Close
Faqja 3 prej 9 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 83
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-02-2004
    Vendndodhja
    Ah, sikur ta dija!!!!!!!!
    Postime
    6
    Edhe une vuaj me dhimbje te tmerreshme koke.Jam vizituar kohet e fundit te neurologu dhe me ka diagnostikuar me migrene te shkalles se larte dhe me neuroze dhe kurohem me sibelium 2 here ne dite dhe difisal 1 ne dite dhe 1 kokerr amitriptilini(naproksen 25) dhe 1 librium ne darke dhe ma ka keshilluar per kete kure me afat 6 mujor, mirepo te themi te drejten ditet e para te kures isha me mire por tani e tutje dhimbja vazhdon po njelloj, mos ndoshta trupi im ka fituar imunitet ndaj ilaceve, sepse une kam perdorur mjaft.Nuk e di por me te vertet jam shume keq, me dhemb koka ne cdo cep te saj dhe jam shume e pafuqishme.
    Nje ēast i vetėm, gdhendur nė shpinėn e kohės
    shndrit fuqishėm,
    porsi nje yll.
    Nė qiellin e mesnatės,
    njė pėrjetėsi, njė milion vjet
    ngėrthyer nė njė.
    Kur gjithēka mbetet nė vend
    dhe jeta shpėrthen
    nė mijėra ėndrra pa fund
    e gjithēka ka ndryshuar
    njė herė e pėrgjithmonė,
    sa hap e mbyll sytė!!!!!!!!

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    Postuar mė parė nga xxxl
    A E DINI SE ilaci me i mire kunder dhimbjes se kokes eshte natyrisht "SEX" , ndihmon ne levizjen e qarkullimit te gjakut dhe per rjedhoje truri i njeriut furnizohet me gjak
    Gjithashtu shkaktar i dhimbjes se kokes eshte seksi i shoqeruar nga orgazma.

    Ka dy lloj dhimbje koke: 1. coital and 2. orgasmic headache. Idea eshte qe dhimbja shkaktohet rritja e presionit te gjakut, etj etj. Per me shume drejtojuni specialisteve (te dhimbjeve te kokes, jo atyre te seksit)

  3. #23
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556

    Dhimbjet e kokės

    Migrenat jane nje semundje gjenetike, dhe vijne prej ngushtimit dhe zgjerimit te eneve te gjakut ne koke. Dhimbja e kokes eshte nje nga simptomat e saj, e shoqeruar me te vjellura, apo perzierje. Njerezit qe vuajne prej migrenes jane shume sensitiv ndaj disa ushqimeve, ererave, kemikateve, ndryshimi i klimes, mungese e gjumit, ose ndryshime te hormoneve. Senset e tyre jane akoma me sensitiv ndaj drites, zhurmes apo levizjeve. Pervec ketyre, shkaqet e tjera qe mund te sjellin simptomat e migrenes jane lodhja, stresi, perdorim i tepruar i fuqise, si edhe perplasje apo goditje ne koke (duh! lol).

    Migrena eshte nje semundje vdekjeprurese qe mund te shkaktoje "stroke" (perkthejeni, please), koma, apo humbje te shikimit. Deri tani, nuk ka asnje kure apo trajtim te sigurte ndaj migrenes. Ne me te shumten e rasteve, Ibupofren (Motrin/Advil) eshte pothuajse 2 here me i fuqishem se sa acetaminofen (Tylenol) per te ndaluar migrenen, por acetaminofen fillon efektin 2 here me shpejt.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  4. #24
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Migrenat jane te shtrenjta! Kujdesi per shendetin e familjes se dikujt qe vuan prej migrenes i kushton 70% me shume se sa familjeve pa nje pjestar qe vuan nga migrena. Nqs femija dhe prindi bashke kane migrene, shpenzimet ishin 90% me te larta. Me e shumta e familjeve (57%) ka me shume se sa 3 persona qe vuajne nga migrena. Shpenzimet shkonin $2,500 me shume nqs nje prind & femije kane migrena. Prinderit qe vuajne nga migrena perdoren 54% me shume dite semundjeje.

