere, por shumica perfshi te gjitha krahinat jane te ritit bizantin.
Tjeter, pamvaresisht nga nderrimi i fese prej kastrioteve, disa here ne ritet e ndryshme te krishterimit, mund te thuhet se shihet qarte origjina e tyre ne ritin bizantin. Nderimi i fese ka qene nje gje normale ne ate kohe per aleanca, edhe ne fund te fundit, princat nuk jane teologe te dine rrenjesisht dallimet. Por Shqiponja dy krereshe, martesa me ortodokse ne kishe ortodokse te Shen. Triadhes (Ardenice), vellai Raposh murg i manastirit serb te malit te Shenjte ne Greqi, e bija shenjtore ortodokse, Kidhat e Krujes bizantine, tregojne se riti bizantin ka qene jo vetem jo inferior, por me teper mbizoterues ne Shqiperi.
Ndersa per fjalem Serb as qe ka lind ndonje pyetje ne kete teme.
Krijoni Kontakt