E rrëmben i dashuri i parë, që se harronte
Natën e Krishlindjeve e lë burrin në gjumë dhe ikën
Nata e Krishlindjeveve nuk ka qënë me fat për F. Toçkën nga Fshati Urakë i Komunës së Rrajcës. Natën vonë i ka ikur gruaja nga krevati, duke e lënë në gjumë dhe vetëm me një pusullë tek koka. Enkeleda Gjonaj nga Fshati Omesh i Komunës së Proptishtit në Pogradec, prej vitesh dashuronte një djalë nga Rrodokali i Poshtëm i Pogradecit. Por, i dashuri i saj fejohet me një vajzë nga Qukësi, dhe Enkeleda nga inati martohet me F.Tockën nga Uraka. Bënë një dasëm të madhe ku u ftuan njëqind e pesëdhjetë vetë, por kjo martesë zgjati vetëm një vit. Zemra e Enkeledës rrihte akoma për për djalin nga Rrodokalli, të cilin nuk mund ta harronte kurrë. Ndërkohë që fejesa dhe martesa nuk po ju shijonte asnjërit nga ish-ët. Kështu të dielën mbasi kanë ngrënë darkë e kanë rënë të flenë, ajo ka pritur deri burrin ta zinte gjumi. Në orën 03.00 të natës, është ngritur nga shtrati dhe pasi është veshur ka dalë jashtë ku e priste ish i dashuri saj nga Rrodokali i Poshtëm. Burri duke para që nuk po vinte gruaja është shqetësuar dhe ka filluar ta kërkojë. Në fillim ai ka kontrolluar rreth shtëpisë, pasi ka kujtuar e mos ishte sëmurë dhe i kishte rënë të fikët. Por çdo gjë ka rezultuar e kot, deri sa një nga pjesëtarët e familjes ka gjetur një letër që kishte lënë Enkeleda. Sipas dëshmitarëve ajo kishte shkruar si më poshtë: “Mos më kërkoni, unë po iki vetë, sepse tani dua një tjetër. Kam dashur një djalë tjetër më të mirë. Djalë që e kam dashur prej vitesh. Prandaj lamturmirë”. Ndërkohë që disa dëshmitarë kanë rrëfyer se ka qënë një furgon që e ka pritur poshtë shtëpisë së saj, në momentin që ajo ka hipur në makinë dhe nisur drejt shtëpisë në Rrodokal.
Ekspress.
Kur babo natale, nuk te sjell pako por ta merr edhe ate pako qe kishe blere per vete...lol
Krijoni Kontakt