    Te dhenat mund t'i gjeni ketu.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  5. #25
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    (just for the record Leila)

    Ilaci me i mire OTC posacerisht per migrenen thone qe eshte Excedrin Migraine, por efekti varet dhe nga njeriu, dmth. ca njerezve mund te mos ju beje efekt aq sa disa te tjereve.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  6. #26
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anėtarėsuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040
    Mr.Ph. Ardiana Osmani
    Migrena - sėmundje e kohės

    Migrena ėshtė njė lloj kokėdhimbje hemikraniale (hemi-gjysmė, kranion-lubanja), me karrakter pulse e pėrcjellur me nauze, vjellje, fotofobi (frikė nga drita), fonofobi (ndjeshmėri nė tinguj), osmofobi (ndjeshmėri ndaj erės). Nė tė shumtėn e rasteve ėshtė trashėguese nga e ėma, e cila shfaqet me kokėdhimbje tė shpeshta tė pėrsėritura qė dallohen pėr nga intenziteti, frekuenca, dhe kohėzgjatja dhe me senzacione motorike ose senzuale tė cilat shfaqen para kokėdhimbjes. Faktorėt tė cilet ndikojnė dhe shkaktojnė dhimbje koke janė: stresi dhe relaksimi mbas stresit, gjumi, trauma, ushqimi, vazodilatatorėt, ndryshimi atmosferik si dhe ndryshimi hormonal tek femrat.
    Fillon me simptome prodromale gjysmė deri njė orė para kokėdhimbjeve: eufori, depresion, lodhje, fotofobi, fonofobi, dhimbje nė qafė, ndjenja e ftohtesisė, diare, pulsi i shpejtuar, anoreksi, konstipacion.
    Klasifikimi i migrenės

    Sipas klasifikimit internacional kemi dy tipa kryesore tė migrenės: migrena me auren (migrena klasike), nėse para kokėdhimbjes kemi auren, dhe migrena pa auren (migrena e zakonshme), nė qoftė se para kokėdhimbjes nuk shfaqet aura.
    Aura zhvillohet prej 5-20 minuta dhe zakonisht zgjatė deri me 60 minuta. Paraqitet me halucionacione e tė pamurit nė formė tė skotomit scintilante (scotoma scintillans), ose me shkėlqim pa formė tė dritės (fotopsia) qė mund tė kufizohet nė gjysmėn e fushės sė tė pamurit, ose e pėrfshin tėrė fushėn.
    Patogjaneza e migrenės nuk ėshtė plotėsisht e sqaruar. Nė bazė tė hulumtimeve qė janė tė bazuar te sistemet trigeminovaskulare, receptorėt serotonine si dhe nė substancėn P ka ardhur deri nė pėrparimin e shėrimit tė migrenės.

    Mjekimi i migrenės

    Terapia e migrenės zakonisht bazohet nė pėrdorimin e barnave, mirėpo rezultate tė mira kanė treguar edhe reduktimi i stresit, ushtrimi, ndėrpreja kontrceptive orale si dhe mėnjanimi i ushqimit (ēokollada, yndyra, portokalli), dhe pijeve (vera e kuqe).
    Terapia farmakologjike e migrenės bazohet nė :
    - Ndalimin dhe lehtėsimin e dhimbjes (terapia akute) - pėr pacientėt me njė ose dy kokėdhimbje nė muaj,
    - Pengimin dhe reduktimin e paraqitjes sė dhimbjes (terapia profilaktike) - pėr pacientėt me katėr ose mė shumė kokėdhimbje nė muaj.
    Nė tretmanin akut sot preferohen triptanėt. Sumatriptani ėshtė bari i parė qė ėshtė pėrdorur, mirėpo sot janė nė pėrdorim edhe zolmitriptani, eletriptani, rizatriptani, naratriptani dhe frovatriptani.
    Ergotamini ka qenė njėri prej barnave kryesore nė tretmanin akut tė migrenės kur me preparate analgjetike dhe anti-inflamatore nuk ka pasur rezultate, mirėpo sot triptanet janė tė preferuara, sepse ergotamini shkakton varėsi dhe dėshirė pėr rritjen e dozės si dhe mundim dhe vjellje, pėr kėtė arsye shpesh ėshtė nė kombinim me antiemetikėt.
    Shpesh preferohet edhe dihidroergotamini, sidomos te pacientėt me migrenė tė rėndė dhe ato parenterale.
    Terapia profilaktike pėrfshine njė fushė tė gjėrė tė barnave: bllokatorėt e receptorėve betaadrenergjikė, bllokatorėt e kanaleve tė kalciumit, antagonistėt e 5-HT2 tė receptorėve, antidepresivėt triciklike, inhibitorėt MAO, inhibitorėt (reuptake) e serotoninės, josteroidet anti-inflamatore (NSAID), antiepileptikėt, hormonet, magneziumi dhe riboflavini. Nė tretmanin profilaktik preferohet monoterapia. Barna e preferuar duhet tė pėrdoret ēdo ditė, kurse doza e saj gradualisht tė rritet, nė mėnyrė qė tė menjanohen nga efektet anėsore. Hulumtimet klinike tregojnė se pėrmirėsime dhe efekte tė dėshiruara jane arritur tek pacientėt mbas pėrdorimit te kontinuar prej periudhės 2-3 muajshe.


