eshte fshire tema per... "ethet per nje 97 te re" qe po cfaqin hapur Blush edvinat e Ps-se..
nejse.. por fshirja e nje teme ktu nuk fshin ethet e kanibaleve.. perkundrazi i ndihmon ata..
ja dhe GSH ne llogore me 97-tshit e vjeter dhe te rinj:
--
GSh shkruan:
Po 100 ditėt e opozitės?
--------------
Netė nėn qirinj, kjo ishte deviza e opozitės pėr tė stigmatizuar periudhėn 100 ditore tė qeverisjes sė demokratėve. Makina propagandistike e selisė rozė ka shpalosur dėshtimet e e qeverisė Berisha duke krahasuar premtimet e bujshme tė ardhjes nė pushtet me rezultatin e asaj ēka u prodhua. Natyrisht kjo ėshtė detyrė e njė opozite por duhet thėnė se kjo u lehtėsua edhe nga mėnyra tepėr infantile e administrimit tė shtetit nga koalicioni i djathtė nė pushtet. Pa hyrė nė bilancet e kėtij fillimi tė qeverisjes sė PD-sė, 100 ditėshi vlen edhe si tregues pėr aktivitetin politik tė vetė opozitės. Dhe duke bėrė njė kalim tė shpejtė panoramik tė kėsaj periudhe dhe duke futur si koefiēent matės errėsirėn dhe dritėn, duhet thėnė se kėto ishin 100 ditė ende tė ftohta pėr opozitėn. Nisur nga rezultatet e deritanishme tė qeverisjes sė PD-sė, kryetari i PS-sė, Edi Rama, deklaroi se duhet tė vijmė njė orė e mė parė nė pushtet pasi nuk duhet tia lemė vendin nė dorė tė paaftėve. Por si do tė realizohet ky objektiv? Socialistėt si forca mė e madhe opozitare kanė shprehur se mėnyra e tė bėrit opozitė prej tyre do tė jetė krejtėsisht e ndryshme nga ai i demokratėve gjatė tetė viteve tė fundit. Me lidership tė ndryshuar pas kongresit tė tyre, socialistėt me nė krye Ramėn, si njė nga figurat mė tė suksesshme tė prodhuara gjatė qeverisjes sė tyre, dhanė idenė se do tė dinin tė ngjisnin tė ēarat e mėdha tė krijuara brenda spektrit tė majtė. Nė fund tė fundit, sipas analizės sė secilės palė, ishte ndarja e tė majtėve qė i dhuroi pushtetin Berishės. Por edhe pas 100 ditėve opozita ėshtė e pėrēarė. Ėshtė kokėfortėsi apo keqdashje qė tjetri tė dėshtojė nė inisiativat politike pavarėsisht nga pasojat e pėrbashkėta negative, kjo ngelet ende pėr tu sqaruar, por sidoqoftė ėshtė fakt qė deri tani Rama dhe Meta kanė ndarė vetėm njė qėndrim tė pėrbashkėt. Mbrojtjen e festės sė 29 Nėntorit nga vendimi mohues i qeverisė sė Berishės. Rasti i votimit pėr ndryshimet nė ligjin pėr KLD, nxiti krijimin e njė atmosfere tė nderė dhe thuaj armiqėsore midis dy grupeve tė opozitės. Ėshtė e qartė se si nė LSI ashtu edhe nė PS ka grupe qė nuk dėshirojnė bashkėpunim midis socialistėve dhe socialistėve tė larguar. Dhe kjo ndodh edhe pas ndryshimit nė konfiguracionin e lidershipit tė PS-sė qė deri disa muaj mė parė shihej si pengesa kryesore pėr bashkėrendim tė forcave kundėr ofensivės sė Berishės. Veē nėse kjo nuk ėshtė arritur gjatė 100 ditėve tė para tė eksperiencės nė opozitė, shenjat tregojnė se dhe 100 ditėshi i dytė nuk do ta ndryshojė ngricėn e madhe qė ka pėrfshirė marrėdhėniet midis lojtarėve kryesorė tė opozitės. Viti i ardhshėm ka nė kalendarin e tij njė betejė tė ashpėr elektorale, qė ėshtė ai i zgjedhjeve pėr pushtetin lokal. Me kėtė pėrēarje dhe mungesė vullneti bashkėpunimi, duket se do tė kemi tė njėjtėn analizė si pėr 3 korrikun. Akuza ndaj njėra tjetrės pėr humbje tė zgjedhjeve. Duke u rikthyer nė kampin e socialistėve, herė pas here ėshtė shtruar dyshimi nėse ka njė lėvizje tė unifikuar opozitare brenda PS-sė apo ka fragmentarizim nė pjesėmarrje dhe vendimmarrje. Fakti qė Rama erdhi nė krye tė PS jo nė momentet mė tė mira tė saj si forcė politike mund tė jetė e kuptueshme qė kėrkon njė kohė pėr riorganizim, por arėsyet nuk duken se mjaftohen me kaq. Ka ende figura nė PS qė e ndjejnė veten akoma si ministra. Madje ndonjė prej tyre, megjithė dėshtimet nė dikasterin qė ka mbuluar, mbushin faqet e gazetave pėr tė dhėnė mend, kur askush nuk ua kėrkon mė, sesi duhet tė orientohet qeveria e sotme me politikat qeverisėse. Madje ishin po nga ky lloj ish drejtuesish qė kur Rama erdhi nė krye tė PS-sė, deklaruan me poza impozante se po i jepnin kohė lidershipit tė ri pėr tė treguar veten. Thua se Rama i sapozgjedhur nuk ish kryetar i tyre me tė drejta tė plota. Nga dritėhijet post kongresore tė opozitės sė PS, ish ministrja Dade pėrbėn rastin ndryshe kur thuaj e vetme nisi betejėn kundėr emėrimeve tė ambasadorėve duke shėnuar dhe suksesin e parė tė socialistėve nė opozitė. Inisiativa e Ruēit pėr debatin ndaj anullimit tė projektit tė rrugės Levan- Tepelenė nga ana e qeverisė si dhe beteja e Koēit me Ministrin e Rendit pėr komisionerėt elektoralė tė tij, duket se pėrbėjnė dhe kulmet e lėvizjes sė opozitės nė parlament. Gjithėsesi, nė mos pak, ndoshta mė shumė duhej bėrė. Bllokimi i 14 rrugėve nė kryeqytet shėnoi dhe fillimin e konfliktit tė pushtetit qėndror me atė lokal. Nėse nga ky ashpėrsim, qeveria mori etiketimin bllokues veprash publike, opozita ka fituar pikė kur institucionet ndėrkombėtare vendosin tė monitorojnė pushtetin pėr problemet e decentralizimit tė vendorėve. Por socialistėt nuk u treguan aktivė nė kohė pėr mbrojtjen e institucioneve jo qeveritare nga trysnia kryeministrore. Madje kritikat mė ashpra erdhėn fillimisht brenda maxhorancės, ndėrkohė qė ėshtė detyrė kryesore e opozitės tė mbrojė pavarėsinė dhe paanėsinė e tyre, duke filluar qė nga shkurtimi i fondeve pėr to. 100 ditėshi i parė mund tė cilėsohet si i sikletshėm pėr qeverisjen e demokratėve pėr tu dhėnė shpjegime zgjedhėsve pėr mosmbajtjen e premtimeve tė tyre, ashtu siē duhej tė ishin ditė mė tė vlefshme pėr vetė opozitėn. Por nėse kėtė periudhė mund ta quajmė dėshtim pėr qeverisjen, Berisha ka treguar se di tė rigjenerohet pikėrisht prej disfatave. Tė mos harrojmė humbjen e referendumit pėr Kushtetutėn nė 94. U duk se rėnia e tij dukej e lehtė por nuk ndodhi kėshtu. Nė 97 dukej se ish fundi i karrierės sė tij politike, por sot ai ėshtė kryeministėr me votat e shqiptarėve. Ndaj nėse deri tani opozita kryesisht ka vėzhguar dhe ka dhėnė konkluzione pėr dėshtimet qeveritare, ėshtė koha tė tregojė veten duke operuar me njė strategji deri tani tė munguar. Thėnia e Frrok Ēupit se nėse vendi qeveriset nė kėtė mėnyrė, nuk i duhet kujt Shqipėria pas katėr vjetėsh, nuk i drejtohet vetėm qeveritarėve.
---------
pra mos flini po i bini.. e le te benet nami.. se ata qe do vriten sjemi ne qe do rrim rognerave si dikur gim isaket..
ky eshte mesazhi djallezor i gsh-se..
Krijoni Kontakt