Close
Faqja 2 prej 7 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 64
  1. #11
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534

    Gjithēka mbi Jezu Krishtin Zot

    vazhdim

    Ikja ne Egjipt dhe kthimi ne Nazaret!


    Pasi qe dijetaret nuk u kthyen ne Jerusalem per ta njoftuar Herodin per mbretin, keshtu qe Herodi u zemerua. Engjelli nxiti Jozefin te shkonte me Marine ne Egjipt. Por me koke e paguan moshataret e pafaj te Jezusit - deshmitaret e Jezusit me jete.


    Jozefi me familje banoi ne Egjipt derisa vdiq Herodi. Ne vitin 4 para Kr. kishte deshire te kthehej ne Betlehem, por pasi qe ne vend te Herodit erdhi Arhelai i cili ishte i ngjashem me te atin, pati frike. Prandaj mori rrugen per ne Nazaret te Galilese.


    toni77



    vazhdon-->

  2. #12
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534

    Gjithēka mbi Jezu Krishtin Zot

    vazhdim

    JEZUSI FEMIJE NE TEMPULL!

    Kur Jezusi mbushi dymbedhjete vjet, prinderit e moren me vete ne Jerusalem per Pashke. Por duket se ligji obligonte cdo djalosh qe, porsa ti mbush dymbedhjete vjet, te shkoje per Pashke ne Jerusalem. Arriten ne Jerusalem dhe e festuan Festen. Pas feste u kthyen per ne Galile. Por Jezusi qendroi ne Jerusalem. Kur prinderit hetuan se biri i tyre nuk ishte me ta, u kthyen dhe e kerkuan. Pas tri ditesh e gjeten mes dijetaresh, duke i degjuar dhe duke iu bere pyetje. Jezusi ne pyetje te Nenes pse e beri kete dha nje pergjigje, qe ata nuk e kuptuan. Mbi kete do te flasim me vone, kur do te bejme fjale mbi Jezusin dhe prinderit e tij.


    Jezusi i kthye me ta nga Nazareti, ku u rrit me dashuri dhe kujdes te prinderve, duke qene i degjueshem.

    Kjo eshte e vetmja ngjarje, episod ne femijerine e Jezusit prej kthimit nga Egjipti deri ne fillim te veprimtarise publike.

    Kjo ngjarje ndodhi per Pashke ne vitin 6 pas eres sone.


    toni77



    vazhdon-->

  3. #13
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534

    Gjithēka mbi Jezu Krishtin Zot

    vazhdim

    Rinia dhe 'jeta e fshehte' e Jezusit!


    Pas kthimit ne Nazaret Jezusi perparoi ne pervetesimin e diturive (ne moshe) e ne hir para Hyjit e para njerezve.

    Jezusi eshte rritur me nje zhvillim njerezor. Ketu mendohet ne zhvillim, rritjen morale, trupore, intelektuale e fetare: i pjekur ne teresi. Me perjashtim te mekatit, Jezusi ishte njeri i vertete porsi te tjeret.

    Koncili i trete ne Konstantinopol, viti 368, deklaron se ne Jezusin ekzistonin 2. natyra: ajo hyjnore dhe njerezore [te pandara, te paperziera, ne te njejtin Jezu Krishtin Zotin tone].

    Megjithese i ri, shihet se Jezusi eshte i vetdijshem se i takon vetem Atit te vet (Lk 2,49). Kete vetdije ai e kishte prej amshimit. Jezusi nuk u zhvillua, nuk u rrit ne natyren Hyjnore. Ne kete natyre, Jezusi ishte gjithnje i njejte. Keshtu qe cdo gje qe eshte njerezore ne Jezusin (cdo gje qe ka thene apo vepruar ne Toke) eshte edhe hyjnore.


    toni77



    vazhdon-->

  4. #14
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534

    Gjithēka mbi Jezu Krishtin Zot

    Pagėzimi i Jezusit!

    Ungjijte sinoptik (Mateu, Marku dhe Luka) na folin mbi pagezimin e Jezusit. Secili prej tyre e pershkruan kete ngjarje ne menyre te vet, duke pas parasysh qellimin e lexuesit.

    Ungjilli i katerte nuk flet mbi pagezimi e Jezusit, megjithate gjate leximit ai (pagezimi) mund te nenkuptohet.

    Sinoptiket pajtohen ne kete: Jezusi u pagezua ne lumin Jordan, e pagezoi sa ishte Gjoni. Pasi doli nga uji, u hap Qielli, zbriti Shpirti Shenjt ne te dhe u degjua zeri nga Qielli. Qe prej fillimit vendi i pagezimit merret nje vend afer kuvendit Prodromos (parardhes) perballe Jerihonit.

    Si vit i pagezimit te Jezusit merret fillimi i vitit 28 pas eres sone.

    Ne pyetjen pse u pagezua Jezusi, shen Luka na thote sepse Jezusi deshi te solidarizohet me popullin, hyri ne radhe me mekatar (lexo: njerzimi).

    Para se te futej ne uje, secili i rrefente mekatet. Kete e beri edhe Jezusi. Perse? Jo qe i rrefej mekatet e veta, por rrefej mekatet e popullit te vet.

    Teologjia e krishtere gjithmone takohej ne veshtiresi, kudo qe deshironte ta sqaroj pagezimin e Jezusit. Shkaku ishte rendesia e dyfishte e kesaj ngjarje. Teologjia e pare dhe eterit kishtare ne kete ngjarje shohin nje veper pendese dhe i dhane kuptimin moralo-apologjetik. Eksegeza e sotme e cila mbeshtetet ne porosi te Bibles, e nderpren ne kete menyre sqarimin. Eksegeza e sotme kesaj ngjarje i jep kuptimin mesian. Me Jezusin filloi koha mesiane. Hyji Jezusin e prezenton, porsi ai qe erdhi te flas ne emer te Atit. Jezusi do te jete ai qe do i zbatoi premtimet e vjetra (te BV). Ai eshte Biri (djali i deshirit), te cilin Ati e miratoi, ne te cilin banon shpirti i rilindjes se gjithesise.


    toni77



    vazhdon-->

  5. #15
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534

    Gjithēka mbi Jezu Krishtin Zot

    Ne shkretetire!


    Pas pagezimit, Shpirti i Hyjit e coi Jezusin ne shkretetire qe ta tundoi Djalli. Jezusi ne shkretetire agjeroi 40 dite dhe 40 net.

    Numri 40 ka nje domethenie tradicionale ne kontekstin e tundimit dhe agjerimit. Si psh. Moisiu ishte ne Sinai per 40 dite (krahaso Dalja 34,28 ), 40 vjet populli i Izraelit kaloi ne shkretetire (Ligji i Perterire 8,2-3) e keshtu me radhe. Jezusi, prandaj ėshtė edhe Moisiu i ri dhe Populli i ri i Hyjit.

    Kėtė numer (40) nuk do te thote se duhet ta kuptojme vetem tradicionalisht. Kjo ngjarje ndodhi ne shkretetire te Palestines ne rrethin e Jerusalemit. Tunduesi ėshtė Djalli. Mateu dhe Luka na thone vetėm pėr tre herese se djalli e tundon Jezusin, mirepo tundimi zgjati tėrė kohen.

    Tre tundimet e pershkruara kane domethenie mesianike. Prandaj djalli Jezusin e sulmon porsi Mesi.

    Qellimi i tunduesit ėshtė ta largoi Jezusin nga kjo rruge mesianike, por Jezusi doli Fitues.


    toni77


    vazhdon

  6. #16
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534

    Gjithēka mbi Jezu Krishtin Zot

    Veprimtaria publike e Jezusit!

    Koha e fillimit

    Perandorine romake e udhehiqte Tiberi (14-37 pas Kr.). Ne Palestine Arhelain e zevendesoi Antipa, por vetem ne Galile e Peraj, derisa Judeja qe prej vitit 6 pas Krishtit, ra nen sundimin e guvernatorit. Ne kohe kur Jezusi filloi te vepronte, guvernator ishte Ponc Pilati (26-36 pas Kr.). Po ne kete kohe kryeprift ishte Kajfa (18-36 pas Kr.).

    Shen Luka duke dashur te caktoj kohen e fillimit te predikimit te Gjon Pagezuesit dhe fillimin e jetes publike te Jezusit, shprehet keshtu: "Ne te pesembethjetin vit te sundimit te Tiberit Cezar..." (Lk, 3,1). Duket se Luka numeron vitet ne menyre siriane. Prandaj i pesembedhjeti vit i sundimit te Tiberit, do te ishte i 28 vit pas Krishtit. Po ne kete vit edhe mund te themi se Jezusi filloi realizimin e planit Hyjnor (predikimin e Mbreterise se Hyjit).


    toni77


    vazhdon-->

  7. #17
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534

    Gjithēka mbi Jezu Krishtin Zot

    Vendi i fillimit!


    Duke lexuar sinoptiket, fillimi i veprimtarise se Jezusit eshte i lidhur me Galilene, menjehere pas burgimit te Gjonit (Mt 2, 12). Mirepo ungjilli i katert, pra i Gjonit ploteson sinoptiket. Ne kete ungjill lexojme se Jezusi nje kohe e kaloi se bashku me Gjon Pagezuesin.

    Jezusi, pra disa kohe veproi ne rrafshin e Jordanit, udhetoi ne Galile, pas pak kohesh shkoi ne Jerusalem per Pashke. Pershkon nje periudhe kohe edhe ne Jude, dhe pastaj kthehet perseri ne Galile.


    toni77



    vazhdon-->

  8. #18
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534

    Gjithēka mbi Jezu Krishtin Zot!

    Sa zgjati jeta publike?


    Ungjilli i katert na thote qarte se veprimtaria (ministeri) i Jezusit zgjati tre vjet. Si argument kemi 3. festa te Pashkeve: 1. Pas mrekullise ne Kane, Jezusi shkoi per Pashke ne Jerusalem (Gjn 2, 13.23); 2. Porsa u kthye ne Galile, buze liqenit e ushqeu nje turme te madhe njerezish me buke e peshk, ne nje kohe kur ishte afer festa e hebrenjve - Pashket (Gjn 6,4); 3. Jezusi arriti ne Betani gjashte dite para Pashkeve (Gjn 12,1).

    Tek sinoptiket , permendet vetem nje feste e Pashkeve; ajo para se ciles vdiq Jezusi.


    Sot kryesisht pranohet: Jezusi veproi, predikoi, shpalli Mbreterine e Hyjit per tre vjet.


    toni77



    vazhdon--> Nė vazhdim; Jezusi dhe nxėnėsit e tij.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga toni77_toni : 18-02-2006 mė 18:23

  9. #19
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534

    Gjithēka mbi Jezu Krishtin Zot

    JEZUSI DHE NXENESIT E TIJ!

    Jezusi Mesues


    Ne kohe te Jezusit ishin shume mesues. Djelmoshat te cilet deshironin te pasuroheshin me dije mbi Ligjin dhe historine e Shelbimit, zgjidhnin vete mesuesin dhe duke ndjekur mesimin e tij, arrinin gjer tek dija. Jezusi nuk ishte nxenes i asnje mesuesi te popullit te Izraelit. Ai ishte vete Mesues. Ishte Mesues, por dallohej prej te tjereve. Jezusi vet zgjedh nxenesit e vet; nuk mbledh afer vete djeme, por njerez te pjekur ne moshe: koha e mesimit nuk eshte e kufizuar ne disa vjet, por qe te jene gjithnje me te dhe afer tij; Jezusi nuk perdor asnje metodologji mesimi, sic perdorin mesuesit e tjere. Ai i meson nxenesit e tij me fjale, vepra dhe me jete.


    vazhdon-->

  10. #20
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534

    Gjithēka mbi Jezu Krishtin Zot

    Thirrja e nxenesve!


    Sapo Jezusi filloi veprimtarine e tij publike, sikurse na thote ungjilli i katert filloi te mbledhe rreth vetes nxenesit. Duke lexuar Gjonin lehte mund te mendohet se thirrja qe iu beri Jezusi nxenesve eshte e para dhe definitive, sepse nxenesit percjellnin ne cdo vend ku shkonte. Ne anen tjeter, sinoptiket flasin per disa thirrje, derisa Jezusi ishte ne Galile. Edhe ketu Ungjilli i katert i Gjonit, i ploteson sinoptiket. Prandaj ky problem me se miri eshte te zgjidhet ne menyre tradicionale, se eshte fjala mbi dy thirrje: thirrja e pare - e perkohshme, per te cilen na flet ungjilli i katert dhe thirrja e dyte definitive ne Galile, per te cilen na flasin me shume ungjijte sinoptike.

    Jezusi zgjodhi dymbedhjete nxenes ne nje mal (Mk dhe Lk). Ky mal gjendet afer Kafarnaumit dhe liqenit. Numri 12 si numer i 12 fiseve te Izraelit, eshte numer i persosur qe ne menyre simbolike zbatohet ne popullin e zgjedhur. Nga kjo edhe domethenia e 12 nxenesve te Jezusit; te cilet do te sundojne mbi dymbedhjete fiset e Izraelit (Mt 19,19). Sikurse e perfaqesuan Izraelin 12 fiset e Jakobit, popullin e ri te zgjedhur do ta perfaqesojne 12 nxenesit e Jezusit ne krye me Pjetrin. Sipas shen Markut, qellimi i kesaj bashkesie eshte te jene me Jezusin dhe ti dergoje te predikojne. Ata do te predikojne cfare predikoi Jezusi. Ne cdo rast ata do te paraqiten me pushtetin e Jezusit. Ata do te jene te derguarit e Jezusit qe ne gjuhen greke do te thote "Opustull". Ungjilli i katert nuk na thote asgje mbi zgjedhjen e dymbedhjeteve, porsi sinoptiket, por ne kete ungjill behet fjale gati mbi te gjithe keta nxenes te ngushte te Jezusit.

    Brenda kesaj bashkesie Jezusi kishte nje grup te vogel te perbere prej Pjetrit, Jakut dhe Gjonit. Keta ne nje menyre ishin te privilegjuar. Kete e shohin te Mt 17,1-2; Mk 5,37-43; Lk 22,13 e ne vende te tjera. Pervec ketyre dymbedhjeteve, te cilet ishin anetaret e bashkesise se ngushte te Jezusit. Keshtu permenden 72 nxenes. Nga ky rreth i gjere, Jezusi zgjodhi dymbedhjete.



    vazhdon-->

Faqja 2 prej 7 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Gjithēka mbi Jezu Krishtin Zot!
    Nga toni77_toni nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-03-2006, 22:26
  2. Qellimi i perjetshem i Zotit per njeriun
    Nga Matrix nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 31-05-2005, 07:17
  3. Vendet arabe dhe perendimi
    Nga Eni nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 10-09-2003, 08:47
  4. Identiteti yne ne Krishtin
    Nga berat96 nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 22-03-2003, 13:29
  5. Bibla, Arkeologjia dhe Historia
    Nga Shpresmiri nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 14-05-2002, 19:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •