Close
Faqja 6 prej 7 FillimFillim ... 4567 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 64
  1. #51
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534
    RELACIONI, JEZUSI NDAJ BASHKEKOHASVE!


    Saducenjtė

    Sipas studiuesve ėshtė e shumė mundur se kjo fjalė ėshtė lidhur me priftin e Salomonit, Sadokun (1 Mbr 2, 35). Si organizatė lajmerohet ne kohė te Gjon Birkanit. Ishte e perberė nga aristokracitė priftėrore tė pasur, nė veēanti ruanin paragrafet ku bėhet fjalė pėr flijim, sherbesė prifterore. Nė kėtė organizatė nuk bėnin pjesė vetem prifterinjtė, kryeprifterinjtė, por kishte edhe anėtar tė aristokracisė laike.


    Nuk e pranonin gojėdhanėn, traditen. Nuk besonin nė ngjallje te tė vdekurve, shperblimin pas vdekjes, ekzistencen e engjejve dhe te djajeve.

    Duke shpjeguar Ligjin fjalė pėr fjalė, kishin qendrime rigoroze. Sa i perket politikes, lehtė u pajtuan me pushtetin romak, sepse ata iu dhanė mundėsi ta ruajnė poziten e tyre qė kishin mė parė. Nuk kishin autoritet tė fortė nė popull.
    Ndryshe nga farisenjtė, ishin konservative. Nuk ishin tė interesuar qė populli tė rritet nė fe, por ne shume kujdeseshin per funksione dhe Tempull. Me rrenimin e Jerusalemit ne vitin 70 pas Kr. kjo organizate u zhduk.




    vazhdon-->
    Gjej kohen tė lexosh, ėshtė themel i tė diturit.

  2. #52
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534
    RELACIONI, JEZUSI NDAJ BASHKEKOHASVE!



    Skribet


    Per here te pare permenden ne kohe te Salomonit, nenpunes te shkolluar. Skribet filluan te shkruajne literaturen te diktuar ne Izrael.

    Ne shekullin e pare, skribet ishin jurist, moralist dhe teolog. I therrisnin mesues, mbrojtes, mesues Ligji. Disa prej tyre ishin edhe themelues te disa shkollave: Hilall dhe Shaman, ndersa te tjeret gezonin autoritet te madh si psh. Gamaleil.

    Formuan Midrashin, shkruajten Talmudin. Kodifikimi i gojedhes me te vjeter quhej Mishna. Mishna eshte grumbull rregullash e normash te cilet quheshin Haleketh. Tosefta - plotesimi, ishte e ngjashme me Mishnen per nga permbajtja dhe trajta. Gamera - permbante tradita qe nuk ndodheshin ne Mishna. Pra Mishna dhe Gemara se bashku perbejne Talmudin - mbledhje e traditave te rabineve. Te gjitha keto shkrime i shkruan skribet.

    Megjithese ne ungjij skribet gati gjithnje permenden se bashku me farisenjte, nuk ishin te njejte. Eshte e vertete se shumica e skribeve ishin ne ane te farisenjve. Per kete arsye farisenjte kishin autoritet edhe me te madh. Ishin mesues te mire, por nuk i zbatonin ne jete ato qe i mesonin (Mt 23, 2).



    vazhdon-->
    Gjej kohen tė lexosh, ėshtė themel i tė diturit.

  3. #53
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534
    RELACIONI, JEZUSI NDAJ BASHKEKOHASVE!



    Keshilli i Larte - Sinderi

    Fillimi dhe perberja e Sinedrit nuk eshte e qarte, por gjate kohes se romakeve ky organ kishte formen e persosur dhe kompetencat te precizuara. Sinedri ishte gjyqi me i madh hebre. Ishte i perber prej 70 anetareve, duke mos e llogaritur kryepriftin, i cili ishte kryetar i ketij Keshilli. Anetaret e Sinedrit ndaheshin ne tre grupe: kryetaret e familjeve prifterore, pleqte, te cilet perfaqesonin aristokracine laike dhe skribet. Sinedri ishte kompetent per cdo shkelje te Tores, qe do te thote si ne fushen qytetare, poashtu edhe ne ate fetare kishte te drejte gjykimi.

    Sinedri kishte edhe policine e tij dhe kishte te drejte te burgose secili qe e meritonte. Kishte te drejte edhe te gjykoje per vdekje, por kete vendim duhej ta vertetonte perfaqesuesi i Romes (krah. Gjn 18, 31).

    Sinedri mori vendimin qe Jezusi te kryqezohej, sepse e mbante veten se eshte Hyj e kjo ishte blasfemia me e madhe se cdo gje tjeter.




    vazhdon-->
    Gjej kohen tė lexosh, ėshtė themel i tė diturit.

  4. #54
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534

    Gjithēka mbi Jezu Krishtin

    Prej fillimit deri te Dielen e Larit!


    Qe prej fillimit te ministerit, populli ishte i mrekulluar me Jezusin. Ky gezim filloi ne sinagogen e Nazaretit (Lk 4, 22), pastaj ne sinagoge ne Kafarnaum (Mk 1, 22). Pasi qe e sheroi te djallosurin ne kete sinagoge, zeri mbi Jezusin u perhap ne cdo ane te Galilese (Mk 1, 28). Fama e tij u rrit edhe me shume, kur Jezusi e sheroi te gerbulurin. Aq e madhe u be fama e tij, sa qe Jezusi terhiqej ne qetesi. Zeri per Jezusin arriti edhe te farisenjte. Keta filluan ta percjellin, por nuk reaguan.