    Burimi: AFK
    The greatest obstacle to discovery is not ignorance - it is the illusion of knowledge.

  7. #27
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Angeldust, ndodh gje po te marresh 4 Excedrina njeheresh? Ashtu e kam bere per nje vit me migrenen. Disa here duhet ta kem kaluar limitin e 6 apo 9 Excedrina brenda 24 oreve. S'kam patur addiction, se i lashe kur ma prune ne maje te hundes qe s'benin efekt e nuk iu ktheva me. Te tjereve u ben efekt ne 10 minuta; une duhet te pres 1 ore te me beje efekt, NQS (big IF) me ben efekt. Megjithese edhe kur te duhen me shume se normalisht per te te ndihmuar, edhe kjo varesi quhet, apo jo?

    Sot po eci me shume frike. Vibracionet prej ecjes, udhetojne prej majes se gishtit, perplasen si ping-pong ne gjunj, rrotullohen rrotull hip bone, me shkojne ne stomak, ne fyt, e me se fundi, perfundojne ne koke. E ke lexuar Edgar Allen Poe's "The Pit and The Pendulum?" Ashtu ndihem, sikur e kam burgun ne tru, me gjithe pendulum.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Leila : 20-09-2004 mė 12:37
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  8. #28
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Leila ai limit eshte vene per t'i parandaluar njerezit te demtojne melcine. Shume ilace metabolizohen ne melci dhe me pas jashteqiten nga trupi derisa t'ju mbaroje efekti. Disa te tjera dalin thjesht nepermjet urines. Excedrin metabolizohet shumica nga melcia, jo jashteqitje nga veshkat (kidneys).

    Excedrin nuk ka addiction shume te madhe, por nivelet e larta ne trup e demtojne shume melcine, ashtu sic mund ta demtoje per shembull edhe alkoholi. Nqs. eshte nje situate e vazhdueshme kjo mund te sjelle dhe cirroze ne melci, dhe biles ne ty ca me pak se e re je, por ne moshat me te vjetra duhet pasur akoma me shume kujdes. Melcia eshte organ qe nuk riparon dot kollaj vetveten e saj.

    Limiti qe nuk duhet kaluar eshte 800 mg acetaminophen ne dite.
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e kiki_gj
    Anėtarėsuar
    17-06-2004
    Postime
    75

    Nje ndime ishte e mirseardhur nga ju

    Pershendetje

    Quhem Agimi jam nga Gjilani.
    Me problemine kokedhimbjes ballafaqohem qe nga mosha 7vjeqare, dhe nuk kam pasur ende sherim, nje kohe te gjat kam perdoru Kafetin tableta pas nje koeh te gjate perdori Tab: Avamigran i cili tani me ka humb efektin e vet.
    kam kryer shume teste gjer edhe EEG en, ne Institutin e Neuropsikiatris ne Prishtine dhe kan konstatuar per Migrene por ne baze te efekteve anesore per migren nuk lidhen me dhimbjet me te cilat ballafaqohem une.
    kam Villje te padeshirushme (me veturdher).
    qa do te me preferoni tani jam ne moshen 30vjeqar.

  10. #30
    ...........
    Anėtarėsuar
    24-12-2002
    Vendndodhja
    home
    Postime
    678
    Se cfar eshte dhe si mund te filloj pak a shum e spjegoj Leila me siper.

    Per te kuruar migrenen dhe ta ndalosh ate te te arris te shkaktoj probleme shendeti me te medha tek nje person, nuk ka te bej fare me mjekime nga doktori. Doktori te sugjeron Ibuprofen dhe asnje ilac tjeter (flas per ktu ne UK), sepse ka frik te jap gjera te tjera jo vetem se nuk ka kure specifically per migraine, por ilace te tjera jan te bejne me semundje te ndryshme dhe nuk ndihmojn aq shum me migrenen.

    * Personalisht do sugjeroja qe nje person qe vuan nga migrena te bej te tilla:

    - Kur te nevoitet qetesia, be cmosin ta arrish te kesh qetesi.

    - Shpesh raste nje person qe vuan nga migrena ka nevoj te jet vetem dhe ne nje vend ku nuk ka drit shum, i pelqen pak a shum erresira. Prap be cmosin per nje gje te till.

    - Konsultohu me doktorin gjithmon neqofse ndonje gje ngjan me keq ose edhe me mir, se ka ndihma te ndryshme (jo ilace, por mendime) qe mund te jap, gjithashtu fol me te afertit e tu, dmth prinderit ose me ata qe jeton (me te tj jo, sepse simpatia e shumte nga te tj te ben te ndihesh e dobet dhe jo gjithmon te jep kurajo) + ne shkoll ose ne pune fol me mesuesin/supervizorin tend dhe tregoi qe si ndihesh dhe je duke u miresuar, sepse duhet te din dhe ata qe te te arrijne te te kuptojne sjelljen tende ne raste te ndryshme dhe te din si te ndihmojne.

    - Kur te te filloj dhimbja pi Ibuprofen, sepse te ndihmon sado ti mendon se nuk eshte efektive, por eshte sidomos neqofse i jep vetes tende ate qe kerkon( dmth qetsin, vetmin, erresir etj)

    - Persona qe vuajn nga kjo gjithashtu kan blackouts dhe merje mendsh. Prsh kur ngrihesh nga krevati ose kur del nga dushi, mund te ndodhesh qe shef vetem nje drit te bardh dhe sikur te meren kembet. Neqofse kjo te ndodh, mundohu te studjosh funksionin e trupit tend ne ato caste dhe observo mir se cfar te ndihmon dhe te qeteson. Plus ne vende te such as, neper trena dhe autobuze mos harro te mash nje shishe uji me vete + ibuprofen(ose edhe paracetamol, aspirin), gjithashtu edhe ne dush te jesh mbaj uji me vete, arsyeja per kete eshte sepse ata qe vuajn migrenen edhe get dehydrated shum kollaj, e cila mund te kaloj ne panic, frymarje, marjemendsh dhe me e keqja blackouts qe mund te perfundoj ne coma.

    - Nga migrena mund te sherohesh dhe te jesh e/i lire, mos te behesh merak per te tilla gjera me, por ka shum shanc qe mund te behet edhe me keq, po nuk observe sesi funksinon trupi dhe truri jot dhe si mund ta ndihmosh veten ne te tilla raste. Ne shum raste disa persona kan menduar se jan liruar nga migrena, dhe vertet dhimbja e kokes mund te jet larguar e cila ben personin te mendoj dicka te till, por mbas nje kohe te shkurtet, fillon te kesh shqetsime te tjera, shum te pakuptueshme dhe do fajtosh ceshtjet personale qe mund te jesh duke perjetuar, por ben gabim, sepse vin nga migrena. Shqetesimet qe vin jan pak a shum si ato te migrenes por pa dhimbje koke te rregullt. Mund te psosh depresion, ne shum raste ka ndodhur. Fillon shqetesime me zemren, behesh i/ padurushem/e, nevrik, merzitesh shpejto, cdo gje te duket me dramatike se sa eshte, lodhesh teper, te humb kurajo dhe fuqia qe ke pasur, gjithashtu dhe vullneti. Fillon te humbesh gjumin e rregullt dhe te ndryshon oreksi i cili te shkatron shendetin. Kete duhet ta ken kujdes jashtmase njerzit qe jan te shendetshem ose dhe pak te shendosh sesa preferenca e tyre, sepse e marin me gezim qe po bin nga pesha, por problemi eshte se mbas nje kohe do kesh probleme te medhaja te kthehesh ne oreksin normal, i cili ka ndodhur te perfundoj edhe ne anexoria. Nga keto perfundon te behesh edhe enimike.

    Ka shum shkall te depresionit, prandaj duhet ruash veten se nga nje dhimbje koke te vogel te migrenes mund te perfundosh ne nje shkall depresioni jashtmase te rezikshme per jeten tende.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga AngelGirl : 11-07-2005 mė 17:41
    What we do does not define who we are. What defines who we are, is how we rise when we fall!!

Faqja 3 prej 9 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Dhimbjet e qafes
    Nga Luti nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 30-04-2010, 14:58
  2. Dhimbjet e mia nuk kane emer ....
    Nga AuGuSt_ nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 30-04-2008, 15:40
  3. Dhimbjet e mesit
    Nga shkodrane82 nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 24-08-2006, 16:51
  4. Dhimbjet e barkut
    Nga Albo nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 18-05-2006, 11:09
  5. Si te evitoni dhimbjet e qafes!
    Nga ChuChu nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 10-09-2003, 00:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •