Close
Faqja 4 prej 7 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 64
  1. #31
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534

    Gjithēka mbi Jezu Krishtin Zot

    Jezusi dhe nxėnėsit e tij!
    vazhdim


    Juda Tadej

    Kete apostull e takojme me shume emra (12). Megjithate behet fjale per te njejtin person. Tadej ishte vellai i Jakobit te Ri (Mt 13, 55; Mk 6, 3), prandaj edhe njeri prej vellezerve te Jezusit.

    Kete apostull e takojme ne ungjill, kur i ben pyetje Jezusit, perser Jezusi do t'iu deftohet vetem atyre dhe jo botes (Gjn 14, 22).

    Tradita na thonė se predikoi Ungjillin ne Mesopotami e Siri. Vdiq porsi martir: ia keputen koken.


    vazhdon-->

  2. #32
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534

    Gjithēka mbi Jezu Krishtin Zot

    Jezusi dhe nxėnėsit e tij!
    vazhdim


    Simon Kanani - Zelltar

    Ky apostull tek Luka dhe Veprat e Apostujve quhet Zelltar, ndersa tek Mateu dhe Marku kananeas. Ishte anetar i partise zelote, para se te behej nxenes i Jezusit. Tradita na thote se predikoi Ungjillin ne Persi dhe Babiloni.

    Traditat na thonė se vdiq ne kryq dhe pastaj e kane prere me sharrė.


    vazhdon-->

  3. #33
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534
    Jezusi dhe nxėnėsit e tij!
    vazhdim


    Juda Iskariot

    Mbiemri i ketij apostulli shpjegohet nga kuptimi gjeografik: njeriun nga Karioti. Ishte i biri i Simonit (Gjn 6, 71, 13, 26). Ky ishte i vetmi qe nuk ishte nga Galilea. Juda apostull njihet me epitetin e njohur "tradhetar".

    Jezusi e thirri kete njeri si gjithe apostujt e tjere, pra per te njejtin qellim dhe te njejten detyre. Poashtu Jezusi i dha nje detyre te madhe ne bashkesi: mbikqyres i ekonomise.

    Juda kishte per detyre te kujdesej per arken, ku ishin dhuratat, te mirat qe ishin falur Jezusit dhe bashkesise se tij (Gjn 12, 6; 13, 29). Por ky ekonom nuk ishte i ndershem dhe i sinqerte. Per kete dinin edhe te tjeret, por Jezusi nuk ia ndryshoi detyren. Juda fshehtas merrte te holla nga arka per qellime te tij personale, pra me nje fjale ishte hajn (krah. Gjn 12, 6). Megjithate Juda kishte edhe cilesi pozitive, te cilat Jezusi i kishte parasysh. Mirepo keto u zhduken para vepres se tij tradhetare.
    Ne Ungjillin e katerte lexojme se Juda kishte nder mend ta tradhetoje Jezusin (Gjn 12, 4; 6. 71). Sinoptiket na thone se Juda shkoi vete per te biseduar me anetaret e Keshillit te Larte rreth mundesise se arrestimit te Jezusit. Juda e dinte shume mire interesimin e tyre per kete gje. Kontrata u be dhe Juda per kete kontrate do te fitoje tridhjete sikla te argjente (Mt 26, 15).

    Derisa ishin ne darke, pasi qe Jezusi ua lau kembet te gjitheve perfshi ketu edhe Juden, pastaj u tha se njeri prej tyre do ta tradhetonte. Juda e braktisi dhomen ku ishin duke ngrene darken dhe doli jashte. Shkoi te disa anetar te Keshillit te Larte dhe iu tregoi se ku do te jete Jezusi pas darke. Pasi qe ishte nate, iu tregoi edhe shenjen per ta njohur Jezusin. Shenja ishte puthja (Gjn 18, 2-11). Juda erdhi ne kopshtin e Gjetsemanit dhe puthi Jezusin e percjellesit e tij e kapen menjehere Jezusin.

    Me siguri se Juda ka percjelle procesin e gjykimit te Jezusit. Kur degjoi se e denuan me vdekje, filloi ta mundonte ndergjegja. Juda nuk ka menduar e as qe ka dashur te vdese Jezusi. Ai mendoi te fitonte disa te holla, nderkohe qe Jezusin do ta rrahnin dhe do ta leshonin perseri. I ndjekur nga ndergjegjja erdhi tek anetaret e Keshillit te Larte per t'iu kthyer parate. Por ata nuk pranuan. Pastaj hyri ne Tempull dhe i hodhi te hollat. Doli prej Tempullit dhe prej qytetit dhe u vra ne litar (Mt 27, 3-5).



    vazhdon-->

  4. #34
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534

    Gjithēka mbi Jezu Krishtin Zot!

    Jezusi dhe nxėnėsit e tij!
    vazhdim

    Mendimi i Apostujve mbi Jezusin!

    Pothuajse tė gjithė apostujt ishin njerėz tė thjeshtė. Tė gjithė kėta kishin kaluar mėsimin e besimit tė fesė porsi tė tjerėt. Para se t'i thėrriste Jezusi secili prej tyre kishte degjuar mė parė pėr Jezusin. Duke lexuar ungjijt, shumė qartė shihet se kėta nuk dalloheshin aq shumė prej popullit. Apostujt ishin njerėz nė moshė, tė formuar dhe tė bindur nė besim dhe nė parafytyrimin mbi Mesinė.

    Ėshtė e vertetė se shpeshherė i shohim pa kurrefarė dallimi prej popullit, megjithatė kaluan pak kohe me Jezusin dhe nuk janė mė tė njejtė me njerėz tė tjerė; janė te bindur se Jezusi ėshtė njeri i veēantė dhe i madh, profet. Kėtė e perjetonin ne njė mėnyrė jo si tė tjerėt. Megjithėse kishin fat tė vėshtirė tė dilnin jashtė kufijve ku u formuan, edukuan. Kėtė kufi do ta kalojnė me ndihmen e Shpirtit Shenjt.

    Apostujt ishin njerėz "luftė", luftė me vetvetėn. I takojmė tė lumtur, plotė fe, nė tjetren anė plot dyshime, tė paaftė t'i kuptojnė fjalėt dhe veprat e Jezusit.

    Para nxeneseve Jezusi bėri vepra tė mrekullueshme, mbajti ligjerata tė bukura, mėsime qė permbanin paqe, tolerancė, dashuri, mirėsi... pėr kėtė populli e konsideronte Jezusin si profet. Por jo vetėm Profet, por edhe Prijės politik i vendit tė tyre. Saqe edhe disa nxėnės tė tij, mendonin nė tė njėjten mėnyre. Kėta diskutojnė ndermjet tyre se kush mund tė jetė mė afėr Jezusit kur tė bėhet prijės i vendit. Jezusi nė menyrė figurative iu thotė se jo vetem mendojnė gabimisht, por saqe i 'shkandullon' duke iu thėnė se kush do qė tė jetė i pari, duhet tė jetė shėrbėtor (Mk 9, 33-37).

    Bijtė e Zebedeut gati qė ishin tė bindur se Jezusi njė ditė do tė shpallet pėr mbret tė Izraelit, pėr kėtė edhe shprehin dėshiren qė kėta tė dy tė jenė njėri nė tė djathten e tjetri nė tė majten e Jezusit! dmth ministra tė parė (Mt 20, 20-27).

    Kur Jezusi paralajmeroi vdekjen e tij, nxėnėsit nuk u pajtuan me kėtė. Pjetri nė emėrin e tij dhe te gjithė grupit kundėrshtoi duke dashur ta largojė Jezusin nga vdekja (Mt 20, 17-19). Nxėnėsit nuk kuptonin, as nuk mund te pranonin qė ai prej tė cilit prisnin shumė do te vdes.

    Mund tė citojmė edhe citate tė tjera, ku shohim se apostujt e shikonin Jezusin si Mesi qė e parafytyronte populli i Izraelit dhe e priste.
    Por kėta e perjetuan Jezusin porsi Hyj, kur bėri mrekulli tė mėdha para syve tė tyre. Kėto perjetime nuk i lanė indiferente, megjithėse nuk ishin tė aftė tė kuptonin se Jezusi ėshtė Biri i Hyjit, kėshtu u shpreh Pjetri nė emrin e apostujve (Mt 16, 16).

    Pas Ringjalljes sė Jezusit, mendimi i tyre filloi krejtesisht tė nderrohet. Kėtė ua bėri tė mundshme deftimi dhe takimet me Jezusin e Gjallė. Kjo bindje se Jezusi ėshtė Hyj, ende nuk ishte e qartė. Ende dyshojnė. Ēdo takim me Jezusin rriste bindjen se ai ėshtė Biri i Hyjit, i cili zbaton premtimet. Pasi qė Jezusi u nda prej tyre, ata u bėnė tė dėgjueshėm dhe tė bindur gati nė tėrėsi se Jezusi do ta zbatoje atė qė iu premtojė.

    Luka na thotė se vazhdimisht ishin nė Tempull duke iu dhėnė lavdi Hyjit (Lk 24, 53). Dallimi dhe rritja e apostujve nė fe ėshtė e qartė. Tani ata megjithėse pa Jezusin, dalin jashtė dhomės, shkojnė nė Tempull derisa vetėm para dyzet ditėsh ishin tė mbyllur plotė frikė. Merita ėshtė e Jezusit, qe apostujt mbeten nė fe.

    Pas zbritjes sė Shpirtit Shenjt mbi ta, apostujt aq u ndryshuan sa qė gati nuk i njohim. Ata tė cilėt gati qė nuk u dalluan nga populli dhe tė cilėt ishin te mbyllur nė dhomė plotė frikė, tashmė dalin nė Tempull dhe haptazi predikojnė Lajmin e Mirė, pra Jezusin Shelbues tė botės dhe Hyj. Bėhen deshmitar te bindur tė Jezusit, zbatues te urdhėrave tė Mesuesit dhe tė Zotėrisė.


    vazhdon-->

  5. #35
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534

    Gjithēka mbi Jezu Krishtin Zot!

    Jezusi keshillon apostujt!

    Jezusi jo vetem qe i mesoi, u beri te mundshme ta njohin me mire se te tjeret, t'i shohin veprat e tij dhe ti degjojne fjalet dhe mesimin e tij, por edhe i qortoi dhe keshilloi.

    Sa here qe ishte nevoja per qortim, Jezusi i qortonte. Jezusi kur i qorton nxenesit e tij, e ben kete plote kuptim dhe dashuri. Jezusi asnjehere nuk i qorton pa iu dhene shpjegimin mbi ate qe nuk kuptonin apo nuk kishin te qarte. Jezusi kishte durim te madh me nxenesit. Kete durim mund ta kuptojme vetem nese kemi parasysh faktin se Jezusi i pranoi keta njerez ashtu sic ishin, sepse kishte qellime te medha me ta dhe i donte per se tepermi. Qellimi i qortimeve eshte qe apostujt te forcohen e te pasurohen me shume.

    Jezusi i qortoi nxenesit individualisht dhe te gjithe se bashku. Individualisht Jezusi i qortoi Gjonin dhe Jakobin, bijte e Zebedeut (Mt 20, 28-28 ), Pjetrin (Mt 16, 22-23), Juden (Gjn 12, 4-8 ), Filipin (Gjn 14, 8-9), Tomen (Gjn 21, 27-28 ), perseri Pjetrin (Gjn 21, 21-2) e keshtu me radhe.

    Te gjithe se bashku Jezusi i qortoi atehere, kur shume nxenes - rrethi me i gjere i nxenesve - u larguan, sepse per ta ishte fjalimi i Jezusit mbi veten, porsi buke Jete (krah Gjn 6, 60-71; Mt 15, 1-20; Mk 9, 38-39).



    toni77


    vazhdon-->

  6. #36
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534

    Gjithēka mbi Jezu Krishtin Zot!

    Jezusi dhe nxėnėsit e tij!
    Vazhdim

    Detyrat e Apostujve!

    Thame se qellimi i Jezusit me nxenes ishte te jene prane tij, t'i shohin veprat e tij, ta degjojne. Me nje fjale t'formoje per vete.

    Por Jezusi nuk i mbajti gjithmone nxenesit afer tij. Pasi qe nje kohe e kaluan me Jezusin, pastaj i dergon neper fshatra, ku me vone ai do te kalonte neper keto fshatra. Me kete Jezusi deshiroi qe nxenesit e tij te fitojne eksperience ne te predikuar. Ky mision eshte i kufizuar: zgjate pak kohe. Detyra e nxenesve ishte te predikonin afersine e Mbreterise se Hyjit dhe nevojen per kthimin ne fe. Jezusi me kete rast u jep fuqi te bejne mrekulli. Keta duhet te prezantohen ne emer te Jezusit dhe me pushtet te tij. Nxenesit shkuan dhe pas disa ditesh u kthyen te gezuar (Mt 10, 1.5-16). Kete detyre nxenesit e bene me sukses. Mirepo detyrat e tjera qe do t'iu permendim me vone prisnin nxenesit ne te ardhmen e keto duhet t'i zbatonin.

