Hormonet kancerogjene edhe në Shqipëri
Rreziku/ Preparate pë r fryrjen artificiale të bagë tive kanë hyrë fshehtas
Tabletat e rrezikshme për shëndetin dhe jetën e njeriut, të ndaluara me ligj në Europë , u hidhen në ushqime bagërive për t’i rritur më shpejt dhe për t’u shtuar peshën. Gjendja në vend është jashtë kontrollit për shkak edhe të boshllëkut ligjor.
Në disa farmaci veterinare në vend kanë mbërritur tashmë hormone për trajtimin e gjësë së gjallë të ndaluara në Europë. Janë kokrra apo pluhur, tepër të thjeshtë për t’u transportuar, ndaj edhe kalimi i tyre kondrabandë nuk përbën ndonjë vështirësi kushedi çfarë për ata që e sjellin nga jashtë. Duke qenë kokrra, pluhur a lëng, nuk është fare e vështirë për ata që i sjellin kondrabandë në Shqipëri. Këto preparate përdoren si tek bimët ashtu edhe tek bagëtitë për t’u rritur peshën, vëllimin e frutit dhe masën muslulare të gjësë së gjallë. Mirëpo, pas studimeve dhe provave shkencore është vërtetuar tashmë se këto hormone janë të dëmshme madje edhe vekjeprurëse për njeriun. Ndaj edhe në Bashkimin Europian dhe në një pjesë të mirë të botës produktet e trajtuara me hormone janë të ndaluara me ligj. Thjesht për të krijuar një pështypje, le të bëjmë një përshkrim të shkurtër të disave prej tyre.
Karraghenanet shkaktojnë ulçer në paretet e aparatit tretës. Sidomos tek fëmijët ekziston rreziku i absorbimit të këtij preparati, duke bërë që hormoni të përcillet drejtpërdrejtë në organizmin e tij. Një dozë e madhe mund të shkaktojë tumor të zorrës së trashë.
BHA shkakton hipertropi (zmadhim) të mëlçisë tek majmunët dhe tiroiden tek derrat e nënshtruar provave në laboratore. Gjithashtu, prania e tij shkakton uljen e imunitetit, për rrjedhim ekspozimin e njeriut ndaj çdolloj sëmundje.
BHT shkakton rritjen e gjendrës tiroide tek njeriu apo edhe të mëlçisë dhe mund të shkaktohet edhe hemorragji, për shkak se preparati ul thithjen e vitaminës K.
Si njëri ashtu edhe tjetri shkaktojnë edhe probleme të lëkurës dhe të frymëmarrjes tek punonjësit e industrisë së rritjes dhe përpunimit të mishit si dhe tek personeli i restoranteve.
Acidi sorbik mund të hyjë në reaksion me nitritet dhe të japë produkte mutagjene. Për të mos renditur një për një gjithë tabelën e produkteve dhe dëmeve prej tyre le të themi se gjithashtu, klienti që ushqehet me mish të trajtuar me hormone mund të vujanë prej alergjive, dhimbjeve të kokës, astmës, hipertensionit, anemisë deri të shkaktojnë kancere të ndryshme. Për këtë arsye Bashkimi Europian i ka quajtur me rrezik të lartë mishin dhe produktet e tij të trajtuara me hormone dhe i ka ndaluar prej kohësh të përdoren në territorin e vendeve të kontinentit, duke ruajtur kështu shëndetin dhe jetën popullsisë së këtyre vendeve. Nëse në vendet e BE ka laboratorë që përcaktojnë dozat dhe kontrollojnë prodhimin, ka kontrolle të rrepta të fermave dhe tregut, në Shqipëri as që bëhet fjalë për ndonjë lloj mbikqyrje të këtij tipi. i vetmi specialist mbetet veterineri klasik me çantën me aparate që bredh mal më mal kur e thërrasin për ndonjë pjellje lope apo sëmundje viçi. Ndërsa në treg, kontrollin e kryejnë veterinerët e bashkisë, të cilët më së shumti mund të dallojnë nëse kafsha është apo jo e sëmurë, pa arritur as ta çojnë nëpër mend se metabolizmi i gjallesës mund të jetë manipuluar. Edhe më parë ka patur dyshime të mëdha për mishin e përdorur sidomos në industrinë e sallamrave. Ndërsa trajtimi i bagëtive në fermat shqiptare është hera e parë që bëhet, dhe kjo pikërisht nga gazeta Express.
Ekspress.
Krijoni Kontakt