    Jezusi gjendet ne Kafarnaum: ne shtepi te Pjetrit predikonte fjalen e Hyjit. Ishte i pranishem nje numer i madh njerezish. Nder keta ishin edhe disa skribe, te cilet e percjelln kete mesues te dyshimte. Shen Luka permend edhe farisenjte. Me kete thuhet se prej fillimit Jezusin e percjellin perfaqesuesit e popullit.

    Ishte e shtune - Jezusi sheroi te gebulurin me fjale: "Hyji t'i fali mekatet". Duket qarte se Jezusi i tha keto fjale: "Une t'i fala mekatet", sepse keshtu e kuptuan edhe farisenjte. Per ata kjo ishte blasfemi, mekat i madh. Jezusin perveteson fuqine te cilen e ka vetem Hyji. Farisenjte nuk e thane kete, por keshtu menduan. Jezusi e dinte se cfare mendonin. Mbeten te befasuar, kur Jezusi i qortoi per mendim te tille. Jezusi ka pushtet t'i fale mekatet . Me nje fjale, Jezusi eshte Hyj. Per kete edhe do te kryqezohet (Mk 2, 2-12).

    Mateu pergatiti nje darke pershendetese dhe falenderuese. Ishte i pranishem edhe Jezusi me nxenesit e tij. Farisenjte dhe skribet ishin diku afer.

    Ata gjeten rastin per te biseduar me nxenesit. Keta kundershtojne, edhe pse mesuesi i tyre rrinte ne shoqeri me mekataret. Jezusit i ra ne vesh kjo verejtje dhe iu drejtua atyre: "Te shendoshet nuk kane nevoje per mjek, por te semuret" (Lk 5r, 27-32).

    Nxenesit e Jezusit nuk agjeronin: farisenjte e verejten kete dhe pyeten Jezusin. Jezusi iu pergjigj me disa shembelltyra (Mk 2, 18-22).

    Ishte e shtune: nxenesit keputnin kallinj, i shkokelonin ne dore dhe i hanin. Disa farisenj u kundershtuan per arsye se ishte e shtune. Jezusi iu dha pergjigje, duke cituar librat mbi Davidin dhe buket e kushtimit...

    "Biri i njeriut eshte zoteria i se shtunes" (Lk 6, 1-5). Te shtunen e ardhshme Jezusi mesonte ne Tempull. Ketu e sheronte nje njeri qe e kishte doren e thare. Aty ishin edhe kundershtaret e Tij. Pastaj i pyeti ata: "A eshte e lejuar te behet mire te shtunen?" Ata heshten dhe u larguan. Pas kesaj vendosen ta vrasin Jezusin.

    Ende jemi ne fillim te ministerit te Jezusit dhe kundershtaret e tij vendosin ta mbysnin. Para disa javesh blasfemoi (dy here): e prishi te shtunen. Jezusi per ta ishte jashte bashkesise hebraike sa i perket besimit...



    vazhdon-->
    Gjej kohen tė lexosh, ėshtė themel i tė diturit.

  5. #55
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534

    Gjithēka mbi Jezu Krishtin Zot

    Prej fillimit deri te Dielen e Larit!
    vazhdim



    Jezusin e takojme te pikelluar per shkak te ngurtesise se zemres se tyre dhe i shikon me hidherim per kete (Mt 3, 1-6).

    Duke mesuar per lemoshen Jezusi i quan farisenjte dhe skribet shtiracake. Shtiracakia (hipokrizia) e tyre eshte se kur ata japin lemoshe, kerkoje lavdi nga populli. Me te njejtin emer i quan edhe kur meson mbi lutjen dhe agjerimin (Mt 6, 2-8; 6, 1-18).

    Jezusi ishte mysafir i nje fariseu qe quhej Simon. Hyri nje grua mekatare, e cila filloj t'ia laje kembet Jezusit me lot, duke ia thare me floke te vet dhe duke ia lyer me kryet e parfumosur. Simoni u skandalizua. Jezusi kesaj gruaje ia fal mekatet. Nuk ndodhi kurrefare reaksioni, pos qe e u mrekulluan me kete ngjarje (Lk 7, 36-58).

    Kur Jezusi e sheroj nje te verber memec, farisenjte dhe skribet thoshin se kete e beri me ndihmen e djallit - Belsebulit. Kjo eshte akuza me e madhe kunder Jezusit. Jezusi mbrohet me dy argumente: djalli-djallin nuk e debon, duke u thirre me praktiken e eksorcizmit hebraik (krah Vap 19, 13-15; Mk 3, 22-27).

    Jezusi ishte ne Jeruslem: te shtunen sheroi nje te semure. Kundershtaret e tij kerkonin tashme edhe me teper ta vrisnin. Arsyeja ishte se e quante veten Zot dhe Hyjin e quante Ate te tij, duke e barazuar veten me Hyjin (Gjn 5, 9-18).

    Ishte festa e Tebanave: ne gjysmen e festes Jezusi u ngrit ne Tempull dhe po mesonte. Judenjte u cuditen dhe e pyeten: si i di shkrimet, meqenese nuk i ka mesuar? Me kete rast filloi edhe debati ndermjet Jezusit dhe kundershtareve.

    Duke qene se Jezusi iu dha pergjigje per sa i perket mesimit te tij, duke iu thene mesimi i tij eshte mesimi i Atit dhe i pyet haptazi pse duan ta vrasin? Mos per arsye se kishte shkelur ligjin e se shtunes? Jezusi do te jete ai qe jep pergjigje kesaj pyetje, duke iu thene se ata e prishin te shtunen kur bejne rrethprerje (Gjn 7, 15-24).