    Apostujt duhet te jene kripa dhe drita e botes (Mt 5, 13-16) ta duan njeri-tjetrin me te njejten dashuri me te cilen i deshi Jezusi ata (Gjn 13, 34). Kete dashuri ata do te tregojne duke iu sherbyer njeri-tjetrit. Apostujt per detyre kane qe ta bejne ate qe Jezusi e beri ne darken e fundit, kur e dha trupin e tij dhe gjakun per ushqim (Lk 22, 19).

    Pasi qe u ngjall Jezusi, sa here takohej me nxenesit e vet i mesonte, u jepte shpjegime, sqarime, i qortonte dhe u jepte detyra.

    Para se te ndahej prej tyre iu jep detyren: "Shkoni e beni nxenes te mi te gjithe popujt. Pagezoni ne emer te Atit, Birit dhe Shpirtit Shenjt. Mesoni dhe zbatoni gjithcka qe ju kam urdheruar. Dhe ja une jam me ju gjithmone deri ne te sosur te botes (Mt 28, 19-20). Dilni ne mbare boten e predikoni Ungjillin te gjithe njerezve (Mk 16, 15). Ju jeni deshmitaret e mi (Lk 24,48 ). Me nje fjale nxenesit, apostujt duhet te jene Jezusi i dyte. Keto detyra nxenesit me fuqi te tyre nuk jane te afte t'i zbatojne. Jezusi mbi ta dergon Shpirtin Shenjt, i cili do t'iu jap fuqi, do t'i udhezoje dhe do t'iu ndihmoje (Gjn 16, 15-20).

    Vecanerisht Jezusi e detyron Pjetrin: "Ty t'i jap celsat e Mbreterise se qiellit: gjithcka te lidhesh mbi toke, do te jete lidhur edhe ne qiell e gjithcka qe do te zgjidhesh mbi toke do te jete e zgjidhur edhe ne qiell (Mt 16, 17-20). Simon... por ti kur te kthehesh, forcoji vellezerit e tu (Lk 22, 32). Kulloti qengjat, delet e mia (Gjn 21, 15-16).



    vazhdon-->

  7. #37
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534

    Gjithēka mbi Jezu Krishtin Zot!

    Jezusi çfare u premton Apostujve?

    Jezusi nxenesve nuk u dha vetem detyra. Ai u premtoi edhe shperblime, vuajtje dhe ndihme. Per cdo gje qe do te bejne per Jezusin, do te fitojne shperblimin.

    Pas bisedimit me djaloshin e pasur (Mt 19, 16-22). Jezusi bisedon mbi veshtiresine e njeriut i cili eshte i lidhur dhe i dhene me mish e me shpirt vetem pas pasurise tokesore (te tij) e jo te fitoje Mbreterine e Hyjit.

    Nxenesit degjuan keto fjale dhe u mrekulluan. Te habitur fillojne te pershperitin ndermjet tyre kush mund te shelbohet. Pjetri, ne emer te tjereve, thote se ata nuk jane te ngjashem me kete djalosh, sepse lane gjithcka dhe shkuan pas Jezusit. Pjetri e pyeti Jezusi per shperblimin. Jezusi i pergjigjet: shperblimi i tyre eshte roli te cilin do ta kene ne diten e gjyqit. Do te ulen ne 12 frone e do t'i gjykojne 12 fiset e Izraelit. Ky shperblim do t'i pres ne ate jete (Mt 19, 23-38 ). Te Luka lexojme kete: nuk mund te gjendet ky njeri, qe la per dashuri ndaj Mbreterise se Hyjit... qe te mos marre shumefish edhe ne kete boten e ne boten e ardhshme, jeten e pasosur (Lk 18, 29-30).

    Jezusi iu premton nxenesve dhe te gjithe atyre qe e pranojne para njerezve se jane te tij, se do t'i pranoje para Atit se jane te tij (Mt 10, 32-33). Jezusi nxenesve te vet iu premton se do te shkoje nga ata, por do te kthehet perseri e do ta shohin (Gjn 14, 19).

    Eshte interesante se Jezusi iu premton shperblime nxenesve, premton edhe salvime. Duket se per Jezusin salvimet qe do t'i perjetojne nxenesit jane njelloj shperblimi. Salvimet ne te ardhmen me siguri do t'i presin nxenesit: "do t'i dorezojne gjyqeve, do t'i frushkullojne nder sinagoga, do t'i nxjerrin para qeveritareve dhe para mbreterve per shkakun tim, qe te deshmoni para tyre" (Mk 13, 9). "Te lumte ju kur t'ju shajne e t'ju salvojne dhe kur per shkakun tim, t'i thone te gjitha te zezat kunder jush, por ne rrene. Gezohuni e galdoni, sepse i madh do te jete shperblimi juaj ne qiell. Jo, po keshtu i salvuan edhe profetet para jush (Mt 5, 11-12). Bota do t'i urreje, sepse ata me nuk jane te botes.

    Arsyeja qe bota do t'i urreje eshte se jane te Jezusit. Por edhe Jezusin e urrejne para tyre..." (Gjn 15, 18-27).

    Edhe per vuajtjet qe do t'i durojne per Jezusin do te marrin shperblim. Dhurata me e madhe dhe me e mire qe u premtoi Jezusi nxenesve dhe Kishes eshte Shpirti Shenjt. Jezusi do ta dergoi Mbrojtesin, i cili do ta vertetoje se bota eshte ne gabim ne lidhje me mekat, me drejtesi dhe me denim. Shpirti i se Vertetes, qe Jezusi premton, do ta zbuloje te ardhmen (Gjn 16, 8-13). I njejti Mbrojtes do t'iu mesoje te gjitha dhe do t'iu perkujtoje gjithcka, u tha (Gjn 14, 26). I premtuari Shpirt, i cili do te zbrese mbi ta, do t'i bej deshmitar te Jezusit ne Jerusalem, ne mbare Judene, ne Samari, pastaj dhe me gjere ne skajin e botes (Vap 1, 8 ). Fuqia e tyre ne te predikuarit e Lajmit te gezueshem dhe zjarri ne deshmine e apostujve mbi Jezusin, do te jete Shpirti Shenjt. Ky Mbrojtes do t'i udheheq qe ta njohin te Verteten. Mbrojtesi do te qëndroj me ju gjithmonë; Shpirti i së Vëretës që bota s'mund ta marr, sepse nuk e sheh as nuk e njeh. Ju e njihni sepse Ai banon në ju dhe është në ju, Jezusi nuk do të le apostij bonjak; "do të vij tek ju".(gj 14;18)

    Me fuqine e Shpirtit Shenjt te premtuar, Apostujt do te jene te afte, te gatshem t'i kryejne detyreat, t'i zbatojne urdherat qe ju dha Jezusi derisa ishte gjalle dhe pas Ringjalljes
    .


    toni77


    vazhdon-->
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga toni77_toni : 18-02-2006 mė 18:50

  8. #38
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534

    Gjithēka mbi Jezu Krishtin Zot!

    Jezusi dhe ligji

    Jezusi na paraqitet si njohes i mire i ligjeve te Izraelit. Ai na meson neper sinagoga dhe polemizon me kundershtar mbi zbatimin e normave etike, kulturore dhe politike. Meson mbi Mesine dhe ngjalljen e te vdekurve. Vendimi dhe mendimi i tij kerkohet edhe ne zgjidhjet e problemeve familjare (Lk 12, 13). Jezusi ishte Mesues. Mesuesi tek hebrenjte ishte teolog dhe jurist.

    'Konfliktet qe i takojme ne Ungjij nuk duhet te na mashtrojne, sepse Jezusi asnjehere nuk e keputi bashkesine ne mesime me shkrimet e farisenjve ne menyre definitive: shpeshhere e gjejme ne shtepi te tyre duke biseduar... Duhet thene se Jezusi nuk u largua nga Ligji dhe letrat, themeli i jetes dhe besimit te hebrenjve'. Qendrimin e Jezusit ndaj Ligjit e shohim tek Mateu (5, 17), ku shkruan "Mos t'iu shkoj nder mend se erdha per ta shlyer Ligjin e Profetet! Jo s'erdha te shlyej, por te perkryej".

    Ligji eshte shprehje e vullnetit hyjnor, per kete askush nuk ka te drejte ta anuloje vleren e tij.

    Megjithese Jezusin e akuzuan porsi armik te Ligjit, si nje njeri i cili Ligjin nuk e respekton, ai nuk kishte kete qellim qe te ishte kunder Ligjit. Hebrenjte Ligjin e kuptonin dhe e pranonin porsi fjale definitive dhe te pandryshueshme gati si personifikim hyjnor. Jezusi thote se nuk eshte ashtu. Ne Beselidhjen e Vjeter Hyji nuk foli ne kete menyre definitive. Fjala definitive e Hyjit eshte Jezusi (Gjn 1, 14). Pasi qe ai ishte fjala definitive, ka pushtet dhe detyra e tij eshte ta plotesoje dhe perkryej Ligjin.

    Perkryerja te cilen e ben Jezusi eshte ne dy forma: ligjeve te BV, te cilet vleren e vet e mbajne edhe me tutje; Jezusi mund t'i shtoje ligje te reja, dimensione me te thella, shpjegime te reja me qellim qe te religjionin ta bej te brendshem. Forma e dyte eshte ajo qe ai ka pushtet t'i anuloje ato ligje te BV te cilat ishin historikisht te kufizuara; ne qofte se ishin vetem per nje periudhe historike, vetem per nje popull, i cili atehere do te ishte popull i Hyjit.

    Ne menyre konsekuente, Ligji eshte i vjeter dhe i ri. Ne forme te vjeter, i papersosur dhe i kufizuar, arriti deri te Gjoni (Lk 16, 16). Ne formen e re, te cilen ia dha Jezusi eshte i persosur.

    Persosmeria e Ligjit eshte dhenie e nje fryme, shpirti te ri, nje kuptim me te thelle te marredhenieve ndaj njeriut dhe Hyjit. Kur eshte fjala per Ligj, atehere Jezusi ka parasysh Dekalogun (Mt 5, 17-20); Lk 16, 17).

    Pasi qe BV u zbatua ne Beselidhje te Jezusit, ashtu edhe Ligji i vjeter u zbatua ne Ligjin e ri. 'Deri sa Dekalogu ne menyre negative u shpreh, Jezusi vuri Ligj te Ri me sakrifikimin e vetvetes'. Shkurt le te shohim persosmerine e Ligjeve qe i beri Jezusi.



    vazhdon-->

  9. #39
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534

    Gjithēka mbi Jezu Krishtin Zot!

    Jezusi dhe ligji!

    Vrasja
    (Dalja 21, 23)

    Ėshtė urdher i pestė qė Hyji i dha Moisiut nė malin Sinai. Kėtu ėshtė fjala vetėm per vrasje fizike tė trupit dhe njė gjest i tillė tė shpiente nė gjyq.

    Ai qe vriste vellanė e thyente urdhėrin. Kėshtu ishte deri ne Beselidhjen e Re.

    E tani "kushdo zemerohet kunder vellait te tij, do te jete pergjegjes para gjyqit; e kush t'i thote vellait te vet: 'budalla', do te jete pergjegjes para Sinedrit; kush i thote i marre do te pergjigjet ne zjarrin e ferrit" (Mt 5, 22).

    Persosmeria ne kete rast eshte: jo vetem vrasja fizike, por edhe zemerimi hyn ne kategori te vrasjes. Ne kete menyre edhe zemerimi, edhe fyerja e te afermit eshte vrasje.



    vazhdon-->

  10. #40
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534

    Gjithēka mbi Jezu Krishtin Zot!

    Jezusi dhe ligji!


    Thyerja e Kurores
    (Dalja 21, 3)

    Urdheri i gjashte eshte: 'Mos e thyej kuroren'. Kjo ishte apo perdorej me shume parim juridik sesa moral. Kunder ketij ligji njeriu vepron atehere kur intimisht bashkohet me gruan apo te fejuaren e te afermit. Keshtu duhet kuptuar edhe urdherin e nente (Dalja 20, 17).

    Deri tani ishte keshtu e tani me Jezusin; 'kushdo qe e lakmon nje grua me qellim te kenaqjes se epsheve te tij, e ka bere felligeshtine me te' (Mt 5, 28).

    Persosmeria e ketij urdheri eshte: Jezusi shkon me lart sesa vet domethenia e ketij urdheri, duke thene se edhe nje lakmi e tille eshte ne nje menyre kurorethyerje. Nuk eshte kunder cdo shkrimi te gruas, por kunder asaj qe perfitoje gruan per kenaqesi te epsheve te tij. Megjithese ketu eshte fjala per shikimin plote deshirim te mashkullit, e njejta gje vlen edhe per shikimin plot deshirim te gruas.



    vazhdon-->

Faqja 4 prej 7 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Gjithēka mbi Jezu Krishtin Zot!
    Nga toni77_toni nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-03-2006, 22:26
  2. Qellimi i perjetshem i Zotit per njeriun
    Nga Matrix nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 31-05-2005, 07:17
  3. Vendet arabe dhe perendimi
    Nga Eni nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 10-09-2003, 08:47
  4. Identiteti yne ne Krishtin
    Nga berat96 nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 22-03-2003, 13:29
  5. Bibla, Arkeologjia dhe Historia
    Nga Shpresmiri nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 14-05-2002, 19:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •