Kalendari Kishtar i 7 nėntorit pėrkujton Shėn Ernestin e Zvifaltenit, Abat
Pėr jetėn e Shėn Ernestit kemi njoftime tė pakta. Dihet se emri Ernest vjen nga gjermanishtja e do tė thotė guximtar si shqiponjė. Dimė se nė vitin 1140 ishte abat nė manastirin e Zvifalten (Vurtemberg), themeluar nė vitin 1089 nga kontėt Kuno e Liutold fon Ashalm. Me sa duket kėtė detyrė e kreu pėr njė kohė tė shkurtėr, sepse nė vitin 1146 dha dorėheqjen e u bashkua me ushtritė e kryqėzatės tė organizuar nga Mbreti Konradi III. Dihet pak pėr veprimtarinė e Shenjtit si abat, mė pak akoma pėr fundin e tij. Sipas gojėdhėnės, ra nė duart e saraēenėve e u martirizza mizorisht. Prej kėndej, nė manastirin e tij nderohet si martir. Festa e Shėn Ernestit kremtohet mė 7 nėntor. Nganjėherė ngatėrrohet me Shėn Ernestin e Nereshaimit, i cili mori pjesė nė Kryqėzatėn e parė.Nė kishėn abaciale tė Zvifalten e pikėrisht mbi eletrin e Shėn Shtjefnit, ruhet edhe sot e kėsaj dite njė shtatore e shėn Ernestit, tė cilit i kushtohen edhe dy piktura.
Krijoni Kontakt