    Jezusi prape kthehet ne Galile. Aty shkojne nga Jerusalemi dhe disa farisenj dhe skribe. Detyra e tyre eshte qe te mblidhnin materiale kunder Jezusit.

    Nje dite para se te hanin, nxenesit e Jezusit nuk i lane duart. Kete e verejten farisenjte dhe skribet. Me kete nxenesit nuk iu permbajten tradites.

    Fajtor per kete u shpall mesuesi i tyre. Ne kete rast Jezusi, perseri i quan shtiracak, njerez qe kujdesen per te jashtmen, formen. Me pak fjale, tradita nuk ishte e obliguar, sepse dalin nga krijesa njerezore, pa autoritet hyjnor. Per kete Jezusi quhet "heretik" (Mt 15, 9).

    Me qellim qe ta provokojne Jezusin, farisenjte kerkojne shenja nga qielli. Kjo kerkese e tyre, Jezusin e brengosi. Pasi qe i dinte dredhite e tyre, iu tha se nuk do te jap asnje shenje tjeter pervec se shenjes se Jones (Mk 8, 11-13).

    Jezusi kalon ne Jude dhe Peraje. Judea ishte vend me i rrezikshem se Galilea. Mirepo e di se nuk do t'ndodhe asgje, sepse ende nuk kishte ardhe koha e tij. Ne Jude shpeshhere takojme farisenjte dhe skribet rreth Jezusit. Sapo Jezusi hyri ne Jerusalem, kundershtaret intensivisht e kerkonin. Keshilli i Larte dergoi funksionaret qe ta kapin, mirepo funksionaret e Ligjit te habitur me mesimin e tij dhe te mrekulluar nuk vene doren ne te. Kete here ndermjet anetareve dhe funksionareve te Keshillit te Larte erdhi deri tek ndarja. Disa ishin kunder Jezusit e disa per Jezusin (Gjn 7, 45-53). Pas pak do te thote Jezusi per vetveten se eshte Drita e botes.




    vazhdon-->



    http://www.bibla.net
    Gjej kohen tė lexosh, ėshtė themel i tė diturit.

  6. #56
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534
    Prej fillimit deri te Dielen e Larit!
    vazhdim



    Farisenjte kundershtojne Jezusin duke thene se kjo deshmi e tij nuk eshte e vertete. Jezusi reagoi per arsye se ata gjykonin ne menyre te kufizuar, te cekte. Ne kete menyre gjykojne duke mos hyre ne thellesite hyjnore. Jezusi nuk gjykon me kete kriter. Kur gjykon, gjykimi i tij eshte i vertete. Ai nuk ka nevoje te deshmoi per vete, sepse per te deshmon ai i cili e dergoi, pra Hyji Ate.

    Tani farisnjte kerkojne t'ua tregoj Atin. Jezusi ju thote se nuk do te kishte efekt, po te vinte edhe ai, sepse nuk do ta njihnin. Ati eshte ne Jezusin . E humben duresen dhe provuan ta kapin, por nuk e kapen.

    Pak me vone Jezusi iu thote se do te shkoj se shpejti dhe ata do ta kerkojne, por do te vdesin ne mekat per arsye se nuk besuan ne te.

    Paralajmeroi vdekjen e tij. Kundershtaret nuk e kuptuan. Menduan se deshironte te bej vetvrasje. Kete edhe e deshironin ata. Jezusi dhe farisenjte jane dy botera te ndryshme. Jezusi nga lart e keta nga poshte. Keta do te mbesin poshte ne qofte se nuk do t'i besojne (Gjn 8, 12-29).

    Ne pyetje ishte aftesia. Jezusi pranon se ata e kane nga Abrahami, por sic duket per Jezusin ata mendonin se e kishte prej djallit.
    Keta e akuzojne Jezusin duke i thene se e ka djallin. Jezusi pohon dhe thote se ai e adhuron Atin e tij e nuk kerkon lavdine e tij. Jezusi ishte para Abrahamit. Kur degjuan kete, kapen gur per ta gjuajtur, por Jezusi doli prej oborrit te tempullit (Gjn 8, 37-59).

    Ishte perseri e shtune: prape mrekulli. Jezusi e sheron te verberin. Pas pak kohe Jezusi perseri e takon kete njeri. Ky pasi e pa dhe e mori vesh se kush e sheroi, iu lajmeroi farisenjve. Porsa u takua per se treti here me kete njeri i tha: "Erdha ne bote qe te shohin ata qe jane te verber dhe jo te verbohen ata qe shohin!" Kjo i goditi ne zemer dhe e pyeten Jezusin: "Valle a thua se edhe ne jemi te verber?" Jezusi iu pergjigj: "Po te ishit te verber, s'do te kishit mekat, porse iu thoni: 'Shohim!' Prandaj mekati mbetet juaj mbetet ne ju. Me kete ata u ndien te fyer (Gjn 9, 1-41).

    Duke treguar shembelltyren mbi bariun dhe vjedhesin, Jezusi deklaroi se eshte Dera dhe Bari i mire, derisa ata qe ishin para tij ishin vjedhes. Efekti i ketij bisedimi ishte ndarja e re ndermjet hebrenjve: disa farisenj pajtohen me Jezusin e te tjeret mendonin se Jezusi ka djallin (Gjn 10, 19-21).

    Jezusi me shembelltyren e nje fariseu e te nje doganieri, kritikon ashper mendjemadhesine, vetkenaqesine e cila mbyll hyrjen, afrimin e Hyjit. Kete duhet kuptuar porsi akuze kunder kundershtareve (Lk 18, 9-14).

    Jezusi nje te shtune mesonte ne nje sinagoge. Ketu e sheroi nje grua qe ishte e semure 18 vjet: ishte e kerrusur. Kete mrekulli askush nuk e pohonte. Mirepo udheheqesi i sinagoges ishte i zemeruar ne Jezusin sepse e sheroi gruan diten e shtune. Udheheqesin dhe ata qe mendonin sikur ai, Jezusi i quan hipokrite, sepse edhe ata e shkelin te shtunen. Si degjuan keto fjale u ra hije e zeze (Lk 13, 10-17).




    vazhdon-->



    http://www.bibla.net
    Gjej kohen tė lexosh, ėshtė themel i tė diturit.

  7. #57
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534

    Thumbs up Gjithēka mbi Jezu Krishtin Zot

    Prej fillimit deri te Dielen e Larit!
    vazhdim



    Farisenjte kundershtojne Jezusin duke thene se kjo deshmi e tij nuk eshte e vertete. Jezusi reagoi per arsye se ata gjykonin ne menyre te kufizuar, te cekte. Ne kete menyre gjykojne duke mos hyre ne thellesite hyjnore. Jezusi nuk gjykon me kete kriter. Kur gjykon, gjykimi i tij eshte i vertete. Ai nuk ka nevoje te deshmoi per vete, sepse per te deshmon ai i cili e dergoi, pra Hyji Ate.

    Tani farisnjte kerkojne t'ua tregoj Atin. Jezusi ju thote se nuk do te kishte efekt, po te vinte edhe ai, sepse nuk do ta njihnin. Ati eshte ne Jezusin . E humben duresen dhe provuan ta kapin, por nuk e kapen.

    Pak me vone Jezusi iu thote se do te shkoj se shpejti dhe ata do ta kerkojne, por do te vdesin ne mekat per arsye se nuk besuan ne te.

    Paralajmeroi vdekjen e tij. Kundershtaret nuk e kuptuan. Menduan se deshironte te bej vetvrasje. Kete edhe e deshironin ata. Jezusi dhe farisenjte jane dy botera te ndryshme. Jezusi nga lart e keta nga poshte. Keta do te mbesin poshte ne qofte se nuk do t'i besojne (Gjn 8, 12-29).

    Ne pyetje ishte aftesia. Jezusi pranon se ata e kane nga Abrahami, por sic duket per Jezusin ata mendonin se e kishte prej djallit.
    Keta e akuzojne Jezusin duke i thene se e ka djallin. Jezusi pohon dhe thote se ai e adhuron Atin e tij e nuk kerkon lavdine e tij. Jezusi ishte para Abrahamit. Kur degjuan kete, kapen gur per ta gjuajtur, por Jezusi doli prej oborrit te tempullit (Gjn 8, 37-59).

    Ishte perseri e shtune: prape mrekulli. Jezusi e sheron te verberin. Pas pak kohe Jezusi perseri e takon kete njeri. Ky pasi e pa dhe e mori vesh se kush e sheroi, iu lajmeroi farisenjve. Porsa u takua per se treti here me kete njeri i tha: "Erdha ne bote qe te shohin ata qe jane te verber dhe jo te verbohen ata qe shohin!" Kjo i goditi ne zemer dhe e pyeten Jezusin: "Valle a thua se edhe ne jemi te verber?" Jezusi iu pergjigj: "Po te ishit te verber, s'do te kishit mekat, porse iu thoni: 'Shohim!' Prandaj mekati mbetet juaj mbetet ne ju. Me kete ata u ndien te fyer (Gjn 9, 1-41).

    Duke treguar shembelltyren mbi bariun dhe vjedhesin, Jezusi deklaroi se eshte Dera dhe Bari i mire, derisa ata qe ishin para tij ishin vjedhes. Efekti i ketij bisedimi ishte ndarja e re ndermjet hebrenjve: disa farisenj pajtohen me Jezusin e te tjeret mendonin se Jezusi ka djallin (Gjn 10, 19-21).

    Jezusi me shembelltyren e nje fariseu e te nje doganieri, kritikon ashper mendjemadhesine, vetkenaqesine e cila mbyll hyrjen, afrimin e Hyjit. Kete duhet kuptuar porsi akuze kunder kundershtareve (Lk 18, 9-14).

    Jezusi nje te shtune mesonte ne nje sinagoge. Ketu e sheroi nje grua qe ishte e semure 18 vjet: ishte e kerrusur. Kete mrekulli askush nuk e pohonte. Mirepo udheheqesi i sinagoges ishte i zemeruar ne Jezusin sepse e sheroi gruan diten e shtune. Udheheqesin dhe ata qe mendonin sikur ai, Jezusi i quan hipokrite, sepse edhe ata e shkelin te shtunen. Si degjuan keto fjale u ra hije e zeze (Lk 13, 10-17).




    vazhdon-->



    http://www.bibla.net
    Gjej kohen tė lexosh, ėshtė themel i tė diturit.

  8. #58
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534

    Ghithēka mbi Jezus Krishtin - Zot

    Prej fillimit deri te Dielen e Larit!
    vazhdim



    Ne Jerusalem festohej e kremtja e kushtimit te Tempullit. Kundershtaret degjuan se Jezusi ishte ne qytet. Pasi e takuan e pyeten: Nese je Mesia na thuaj haptazi? Jezusi iu pergjigjet: "Une dhe Ati jemi nje".

    Porsa degjuan keto fjale, per ta ishin blasfemi, kapen gure per ta vrare. Jezusi vazhdon duke iu thene se veprat e tij deshmojne qe ben veprat e Atit. Keta perseri moren gure, deshen ta kapin, por u doli prej duarve (Gjn 10, 22-39).

    Jezusi arriti ne Peraje: farisenjte e vendit i thane "Ik prej ketu se Herodi do te vrase". Duket se farisnjte e vendit e ndoshta edhe vet Herodi deshiron qe Jezusi te largohej e keshtu te ishin te qete. Me nje fjale, deshirojne ta frikesojne dhe ta kercenojne Jezusin, qe te largohet.

    Jezusi porositi Herodin qe te mos shqetesohet, sepse tragjedia nuk do te ndodhe ne territorin e tij, por ne Jerusalem (Lk 13, 31-33).

    Ne nje gosti te grishurit zgjidhnin vendet e para. Jezusi e vuri re kete dhe i qortoi per kete marri. Me kete sulom farisenjte dhe skribet, te cilet kerkojne lavdi dhe deshmojne gjithnje te jene te paret (Lk 14, 7-11).

    Shembelltyren qe e tregoi Jezusi mbi sherbetorin e pandershem, farisenjte e perqeshin. Ishin njerez qe s'i ngop gje me para. Jezusi gjykon formalitetin ne sy te njerezve. Keta kishin mundesi t'i mashtrojne njerezit, por jo edhe Hyjin.

    Farisenjte dhe rabinet e asaj kohe ishin te interesuar per kohen, vendin dhe menyren e ardhjes se Mbreterise se Hyjit. Pyetja e farisenjve drejtuar Jezusit eshte vetem: kur? Mirepo ne pergjigje te Jezusit shihet se pyeten edhe ku dhe ne c'menyre?.

    Sa i perket menyres, Jezusi thote se Mbreteria e Hyjit mund te shihet vetem me sy feje, konkretisht me fe ne Jezusin. Ne pyetjen: ku? Jezusi thote: 'As ketu, as atje, por ne cdo vend'. Sepse Hyji nuk territorial, as qe eshte i kufizuar vetem ne nje popul. Ne pyetjen kur? Jezusi thote se ajo ka ardhur eshte ketu, ne ju apo mes jush (Lk 17, 20-21).

    Edhe sa i perket ceshtjes se marteses, farisenjte kane qellimin ta provokoje Jezusin. Mirepo Jezusi cdo provokimi te tyre e merr si rast ta shpalle mesimin qe e kishte ne fillim: ndalon ndarjen e martesave absolutisht (Mt 19, 3-9).

    Lazri, miku i Jezusit, vdiq. Jezusi degjoi per kete. Megjithse Judea ishte rrezik per te, vendosi te shkoi ne Betani. Arriti ne Betani dhe e ngjalli Lazrin. Degjuan farisenjte se Jezusi ishte ne Betani. Keta e informuan Keshillin e Larte. Keshilli i Larte u mblodh ne kuvend dhe solli vendimin: Jezusi duhet te vdese. Ky vendim i ra ne vesh Jezusit e per kete u largua nga Betania ne Efraim (Gjn 11, 5-54). Jezusi nuk deshiron ta kapin para se te vije ora e tij.

    Tani Jezusin e gjejme ne Jerihon ku ishte mysafir i nje kryetaksambledhesi me emer Zake. Aty afer ishin disa dashamire te farisenjve. Keta filluan te nynikasnin plote cudi kur Jezusi hyri ne shtepi te nje mekatari (Lk 19, 1-7). Me vone perseri e takojme Jezusin ne fshatin e Lazrit ne shtepi te nje Simoni te gerbulur. Degjuan edhe anetaret e Keshillit, por nuk ndermoren asgje. Kjo mund te shpjegohet se Jezusi nuk ishte kesaj here ne radhe, por Lazri, sepse ishte 'shkaktar' se shume besuan ne Jezusin (Gjn 12, 10).



    vazhdon-->


    toni77



    Lexoni Biblen online nė gjuhen shqipe
    http://www.bibla.net
    Gjej kohen tė lexosh, ėshtė themel i tė diturit.

  9. #59
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534

    Gjithēka mbi Jezu Krishtin Zot

    vazhdim
    Prej Dieles se Larit e deri te Premten e Madhe



    Jezusi hyn solemnisht ne Jerusalem si Mesi. Populli i brohoriti porsi Mesi. Ne popull, kuptohet jane edhe farisenjte. Kane per detyre ta percjellin ne cdo hap. Kerkuan prej Jezusit ta qortoje popullin, sepse mund te ndermarrin ndonje gje kunderj Jezusit. Me kete deshironin ta frikesonin. Jezusi nuk frikesohet. Ai e dinte se romaket nuk paraqesin rrezik per te.

    Vazhdon rrugen, duke mos e qortuar aspak popullin. Duket se vet Jezusi potencionon brohoritjet. Shkoi drejt ne Tempull. Ne Tempull ishin disa perfaqesues te Keshillit. Nje shumice e madhe e popullit e percillte dhe klithte prej gezimit. Porsa degjuan keto klithje iu afruan Jezusit dhe ne menre te ashper e urdheruan ta qetesoj popullin. Por pas kesaj, asgje tjeter nuk ndermoren kunder Jezusit. Prisnin rast me te volitshem (Lk 19, 28-44). Jezusi eshte perseri ne Tempull. Derisa po mesonte popullin ne Tempull, farisenjte sollen nje grua te zene ne kurorethyerje. E pyeten Jezusin se c'thote per kete grua. Qellimi i tyre ishte ta provokonin. Ata ishin te vetdijshem se Jezusi e di se ne keto raste ligji eshte i qarte. Por ne qofte se Jezusi nuk do te perdore edhe tani ligjin, atehere do ta akuzojne. Jezusi u pergjigj ne nje menyre qe per ta ishte e papritur: Kush eshte prej jush pa mekat, le ta hedh i pari gurin ne te. Me fjale te tjera, kush eshte mekatar nuk ka te drejte morale ta gjykoje mekatarin tjeter. U larguan duke i leshuar guret ne toke (Gjn 35, 8-11).

    Pasi qe i largoi Jezusi tregetaret prej Tempullit, ata i quajti cuba, hajna. Keshtu i quajti edhe ata qe e lejuan kete gje. Anetaret e Keshillit dhe te tjeret u fyen per se tepermi. Keta kerkonin rastin dhe menyren ta vrisnin, por dronin nga populli (Mk 11, 15-18).

    Ditet e fundit Jezusi i kalon ne Tempull. Keshtu qe perseri e takojme duke mesuar popullin. Porsa e pane perfaqesuesit e popullit te Izraelit, e pyeten per pushtet me te cilin ben keto vepra. Jezusi u pergjigj me pyetje mbi prejardhjen e Gjon Pagezuesit.

    Keta ishin ne hall c'te pergjigjeshin ne kete pyetje. Nuk folen! As Jezusi nuk iu tregoj (Mt 21, 25-27). Duket se ky debat u vazhdua. Jezusi pastaj tregon nje shembulltyre u ishte drejtuar kundershtareve. Keta e kuptuan se Jezusi i barazonte keta me vreshtaret gjakesor. Perseri kerkojne ta vrasin, por e kishin te qarte se shumica e popullit ishte ne ane te Jezusit (Mt 21, 33-46).

    Kundershtaret gjithsesi deshirojne ta zene Jezusin ne ndonje kurth. Pra dergojne disa nxenes dhe me ta disa herodian ta pyesin Jezusin mbi pagimin e tatimit Cezarit. Feshta ishte afer. Perfaqesuesit romake do te jene ne qytet keto dite dhe herodianet, ne qofte se Jezusi thote se nuk eshte nevoja t'i paguhet Cezarit tatimi, kane mjaft deshmitar.

    Jezusi jep pergjigje indirekte: Jepni Cezarit, cfare i perket Cezarit dhe Hyjit ca i perket Hyjit (Mt 22, 15-22).
    Saducenjte tani lajmerohen me shume se perpara. Duhet thene se keta nuk vijne te Jezusi si kundershtare apo me dredhi, por me qellim qe ta perqeshin Jezusin dhe ringjalljen e te vdekurve. Gjate nje bisede ata e tregojne nje perralle mbi shtate vellezer, te cilet kishin nje grua. Pasta e pyeten Jezusin se pas ngjalljes se te vdekurve, kujt do t'i takoje gruaja? Jezusi iu thote se eshte gabim te mendohet ashtu, sepse pas ringjalljes mashkujt nuk do te marrin gra, as femrat burra. E sa i perket ringjalljes: "Hyji nuk eshte Hyj i te vdekurve, por i te gjalleve".

    Njehere kur Jezusi foli mbi prejardhjen e Mesise, pyeti: "Biri i kujt eshte Mesia?" Kundershtaret u pergjigjen: "Biri i Davidit". Jezusi perseri i pyeti: "Si mund te jete Biri i Davidit, kur Davidi e quan Zoteri?" Askush prej tyre nuk foli asgje. Me kete Jezusi u tregon se nuk jane mesues te mire per shtjellimin e shkrimeve (Mk 13, 1-12).

    Verehet mire se Jezusi gjykon jo ata si njerez, por jeten e tyre shtiracake, dyftyreshe (Mt 23, 13-12).
    Kundershtaret kane mjaft material kunder Jezusit. Vendimi i Keshillit te Larte qe kur eshte i njohur: duhet te vdese. Kerkohej preteksti, ndihma i arrin prej Judes, nxenesit e Jezusit, i cili do t'i njoftoje ne rastin me te mire.

    Pas Darkes se Fundit Jezusi doli prej qytetit dhe shkoi me nxenesit ne malin Gjetseman. Ishte gati mesnate. Qytetaret dhe shtegtaret ishin duke pushuar, rasti me i mire per ta kapur Jezusin. Duhej vepruar shpejt, sepse festa ishte afer (Mt 25, 50).

    E kapen Jezusin. Ana ish-kryeprifti, ishte i zgjuar. Takimi me Anen ishte i mire se ardhur, sepse prej ketij takimi Keshilli i Larte mund te nxirrte ndonje dobi. Ana e pyet Jezusin per nxenesit dhe mesimet.

    Sa u perket nxenesve, Jezusi nuk kishte cka te thote, sepse ata nuk ishin aty. Ndersa per mesimet Jezusi thote se gjithnje ka folur publikisht. Plaku ra te fleje, derisa Jezusi ishte zgjuar dhe se bashku me ushtaret priste mengjesin. Ushtaret e shfrytezuan rastin dhe per ta thyer monotonine e vinin ne loje Jezusin.

    Te premten ne mengjes Keshilli i Larte ne krye me Kajfen ishte i gatshem t'ia fillonte gjykimit. Me se pari duhej degjuar deshmitaret, te cilet deshmonin ne rrene dhe nderjet tyre nuk ishin te nje mendimi. Jezusi nuk kishte mbrojtes. Gjate pergatitjes se deshmive Jezusi heshte. Pasi qe larguan deshmitaret, Kajfa filloi te bente pyetje direkte: a eshte Jezusi Mesia? Jezusi iu pergjigj: Po! Pastaj sqaroi se ai nuk eshte nje mesi politik, por Mesi me natyre hyjnore.

    Gjyqi perfundoi. Nuk duhej me asnje deshmi. Jezusi vet e pranoi se eshte Hyj. Kjo ishte nje blasfemi, e cila meritonte vdekjen. Jezusi pra meritonte te denohej. Koha po kalonte, e keta deshironin menjehere ta perfitonin Pilatin qe ta vertetoje kete vendim te tyre. Dhe e dergojne Jezusin te Pilati. Populli ende nuk di asgje. Keta ia paraqiten Jezusin Pilatit si nje njeri qe eshte marre me politike dhe se i kishte bere thirrje popullit te cohet kunder pushtetit romak, te mos i paguaje tatimin Cezarit, se thoshte per vete se eshte mbret. Akuzat ishin te renda. Pilati kerkoi te takohej me Jezusin. Jezusi ka te drejte te mbrohet. Pasi qe u takua me Jezusin, Pilati pa se ky njeri mund te jete ndonje tip fanatik religjioz, por assesi politikan.

    Perseri flet me anetaret e Keshillit te Larte. Akuzat jane te njejta dhe me te renda. Prape takohet me Jezusin. Pilatit iu forcua bindja se ky njeri nuk merrej me politike. Kur iu tha se Jezusin nuk e gjej me faj, Keshilli i Larte filloi te frikesohej se mos Pilati do ta leshnte. E akuzonin edhe me shume dhe e permendnin Galilene (Gjn 18, 29-38). Porsa degjoj qe eshte nga Galilea, Pilati e dergoi Jezusin te Herodi. Ky e ktheu perseri te Pilati me konstatimin: nuk eshte tip politik, por ndonje i marre (Lk 23, 6-12). Pilati tani perseri i njofton me rezultate te hetimeve te perfaqesuesve romak. Jezusi nuk meriton vdekjen. Keshilli i Larte deshironte me cdo kusht vdekjen e Jezusit. Duke e akuzuar Jezusin, Keshilli i Larte e tregoi akuzen e vertete, e cila kishte karakter fetar e jo politik. Mandej edhe i vune Pilatit ultimatum: ne qofte se nuk e denon me vdekje, do te padisim ne Rome. Pilati u dorezua. Beri sic deshen ata (Lk 23, 13-35). Jezusin e kryqezuan. Prane kryqit ishin disa anetar te Keshillit te Larte per ta vezhguar deri ne oren e fundit. Jezusi dha jete dhe e futen ne varr dy anetar te Keshillit.
    Por ceshtja e Jezusit nuk mori fund me vdekjen e Jezusit, edhe pse Jezusi ka vdekur anetaret e Keshillit te Larte nuk jane te qete. Edhe nje here tjeter Keshilli i Larte u bashkua per tu konsultuar para Feste, sepse jane kujtuar fjalet e Jezusit "pas tre ditesh do te ngjallej". Kerkuan nga Pilati roje zyrtare qe te mos e vjedh askush trupin e Jezusit. Gjithsesi me shume frikesoheshin se do te ngjallej sesa do ta vidhte kush trupin e Jezusit. Pilati iu dha disa ushtare per ta ruajtur varrin e Jezusit.

    Filluan te pergatiten me plote 'divocion dhe pershpirteri' festen e Pashkeve. Meqenese nuk besonin se Jezusi eshte Mesia, atehere kerkonin cdo menyre ta zhduknin ate. Por per Hyjin askush nuk mundet, pra as Keshilli i Larte. Megjithese Hyji e tregoi fuqine e tij, e ngjalli Jezusin, perkunder kesaj Keshilli ishte perseri kunder Jezusit dhe ndaj nxenesve te tij. Por keta ishin pengese e vogel per t'u realizuar plani hyjnor.
    Duke lexuar keto rreshta, lehte mund te mendohet se tere hierarkia fetare hebraike ishte kunder Jezusit. Mirepo, gjejme edhe vende ku lexojme se disa anetar te kesaj hierarkie ishin tolerant ndaj Jezusit, biles tek disa Jezusi gezonte perkrahje te plote.

    Nikodemi, anetar i Keshillit te Larte, naten vjen tek Jezusi per te biseduar me te. Nuk ka qellim hetimi apo spiunazhi. I njejti e mbron Jezusin, duke iu thene shokeve te tij, se cdo njeri ka te drejte ne mbrojtje, keshtu qe edhe Jezusi. Duket qarte se ketu keshilltaret nuk u ndan me fjale te mira (Gjn 7, 45-52). Nje skrib iu afrua Jezusit dhe i tha se eshte i gatshem te shkoje pas tij. Nuk dime se ky skrib a shkoi pas Jezusi apo jo, por marrim vesh se eshte ne anen e Jezusit dhe pajtohet me mesimin e tij (Mt 8, 18-20). Kryetari i Sinagoges Jairi besonte se Jezusi mund t'ia ngjalle vajzen dhe Jezusi ia ngjalle (Lk 8, 40-56).

    Rojtaret te cilet ia derguan ta kapin Jezusin, ishin te mrekulluar me mesimin e tij, keshtu qe nuk e kapen, por e lane dhe u kthyen pa te. Jozefi nga Arimatea bashke me Nikodemin nuk u pajtuan me vendimin e Keshillit te Larte. Keshtu Jozefi edhe e varrosi Jezusin ne varr te ri qe e kishte aty afer. Edhe ky ishte nxenes i Jezusit, por i fshehte (Mt 27, 57-61). Te Luka Ungjilltar lexojme se disa skrib ishin te mendimit qe Jezusi kishte te drejte, kur bisedoi me saducenj per ceshtje te te ngjallurit prej se vdekuri (Lk 20,39).

    Gjate predikimeve te Jezusit, mes kundershtareve shpeshhere erdhi deri te ndarja mes tyre (Gjn 10, 19-21; 11, 36-37; 45-46, 12, 42).
    Thame se kunder Jezusit nuk ishte tere hierakia fetare e hebrenjve. Ndoshta nje pakice e vogel ishte ne anen e tij.

    Duhet thene edhe kete se Jezusi nuk beri lufte gjithnje me tere hierakine fetare te hebrenjve. Ne disa raste Jezusi ka vleresuar dhe respektuar anet pozitive (Mk 13, 15). Sa here qe e thirrnin te ishte mysafir i tyre, Jezusi gjithnje e pranonte kete thirrje (Lk 7, 36; 11,37; 14,1).




    vazhdon-->
    Gjej kohen tė lexosh, ėshtė themel i tė diturit.

  10. #60
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534

    Gjithēka mbi Jezu Krishtin Zot

    vazhdim
    Prej Dieles se Larit e deri te Premten e Madhe!

    Jezusi dhe gruaja

    Jezusi kishte ndjenja hyjnore dhe dashuri ndaj ēdo njeriu; pa dallim gjinie. Ai pranon ēdo njeri. Secili qe kerkoi ndihme prej Tij, nuk ia ndalon (refuzon). Qofshin ata burra apo gra, pra te gjithe i i donte si Hyj dhe Njeri.




    Pozita e gruas ne boten hebreje!

    "Ne fillim Hyji e krijoi njeriun ne pergjasim me veten tij, Krijoi mashkull dhe femer" (krah. Zan 1, 26-28).


    Gjatė shekujve njerezit shtuan ligje dhe tradita te ndryshme kėshtu qė gruaja u trajtua shumė keq dhe nuk gėzonte kurrfar tė drejte.

    Siē e dimė pra para dhe gjatė kohes sė Jezusit ne tokė, gruaja nuk trajtohej njėlloj sikur burri, pra nuk pyetej per asgjė, saqė gruaja nuk mund te vendoste as per fatin e saj. Derisa ėshtė vajzė, ėshtė pronė e Atit, kur behet grua eshte prone e burrit. Pasi qe eshte prone e burrit, ai ka te drejte ta leshoje per arsye te vogla. Ajo thjeshte eshte shtepiake dhe nuk luan asnje rol tjeter.


    Ne jeten religjioze gruaja eshte ne plan te dyte. Ne Tempull kane vend te veēante per lutje. Ne anen morale, gruaja per nga natyra eshte pothuajse e keqe. Si e tille, ajo eshte shkaktare e mekatit. Prej saj duhet te ruhet cdo mashkull. Me se miri eshte te rrihet larg gruas.



    Me ardhjen e Jezusit

    Me ardhjen e Jezusit keto parime zhduken. Parimet e Jezusit e lirojne gruan, e ngrisin ate ne nivel te burrit. Gruas i kthehet dinjiteti qe e kishte burri me pare.

    Sa i perket tundimit dhe mėkave, Jezusi thote: "nuk duhet te ruhet vetem burri, por edhe gruaja". Vetkontrolli eshte i domosdoshem per te dy. Me pare duhet ta zoterojme boten shpirterore, pra te brendshme. Me forcen qe lind nga brendesia mund te frenohen veprat e jashtme dhe deshirat e pista (Mt 5, 28).

    Me ardhjen e Jezusit zhduket frika ndaj gruas. Ajo eshte e denje per nderim. Me ndalimin e gruas se marteses, Jezusi keput diskriminimin mbi gruan. Ndersa me keputjen e poligamise, e nxjerr gruan nga pusi me te thelle qe ekziston. Me ardhjen e Jezusit burri me nuk eshte i vetmi mesues. Gruaja tani e ndien veten si person, krijese me dinjitet, e njejte me burrin.

    Me ardhjen e Jezusit gruas iu hapen dyert; mund te dale prej shtepise, te levize, te lutet se bashku me burrin... etj.etj.




    vazhdon-->
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga toni77_toni : 13-10-2006 mė 15:25
    Gjej kohen tė lexosh, ėshtė themel i tė diturit.

Faqja 6 prej 7 FillimFillim ... 4567 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Gjithēka mbi Jezu Krishtin Zot!
    Nga toni77_toni nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-03-2006, 22:26
  2. Qellimi i perjetshem i Zotit per njeriun
    Nga Matrix nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 31-05-2005, 07:17
  3. Vendet arabe dhe perendimi
    Nga Eni nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 10-09-2003, 08:47
  4. Identiteti yne ne Krishtin
    Nga berat96 nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 22-03-2003, 13:29
  5. Bibla, Arkeologjia dhe Historia
    Nga Shpresmiri nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 14-05-2002, 19:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •